Amnesty International: T’i jepet fund menjëherë dështimit të udhëheqjes në Shqipëri

24 Maj 2012, 09:36Politika TEMA

Organizata Amnesty International nxjerr raportin e saj të përvitshëm për të drejtat e njeriut në botë, 2012 që përfshin ngjarjet e vitit 2011. Zëvendës drejtorja e Programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në këtë organizatë, Jezerca Tigani i dha një intervistë ekskluzive nga Londra Zërit të Amerikës.

 

Zonja Tigani, sot organizata Amnesty International nxjerr raportin e përvitshëm për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë dhe unë desha të pyesja fillimisht për gjendjen në Shqipëri. Mund të na përshkruani se cilat janë problematikat ose çështjet kryesore që trajton raporti i sivjetshëm për Shqipërinë:

Për Shqipërinë një mesazh kryesor që vjen nga Amnesty International në këtë raport vjetor është pikërisht që duhet t’i jepet fund menjëherë këtij dështimi të udhëheqjes. Shqipëria vazhdon të dështojë në udhëheqjen dhe në kryesinë e vendit. Dhe kjo shihet pikërisht në korrupsionin dhe po ashtu edhe në mungesën e paanshmërisë në çdo pjesë të jetës së përditshme dhe po ashtu sesi shoqëria shqiptare dhe shoqëria civile ka humbur krejtësisht besimin në autoritetet shqiptare dhe në udhëheqjen e vendit për momentin. Ky është një nga shqetësimet kryesore të Amnesty International që sjell edhe ky raport pikërisht. Dështimi i udhëheqjes shihet për shembull tek fakti se çfarë prioriteti i është dhënë implementimit të politikave të ndryshme të qeverisë shqiptare kur flitet për dhënien fund të diskriminimit dhe disa prej të drejtave të njeriut të cilat i vuajnë disa prej grupeve më vulnerabël në Shqipëri siç janë për shembull gratë, apo siç janë komuniteti rom, apo edhe komuniteti ku Amnesti International ka punuar shumë i fëmijëve jetimë. Sa herë që Amnesty International ka vizituar Shqipërinë gjatë këtyre kohëve të fundit, është parë një apati e veçantë dhe një mosbesim tek autoritetet shqiptare, por po ashtu në të njëjtën kohë një pranim në një farë mënyre i korrupsionit që është përhapur në çdo fushë të jetës shqiptare. Është me të vërtetë një shqetësim shumë i madh dhe kjo shihet për shembull në hetimet që u bënë për vrasjen e katër personave gjatë demonstrimeve të janarit të vitit të kaluar 2011 dhe pikërisht sa kohë iu desh këtyre hetimeve të vijnë në një farë konkluzioni dhe çfarë bllokadash u vunë njëra pas tjetrës. Po ashtu ka pasur edhe raste të tjera, si ai i politikanëve zotit Meta dhe zotit Prifti, ku videoja që u përdor për zotin Meta nuk u pranua si e vërtetë, ndërsa zoti Prifti në këto momente është duke kaluar hetime.

 

Vihet re shpesh herë në diskutimin publik në Shqipëri dhe kur hapen debate sidomos politike, që ato përqendrohen më shumë tek klasa politike, apo tek pjesët e ndryshme të sistemit. Si ndikojnë këto probleme tek të drejtat e njeriut, efekti konkret që ato kanë tek jeta e përditshme, siç e shikon Amnesty International nga pikëvështrimi i një organizate për të drejtat e njeriut?

Ky dështim udhëheqjeje apo kryesie duket mjaft mirë se si ka një dështim implementimi të politikave të ndryshme. Vazhdohet të ketë vetëm fjalë por shumë pak vepra nga autoritetet e ndryshme, ministritë e ndryshme. Unë do të marr si shembull një fushë ku Amnesty ka punuar për shumë vite siç është dhuna kundër grave dhe dhuna në familje. Ka pasur disa hapa pozitivë që duhen marrë parasysh si për shembull,  kalimi i ligjit për dhunën në familje dhe po ashtu në prill të vitit 2012 dhuna në familje u kriminalizua, u njoh si një krim i veçantë edhe në Kodin Penal dhe ky për Amnesty International ka qenë një hap shumë kryesor dhe shumë pozitiv dhe duhet të kishte ndodhur shumë kohë më përpara. Po ashtu në nëntor të vitit 2011 u hap për herë të parë streha kombëtare për viktimat e dhunës në familje. Amnesty International e vizitoi këtë strehë që u financua nga fonde të Kombeve të Bashkuara dhe nga qeveria shqiptare. Ky po ashtu ishte një hap shumë pozitiv dhe na u duk se plotësonte standardet ndërkombëtare të një strehëze të tillë. Mirëpo kanë kaluar pak më tepër se 6 muaj dhe kemi dëgjuar raporte shumë të vështira dhe  të këqija për mënyrën sesi kjo strehëz po punon në Tiranë dhe me mënyrën sesi po trajtohen këto gra të cilat kanë kaluar tashmë një dhunë të jashtëzakonshme në familjet e tyre dhe disa prej tyre janë me fëmijët e tyre brenda strehëzave dhe është shumë e vështirë të pranosh sesi një strehë e tillë kombëtare për gratë që kanë kaluar momente shumë të vështira dhe e gjejnë veten në kushte edhe më të vështira akoma. Avokati i Popullit ka bërë një hetim para një muaji në strehëzën e Tiranës dhe ai ia ka kaluar rekomandimet e tij Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, po ashtu edhe qendrës por ne kemi parë që megjithëse ka kaluar pothuajse një muaj, akoma asnjë nga këto rekomandime nuk është marrë parasysh dhe Amnesty International ka folur edhe me gratë vetë që ndodhen brenda qendrës dhe ky është një rast konkret dështimi i udhëheqjes. Një nga rekomandimet e Avokatit të Popullit ishte dhe po ashtu Amnesty International mendon se duhet marrë parasysh se drejtuesja e kësaj qendre nuk e ka kualifikimin e duhur për atë lloj pune.

 

Zonja Tigani, çfarë roli mendoni ju se luan shoqëria vetë për gjendjen e gruas, dhunën në familje. Kjo është edhe një çështje shoqërore jo vetëm e strukturës qeveritare. Sa rol luan kjo gjendje e shoqërisë në Shqipëri dhe çfarë sugjeron Amnesty International?

Me të vërtetë mendoj se shoqëria shqiptare ka ecur goxha përpara në njohjen e dhunës në familje. Para 6-7 vjetësh kur Amnesty International filloi të hulumtonte për dhunën në familje në Shqipëri dhe të punonte me shoqërinë civile në Shqipëri, ishte me të vërtetë shumë e vështirë që të flitej për dhunën në familje, ishte shumë e vështirë që të flisje me gratë vetë apo t’u drejtoheshe atyre. Ishte shumë e vështirë të kishe programe në televizion, radio dhe me të  vërtetë këto vitet e fundit ka pasur një ndryshim shumë të madh sepse tani kjo duket edhe  nga rastet e grave të cilat vijnë dhe u drejtohen autoriteteve të ndryshme, u drejtohen organizatave të ndryshme që merren me këto raste dhe kjo është diçka shumë pozitive, pra që duket një ndryshim, duket një emancipim i shoqërisë në përgjithësi në pranimin që ka dhunë në familje. Megjithatë ka shumë hapa për të bërë. Por nëse një grua nuk e gjen mbështetjen, apo familja e kësaj gruaje nuk e gjen mbështetjen tek autoritetet e ndryshme ku ajo mund të përplaset nëse ajo vërtet ka kaluar vite të tëra dhune dhe jo vetëm ajo por edhe fëmijët e saj, atëherë ajo do ta humbasë besimit tek këto autoritete.

 

6 komente në “Amnesty International: T’i jepet fund menjëherë dështimit të udhëheqjes në Shqipëri”

  1. H. Malo says:

    Zonja Tigani,
    Nuk éshté udhéheqja shqiptare qé ka déshtuar. Ajo i ka realizuar
    té gjitha qéllimet e saj (sundimin dhe grabitjen e shqiptaréve,
    pér9arjen e popullit dhe shitjen e interesave kombétare). Ai qé
    ka déshtuar éshté populli shqiptar. Por fakti qe qofté edhe 10
    pér qind votojné pér Sali Berishén, tregon se populli shqiptar
    éshté né fazén e njé fémije me prapambetje mendore. ZOT ndihmoje.

  2. nastradini says:

    APEL NGA NASTRADINI PER ZONJEN FAMOZE TIGANI:

    Para se te mbroni romet, ciganet dhe magjypet, para se te mbroni grate shqiptare nga dajaku bashkeshortor, para se te qani per te drejtat e femijeve te tyre nga baballaret pijanece dhe te papune AMAN o zonja Tgani na mbroni voten tone, sepse nastradini albanez ju thote:

    NUK KA SHKELJE ME TE MADHE PER TE DREJTAT E NJERIUT SE VJEDHJA NGA PUSHTETI E VOTES SE LIRE.

    Kete apel zonja Tigani le t’ja coje ambasadorit Avrizu, qe sajon fet e fet si petulla BURRA SHTETI kur jane kriminele me vule ne balle. Sic eshte edhe Kryeministri yne komunist i Kohes se Qepes Sali Berisha. Por kete apel zonja famoze Tigani, qe udheheq nje agjensi kaq prestigjoze dhe me inflyence dhe AUTORITET ne OKB dhe Bote, sic eshte Amnesti Internationa,l qe mbron jo vetem romet dhe magjypet, por te DREJTAT E NJERIUT kudo ne rruzullin tokesor, kete apel le t’ja dergoje OSBE-se dhe dallkaukut qe kane derguar ne Shqypni, ambasadorit Wolfarth. Per te mbrojtur votat e shqiptareve nga grabitja makaber e banditit Sali Berisha me hajdutet pas tij. sepse nastradini don t’i thote zonjes famoze Tigani:

    NUK KA SHKELJE ME TE MADHE PER TE DREJTAT E NJERIUT SE VJEDHJA NGA PUSHTETI E VOTES SE LIRE.

  3. shqiptar says:

    po ku pjerdhin komunistet ne pushtet per AMNISTI INTERNACIONAL.E.Hoxha te fuste ne burg per nje fjale goje keta te rinjte po bejne hatane me pasurite e shqiptareve

  4. Populli says:

    Korrupsioni ne Shqiperi i ka hedhur rrenjet shume thelle,ashtu si dhe krime te tjera me bollek.Kjo do te thote se shkelet me te dy kembet populli,te DREJTAT e tij;pra, nuk diskutohet qe edhe te Drejtat e Njeriut jane injoruar e injorohen nga pushteti absolut autokrat.

  5. Aleksandër Matrënga says:

    KONSTATIME DHE VETEM KONSTATIME,POR MEGJITHESE TE SAKTA KA SHUME ME TEPER SE KAQ:
    -SHTETI NEPERMJET PUSHTETEVE QE JANE NE NJE DORE NXJERRIN LIGJE NDONSE JO NE INTERES TE POPULLIT POR TE TYRE EDHE PER DEKOR NDONJE LIGJ QE KERKOHETE NGA KE POR ZBATON ATO QE I INTERESOJNE VETEM PASURIMIT TE TYRE.
    -LIGJI 7501 ESHTE SHKELJA ME FLAGRANTE E TE DREJTAVE THEMELORE TE NJERIUT,
    -PRANIMI,MIRATIMI I KONVENTAVE NDERKOMBETARE ,RATIFIKIMI I TYRE NE PARLAMENT POR MOS ZBATIMI I TYRE ESHTE FLAGRANT,QOFT EDHE PER MINORITETETE ROME EGJYPTIANE ETJ…
    -SHOQERIA CIVILE NUK EGZISTON ,EDHE ATO OJF QE JANE SI AJO E ELSA BALLAURIT KJO I BENE FRESK QEVERISE,SERVILE E PAFYTYRE DHE MASHTRUSE,MADJE MERR PJESE NE FUSHATAT ZGJEDHORE PER BASHEN DHE KUR POLICIA BASHKIAKE E BASHES RREH PARA KAMERAVE DY PUNONJESE TE BASHKISE AJO NUK FLET,NUK MBRON TE DREJTAT E GRAVE DHE NUK THOTE ASNJE FJALE PER DHUNEN SHTETERORE NDAJ GRAVE.KUR SHTETI DHUNON GRATE ÇFARE MUND PRITET NGA NJE MALESOR NGA TROPOJA,SKRAPARI APO DIBRA!
    -BENI NJE VIZITE NE BURGJE ,SHIKONI GJENDJEN SKANDALOZE TE TYRE,ME PERJASHTIM TE BURGUT TE MINORENEVE NE KAVAJE QE U NDERTUA SIPAS STANDARTEVE TE BE NGA KE ,TE TJERET JANE KUJE ME DREKE,PO A KA TE BURGOSUR NGA POLITIKA NGA PUSHTETARE ,JO NUK KA ,POPULLSIA E BURGJEVE VJEN NGA VET POPULLI,SEPSE PER ATA GJYQI EGZISTON ,LIGJI EGZISTON DHE ATYRE NUK U KALOJNE PROÇEDURAT KURRE.
    -QEVERITARET TANE I BEJNE LIGJET DHE EVROPI E HA SE NE FAKT SHIKO PARLAMENTIN QE ESHTE KTHYER NJE PAZAR DHE NJE SORRE QE DREJTON ATE SILLET SI NE MALLIN E BABAIT,KUR SHKELEN TE DREJTAT E OPOZITES DHE KRYEMINISTRI SHAN SI NE PAZARIN E EVGJITEVE ,ÇFARE PRISNI JU QE POPULLI TE EMANCIPOHET ,KUR KRYEMINISTRI SHAN ME LIBER SHTEPIE DEPUTETET SI MENDONI JU ÇFARE EDUKIMI DO TE BEHET NE SHKOLLA,KUR SHIKOJNE FEMIJET PORTRETIN E “UDHEHEQSIT TE MADH” NE SHKOLLA DHE LIBRAT E SERVIRURA NGA MSH.
    …….E PLOT E PLOTE GJERA TE TJERA……
    NE SHQIPERI DUHET TE BEHET NJE PERMBYSJE E MADHE DHE TE LARGOHEN NGA SKENA POLITIKE KETA MOSTRA MAFIOZE,POR ESHTE E VESHTIRE SEPSE ATA I KAN BETONUAR POZICIONET E TYRE.

  6. Mondi says:

    zj Tigani jeton jashte realitetit….sali berisha i harriti te gjitha objektivat e caktuara nga Beogradi dhe Athina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje