Kryeministri Sali Berisha, duke folur në sallën e Kuvendit, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, e quajti historike marrjen e presidencës së KiE nga Shqipëria.
“Dje në Strasburg u zhvillua një nga ceremonitë më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Shqipëria mori kryesimin e radhës të tempullit të demokracisë. Kjo është një arritje historike për ne që festojmë 100 vjetorin e pavarësisë,” tha Berisha.
Kryeministri tha se demokracia më e re, Shqipëria, e mori presidencën nga demokracia më e vjetër, Britania. Berisha tha se prioriteti i Shqipërisë do jetë reforma në trupat gjyqësore të Këshillit të Europës.
“Sot ky vend kryeson tempullin e demokracisë evropiane. Por ngjarja që ishte më simbolike për këtë institucion ishte se demokracia e re e mori kryesimin nga demokracia më e vjetër, Britania e Madhe. Dje mori kryesinë e Këshillit të Europës vendi që 22 vite më parë kishte të ndaluar me Kushtetutë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Ne e morëm kryesimin si vend anëtar i NATO, një vend ku qytetarët lëvizin lirshëm në mbarë Europën. Natyrisht kjo është përgjegjësi e madhe dhe historike. Ne jemi të vendosur të promovojmë axhendën e këtij institucioni, reformat e ndërmarra nga paraardhësit tanë. Ne do bëjmë që ky institucion të ecë drejt reformave të thella, veçanërisht reformën e gjyqësorit,” tha Berisha.
per car prioritetesh e ke fjalen more sindrome ti vetem nje vizion ke ate te anes se erret te krimit,me gjyqesorin te tipit becaj sashenka e toma as per 100 vjet nuk integrohet shqiperia ne BE .
Kjo qi thot Doktori asht shum pozitive sidomos pas shembullit te shkelqym qi prodhoi nerhymja Doktorit per gjykimin e nershem te kaptin-lopes per video-puqin qe deshit me i ba e shum e shum raste te t’jera pozitive.
o ti malok muti na lodhre qe 20 vjet me ket reform.po qfar reforme ban ti o kriminel kur krejt familja jote e prisht duhet te jet ne burg
Kesaj i thone te vendosesh ujkun te ruaj bagetine,
e njeta gje eshte te presesh nga saliu te beje drejtesi.
Ha ha ha prioritet molepsjen e gjyqesorit edhe jashte albanistanit!!
O allvani krieministrin e keni semure nga trute, beni dicka mos rrini me syte e fryre neper trotuare apo kafenera me kafera pes-lekeshe e me fara luledielli, po levizni se krieministrit tuej i ka fluturuar kosherja!
Votat ti numeroj gjykata, filloj presionin e largimit nga puna,reforme ne gjyqesor !Nuk i mjaftojne militantet, i do militant nga veriu