Dy studentet që ndodhen në gjendje kome, që pas pasdites së të hënës, kur u aksidentuan në Qafën e Vishës në Himarë, u transportuan sot për në Austri. Studentet që do të kurohen në spitalet më të specializuar austriakë, ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Bëhet fjalë për 21-vjeçaret Florije Peci, që ka dëmtime në kokë, trup dhe shtyllën kurrizore, shembje të gjoksit dhe barkut dhe Eriselda Guberes, e cila ka dëmtime të shpretkës, hemorragji të brendshme, dëmtime të veshkës unike, si dhe të disa vertebrave të zonës së kurrizit.
Vajzat janë në gjendje kome dhe shpresohet se falë trajtimeve të specializuara ato të fitojnë betejën me vdekjen. Transportimi i tyre nga Spitali Ushtarak u bë me 2 autoambulanca të spitalit dhe nga një ekip mjekësh të specializuar, të posaçme për këtë rast, në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”, ku janë transportuar më pas me avion special drejt Vjenës, raporton Ora News. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, dhe drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihja kanë përcjellë dy vajzat deri në aeroportin e Rinasit.
EC se e perdor SALIU per fushate elektorale kete
Varia saliut ishalla shpetojn se ne moshen me te bukur jane o zot ndimoji.
Zoti qofte me te dyja studentet. I Ndihmofte Zoti. http://mdcal.blogspot.com/2012/05/amnesty-international-albania-annual.html
Zoti i ndihmofte me me te miren e mundshme. Pacin fat dhe te mbijetojne, per te jetuar jeten e tyre, te keputur ne menyren me tragjike. Familjareve u uroj te gjejno kurajon te perballojne kete fatkeqesi. Zoti qofte me vajzat!
Ju urojme vajzave nje sherime sa me te shpejte edhe edhe zoti qofte me ju
I uroje gocave sherim se shpejti dhe sa me pak dhimbje
OOOOOOOOOOOOOOOO ZOT, cfare ben bota te shpetoje 2 jete shqiptare;DHE CFARE BERI SALIU NE 21 JANER
Ka ndonjeri informacion se ne cfare spitlai i kane derguar ne Vjene (nese ne Vjene)? Sherim dhe kthim sa me te shpejte ne gjirin e familjeve….
uroh shume qe vajzat te jetojne dhe te sherohen
o zot o zot o zot jepi jete vajzave te reja qe ende skane fillu jeten. i lutem zotit me zemer dhe ishalla kthehen ne jete.