Alarm fals për bombë tek "Tajvani", arrestohet telefonuesi

24 Maj 2012, 12:22Politika TEMA

Një telefonatë anonime për bombë tek kompleksi “Tajvan”, pranë Parkut Rinia në Tiranë ka alarmuar policinë. Kjo e fundit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke evakuar njerëzit. Por, pas kontrolleve të kryera, ka rezultuar se alarmi ka qenë fals.

Telefonuesi anonim ka njoftuar Policinë e Vlorës në fakt, për praninë e një bombe pranë ish-parkut Rinia. Policia e Vlorës më pas ka komunikuar me atë të Tiranës, e cila pas verifikimeve që ka bërë, ka arritur në përfundimin se alarmi është fals.

Tashmë ajo ka nisur hetimet për të zbuluar telefonuesin anonim, që është arrestuar pak më vonë në Vlorë. Sipas policisë, dyshohet se ka pasur si qëllim të dëmtojë biznesin, ndërsa nuk është bërë ende i ditur identiteti i tij.

 

3 komente në “Alarm fals për bombë tek “Tajvani”, arrestohet telefonuesi”

  1. burgaxhiu UK says:

    do kene ngatrru numrin ato xhihadistet e rruges se Kavajes

  2. anticensurë says:

    sigurisht dikush ka dashur që ti sabotojë kafenë nastradinit!
    hë nastro “magnetico”!
    ishin komunistët e enverit apo demokratiksat e saliut!???

  3. EL says:

    kur eshte puna per telefonate false e kapin autorin kur e vejn me verte bomben s,kapet asnjehere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje