Apeli i fundit i BE-së: Të zbatohet marrëveshja e nëntorit, nuk ka më kohë për të humbur

24 Maj 2012, 14:26Politika TEMA
Apeli i fundit i BE-së: Të zbatohet marrëveshja e nëntorit,

Ndërsa në Tiranë po vijojnë përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për reformat, Brukseli ka përcjellë një tjetër mesazh për Shqipërinë.

Zëdhënësi i Komisionerit për zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, Petar Stano ka kërkuar nga forcat politike në Shqipëri të zbatojnë marrëveshjen e nëntorit.

“Data 24 nuk ka mbaruar ende. Sidoqoftë koha po ecën me shpejtësi, reforma është komponent kryesor i marrëveshjes së nëntorit dhe zbatimi është element i rëndësishëm për konsolidimin e dialogut. Në këtë kontekst dhe në këtë frymë kemi inkurajuar Shqipërinë dhe liderët politikë për të përmbushur ato pak cëshje që Shqipëria duhet të përmbushë. Nuk duhet të humbasë më shumë kohë, sepse ka ende punë për të bërë, për të përmbushur 12 kriteret përpara opinionit të Komisionit europian”, tha Stano.

Ndërsa e ka cilësuar reformën zgjedhore si një pikë kyçe e marrëveshjes të arritur në nëntor mes PD-së dhe PS-së, Stano ka kërkuar zbatimin sa më shpejtë të saj.

“Fyle tha që data 24 është ditë e rëndësishme për të përmbyllur reformën elektorale, thashë që data 24 nuk ka mbaruar ende. Fyle u sigurua nga kryeministri dhe lideri i opozitës për përmbylljen e reformës elektorale. Ne presim që premtimi të mbahet, kemi nxitur drejtuesit shqiptarë për ta mbyllur këtë çështje sepse ka më shumë punë për të bërë për të plotësuar 12 prioritetet”, u shpreh ai.

Gjatë vizitës së kreu në Tiranë disa ditë më parë, komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, kërkoi që brenda 24 majit të përfundohej reforma zgjedhore. Por, sot që skadon afati, reforma zgjedhore nuk është kryer, ndërsa ka mbetur edhe ajo parlamentare. Pra, apeli i komisionerit Fyle ka rënë në vesh të shurdhër, çka ka bërë që zëdhënësi i tij t’ua kujtojë për herë të fundit politikanëve shqiptarë.

14 komente në “Apeli i fundit i BE-së: Të zbatohet marrëveshja e nëntorit, nuk ka më kohë për të humbur”

  1. Lex Rex says:

    Me mire mos te na e japin statusin e kandidatit kete vjeshte. Ne fund te fundit nuk e meritojme, kalimi ne parlament i disa ligjeve me 3/5 nuk do te thote asgje. Ligji tek ne nuk zbatohet, ka 23 vjet qe nuk dime te bejme zgjedhje sipas standardeve, gjyqesori eshte kur therret qameti, njerezit ekzekutohen kur jane duke protestuar me duar ne xhepa ne bulevard, administrata publike eshte ne nivelin me te ulet gjate gjithe historise se shtetit shqiptar, etj.

  2. salistalin says:

    Lesh lesh

    1. Mos harroni o social-kamunista qi Doktori ka dhon prova qi nuk pyt hic per ultimatumet e puqistave te mrenshem a te jashtem.

  3. Zoterinj, Ju jeni me fat ........ says:

    -Shqiperia ka 22 vjet qe vuan nga nje kuceder dhe vampir qe vetem koka njerezish dhe gjak don, sa here qe kerkon te shpetoje veten dhe familjen e tij.
    -Zoterinj, ju jeni me fat dhe nuk ju ka rene per “hiso” te keni maloke ne tokat tuaja …. atehere do t’a shikonit si do vuanit dhe ju.
    -Sa te jete kjo kucedr shpellash, Shqiperia do vuaj dhe kurre s’do behet shtet si gjithe bota.

  4. R.Demo says:

    Tirana politike nuk do futjen ne BE sepse mekatet e politikaneve pajtohen me mos hyrjen ne BE,biles planet jane bere qe politikanet te rijne ne fron pa BE dhe SHBA-ne.
    Ndaj tani luhet teatro.

  5. Labi Vlore says:

    Nuk ka per ta pranuar reformen zgjedhore dhe asnje marrveshje tjeter te nderuar Europian te Brukselit.Ai eshte fatkeqesia jone dhe do ta zgjidhim vete ne kete fatkeqesi.Nuk keni c’fare te beni as ju.Po te kishit mundesi te benit ndonje gje,do e kishit bere.Ne netor Sali Berisha pranoi te bente reformen zgjedhore dhe nuk e beri,sepse nuk mund te pranoje fundin e mekanizmave te vjedhjes se votes.Opozita nuk ka se c’fare ben me asgje.Kerkoi rrezimin e tij me c’do mjet e ju te nderuar Europian e penguat me menyrta qe ju vete e dini.Me pak fjale,nuk e lejuat ta rrezonte,sepse ndoshta i mbushet mendjen se kishte menyre paqesore per rrezimin e tij.Largimin me vote.Kjo nuk po ndodh,e nuk ka per te ndodhur ndonjhere.Tashme zgjidhja eshte ne duart e popullit Shqiptar.Zgjidhja eshte ne duart e popullit Shqiptar.Opozites i kerkuat te tregohej e pergjegjshme dhe te bashkpunonte me mazhorancen.U degjoi dhe jemi ketu ku jemi.Asgje nuk ka ndryshuar ne Shqiperi e aq me pak ka ndryshuar Sali Berisha.Shqiperia me ndihmen tuaj mbas dites se sotme 24 maj do te hyje ne nje krize politike akoma me te madhe se ajo e vitit 2011.Per mendimin tim data 24 maj 2012 ka per te mbetur ne historine e ketij populli fatkeq.Ka per te mbetur si marrezia e radhes e njeriut me te marre qe ka njohur ndonjehere historia e nje populli.Qe nga dita e neserme fillon nje tragjedi e re qe do i shtohen numrit te pafund te tragjedive te vjetra qe ka njohur ky popull.Per te gjithe komentuesit qe mund t’u kapi syri te lexojne kete koment timin.Dita e sotme eshte piknisja e krizave me te tmerrshme te atdheut tone te dashur.Kjo eshte data qe dihet.Data 24 maj 2012.Se kush eshte data permbyllse e kesaj krize te llahtarshme qe nisi sot,besoj se asnje nuk e di.Uroj zotin te jem i gabuar.Ne rast se nuk jam i gabuar i drejtohem me nje lutje.”Zot,kesaj radhe,te pakten,ki meshire me shume se heret e tjera per ate popull jetim qe nuk ka kush te i dale zot.Ruaje ate nga dashakeqet qe po i pergatisin gropen me te thelle ku kerkojne ta rrzojne njehere e pergjithmone.Zot,ktheje koken nga Shqiperia kete radhe.Nuk kerkoj ta lulezosh e ti kthesh paqen e begatine,por te ruash banoret e atij vendi fatkeq,krejtesisht te pafajshem nga Tropojani Sharlatan,qe po pergatit nje tjeter lufte te tmerrshme vllavrasese te papare ne historine e mbare Europes.Amin.”

  6. Shqiperia shpeton nese says:

    Shqiperia shpeton vetem:

    Nese Malesia e Veriut (e ngjashme ne kulture dhe mentalitet) te shkoje me KOSOVEN si shtet.
    Shqiperia “shtet Europian” nga Shkodra dhe poshte.

  7. Dakort jemi says:

    Malesia Veriut te Shqiperise te shkoj me Kosoven, atehere Shqiperia do t’i bashkohet europes se qyteteruar.

  8. drejtesia says:

    Ne nuk e meritojme Europen, perderisa mbajme mbi zverk kete kaste e keta hajduter e kriminele qe kane zaptuar gjithcka e tallen me kete popull fukara. Qeveritaret tane sa vijne ne pushtet mbushin thaset per vete, e pastaj u lene radhen hajduteve te tjere. Mjere ky popull ne dore te kujt ka rene.

  9. ToniTR says:

    Sa teater qesharak…Kucedra ne pushtet, c’do gje ne 50 vjet e ka arritur fale pabesise nderkohe qe keta te shkretet presin qe ai te zbatoje marreveshje…Saliut vetem cmenduria dhe pabesia i kane mbetur dhe nuk do shqitet nga to deri sa te japi frymen e fundit!

  10. pisha flamur says:

    Llym demokrati! Je i sinqert që ke vendosur pseudonimin llym.
    Po jo si llymi i tokës i cili rrit bimësin pra ADN-në që përçon jetën pa mbarim, por llym i mbetjeve radioaktive. More karçin! ka më komunist social fashist se Sali Berisha. Ti more llum je i pa arsim lere më të marrish erë nga filozofia. Më vjen ndot kur të lexoj.

  11. askushi says:

    SHKRIMI: Topalli urdheron dhune ndaj vajzave kuq e zi eshte bllokuar
    Nga Net Nanny vjen njoftimi:
    you are being blocked from viewing;
    w.w.w.gazetatema.net/…/
    For content of followig type(s):
    Adult/Mature

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje