Karta e Studentit, “kartë e djegur”

24 Maj 2012, 20:23Politika TEMA

Nga Përparim Halili

 

Megjithëse qeveria e “shërbesave” e drejtuar nga S. Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 edhe nëpërmjet votave të studentëve shqiptarë, me premtimin e bujshëm për futjen në zbatim të “Kartës së Studentit”, pas 7 vitesh pushtet kjo nuk është realizuar ende. Edhe pse Lulëzim Basha, gjatë fushatës elektorale për të zaptuar bashkinë e Tiranës, në 3 premtimet kryesore që shpalli se do të realizonte brenda vitit 2011, kishte futjen në zbatim të “Kartës së Studentit” brenda muajit shtator 2011, këtë nuk e ka bërë realitet as deri sot në maj 2012.

Të 120 mijë studentët shqiptarë (sipas shifrës së kryeministrit Berisha), vazhdojnë të mos jenë përfshirë në trajtimin me “Kartë Studenti”, e cila u krijon atyre lehtësi financiare në shumë shërbime vetjake dhe angazhim pa pagesë e pa kufizime të tjera në aktivitete të ndryshme publike e private. Prej 7 vitesh qeveria po e trajton “Kartën e Studentit” jo si detyrim, por si “nder” dhe vazhdon ta servirë këtë të drejtë, si “kartë demagogjike”, se do t’ua japë “dhuratë” studentëve shqiptarë. Si premtim dhe “dhuratë personale” e trajtoi “Kartën e Studentit” kryeministri Sali Berisha në fushatën elektorale të zgjedhjeve të vitit 2005, të vitit 2007, të vitit 2009 e të vitit 2011. Si premtim dhe “dhuratë personale” e trajtoi “Kartën e Studentit” dhe kryebashkiaku Lulëzim Basha gjatë fushatës elektorale lokale të 8 majit 2011. Dhe të dy së bashku Berisha e Basha vazhdojnë ta servirin si të tillë këtë mashtrim, sa herë që ua përmend media, apo sa herë që ua kërkojnë studentët.

Nga bisedat që kam bërë, kam dëgjuar se shumica e shqiptarëve, madje dhe shumë studentë në Tiranë e rrethe, mendojnë se “Karta e Studentit” është një “humanizëm” i qeverisë dhe “dhuratë personale” e kryeministrit Berisha për studentët shqiptarë. Në fakt, realiteti është krejt ndryshe, mbasi “Karta e Studentit” nuk është as “lëmoshë” e ministrit të Arsimit, as “bonus humanitar” prej kryetarit të bashkisë Tiranë dhe as “dhuratë njerëzore” e kryeministrit. Duhet të dihen dy gjëra:

1. Mashtrimi i tejzgjatur me “Kartën e Studentit”, nuk është mëshirë apo dëshirë private e kryeministrit, por është ligj i detyrueshëm për zbatim prej qeverisë, prej kryeministrit Sali Berisha, prej ministrit të Arsimit dhe ministrive të tjera linjës, ku përfshihen shërbimet e detyrueshme që parashikon kjo e drejtë ligjore.

2. Premtimi për “dhuratë personale” dhe demagogjia e pa fund e kryebashkiakut të Tiranës Lulëzim Basha me “Kartën e Studentit”, nuk është asgjë tjetër, por veçse një mashtrim i bërë ndaj studentëve në fushatën elektorale të 8 majit 2011 për t’u zhvatur votën, mbasi akordimi dhe futja në zbatim e “Kartës së Studentit”, nuk është aspak e drejtë dhe as kompetencë ligjore e asnjë kryetari bashkie e komune, por është ligj që zbatohet vetëm nga qeveria.

Sa për saktësim e dijeni, “Kartën e Studentit” e garanton dhe e detyron për zbatim, “LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, Nr. 9832, datë 12.11.2007, i hartuar në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, në nenin 56 të të çilët përcaktohet dhe sanksionohet kjo e drejtë, me 4 pika:

1. Studentët e institucioneve publike e private të Arsimit të Lartë pajisen me kartën e studentit, e cila është dokument unik. Me anë të saj, studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara.

2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës përcakton kriteret dhe procedurat për përgatitjen dhe lëshimin e kartës së studentit.

3. Përfitimet e studentëve nga përdorimi i kartës së studentit përballohen nga fondet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit të ministrisë përkatëse, që mbulon institucionin e arsimit të lartë.

4. Kategoritë e shërbimeve që ofrojnë entet shtetërore bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me marrëveshje me organizma që kanë objekt të tyre interesat studentorë e me persona juridikë privatë që ofrojnë shërbime të ndryshme.

Edhe pse pajisja me “Kartën e Studentit” është e sanksionuar dhe e njohur me ligj, e detyrueshme për zbatim që në ‘sekondën” kur miratohet ligji, kryeministri Berisha jo vetëm nuk e ka zbatuar dhe nuk po e zbaton prej 5 vitesh nga dalja e ligjit, por vazhdon të luaj me këtë të drejtë ekonomike studentore, duke e përdorur si “Kartë elektorale”, duke e kthyer në mjet demagogjik dhe “kartë të djegur”.

10 komente në “Karta e Studentit, “kartë e djegur””

    1. fule says:

      I mbajti gjithe premtimet Luli. Ka nje vit qe … zgerdhihet. A nuk mori votat e demokarave per ket pune ?

    2. Bolja says:

      Karten e studentit e promovoi Akademiku, profesori me i madh i ekonomise boterore, koka e shkences ekonomike shqipatare, nje tip dallkauku me emrin Adrian Civici

  1. sefer daja says:

    nuk kuptoj pse nuk e pelqeni Lulin …une do ta mbaj dylber me gjith qef

  2. luma kuqe says:

    Pse nuk thoni te ja gjeje vendin ta fuse nga mbrapa,zagari.

  3. cimi says:

    po ja beri student karten po car leshi eshte student karta,cfar qenkan keq studentet per karta koti ky lulka kerkon te gjej budallenj per ti dhene karta qe tju zene cepat e xhepave.

  4. Drini says:

    Ashtu o lule ashtu, me te qeshur me te ngjeshur. Nuk mbushen mend budallenjte.

  5. Shqipetari,Copenhagen says:

    Karta e Studendit aplikohet kudo ne cdo shtet e cila i jep studentit lehtesira,por kryeministri yne dhe langot e tije abuzojne a thua se kjo eshte nje shpikje e saliut dhe e luljetes*basha*,te cilet e shfrytezojne si nje arritje te tyre,por fatkeqesia eshte se dhe vete Studentet jane te pa afte per ti pare gjerat me realitet,e nuk shikojne se si kjo qeveri dhe ky kryeminister tallet me ta dhe se fatkeqesisht Rinia Shqipetare edhe pse e shikon se nuk ka asnje perspektive dhe jane shtuar radhet e tyre me te pa pune me keq se fillimi i viteve 90 nuk e marin inisiativen e te ngrihen ne shembjen e kesaj diktature nen abizimin e emrit demokraci.

  6. lora says:

    Karte studenti me Lul Bashen dhe Dhori Kule? Harrojeni, studente! Basha dhe Kulja ju genjyen dhe vazhdojne t’ju genjejne. Hapni syte dhe mos u perdorni.

  7. Aleksandër Matrënga says:

    Saliu është i zgjuar s’ke 1i thua.Studentët në vend të ngrihen në protesta masive dhe të forta kundër qeverisë për mos zbatimin e ligjit nr,9832 dt.21.11.2007 presin dhurata nga saliu për karten e studentit.Mendoni dot se çfare studentësh dhe çfarë rinie është kjo që as për të drejtat e tyre nuk lufton ,le pastaj të luftoi për të marrë në dorë fatete e kombit si gjenerat e re.Saliu ja ka arritur ta paraqis atë dhe shumë ngjarje të tjera si dhurata të tij për kombin sikur ja ka lënë trashëgim i ati.
    Lulka po lulkë ,çkeni me të ai kos ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje