Presidenti, Berisha takon sot Ilir Metën

25 Maj 2012, 10:00Politika TEMA

Procesi për përzgjedhjen e emrit të ri për postin e Presidentit të Republikës në kampin e djathte nis sot me një takim të dy aleatëve Berisha- Meta. Ndonëse marrëdhëniet mes tyre duket se nuk janë më ato të mëparshmet, kryeministri Berisha dhe kreu i LSI-se, Ilir Meta, do të përpiqen sot të dalin me një kandidature te përbashkët për kreun e ri të shtetit, raporton Vizion Plus. Takimi sikurse është bërë e ditur do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Kryesia e Partisë Demokratike mandatoi mbrëmë liderin e saj, Sali Berisha si kryetar të negociatave me partitë e tjera për zgjedhjen e Presidentit, ndërkohë që në këtë grup janë dhe dy anëtarët e tjerë të kryesisë, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho.

5 komente në “Presidenti, Berisha takon sot Ilir Metën”

  1. shefqeti says:

    O cdo gajasen keta sot ne tavoline, do tregojn batuta nga gjiri Lalsit. Nje gje s’mar vesh un, ne Amerik, ne Franc, ne Rusi, Ukrain populli e di shum koh perpara cilet jane kandidatet per president.

    Ndersa ketu mbahet tabu, krijohet nje perde rende e hekurt rreth kesaj ceshtje. Nxjerr njeri nje as nen menge, ne moentin e fundit dhe na e rras karaduzin per kater vjet. Pastaj fillojn e shajn president i poshter, qelbesir, tradhtar, asnjeri se nxjerr ne televizor.

  2. ladi says:

    Nje president i forte i PD-se do t’i hapte shume pune Metes qe vetem formalisht i ka mbyllur punet me drejtesine. Moment shume i rendesishem per te ardhmen e metes por edhe te politikes shqiptare ne teresi. perpara se te marri nje vendim meta duhet ta analizoje mire ate

  3. kurveleshi says:

    E,përse e shpenzojnë kohën kot…?!Të shkojnë më mirë për ndonjë drekë dhe të pijnë verë tek shtëpia e I.Metës,se i ka pëlqyer shumë edhe kryeministrit…Është bërë qejfli kohët e fundit..!E përse të mos jetë,heq e vë cilin i do qejfi nëpër poste,tek thesari,tek banka,tek KLSH,tek doganat,tek gjykatat,tek KQZ…Vret cilin ti dojë qejfi,dhe kur të dojë…Presidenti,për këta të dy,është një lodër…!

  4. beni says:

    vAJ HADHI KU KEMI MBETUR EDHE NE SI POPULL KU DUHET TE TAKOHET META DHE BERISHA ,PER TE VENDOSUR FATIN E PRESIDENTIT,PO POPULLI KU ESHTE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje