A po tërhiqet Berisha nga pozicioni fillestar për kandidatin presidencial nga PD-ja?

25 Maj 2012, 10:44Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Lajmin për mbledhjen e djeshme të kryesisë së PD TV Klani e kishte shoqëruar me këto titra: “Kryesia e PD-së mandaton ekipin negociator për Presidentin. Berisha: Do të propozojmë kandidaturë të PD-së, pa përjashtuar kandidaturën e dalë nga negociatat”. Në fakt, po ta dëgjoje me vëmendje lajmin, dallohej qartë se Berisha nuk e kishte thënë literalisht pjesën e fundit të citimit në ligjëratë të drejtë që i kishte bërë TV Klani. Ai tha: “Kjo mazhorancë ka detyrën kushtetuese të bëjë vendin me president. Por mazhoranca do të gabonte nëse nuk do të përfshinte në këtë proces edhe opozitën, me negociata të ndershme”.

Duke njohur marrëdhëniet e ngushta të Berishës me pronarin e TV Klanit dhe përfshirjen e këtij të fundit në drejtimin editorial të lajmeve të televizionin të tij, mendja ta do se vënia në gojën e Berishës të fjalëve “pa përjashtuar kandidaturën e dalë nga negociatat”, ndërkohë që ai nuk i ka thënë ato literalisht, është një mesazh që i dërgohet opozitës se pjesëmarrja e saj në negociata nuk do të jetë thjesht një shfaqje teatrale.

Mbetet të shihet nëse realiteti i numrave në Kuvend dhe/ose trysnia ndërkombëtare e ka bërë Berishën të ndërrojë qëndrimin e tij disamujor për zgjedhjen e një figure të lartë të PD-së në postin e Presidentit të Republikës, apo ai thjesht po bën një lëvizje taktike për të krijuar alibinë e përpjekjes së ndershme për president konsensual.

 

http://respublica.al/artikuj/2012/5/25/a-po-terhiqet-berisha-nga-pozicioni-fillestar-per-kandidatin-presidencial-nga-pd

12 komente në “A po tërhiqet Berisha nga pozicioni fillestar për kandidatin presidencial nga PD-ja?”

  1. al says:

    ne momentet qe po kalon sot vendi ku presioni nga europa dhe sidomos nga usa do te bejne qe pd te pranoj presidentin konsensual. deklarimi i dashit per raportin vjetor eshte shume sinjifikativ dhe pote shohesh cfar veren te ben te kuptosh qe zoti ambasador duhet te jete me i matuir me qendrimet e tij. amerikanet nuk bejne lojra me politiken etyre per demokracine nuk te falin.sala ka dy rruge
    1-te vendose presidentin vete pa llogaritur te tjeret mepasoja per veten.
    2-te ulet ne tryeze me te gjitha palet dhe te negocioje sipas dhe porosive te be dhe usa.

  2. BARO CORROGJAFI says:

    NUK ESHTE HERA E PARE QE BERISHA BEN TEATER POLITIK,TENTON TE BEJE PRESION, TATON PULSIN E ALEATEVE DHE TE OPOZITES DHE KUR E SHEH QE I KA BERE KEQ LLOGARITE, E ZBUT GJUHEN,TERHIQET NGA PRESIONI: SOT TAKIMI ME METEN ESHTE ME I RENDESISHEM NE QENDRIMIN QE DO TE MBAJE BERISHA : AI I LLOGARIT ME PERPIKMERI NUMRAT .MIRPO EDHE RAPORTI I DASH, ESHTE NE NJE MOMENT JO TE MIRE PER BERISHEN.KESHTU QE NUK DO TE SAKRIFIKOJE , TE FITOJE PRESIDENTIN PA KONSESUS , DHE TE DEMTOJE VETEN.UJK I VJETER,KY SALI BERISHA.

    1. corrogjafasi says:

      Te lumte Baro Corrogjafi! Ke shkruajtur realitetin per kete buure langaraq qe i shkojn nga mbarapa dhe jja bejn hahhaha mafiozet .Ky Berisha ngjan si derr Ballolli por nuk po del ndonjeri qe t kepusi ndonje sacme se po na neveritet kombi me kete monster te ndyre .

  3. ismet says:

    eshte idjot,zbesoi se terhiqet,esshte nje fjale e urte shqiptare’DJEG JORGANIN PER NJE PLESHT,ky i yni ‘djege shqiprin per nje karrige,kush se beson te kujtoi 97-ten

  4. anticensurë says:

    o zaloshnje,
    mos u kap me fjalët e berishës!
    ai nuk e ka për gjë ta bëjë të bardhën të zezë e jo më të hajë fjalët!që ai të flasë për “bashkpunim me opozitën”se “ai është i lumtur që egziston opozita”janë fakte po aq të vertetë sa dhe vjedhjet e tij,sa dhe shtypja që i bën opozitës!llogaritë duhet ti bësh në mënyrë tjetër!
    sa forca reale janë në parlamentin shqiptar!???pa përcaktuar numrin e votave që kanë!
    -sali berisha
    -oketa
    -idrizi
    -meta
    -rama
    + dy faktorë të fshehur
    -ndërkombëtarët
    -fatos nano!
    duke parë interesat e momentit të seicilit faktor do të mund të bësh një parashikim se kush do të ishte më i leverdishmi për të tërë!

    faktorin më të madh dhe atij që nuk do ti leverdiste aspak ky pazar që po bëhet në halenë parlamentare shqiptare unë e lash jashtë!
    POPULLIN!!
    për arsyen e thjeshtë,është tejet i PA EMANCIPUAR!
    kështu që nuk mund të vendosë për asgjë,mund vetëm të durojë,lëngojë,vegjetojë!
    ps:përshëndetje për artikullin “Gjurmët të çojnë në… Kryeprokurori”!

  5. beni says:

    Kush e ben politiken ne kete vend,me kete merruni ju gazetat.Se ne si njerez te thjeshte te ketij vendi dhe qe qeveria dhe krejt shteti mbahet nga taksat tona nuk kemi vendim marrje ne asnje te drejte,nje vendim marrje kemi edhe ajo na dhunohet duke degjeneruar votat, si ne lista si ne numerim pastaj lere fare ne komisjonin zgjedhor qe i ve kapakKY PUSHTET E KA KUPTUAR GABIM SE POPULLI NUK ESHTE VETEM PER TE PAGUAR TAKSA DHE AI TI MENAXHOJE SIPAS DESHIRAVE TE TIJ POR DUHET DEGJUAR EDHE PER VENDIMMARRJE TE RENDESISHME QE KAN KAREKTER KOMBETAR .

  6. I-liri says:

    Z. Zaloshnja ! Ju ishit ne TV Klan, dhe une prisja qe ju personalisht te kundershtonit, menyren e djallezuar te sjelljes te kronikave , me theniet e kryetareve te maxhorances dhe opozites. Ai kishte sjelle thenie midis thenieve dhe jo thelbin e qendrimit te tyre. Po keshtu edhe me nderkombetaret.
    Gjithashtu prisja te thonit: Ky emision zere se nuk u be. Per kete shkak e nderrova kanalin disa here. Shkoja tek Top Channel, dhe kur e merte fjalen Alibeaj, te cilin nuk e duroj dot kur flet, vija prap tek ju.
    Perse te dy programet ishin nul. Sepse presidenti do te zgjidhet ashtu sic duan nderkombetaret, ne seancen e pare me 123 vota. Dhe ti nuk e di, se ti di me shume, per kete ceshtje se Astrit Patozi. Pra une prisja qe Patozi dhe Fevziu, te te pyeste ty dhe Lorencin. He pash zotin di gje se si do te zgjidhet presidenti? Dhe ne se ke dijeni, amamn te lutem ne trego kush do te zgjidhet president.

  7. eno says:

    Nuk njef terheqje ky jooooo,
    fjala terheqje nuk ekziston ne fjalorin e BERISHES.
    PO i dha garanci META sot u be TOPALLJA presidente.

  8. joni says:

    Ku ka bese ky plere

  9. Albann says:

    Presidenti i ardhshm do jete nje “Ristan” i pavarur ,qe eshte i gatshem te hidhet ne zjarr per Berishen,qe do aprovohet nga LSI dhe qe nuk mund te refuzohet nga PS pasi nuk i perket PD,(PS-ja do akuzohej per pengese ne integrimin e vendit).Berisha eshte duke kerkuar Ristanin e Presidences.

  10. askushi says:

    Pse Topallja nuk duhet te jete Presidente:
    Ka qene vazhdimisht besnikja e verber e Berishes per ndryshimet e rregullores se Parlamentit,kunder opozites
    Nuk eshte personalitete e PD por servilja e Berishes.
    Ne te gjithe veprimtarine e saj ne Parlament,ka deshmuar se eshte e vendosur per te perkraur te gjithe ata qe prishin ligjin ne favor te Berishes
    Nuk ka kryer detyren e Kryetares se Parlamentit si ne vendet demokratike
    Thjesht Topallja eshte e denje per nje kryetare per partine Fashiste.

  11. kot fare says:

    ….topallja eshte thethitesja e Berishes…ketij fare burri qe per inat te gruas qe ja dredh ne surratin e tij te peshtire, hakmeret kesisoj ndaj saj dhe shqiptareve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje