Partia Socialiste ka reaguar me anë të deputetit Ditmir Bushati, në lidhje me raportin e publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Bushati ka deklaruar se raporti i DASH-it pasqyron realitetin në Shqipëri, ndërsa theksoi se raporti i Departamentit të Shtetit shprehu edhe njëherë shqetësimin e opozitës për mungesën e demokracisë në vend.
Bushati ka theksuar se gjetjet që përmban raporti janë të shumta dhe tronditëse dhe sipas tij është e vështirë të gjesh në këtë skaner të ofruar qoftë edhe një fushë të vetme që do ta bënte vendin tonë të konsiderohej një demokraci funksionale siç i ka hije një shteti anëtar të NATO-s, që aspiron anëtarësimin në në Bashkimin Europian.
“Niveli i përhapur i korrupsionit dhe çimentimi i kulturës së pandëshkueshmërisë, dhuna dhe shpërfillja e ligjit nga policia dhe forcat e sigurisë siç është rasti tragjik i 21 janarit, pengimi i hetimeve për këtë çështje, minimi i të drejtës së qytetarëve për të vendosur me votë për fatet e tyre, cenimi i lirisë së medias dhe gjendja dëshpëruese e sistemit të drejtësisë, të bëjnë të mendosh se ky raport nuk flet për një vend në mes të Europës, por për një qeveri që po mban peng aspiratën europiane të shqiptarëve”, tha Bushati.
Ai ka theksuar se kryeministri Berisha refuzon reformën zgjedhore edhe pse Raporti i Departamentit të Shtetit thotë qartë se në Shqipëri nën qeverisjen e tij është minuar e drejta më themelore që gëzojnë qytetarët në një sistem demokratik, e drejta e votës.
“Është Sali Berisha që mban përgjegjësi për faktin që korrupsioni mbetet një problem shumë serioz, që politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe në atë Kushtetuese vijon të kërcënojë pavarësinë, besueshmërinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë, që zyrtarët e policisë vendosin lidhjet kriminale dhe politike mbi sundimin e ligjit. Dhe padyshim që është po Sali Berisha arsyeja përse Shqipëria merr një notë jo kaluese kur vjen puna tek liria e shprehjes dhe e medias, si pasojë e shantazheve, kërcënimeve, dhunës mafioze të ushtruar ndaj gazetarëve veçanërisht gjatë dhe pas protestës së 21 janarit dhe mos hetimin e gjykimin e individëve që kanë ushtruar dhunë e presion ndaj tyre. Gjetjet e këtij raporti konfirmojnë shqetësimet e ngritura në vijimësi nga Partia Socialiste dhe opozita në tërësi në lidhje me gjendjen e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri”, shtoi më tej Bushati.
Sipas tij, Partia Socialiste është e angazhuar për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe ky do të jetë edhe hapi i parë i saj për të luftuar korrupsionin në vend.
“Partia Socialiste angazhohet për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucioni i votës së lirë e të ndershme dhe sundimi i së drejtës. Angazhimi ynë për të kufizuar apo hequr imunitetin e zyrtarëve të lartë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare do të jetë veç hapi i parë në luftën kundër korrupsionit dhe çrrënjosjes së kulturës së pandëshkueshmërisë. Si një forcë demokratike me vizion të qartë euro-atlantik, PS në qeverisje të vendit angazhohet se do t`i japë fund të gjitha formave të cenimit të lirisë së tubimit dhe të shprehjes së qytetarëve, të diskriminimit përballë ligjit për motive politike e ekonomike, apo të presioneve mbi qytetarët dhe median, që sot, pas 7 vjetësh qeverisje të Sali Berishës e kanë shndërruar Shqipërinë në një demokraci jo funksionale” , tha Bushati.
“PS: Raporti i DASH konfirmoi që në Shqipëri nuk ka demokraci”
kurse ju vazhdoni e bëni”llogari me gishta poshtë tavolinës”(mero baze)!!
të shpresojmë që tëvijnë deshët uashingtonit ose nevi sillsat e pentagonit tëna sjellin demokracinë në shqiëri!
mos u mërzit o Ditmir Bushati se rrogën do ta marësh!bile amerikanë do të na bien dhe ndihma!mund të fusësh dhe nga to diçka në xhep!
juve jua ka marrë muti shalët por ne nuk duam ti shikojmë!një pjesë nuk do ti shikojë!ne hamë drurin,vidhemi, grabitemi, vritemi dhe nuk na mbushet mëndja!ti na thua se DASHi i amerikës ka të drejtë?!
amerika duhet të të mbushë mëndje ty e atij palloshit që keni në krye!
Sa me edukate qe jane mor aman; nuk thone “ne Shqiperi ka nje regjim autoritar” por perdorin terma si “demokraci jofunksionale”. Edhe DASH perdori nje gjuhe me te forte ne raportin e tij se ajo qe perdorin keta! Te japin pershtypjen sikur kane frike se po inatoset “baca”!!
Shyqyr qe Opozites ka filluar t`i dale gjumi. http://mdcal.blogspot.com/2012/05/mazhoranca-qeverisese-drejton-shtetin.html
Kemi dhe kryesimin e radhes se KIE-SE .Ketu nuk ka demokraci reale ,shkelet me kembe e drejta e votes ,e drejta e lirise se fjales,ketu fol e ankohu po ste degjon kush ,u shkel e drejta kolektive e ankimimit ,21 JANAR dhe u vrane njerezit pse protestuan. Si! do drejtojme KIE-ne per lirite e te drejtat e njeriut, kur shkelen me dy kembet nga qeveria? Faj ka dhe ditmir bushati me lmn qe, berisha tjeter thote e tjeter ben,pasojat jane te pakthyeshme,stresuese per popullin e njerezit e ndershem e jo per pushtetaret e zagaret.
E po kur u be edhe ky pinxho kapella te jape mend.
Sikur te ishin githe si ai dhe jo tip gore-legenesh si Alibej e Strazimiri, sot gjithcka do ishte ndryshe.
Nuk ka demokraci ne nje vend qe ka majtas dhe djathtas komunista. Kurse Talibani Sali Beisha shkaterron dhe opozita bene sehir
Raporti DASH eshte shume i sakte por i vonuar,sidomos per 21 janarin !!!
Ky ditmiri eshte hileqar dhe i paskrupullt. E shiti ramen nje here ne Bruksel po Rama perseri e mban nen sqetull. Normal, se i ka qef servilet dhe thashethemexhinjte intrigante si puna e ketij ditmirit. KY sben ndonje pune, vecse merr llafe ketej dhe i con andej… sa te jete ky rrotull berisha eshte me i qete se kurre… se ky eshte gati te behet edhe me berishen, po i sigurioi karjeren.Ska ideale ky ditmiri dhe normal qe me njerez si ky as integrim e as prosperim nuk ka shqiperia. Ky eshte tipik burokrat qe vlen vetem te punoje ne nje zyre ku te merret me procedura standarte dhe te kete mbi koke nje shef qe nuk ia zgjat shume dhe i rri me thuper ne dore per ta kontrolluar qe mos te beje ndonje palacollek. Sa per te tjerat, se ke ditmirin.Jo se te tjeret rreth e rrotull tij jane me te mire, po ky eshte si te kesh futur gjarperin ne gji. Sepse te rre me pamjen si inocent dhe cun i mire e qytetar, por qe ne fakt eshte nje fshatar tipik pa toke… dhe katunarit ia ben hallal se e di dhe e manaxhon, po ketij si tja besh… e di edi rama, qari saliut, qederi yne…
Me aq sa e kam pare ne daljet e tij publike Ditmir Bushati i ben nder Partise Socialiste me ekselencen, qetesine dhe qasjen e tij krejt perendimmore! Ky Titi qe flet keshtu me siguri do jete nga ata “xhaketat e vjetra” qe vegjetojne ende ne PS dhe e mbajne ate ne opozite me flirtimet e tyre te ndyra me Berishen & CO!!!
KY ESHT DITZI SUL BUSHATI CUNI BABES KA 5 VJET QE U CA TU CU EMAIL NE TE GJITHA ORGANIZATAT NDERKOMBETARE POR AHA AS PERGJIGJE NUK I KTHEJNE SE
NUK PERDHOSET MEMEDHEU.NATON SE DESHEN U FUTEM,VIZAT SI DESHEN SE KISHIN FRIKE SE EU PUSHTOHEJ NGA 1.000.000 SHQIPETARE CA MET THON MO O CUNI SEKRETARIT TE PARE,SE TI NUK JE VETEM KE DASH PEZEN,ILIR GJONIN,ALDRIN GEGPRIFTIN,JULI HOXHEN,KE SHAMKUN,NUK KA TE TJERE VETEM JU CUNAT E BLLOKUT DINI ME BO POLITIKE. POR LOKU DO JA U RRASI PRAP. TUNG