AK: Një President për popullin, jo një kukull për Berishën. Myslym Pashaj, një kandidat simbol i shqiptarizmit

25 Maj 2012, 18:15Politika TEMA
AK: Një President për popullin, jo një kukull për

Tubimi i sotem i AK ne Bulqize

Aleanca KuqeZi i bëri thirrje sot kryeministrit Berisha të ndalë përpjekjet për të kthyer në farsë procesin e zgjedhjes së presidentit dhe t’i kthejë dinjitetin procesit, duke u angazhuar për një president konsensual. Në një tubim në sheshin qendror në Bulqizë, Spahiu tha se Berisha po kërkon një kukull për vete dhe jo një president për popullin.

“Shqipëria po rrezikon një izolim të ri për shkak të Berishës. Ne kërkojmë një president shqiptar dhe patriot. Ne kërkojmë një president që ta dojë dhe Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë. Një president i tillë nuk mund të dalë nga kulisat, por nga një vullnet i hapur politik për integrimin. Sali Berisha po kthehet në një rrezik për integrimin dhe izolimin e Shqipërisë”, tha Spahiu.

Duke deklaruar për të disatën herë që mungesa e një emri konsensual nga radhët e politikës së polarizuar, Kreshnik Spahiu deklaroi se Aleanca KuqeZi është e vetmja forcë politike që deri më tani ka dalë me një propozim konkret për kandidaturën e postit të Presidentit të Republikës. “Myslim Pashaj, një kandidaturë simbol i shqiptarizmit dhe figurë e pakontestueshme popullore”, përfundoi fjalën e tij lideri i lëvizjes politike Aleanca KuqeZi.

17 komente në “AK: Një President për popullin, jo një kukull për Berishën. Myslym Pashaj, një kandidat simbol i shqiptarizmit”

  1. BERISHA LARGOHU. MBESHTES C'DO FORCE POLITIKE QE HEDH BERISHEN NGA PUSHTETI PARA 2013! says:

    Per Aleancen Kuq e Zi, me deklarata boshe nuk mund te hidhet Berisha. Flloni procedurat me protesta te fuqishme per te hedhur Berishen nga pushteti para 2013, kurse deklaratat jane te kota.

      1. Krenar Mima says:

        Jozi presidente, te tan ne kam!

  2. denkoka says:

    bravooo
    shume e vertete
    ju pergezoj dhe ju uroj suksese
    na nxirrni nga ky batak i ps dhe pd…qe lane kokrren e namit per cik pushtet…i sherlafte panuklla….

  3. Hesapi says:

    AK te beje nje peticion e ta dorezoje ne parlament jo te permendi vetem 3 emra por edhe te tjere P.SH.Lisien Bashkurti mund ti bashkangjitet.Jo vetem kaq por edhe te dalin si Tosi Nano te pavarur.Keto pune nuk behen vetem me fjale duhet pune burra e gra te shqiperise.

    1. Guess??? who says:

      Mos te keqen Perseri me tropojan??!! Apo ky eshte nga lopadoli e jo nga viçidoli? Mos harro qe dhe kete e ka stervit Enveri e me shume shoqja Nexhmije. Te me falin tropojanet se une vet jam mik i ngushte me shume tropojan por asnje nga lopadoli. Keta njerez e turperojne Tropojen ashtu siç e turperuan kur pren ne bese Bajram Currin e madherishem.

  4. enea says:

    Shikoni pak mitingjet e AKZ, me femije kopshtesh e shkollash te mesme…ahahahahaha,

    1. Albana says:

      Gabohesh. Me femij kopshtesh e shkollash i bene pd mitingjet.

  5. klea says:

    Sigurisht qe duhet nje president qe te doje pak me sh vendin e tij! mjaft me keta plehrat qe nuk ngopen me para e pushtet! le te shpresojme per nje president konsensual dhe jo nje lav*re.

  6. mergim tari says:

    Une gjykoj qe nje figure qe mund te bente shume
    mire rolin e presidentit eshte Pellumb Xhufi.

  7. ??? says:

    vota ime aleanca kz dhe shume te lagjes. dihet se kete here nuk do fitoje por mbas 5 vitesh do te jete me serioze si parti ne cofte se ben nje platform .femijet e kopshteve do rriten dhe do votojn ak.ndryshimi vonon se jetojn hala mbeturinat e komunizmit qe ne mendjen e tyre kan 3 parti pd ,ps , lsi.

  8. shqiptar i ndershëm says:

    Sigurisht kandidatura e atdhetarit Myslym Pashaj qe i vetem mori flamurin dhe mbrojti denjesisht dhe ligjerisht siperfaqen detare te shqiperise eshte kandidatura 1 milione here me e mire se kandidaturat e zgjedhura nga partite politike shqiptare PD,PS,LSI te cilat jane shkaktaret reale te korrupsionit te madh politik,te cilat jane shkaktaret reale te mosanetaresimit te shqiperise ne BE.

  9. hajriu says:

    1.000.000.000% OK per te madhin Myslym Pashaj!

  10. SHQIPTARI says:

    ATA DJEME EDHE VAJZA QE DQLIN ATJE,DHE QE MBROJNE AK, JANE E ARDHMIA E SHQIPERISE, DHE KANE SHUME ME TEPER MEND, SE AI SALUSHI JUAJ QE NUK DI GJE TJETER VETEM TE LUFTOJ SHQIPETARET, DHE TI MARI BUKEN E FEMIJVE, ME MENYRAT E VETA QE I KA TE KOMANDUARA…

  11. per presidentin says:

    Lisien Bashkurti. E keni par se ç’elokuence ka ky njeri?

  12. West Virginia says:

    nqs nuk hidhni Berishen ne kosh te plerave asgje nuk do ndodhi ai do vazhdoj lojen e serbit..dikush me siper ben nje koment …Lisien Bashkshkurti…shqiptaret duhet ta marrin e konsiderate sepse eshte njeri shume i pregaditur..mysly pasha gjithasht. pellumb xhufi eshte nje tjeter figure qe meriton te jete ne ate vend..duhet te zgjidhni nje njeri patriot se shqiperia eshte shitur

  13. Agimi, says:

    Zonja dhe zoterij,

    Me shpellarin ne politike… edhe zoti Bamir Topi (zotni burre) e pati te veshtire rolin e presidentit.

    Nese shporret shpellari …edhe zoti Gezim Kulufi (kam 16-vite larguar nga Shqiperia-ju lutem te me falni per ndonje gabim)do te dale faqe bardhe si president.

    Problemi eshte …shpellari shqiptar serbo-dashamires.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje