Patozi i shkruan Ruçit: Gati të takohemi për të eksploruar mundësitë e zgjedhjes së një presidenti me konsensus

25 Maj 2012, 18:43Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demkratike, Astrit Patozi, i mandatuar për të negociuar për zgjedhjen e presidentit, i ka dërguar një letër homologut socialist, Gramoz Ruçi. Në letër Patozi e fton Ruçin për të negociuar për presidentin e ri.

“Siç të gjithë e dimë, dje nisi procedura e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Partia Demokratike, si forca kryesore e mazhorancës qeverisëse, e konsideron këtë si një moment solemn, jo vetëm për politikën, por për mbarë publikun shqiptar. Në filozofinë tonë, zgjedhja e Presidentit duhet të shërbejë për ngritjen në një nivel të ri të komunikimit mes forcave politike, por edhe për ngritjen në një stad të ri të emancipimit të shoqërisë sonë demokratike.

Në këtë kontekst, ne jemi të prirur për një proces, sa transparent, aq edhe të qytetëruar, sa gjithpërfshirës, aq edhe serioz e kushtetues, i cili të nderojë secilin prej nesh dhe atë që ne përfaqësojmë.

Duke e konsideruar zgjedhjen e Presidentit të Republikës si një çështje që u takon ta zgjidhin në radhë të parë faktorët parlamentare, Partia Demokratike më ka mandatuar mua së bashku me zotin Edmond Spaho si negociatorë për t’u konsultuar me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të eksploruar të gjitha mundësitë e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit me një konsensus sa më të gjerë. Për këtë qëllim, ne jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me negociatorët Tuaj në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, në ditën dhe kohën që Ju e gjykoni të përshtatshme. Në pritje të një përgjigje nga ana Juaj, gjej rastin t’Ju shpreh konsideratën time më të lartë,” thuhet në letër.

14 komente në “Patozi i shkruan Ruçit: Gati të takohemi për të eksploruar mundësitë e zgjedhjes së një presidenti me konsensus”

  1. geno says:

    O MERO Baze, keta dy RUCI e Patozi u bene si ai sekratri rus Petja dhe sekretari shqiptar, tek filmi “balle per balle” me nendetsen “105”, qe shkembenin letrat e shefave, ndersa komisar bermema dhe Zheleznovi qendronin ne zyra duke dhene porosi

    1. albanian eagle says:

      GENO,e ke gjet tamam si sekretaret tek BALE PER BALLE….ku ne nje leter provokative thuhej..”USHTARET RUSE JANI MILIONA”…hahaah

  2. h says:

    ka vetem nje rruge sic tha z. Baze , ta rrezojme Salen dhe ta fusim ne burgun e spacit te thithi aromen e vucidollit

  3. Roso says:

    nuk ka ulje dhe ofendim me te madh nese Ruçi pranon qe te ulet me kete Patoz kokashten. Nuk ja vlen.

  4. RUJU KAPO says:

    Sali,zemna ime Sali!
    Po ku je o yll!
    Po ku je o faraon!
    Po ku je o perandor!

    Shume mire e ke mendue!
    Zgjidh nje xhol president nga kryesia e partise demokratike.

    Sali,ndigjo mu,kane dale zana se po ta fusin prapa kraheve.
    Dun te zgjedhin nji president gjitheperfshires me te madh se ty.
    RUJU SALI!

  5. Ben Dibrani says:

    Negociata me keto fundrrina te pabese? Reformen zgjedhore me pare!

  6. xha Jaho says:

    O langaraq, i peshtire, o jargac. O Astrit Patozi, ti je nje medioker dhe llapaqen.

    Ty do te te vije rradha pas shefit tend, do te behesh qe nuk do te dish ku te fusesh koken.

    1. Ramy says:

      Ahh more Jaho, pse nuk e ben nje reflektim tê backgroundit Ruci dhe Patozi qê tê dalêsh nê njê konkluzion se cili duhet ndeshkuarê , po kêshtu jeni ju bythzinjet Socialo-Grekê

  7. Alikoja says:

    Hunde rosa & surat hena po ndjen termetin qe i lepihet Rucit.

  8. elinor says:

    Patozi nuk di te shkruaje….e kane shkruar te tjeret!

  9. mandi says:

    pse e ka koken keshtu ky Patozi..eshte shume per te qesh

  10. hasko duka says:

    Po mire more popull shqiptar ky Patozi parmbreme ne opinion fliste nga zverku, sikur presidentin e kishte ne xhep. Disa ore me vone ka ndryshyar ky sahanlëpirës e puthador i Berishes dhe i ka drejtuar leter opozites. Largohu more fytyr e poshter se ngele ne hijen e çadres se Berishes tani si politikan por edhe kur ishe gazetar. Po keshtu edhe pinjolli Isa Toskes, Alibeja jepte mend dhe bente te fortin e PD-se ne TV. Keta i largoj populli me vote edhe ne keshillin e Qarkut Fier, por vazhdojne t’a mbajne zvarre kete proces duke shkelur haptazi dhe vendimet e gjykatave shqiptare te te gjitha shkalleve. Ky patozi dhe Alibeu bashke me ustan e tyre te flasin njehere per Kryetarin e Qarkut Fier, se presidentin e zgjedhin te tjere.

  11. askushi says:

    Berisha qe ne fillim kur shembi mbikalimin ne Zogu i Zi,kishte per qellim degradimin e figures se Rames,perseri vazhdon te gjeje menyra per ta shvleresuar,kerkon gjithmon ti shkel me kembe kundershtaret kryesor.
    Debati, Potozi – Ruci, eshte i parendesishem,jane te dy postjer.Ky debat i ngjan manovrave qe beri me Ristanin kur e komandonte nga selia e PD per te numeruar disa kuti ne Tirane,ku luante rolin e te padukshmit por te hajdutit te maskuar.Ai po kerkon votat brenda kualicionit ,kerkon ta fute shejtanin perseri ne shishe.Ramen e ka lene si lojtar stoli,per te shenuar ndonje GOL ne minutat e fundit.Ta haje Rama kete ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje