Swoboda: Reforma zgjedhore dhe presidenti konsensual, kusht kyç për statusin

26 Maj 2012, 13:39Politika TEMA

Partnerët europianë vijojnë apelin drejtuar forcave politike në Shqipëri për zgjedhjen e një presidenti konsensual si dhe për përfundimin e reformës zgjedhore.

Kreu i grupit parlamentar socialist në Parlamentin Europain Hans Swoboda ka theksuar se të dyja këto çështje janë kusht që vendi të fitojë satusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Shqipërinë e presim krahëhapur, por duhet të ndihmojë duke bërë detyrat. Reforma Zgjedhore e Presidenti konsensual janë kyc për statusin” është shprehur Swoboda.

Deklarata e kreut të grupi parlamentar socialist në PE, Swoboda është bërë gjatë takimit me kreun e PS Rama në një tryezë rajonale të organizuar në Athinë për Identitetin Europian.

4 komente në “Swoboda: Reforma zgjedhore dhe presidenti konsensual, kusht kyç për statusin”

  1. Landi- Sverige says:

    Te ishte vetem Reforma Zgjedhore dhe Presidenti konsesual per ate vend do te ishte zgjidhja me e lehte, por ne realitet problemet e Shqiperise jan shume me te medha se keto dy pengesa te “vogla” per funksinimin e nje demokracie te mirfillte. Shallvareve te grisura edhe po ti androsh per tu zgjatur jeten, perseri shallvare do te ngelen!

  2. maliq says:

    Berisha beri nje gabim taktik; nxitoi ta deklaronte Jozin si kandidate per president nga pd. Mundet ta kish mbajtur te fshehte dhe ta bente pa ze, ne momentin e duhur.
    Mesa duket, ishte i detyruar ta bente publiike muaj para, si nje garanci qe ia kerkonte Jozi, ne kembim te kryesimit te pd, qe ishte post i kerkuar prej saj por qe i ishte dhene Lulezem Bashes.

  3. z.Rama dhe ju z.Baze, meqense jetoj qe nga 1991 ne Austri dhe duke qene se punoj ne fushen e Mediave ne kete vend (ku per fatin e keq te Shqiptareve eshte vendi i BE qe ka me shume zyra te biznesmeneve Serb, qe dukshem kane bere lidhje me Mafian Shqiptare aktualisht ne Pushtet (pothuaj te gjithe Biznesmenet afer Pushtetit vizitojne jo rralle Vienen), kam arritur te marr informacione nga vete kolege te mi Austriak; se edhe ky Swoboda megjithse i Majte eshte i kapur e i korruptuar nga Berisha, njesoj si Grossruck e disa te tjere te Djathte (keta administrojne biznese te majme ne Shqiperi te dhena me koncesione nga Berisha, duke firuar miljona e miljona sidomos ne fushen e mineraleve, ku Kromi ze vendin e pare). Prandaj Lidershipi Opozites Shqiptare nuk duhet te degjoj me Nderkombetaret, por vetem te degjoj ate cka kerkon shumica e popullit shqipetare qe ndodhet perseri ne udhekryq si ne 1990/91, ne nje varferi dhe vjedhje totale, dhune e mashtrim vrases, pasiguri dhe frike Diktatoriale. Ne shqiptaret ne emigrim, kryesisht ne qytetaret e vertete dhe me tradite e shkolle jemi absolutisht me shumicen e popullit dhe kundra rregjimit kriminal neo-diktatorial te Berishes dhe bandes se tij. Ne nje radio dhe link interneti ne gjuhen gjermane para pak muajve per disa jave u realizua nje si ankete, per te pare sa perqind e popullit ne shqiperi eshte me pushtetmbajtesit hajdute e vrastare dhe sa perqind jane me opoziten (edhe pse kjo e fundit eshte pothuaj inegzistente prej muajsh nga frika e nderkombetareve mashtrues e te korruptuar); Dhe rezultoi se vetem 25% e shqiptareve brenda e jashte shqiperise jane me Pushtetin e Berishes dhe bandes se tij provinciale, sa dhe rregjimi i PPSH do habitej me bijte e saj tashme Partia Demikratike dhe Partickat e tjera qe i shkojne pas asaj, per vjedhjet dhe vrasjet, pas shperberjes se Partise meme PPSH), dhe 75% me Opoziten, por sigurisht jo me kete Lidership te Opozites aktuale qe mban rregjimin ne Pushtet akoma gjalle. Ne keto rezultate vete disa austriake te fushe se Mediave disa here me kane thene: **Deshironi ju Shqiptaret te rrini perseri nen Diktature…, se s’ka si te shpjegohet qe shumica dermuese e popullit voton Opoziten dhe vendi vidhet e drejtohet me dhune nga nje pakice**

  4. kelmendasi says:

    Ketij Sllobodes i jepni rendesi kot.Ky asht nje depudet ne parlamentin europian sic asht Ditmir Bushati a kush asht tjeter.Kete nuk e pyet njeri .Ky asht Erion Brace i PE.
    Presidenti nuk asht kusht por nejse gostituni me pallavrat e Erion Sllobodes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje