Më 26 prill ai u gjet fajtor për krime lufte. Sot është dhënë edhe masa e ndëshkimit: 50 vite burg për ish- presidentin e Liberisë, Çarls Tejlër. Ai akuzohet se ka ndihmuar rebelët në Sierra Leone gjatë luftës civile të vitit 1991-1992.
Gjykata Speciale për Sierra Leonen tha se dënimi reflekton statusin e tij si kryetar shteti në atë kohë dhe tradhtinë që i bëri ai besimit të publikut.
Sipas BBC, Tejlër, 64 vjeç, insiston se është i pafajshëm dhe se do të apelojë vendimin. Procesi i apelit mund të zgjasë rreth gjashtë muaj.
Gjatë leximit të vendimit, gjykatësi Richard Lussick tha se krimet në Sierra Leone ishin nga më të tmerrshmit në historinë njerëzore.
Prokuroria kishte kërkuar 80 vite burg.
Në këmbim të ‘diamanteve të gjakut’, Tejlër kishte ofruar armë dhe mbështetje logjistike e morale për rebelët në Sierra Leone, duke zgjatur konfliktin dhe vuajtjet e banorëve të Sierra Leones.
Tejlër është i pari ish- kryetar shteti që është dënuar për krime lufte nga një gjykatë ndërkombëtare që prej gjyqit të Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore.
Vetë Tejlër i kërkoi gjykatës që të marrë parasysh moshën e tij kur të marrë vendimin.
Gjatë luftës civile në Sierra Leone, Tejlër, president i Liberisë fqinje, ka mbështetur rebelët që kanë vrarë dhjetëra mijëra persona.
Krimet e luftës përfshijnë vrasje, përdhunime dhe përdorim të fëmijëve si ushtarë.
Keshtu e pesojne te gjithe diktatoret e botes. http://mdcal.blogspot.com/2012/05/fatos-nano-zgjidhet-neser-presidenti-i.html
O Albania Never! Keshtu the dhe dje ti… Nano zgjidhet neser president…!!! Neser sot, apo neser pas nji jave :p
Pervec ketij tonit qe nuk ka zot
Ka çeçua bixhak! Po ketij kasapit, satrapit, trapit tone kur do t”i vije radha? Nese ka radhe per te, sepse ka mbetur si kufome qe qelbet mbi toke. Nese ka zot do ti vije radha te beje njeçike burg edhe ky toni, nëse nuk ka, duhet vetëm ta varrosim se na qelbi të gjithëve.
Hallall e per hajer inshallah! Ne koke te ketij tonit:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html
Ketij tonit nuk i mjaftojne 400 fjet burg famijarisht se jane te kredhur te gjithe ne mut deri ne gryke,Qe nga salushi e deri tek ai qumeshtori duke perfunduar me argita hundshtremten.
Mbeshtese kerkesen e prokurorise per denimin me 8o vjete burge per kasapin e Laberise.Thet was good.