Dështon raundi i parë i votimit për presidentin, nuk paraqitet asnjë kandidat

30 Maj 2012, 10:12Politika TEMA

Votimi i parë për presidentin e ri do të quhet i ezauruar pa u paraqitur asnjë kandidat. Xhezair Zaganjori nuk do paraqitet si kandidat, për të mos u djegur. Opozita shprehu kundërshtinë për emrin e tij. I pari që shkroi kundër tij ishte Erion Braçe. Ai citoi faktin se ai votoi në konflikt interesi për të zgjatur mandatin e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Tani Komisioni i Ligjeve ka përgatitur një raport, i cili shkon në Kuvend. Aty thuhet se nuk ka asnjë kandidat. Megjithatë raundi i parë quhet i kryer. Pas një javë do jetë raundi i dytë.

6 komente në “Dështon raundi i parë i votimit për presidentin, nuk paraqitet asnjë kandidat”

  1. kujtim says:

    Erioni ka vene kriter qe presidenti te jete nen 1.50 m. Zaganjori skualifikohet me kete kriter.

    Sa paradoksal eshte realiteti shqiptar. Per nje si Erioni, qe mezi ka marre shkollen e larte, me biografi delikuenti ne kohen e adololeshences, nuk merret njeri.

    Me nje akademik si Zaganjori, nemerohen edhe fijet qe i kane mbetur ne koke.

    Fajin per cdo gje e ka populli shqiptar qe voton per Erionin,Bumcin,Topallin, Tom Doshin, Ilir Meten, Dashamir Tahirin, Lefter Koken, Albana Vokshin etj etj.

  2. Ali says:

    Turp per PS. Per sa kohe qe do te jene ato ne opozite, pozita kjo do te jete. Njerez qe bejne vetem polemika dhe vetem ndalojne zhvillimin. Turp, turp.., turp!!!

    1. Nadia Shabani says:

      Pse eshte turp kundershtimi qe i behet nga opozita kesaj figure? A tha Saliu se do kemi konsesus per presidentin? Ku eshte koncesusi ketu kur ai e zgjedh dhe thote do te votosh se s’ben se keshtu dua une? Apo juve nuk ju intereson se eshte nje i bindur tjeter i Berishes qe i shtohet listes se Berishes si Ristani.

  3. Sinani says:

    Perse po shkelet ekushtetuta sot ne parlament?
    Cfare eshte ky debat ne kete senace per zgjedhjen e presidentit?
    Neni 87
    2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë
    prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij.

  4. sotir says:

    Maxhoranca mund ta zgjedhe Zagarnjorin edhe me 71 depudete se eshte kushtetuese por ky kandidate nuk eshte konsesuale eshte i maxhorances .PS ne asnje menyre nuk duhet ta votoje pro.Madje dhe mund ta bojkotoje se ne se zgjedhja me 71 vota eshte brenda kushtetuese dhe bojkoti nuk eshte jashte kushtetutes.

  5. Andrea says:

    Iu lumte bytha ketyre politkaneve tane! Na bejne edhe lojera politike, iku raundi i pare i votimeve pa kandidat. Jane vertet te zgjuar! Keshtu eshte ketu te ne; ha o muço, pi o muco, pirth o muco. Keta duhen shporrur te gjithe, kur edhe nje president konsesual nuk zgjidhin dot. Na e kane bere kete presidentin sikur prej tij do te varen fatet e vendit. Nje gje nuk e dine keta qe as nga presidenti dhe as prej tyre nuk zgjidhen problemet e shqiptareve. Le ta shtyjne edhe ca kohe sa pa filluar ndonje fortune, trapat e dreqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje