Vizita e Topit në Kuvajt, emiri jep 5.5 milion euro për Sheshin Skënderbej

29 Maj 2012, 20:54Politika TEMA

Nëse do të tregoheshim pak cinikë, mund të thonim se emiri i Kuvajtit e pagoi shtrenjtë dekoratën që i dha atij Presidenti i Republikës, Bamir Topi: plot 5.5 milionë euro.

Në fakt, paratë emiri nuk i dha për Presidentin apo institucionin e Presidencës, por për Bashkinë e Tiranës, si këst i dytë për rikonstruksionin e sheshit Skënderbej. Një gjest ky i emirit që pritej pas darkës shtetërore të shtruar prej tij, ku ishin ftuar të 64 ambasadoret e trupit diplomatik të akredituar në Kuvajt Siti.

Kur solli në Tiranë në prill të 2008-ës një çek prej 4 milion dollarësh për familjet e viktimave të Gërdecit, emiri, nëpërmjet të dërguarve të tij ia dorëzoi çekun Presidentit, që e dorëzoi këtë shumë në llogarinë bankare të hapur për viktimat e Gërdecit.

Por, ky ishte një veprim personal i emirit. Kësaj here, emiri implikoi qeverinë, e cila u mblodh të martën paradite dhe e mori vendimin gjatë kohës që presidenti Bamir Topi ndodhej ende në Kuvajt.

Presidenti Topi këmbënguli në një përfshirje të qeverisë dhe të biznesit kuvajtjan në Shqipëri edhe në takimet e ngjeshura të ditës së dytë të vizitës së tij, ku u takua me zëvendëskryeministrin, Sheikun Al-Kalid Al-Sabah, ministrat e Arsimit dhe Shëndetësisë, me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë, drejtuesit e kompanisë më të madhe kuvajtiane “Alimtiaz Investment Group” dhe Drejtuesin e Fondit Kuvajtian të Zhvillimit.

Pyetja që mund të shtrohet pa hezitim është se si do të përdoren këto 5.5 milion euro nga administrata e re e bashkisë, kur dihet se kjo administrate nuk i qëndroi besnike projektit të parë të sheshit, atij për të cilin kishin paguar kuvajtjanët.

Por, siç u shprehën asokohe kuvajtjanët, nuk u takon atyre të vendosin se çfarë është më e mirë për tiranasit. Në çdo rast, me vendimin për të derdhur edhe 5.5 milion euro të tjera për sheshin Skënderbej dhe qytetin e Tiranës, mund të thuhet pa frikë se vizita e Presidentit Bamir Topi në Kuvajt ia arriti qëllimit./TCH

18 komente në “Vizita e Topit në Kuvajt, emiri jep 5.5 milion euro për Sheshin Skënderbej”

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Hec Topi, cohu ne kom se ja hodhe sales qe merr vec premtime:p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html

    2. GEZIM HANZA says:

      Ha ha ha, lypsar.

  1. net says:

    cili politikan apo udheheqes europian i fali 5.5 milion euro vetem per kortezi?…..

    1. Enzo says:

      Nuk ti fal njeri o kokzi, por jane per te bere gjamine kasher, se Edi Rama eshte djalli i krishter. Prandaj e bene dashin kurban.
      Po ti o net– refugjati shqiperia po te ushqen mos na prediko ata qe te japin borxh..

      1. net says:

        kur investoi papa me 5,5 milion euro te beje nje kishe ne shqiperi? …
        Meqe ra fjala, ne nje menyre ne nje tjeter islami eshte feja e zotit dhe investohet per te, ja jan vete armiqte e islamit nder ta edi rama qe investon jo se ka deshire por per te marr votat, kurse ne anen tjeter arrihet ajo qe duam ne muslimanet hehehe

        1. Enzo says:

          net lexuesi, ju keshilloj te lexoni cfar po pergatitet ne boten e sotme dhe do ta kuptoni cfar do fitoni ju myslymanet si ju neti–. Nuk vjen drita nga ju sepse jeni erresira dhe dritat qe kerkoni do ju ndricojne aq shume saqe erresira nuk mund tju ndihmoje me. Le tja leme kohes se ajo na ka treguar qe nuk gabon.

    2. 1 says:

      po fillon te na çash drasat ti arab,nqs te pelqen lindja ik atje,dhe mos bej propagande ne mes te europes,maskara !

  2. Mandi says:

    per kaq vine verdall neper bote ..vetem te vjedhin ndonje para ..vertet ju duken politikane keta felliqsira idiote?

    1. Fotaqi says:

      ahahahhhhhhhh islamiket na dhane borxhe 5,5 milion Euro…ooooo Shqiperi ku je katandisur o vend i ikur per lesh ke rene ne meshire te Talebaneve islamike…Fatale….!!!!! Shqiperia perfundimisht nuk behet me me keta Politikane qe kane shitur bythen per para

      1. Alexsander says:

        Po c politikane injorante kemi more aman c eshte ky president idiot qe shkon deri ne kuvajt dhe lyp Para ky eshte me hale se ai Turku tjeter salehqen berisha, kjo qeveri duhet nderruar urgjentisht me kuc e me macke se na injoruan na mbollen islamin ne mes te Europes. Katastrofale !!!!!!!

  3. roland says:

    ngelem tu lyp! edhe ku, te arabet!?!? evropa po u jep grekeve miliarda, dhe spaska ca miliona per ne? bamir,shum pa kuptim

    1. net says:

      ja qe nuk ti jep europa, biles po ti merr edhe ato qe ke.
      Skeni nga ja mbani tek muslimanet kerkoni ndihme.
      Haahaahahahaa

  4. Dhe kjo shume e marre prej lupsit te kuvajtit bomirit mbi c’Garanci jepet ! Eshte kjo Falas ? …………..Apo bamiri ka ndermend me ndertu Xhamine e partis se tij me hoxhe okiten e t’filloj tu gerthit per parti nga minareja mi bo shplarje truri trumisheve besimtar.

  5. Leka says:

    Ripushtimi osmano-arab vazhdon, me thelle dhe me gjere.Callmen Topi, e ka brenda ne trute e vet, sic e kemi ndjere dhe pare per tere kohen. Dhe pronat,jo vetem ky, kane fituar te paret e vete, per sherbimet qe i kane bere dovletit pushtues, ne dem te Shqiperise.Topi,ashtu si dhe Saliu,jane nje haram i madh i ketij vendi.Ptu, sikter!

  6. skenderi says:

    ky i paska mare leket per bashen ,qe ti ndajne bashke e shef ku fle lepuri o argita prandaj leviz te kapesh ndonje kafshate,RROFTE PAM(VARESIA) E SHQYPNISE GEGERISHTE

  7. andrea says:

    Po pse si kujtonit juve qe ky president Tap Topi eshte burre i mire apo si…??? ky eshte Asqer i Turkut por qe ju akoma nuk e keni kuptuar sa gjera qe nuk di more Popull..i mjere…!

  8. tourkofagos says:

    pune korrakesh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje