Rama: Tryeza e kryetarëve të mblidhet sa më shpejt. Raundi i parë do digjet, por krizën mund ta kthejmë në shans

29 Maj 2012, 13:58Politika TEMA

Pak pasi Sali Berisha e quajti jo të fisshme tryezën e krerëve të partive, Rama i bën thirrje Berishës që të ulen si drejtues partish parlamentare. Ndërkohë Rama tha se vendi mund të hyjë në krizë pas dështimit të raundit të parë të votimit për presidentin. Por Rama tha se kriza mund të kthehet në shans

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur përpara deputetëve të partisë së tij, tha se tryeza e kryetarëve të partive duhet të realizohet më shpejt për të diskutuar katër çështjet e ngritura nga PS, të cilat sipas Ramës janë edhe kushtet e Perëndimit.

“Unë e siguroj opinionin publik dhe e sigurova vetëm pak minuta më parë edhe Trojkën e ambasadorëve, se Partia Socialiste nuk do të reshtë së përpjekuri për të hapur rrugën e arsyes politike të kombit në këtë moment delikat e historik, duke komunikuar, dialoguar, bashkëpunuar me çdo palë politike e mundësisht me të gjitha palët politike, nëse edhe PD e dëshiron, që të gjejnë një zgjidhje të denjë dhe të qëndrueshme për çdonjërën nga katër pikat. Tryeza e dialogut mes kryetarëve të partive parlamentare duhet të bëhet një orë e më parë, ne s’themi as që me çdo kusht të katër pikat të trajtohen menjëherë e të gjitha bashkë edhe pse kjo sipas nesh është më e mira, as që po s’u bë çdo gjë siç mendojmë ne kjo punë e mirë për vendin nuk bëhet dot. Jo, ne themi ja çfarë mendojmë dhe jemi gati të dëgjojmë edhe çfarë mendojnë të tjerët, ballë për ballë, sy më sy, pa imponime e as truke e hilera që e bëjnë të padobishëm këtë proces të domosdoshëm për vendin tonë. Sipas nesh, nëse raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit digjet pa kandidatë, procesi hyn në një krizë. Por, një krizë është gjithnjë një medalje me dy anë. Nga njëra anë është tuneli i pamundësisë, kurse nga ana tjetër mundësi për ta kthyer krizën në një shans nga ku të dilet në një kuotë më të lartë se sa kuota ku ndodheshe përpara krizës. Unë dua të shpresoj se mund të ndodhë kjo e dyta dhe në fakt janë të gjitha mundësitë që kjo të ndodhë, nëse ka vullnet të mirë nga të gjitha palët,” tha Rama.

Kryetari i PS e nisi mbledhjen e grupit duke folur për raportin e Departamentit të Shtetit.

“Jemi në një moment tejet të rëndësishëm politik, ku gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur për vendin, ndërkohë që rruga drejt provimit të vjeshtës në Bruksel, fatkeqësisht, po mjegullohet dita – ditës.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2011, i prezantuar nga Sekretarja Klinton mbi të Drejtat e Njeriut, është një pasqyrë ku Shqipëria duket vërtet keq, jo në sytë e opozitës, por në sytë e mikut e aleatit më të madh strategjik të mbarë kombit shqiptar.

Gjithçka tregon ajo pasqyrë është alarmante dhe duhet të verë në alarm të zgjedhurit, po edhe zgjedhësit e këtij vendi. Është e vështirë të gjesh në të qoftë edhe një fushë të vetme që do ta bënte vendin tonë të konsiderohej një demokraci funksionale, një shtet serioz, një anëtar i mundshëm dinjitoz i Bashkimit Europian. Niveli i përhapur i korrupsionit dhe betonimi i kulturës së pandëshkueshmërisë, dhuna dhe shpërfillja e ligjit nga policia dhe forcat e sigurisë, siç është rasti tragjik i 21 janarit pengimi i hetimeve për këtë çështje, minimi i të drejtës së qytetarëve për të vendosur me votë për fatet e tyre, cenimi i lirisë së medias dhe gjendja dëshpëruese e sistemit të drejtësisë, të bëjnë të mendosh që vendi, që duket kaq keq në këtë pasqyrë, nuk është në mes të Europës dhe forcat që e qeverisin këtë vend janë fuqi qorre e shurdhe e së shkuarës.

Fatkeqësisht kjo verbëri e shurdhëri materializohet përditë në sjelljen e në fjalët e kryeministrit të Shqipërisë. Ai refuzon kokëfortësisht përmbylljen e Reformës Zgjedhore edhe pse Raporti i Departamentit të Shtetit thotë qartë se në Shqipëri nën qeverisjen e Sali Berishës është minuar e drejta më themelore që gëzojnë qytetarët në një sistem demokratik, e drejta e votës. Ato çka raporti thotë troç për KQZ e Arben Ristanit flasin më së miri për drejtësinë e këmbënguljes sonë për ndryshimin me themel të KQZ-së. Ndërsa këmbëngulja e kryeministrit për ta mbajtur në këmbë me çdo kosto për vendin këtë KQZ zullumesh flet hapur për qëllimin e tij që të vjedhë përsëri zgjedhjet e ardhshme,” tha Rama.

Edi Rama ka bërë më pas një sqarim në lidhje me disa pika, për të cilat foli dje kryeministri Sali Berisha.

“Lejomëni të bëj disa sqarime të nevojshme lidhur me këto katër pika për të shpërndarë hirin që kryeministri u mundua t’i hedhë syve publikut dje gjatë tiradës së tij kundër nesh e propozimeve tona:

E para, kryeministri tha se Partia Socialiste dashka të imponojë me çdo kusht numërimin elektronik kundër rekomandimit të ODIHR-it dhe se kjo qenka arsyeja pse reforma zgjedhore paska ngecur. E pavërtetë! E kemi dëgjuar me vëmendje shqetësimin e shprehur nga ODIHR-i në këtë pikë dhe jemi shprehur se jemi gati të negociojmë zgjidhjen më të arsyeshme bazuar në propozimin e vetë  ODHIR-it. Pra, nuk ka asnjë hendek të pakapërcyeshëm mes qëndrimit të kryeministrit e qëndrimit tonë. Përkundrazi është lehtësisht e zgjidhshme kjo pikë nëse kryeministri do zgjidhje dhe jo një alibi më shumë për të bllokuar Reformën Zgjedhore.

E dyta, kryeministri tha se Partia Socialiste dashka të imponojë një ndryshim që synon bllokimin e zgjedhjeve përmes dy anëtarësh partiak në KQZ. E pavërtetë! Kemi kërkuar të riformulojmë nenin famëkeq të transparencës së materialeve zgjedhore, që ishte edhe çelësi i konsensusit të vitit 2008 për Kodin Zgjedhor, të cilin Saliu e flaku në det pasi vodhi zgjedhjet e vitit 2009, me pasojë tërë atë krizë të gjatë që nuk duhet të përsëritet më kurrë. Ne kërkojmë vetëm transparencë në funksion të vendosjes së ligjit e vetëm të ligjit në bazën e veprimtarisë së çdo komisioneri, në mënyrë që asnjë komisioner të mos jetë i pakapshëm kur falsifikon materialet zgjedhore. Në këtë pikë ODHIR-i nuk ka as edhe një kundërshtim, vendet e tjera e kanë të hapur deri për qytetarët e zakonshëm aksesin në dokumentacionin zgjedhor. Madje, ne propozuam heqjen e materialeve zgjedhore nga procesi i numërimit, duke kërkuar që materialet të vlejnë vetëm për hetim administrativ në rastet kur e kërkon njëra nga palët. Pra, nëse kryeministri do zgjidhje dhe jo një alibi më shumë për të mbajtur të bllokuar Reformën Zgjedhore, kjo pikë është lehtësisht e kapërcyeshme me vullnet të mirë.

E treta, kryeministri i shmanget vijimësisht asaj që në fakt është edhe nyja kryesore që duhet zgjidhur për të zgjidhur problemin e Reformës Zgjedhore. Kjo nyje është KQZ-ja. E cila është e damkosur si mos më keq qoftë në Raportin e ODHIR-it, qoftë në Raportin e Sekretares Klinton. Si mund ta imagjinojë Sali Berisha se Partia Socialiste mund të pranojë një Reformë Zgjedhore që nuk garanton:

a) Largimin e shpejtë të Ristanit e të gjithë anëtarëve të saj pa përjashtim dhe b) Zgjedhjen e kryetarit me konsensus ose me ballafaqim kandidaturash në Kuvend?

Publiku duhet ta dijë se kryeministri kërkon që në zgjedhjen e kryetarit të KQZ-së ne të pranojmë pa të drejtë kandidature alternative nga ana jonë, kandidatin e tij. Po si mund ta pranojmë ne këtë pas eksperiencës shumë të hidhur me Ristanin, që asokohe mori dhe votat tona në mirëbesim institucional? Thjesht e pamundur.

Sidoqoftë, unë kam bindjen se nëse kryeministri do zgjidhje në këtë pikë dhe jo një alibi më shumë për të mbajtur në krye të KQZ killerin e zgjedhjeve të vitit 2009 e të 8 majit 2011 në Tiranë, shkelësin më vandal të Kodit Zgjedhor për llogari të pushtetit të Saliut, figurën më të diskretituar botërisht të zyrtarit të lartë shqiptar, atëherë zgjidhja është jo vetëm e mundshme po është fare e thjeshtë,” deklaroi Rama.

32 komente në “Rama: Tryeza e kryetarëve të mblidhet sa më shpejt. Raundi i parë do digjet, por krizën mund ta kthejmë në shans”

  1. Sali=Geddaf says:

    Ilir Meta e drodhi.

    1. Ben Chicago says:

      Ti Rama nuk do kompromis,ti nuk do president konsensua,ti do bojkotin,tashti po diskutohet per presidentin,ti ben platforme editoriale me 4 kerkesa,qellimi jot eshte mosmarrja e statusit,dhe pengimi i antersimit te vendit ne BE.Te njejten gje u perpoqe te benje edhe per vizat edhe per Nato-n,Ramo ti dhe pjellat e bllokut nuk mund te pengoni integrimin e Shqiperise ne Europe,harrojeni.

      1. aldo says:

        Prape ketu ti ore derdimen, nuk te doli qe hengre dije dru si gjithmone nga shumica e komentuesve!

      2. Ben sucking cock in Chicago says:

        Ti Ben Balliu aka Falliu, shko q..u. Ti Ben e ke pjellen e bllokut ne krye te PD. Sa vite i mblodhi shurren Hysni Kapos kryetari i PD na thuaj pak. Sa vite shkruajti per partine e punes gazetari i ZP Fahri Balliu. Si e lavderoi Liljana Hoxhen Saliu yt ne mes te parlamentit apo e ke harru. Si e lavderoi komunistin Lufter Xhuveli Saliu per vite me rradhe ne koalicion me te. Si ndejti 4 vjet ne koalcion me komunistin Ilir Meta Saliu yt. Kush e falenderoi Ramizin ne mitingun e studenteve, Saliu yt apo jot teme. Kush i tha ne miting studenteve urime per partine tuaj se une kam partine time partine e punes, Saliu yt apo jot teme. Ashtu sic Saliu mblidhte shurren e Hysniut dhe sot thote jam anti komunist, edhe ti sot mbledh shurren e Saliut dhe neser do thuash jam me opoziten kur te vije ne pushtet. Sa per Edi Ramen, atij ti ngrini nji permendore se po te mos kishte opozita ate ne krye ju s’do kishit ndejt ne pushtet me shume se 6 muaj.

      3. racionali says:

        O–CIK–AGA (go).Per cfare vjen ketu ne faqen tone ,per te na mbushur mendjen se sa mire vret kryekrimineli i Shqiperise ,qe ka hyre ne gjak me nje popull ???? Besoj ,se pergjigjen me te mire jua u dha MERO dje me editorialin.Keshtu qe ben mire te shkojsh ne ruajtjen e Saliut ,ashtu sic dhe Gedafi kerkoi dy dite para se ta kapnin.Ti nuk ma merr mendja se je Ben chikago.Ti me siguri duhet te jesh O Ben Imami ,O Ben Demeti,ose……… te gjithe sebashku jeni Ben qameti.Tani futi nje xhiro andej nga Frrok.Balli 55. ose nga Sander Frengu te takojsh Enkelin qe e rreh gruaja,ose tako Zhejin ,Cilin ,Hoxhen ,qe tju kendoje hoxha mbas vashit .A kuptove i Blem i chikagos.

      4. Enough is Enough says:

        Ne qaf time po eshte nga chicago ky dallkauk,

    2. getozoari says:

      Saliu do e dredhe, po shume shpejt madje. Rama po tregon qe mund ta beje te kerkellije dhembet nga frika edhe kur thjesht i ben muhabet, imagjinoni cmund ti beje ne zgjedhjet e ardhshme atij komunisti demode qe nuk ka mesuar kurre shqipen.

  2. Me leshue Ristanin kesaj radhe Doktori ka me na myt puqistat n’vota
    Raportet e Dash-it jon leter higjenike per Doktorin, veni mend.

  3. Logjika says:

    Sa qef i ke krizat mor derdimeni piktor. Po sa i paafte qe je mor palluqe. Thua e sterthua po te njejtat traplluqe por mos ki merak se ta ve doktorri kufirin te thana. Prape do e hash sic e ke henger gjithmone e prape do qash e do ankohesh pastaj. Te iku jeta duke honger ngjale or palle.

  4. Rama definitivisht dhjaks! says:

    Konferenca me e felliqur e Rames kjo e sotmja. Shqiptaret presin ti beje mocion qeverise kurse ky dhjaksi i lutej Saliut gjysem ore ne konference shtypi. Aman o Sali tu befsha hajt bejme reforma. Cfare lesh lideri eshte ky ngeli duke iu lutur Saliut. Nuk po i lutet per te miren e vendit por i lutet se eshte dhjaks, ky vend ska nevoje as per reforma as per status me Saliun ne krye. Po s’i beri mocion Saliut tani, Rama te shkoje te haje nje ngjale me te madhe kesaj rradhe. Gjithe elektorati ta presi me ngjale ne dore ne fushate elektorale kete sherbetor te Saliut dhe Ilirit.

    1. elinksar says:

      Ej po gomeret kush i leshoi mer jahu. Qeke palle e shkuer (sic ta zemra Salixhi i vogel) palles, po thuaj shyqyr qe kohes tuaj po i vjen cofja.
      Hajt pra ngushellime Salixhi, hongsh sa te ngopesh. Kryeministri i ri po vjen, ishalla nuk te bi kokes. ?

      1. Rama definitivisht dhjaks! says:

        Elinksar lexo mire para se te shkrush. Ne vend te argumentave ke folur vetem per palla ne komentin tend. Dukesh qe nga maja e palles je tu shkrujt, kshuqe kur te zbresesh nga maja e palles lexoje dhe njihere komentin e hapi syt e shif qe sjam salixhi por jam nga ata opozitar qe spo e durojm dot me Ramen tat qe akoma kerkon reforma me Saliun. Opozita eshte shume me e madhe se Rama dhe Rama eshte pjesa me e keqe e opozites. Megjithate urojm qe ta kete seriozisht qe do beje mocion kunder Saliut por nga cfare tha sot duket se do e dredhi si gjithmone. Ai do ngelet me ngjalen e Metes ne goje dhe ti elinksar do ngelesh me ngjalen e Edit ne b..

  5. …na vjen me vjell o edvinMostra, boll se te plasi Daullja,
    boll I re hallatit te Shpellarit se na e shpife,
    Rri me pordhet e tua dhe qepe se paku, te te qajme hallin se paku qe te Kane mberthy per koqesh
    (edhe se I ke jallane)…He bur’ o bur’!

    1. adddaggg says:

      DMTH ti thua qe te mbajme hallet, vetem Rama te na leje rehat, se nuk e do ti??? Hem gjeniale si ide, nese qellimi yt ishte ti tregoje te gjitheve qe je IDIOT!!! Po kush mendon ne ket menyr mor Hajvan??
      Degjo, kam nje ide me te mire, ti mbaj Saliun se e paske fiksim, ne po marrim Ramen kryeminister dhe te urojme nje muaj mjalti sa me te lumtur ty dhe gomereve te tjere. Keshtu po!

  6. iliri uk says:

    per te gjithe ju idiotet qe komentoni pa degjuar ramen ose kedo qe flet situata eshte e thjeshte ose saliu do ulet ne tryeze dhe te pranoj president konsensual ose do ike nga pushteti kete vere. ajo qe rama thote eshte se ai do beje gjithcka perpara se ti coje shqiptaret ne kasaphanen e saliut qe vret per pushtet. ne se keni te ndenjura do ju shohim kur te vije koha e duhur. ah dhe nje peytje ku eshte ai anadollaku i vogel nacionalist spahiu apo i ka thene saliu te beje pushim se boll ka probleme me presidentin.

    1. gentian says:

      iliri uk : Idiotllek eshte te degjosh ramen o i mjere bashte me saliu e te gjithe keta qe na perfaqesojne,a nuk ishte ky rama qe degjon ti qe ju nxorri neper rruge keto tre vitet e fundit, a nuk ishte ky rama qe degjon ti keto tre vite te fundit qe bllokoj cdo reforme dhe beri cfare ishte e mundur qe shqiperia mos ta merrte statusin kandidat, prandaj jemi sot ku jemi sepse shqiperia eshte e mbushur me idiot si ti e shume te tjere nga te dyja kampet qe akoma ne vitin 2012 dalin ne mbrojtje te ketyre gjakpirsave te kombit shqiptare….

  7. demollari says:

    eshte mir te jepen dy tre canditatura jo partiake e poi vediamo cosa ce.

  8. ilo says:

    HAHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHA
    Dridhu Sali dridhu se fundin e ke me t’afert se cmendon. Dhe kur te te vije, mjeri ti nga populli yt. Atehere ta tregofshin te gjithe sa te duan ty vrases e hajdut pa din e iman.

  9. teni says:

    te papare gjithe keta tipat ketu qe dalin si socialiste te zhgenjyer nga rama. se ju digjet barku fort per ps te gjitheve. e harruat qe deri para 1 jave saliu e kishte shpall veten mbret dhe do vinte jozefinen presidente pa nami u befte? ku eshte tani? duke marr kthesa cdo dy minuta dhe ka perfundu tu be thirrje per president konsensual. iku saliu ne mos sot nuk e ka te gjate

  10. kurbaba says:

    Kur baba t’ju bjere nga kali, do pysni kush na … nonen.
    Pa merak, do mesoheni. Berishen ke veni do e keni, pranaj beni gati orare t e vizitave/.

  11. koz says:

    Edhe pse Rama ka pothuaj gjithcka ne anen e tij ne kete moment politik dhe eshte ne te drejten morale dhe zotit qe te mos cedoje asnje hap mbrapa, ne ato qe thote dhe ben duket qe eshte (si gjithmone) i pavendosur dhe nje hap mbrapa me kundershtaret (perfshire ketu edhe meta nano). Qytetareve shqiptare nuk i duhet vec nje lider opozite i permbajtur por edhe me ide, force e inteligjence qe ti bej realitet aspiratat e shqiptareve.

    Sa me pak te dale neper Tv e media me deklarata boshe, pakuptim aq me mire i ben vetes dhe atyre qe i kane varur shpresat tek ai.

    Nese Rama nuk qullos ndonje gje edhe kete here (sic pritet te beje) atehere perforcon perfundimisht idene se ne nuk na duhet vec nje person me ide dhe qellime te mira apo djal civil “tirane”, por nje lider i vertet kurajoz e inteligjent qe perdor intuiten politike per te mos u vene ne loje dhe lejuar maskarenjte qe te terheqin zvarre dhe poshterojne nje komb te tere.

    Perpjekja e gjithanshme dhe me te gjitha mjetet per te mos lejuar me kete “charade” te turpshme duhet te ishte forca shtytese per cdo lider te opozites dhe jo meraku apo dyshimi se cfare po thone apo reagojne ambasadoret e huaj apo lobistet e biznesmenet e cdo lloji. Deri me sot Rama ka bere kete te dyten dhe nuk duket se ka stofin per te qene nje udheheqes shpresedhenes e pozitiv per shqiptaret, ca me pak nje Burre shteti (ne formim).

    Kjo ndoshta do te jete drama personale e Rames… te qenit kaq prane dhe njekohesisht kaq larg… totalisht per faj te tij.

    Ndoshta kete here rama mund te na zhgenjeje dhe te bej ate qe se ka bere ne keto 6-7 vjete, ….

    Une per vete nuk jam aspak optimist

    1. ermaku says:

      Me fal po kujt i plasi!!!!
      Se jo per gje po kur vendos te pushtosh gjysem faqeje me budallalliqe, mund te kesh sensin qe te kuptosh qe ndoshta njerezit nuk duan ti lexojne, jo eshte jo s’eshte.
      Ke alternativa???? Ne Shqiperi ka – DY – Do me per Saliun apo jo???
      E nese nuk e ke kuptuar ala, ketu nuk do me njeri asnje cope Sali.
      Kur ta ndash menjen dil njehere, mgjs nuk besoj se ka per tndodh

  12. ermaku says:

    Ej po fuksat e spiunet alla Sali gjithmone e kane ngrene, mos e merzisni, do vije nje tjeter qe ta adhuroni e tju shkele me kemb mgjs nuk do ngreje dot koken si ky miza ne mes te plehut.

  13. gentian says:

    Me kete sjellje qe po ben tani Edi Rama po e verteton qe eshte vet shkaktari i deshtimeve per te marre statusin kandidat qe heren e pare, a nuk ishte ky edi rama qe kur bllokonte rruget parlamentin dhe te gjitha reformat per te marre statusin kandidat, a nuk ishte edi rama ai qe thoshte se mos pjesmarrja ne parlament dhe grevat nuk ndikojne ne statusin kandidat, dhe tani 3 vjet me vone pas dy deshtimesh na del e na thot hajdeni ti bejme reformat qe mos ta humbim per se treti kete rast, qe ky njeri eshte psikopat kjo dihet por eshte per te ardhur keq qe shume militant te semure i shkojne mbrapsht dhe harrojne veprimet e ketij psikopati qe kur eshte ne krye te ps me greva, protesta e bllokime rrugesh dhe dihet resultati i tyre asnjeren nuk e coj deri ne fund, dhe ishim ne populli i thjeshte qe i paguam budalliqet e tije duke mbetur te fundit ne rajon per cdo gje……

    1. getozoari says:

      Gento qenke i marre! Nuk eshte kompliment me qe ra fjala.
      Po Rama ishte ne rruge, ne fjalime, ne zgjedhje e ne te gjitha shanset qe kishte e qe mund te kishte qe kundershtonte kete qeveri hajdute me ne krye nje vrases te paskrupullt. Qe i beri te gjitha keto, beri jo vetem mire, po shume shume mire, sepse Saliu eshte qen qe e ka shitur vendin dhe popullin e tij per nje dore leke e pushtet.
      Ju te gjithe qe e mbeshtesni nuk tregoni gje tjeter pervec se qe jeni po aq hajdute sa ai, vetem se me xhepat shume me bosh se Argita. Te duartrokasesh vrasjen dhe vjedhjen eshte njelloj si ti kryesh ato.
      Per sa i perket statusit kandidat, une habitem se si mund te jesh aq gomar sa te besosh qe e do Europen Saliu qe e ka degdisur Shqiperine poshte e me poshte, jo nje here, por cdo here qe ka mundur.
      Per ta permbledhur me nje fjale – je po aq sharlatan sa ai qe do te mbrosh duke share tjetrin. Rama eshte Rama, dhe per kete do te jete kryeministri i ardhshem! Saliu eshte nje qen i terbuar, qe terbon te gjithe ata qe e rrethojne e qe i ka bere me shume deme ketij vendi se sa Italianet! Per kete nuk durohet me e do te rrezohet ne te parat zgjedhje.

      1. gentian says:

        Getozoari: Injoranca jote nuk eshte problemi im sepse ketu po diskutonin me edi ramen dhe sjelljen e tije, dhe qe te jesh kunder edi rames nuk eshte e thene qe te jesh simpatizant i sali berishes, prandaj ti shoku injorant ne vendin tone nuk egziston vetem edi rama dhe sali berisha , dhe sa i perket gjerave te tjera qe ke shkruajtur nuk ja vlen as te diskutosh sepse vetem truri yt i tkurrur ne limitet e tije mund ta besoje qe edi rama nuk eshte nji hajdut po aq sa sali berisha dhe per kete i ka dhene provat, prandaj shoku injorant sali berisha do rrezohet nga koha e gjate e qeverisjes dhe nga mos qeverisja e mire e jo nga injorant si ti edhe edi rama me kompani…

  14. Treviso says:

    Ky me pseudonimin Logjika paska marre shume nga vrasesi i popullit Berisha. Sa llogjik ka berisha aq paska dhe Pallogjika.E ben kete prapagande se ka frike se hum karriken.Karrikja ejuaj eshte e humbur pergjithmone per popullin e varfer.Ju keni harruar se kur popullingrihet kunder jush nuk ka force ta ndaloje.Kjo kohe gjithnje po ngushtohet per ju mafjoze se bashku me sali Ram Berisha.

  15. edi says:

    mire e ke ti edvin me llogjiken tende po pse partia socialiste nuk ka kanditature per president cfare e pengon te propozoje njeri apo mos eshte ndonje loje per fatos nanon kjo e gjitha dhe ty ste vjen mire ta deklarosh ket gje

  16. Bato says:

    Shume kurioz do te isha cfare do bente ky nese do ishte kryeminister !!!!
    Dhe do ija kisha dhene me gjith shpirt voten nese do ti fuste te gjithe ne burg se tregon pak skicofreni ky kur eshte puna per seriozitet , nuk kishte burr nane me e prish lanen,ndersa ky e prishi ate grumbull lokalesh dhe plerash , se di nuk e njof fare ket por me duket pak skicofren ,dhe do isha kurioz te dija si do vepronte me drejtesine nese nai komentus qe e njef mire mund te beje ndonje koment ,flm !

  17. Eshte ABSURDE DEKLARATA E RAMES … duket me shume si nji tek e nji femije te llastuar dhe shume kondradiktore .. e perse duhet te digjet raundi i pare per zgjedhjen e presidentit e mos te zgjidhet me her te pare duke u treguar te respektushem dhe se deputetet punojne per shqiperin dhe shqiptaret … ska arsye dhe nuk esht e llogjikshme kur mendojme se dhe per zgjedhjen e presidentit kemi naze e kemi PORDHE … ka ardhur koha qe deputetet nuk duhet te bej lodra femijesh por duhet te jen te paret qe te japin shembullin qe jemi evropian …ska me qora e budallenje ..presidendi duhet te jet per shqiprine dhe shqiptaret jo per politikanet dhe per deputetet … ta harojne keta plera deputet si te majte dhe te djathte ,,qe mos te lozin me fjle qe disa e duan heqen e imunitetit e disa nuk pranojne …ME FJALE e me demagogji te gjithe deputetet jan pem pa kokra sepse e dine qe imuniteti per ta esht nji mbrojtje per te gjithe deputetet qe jan te perlyer me KORUPSION …nese do ishte se partia demokratike me ne krye SALI BERISHEN duan te heqin imunitetin e deputetit … atere duhet qe vet JOZEFINA TOPALLI ta veri ne plan te dites me an te regullores se parlamentit ..dhe atere do dukej se kush kerkon e kush nuk do te hiqet imuniteti… kesaj radhe duhet qe PRESIDENTI te zgjidhet me konsesus e jo me PORDHE duke deklaruar jo do digjet raundi i pare ……… nese kerkojme demokraci ,,,ajde te bejme DEMOKRACI por jo me keto xhaketa te vjetra qe jan ne parlament si nga e djathta ashtu dhe nga e majta keta plera deputetesh e kan ber dhe e kan kthyher parlamentin ne zon PRIVATE ndaj dhe presidentin duan ta zgjedhin ate qe u konvenon e qi si gacmon siopas ligjit …opininisti adrian hajdinaj

  18. albani says:

    ore po cfare jane keto komente, duket qe ka punonjes te ministrive ne keto komente, o tema bejini te ditur adresat e mailit dhe te identifikohen komentuesit,

    rama po kerkon bashkejetese dhe kjo eshte te kesh vizion dhe jo te shohesh kundershtarin si armik, ju thoni ka frike,

    po kur rama flet per krizen ekonomike ju i thoni nuk kthehet me koha e komunisteve, e kshu me radhe, ne cdo gje qe thote rama ju gjeni nga nje gje per te komentuar kunder tij dhe jo kunder asaj qe ai thote,

    merruni me kete qeveri se e degjeneroi ket popull ore, jo me ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje