Berisha: Presidenti do të vijë nga tre fusha. Tryeza e partive nuk është e fisshme. Do kërkojmë konsensus të gjerë

29 Maj 2012, 10:17Politika TEMA
Berisha: Presidenti do të vijë nga tre fusha. Tryeza e partive nuk

Kryeministri tha se do vijojnë të kërkojnë konsensus me opozitën për emrin e ri. Berisha shtoi se marrëveshjet më të mëdha me Ramën i ka arritur pa e takuar. Ai deklaroi se nëse dështon votimi i parë, nuk ka problem

 

Kryeministri Sali Berisha deklaroi pas takimit me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, se është i vendosur për të kërkuar një konsensus të gjerë për presidentin.

“Pavarësisht faktit se marrëveshja e 2 shtatorit 2009 përcakton angazhimin e PD dhe LSI për ta zgjedhur me mirëkuptim presidentin e Republikës, ne jemi të vendosur që këtë mirëkuptim ta shtrijmë në të gjithë spektrin politik parlamentar dhe të arrijmë në një kandidaturë që votohet gjerësisht. Do ta ftoj opozitën, sepse gjykoj që është në interesin e saj më të mirë, të investojë në mbështetjen e një personaliteti që do zgjidhet bashkarisht, dhe në 5 vitet që vijnë do mund t’i qëndrojë besnik Kushtetutës edhe për detyrimin që ka nga votëbesimi që i bëhet nga i gjithë spektri politik, që nënkupton për të një detyrim madhor,” tha Berisha.

Kryeministri deklaroi se Dule po lobon për emrin e Nanos, por ai vetë nuk dha asnjë emër.

“Qëndrimet tona i kemi shprehur, zoti Dule i ka shprehur. Unë jam plotësisht dakord që çështja e presidentit është e politikës. Ne kemi rënë dakord me LSI që të konsiderohet edhe drejtësia dhe diplomacia. Dule lobon fuqishëm për zotin Nano dhe unë nuk jam në dijeni të rezultateve të lobimit të zotit Dule. Ne kemi shprehur qëndrimin tonë,” tha Berisha.

Sipas kreut të PD, një tryezë e partive për presidentin nuk është e fisshme.

“Një tryezë e gjithë partive politike përbën një moment shumë të pafisshëm. Sepse nëse merr dhe heq emra, nuk bën proces të fisshëm. Prandaj të gjejmë mënyrat e komunikimit, e kam fjalën për opozitën, që ta shndërrojmë në një proces dinjitoz. Opozita ka bërë një hap, duke mos i quajtur kushte kërkesat e saj,” tha Berisha.

Në fund kryeministri deklaroi sërish se presidenti do dalë nga tre fusha. “Emrat do jenë nga tre fusha, diplomacia, politika dhe drejtësia. Të them që nesër mund të arrijmë konsensusin, mundet. Por edhe nëse shtyhet votimi, nuk ka problem. Të gjitha marrëveshjet e mëdha me Ramën i kam arritur pa e takuar. Nuk është normale që të shkojmë në votim pa PS-në.”

22 komente në “Berisha: Presidenti do të vijë nga tre fusha. Tryeza e partive nuk është e fisshme. Do kërkojmë konsensus të gjerë”

  1. Drini says:

    Ah more legen materniteti, flet ajo fytyre suma e vicidolit per fisnikeri. Medet ke kemi ne krye te shtetit.

    1. popolo di Tirana says:

      Ky eshte kulmi : Viçdoli te flet per fisshmëri.
      Mesiguri qe e ngateron me fisin e tij

  2. Sali=Geddaf says:

    Ky dallkauk cdo dite na shpik nje fjale te re ne gjuhen Shqipe, ma gjen ndonjeri cfare dreqin do te thote “pafisshëm” se hera e pare qe po e degjoje

  3. filan fisteku says:

    Pyetje retorike: Po te kishte qene Nano president ne vend te Topit atehere, do ta kishte anulluar marreveshjen e detit me Greqine???

    1. Latif Dreqi says:

      o filan, sa per info ee.Topi nuk anulloi asnje marreveshje, ate e anulloi gjykata kushtetuese. Ndoshta e vetmja gje e mire qe ka bere.Ligji eshte i tille, qe nqs Presidenti e kthen, atehere ne kuvend miratohet serisht dhe nuk ka me nevoje per miratimin e tij.

  4. al says:

    sali berisha ka te drejte te luaj ne kete menyre pasi kete komoditet ja ka dhene vet rama me ata qe e keshilluan te ndryshonte kushtetuten[ fatmir xhafa kastriot islami e te tjere. ftesa e rames per dialog eshte komplet fallco pasi ai e njeh berishen dhe nuk duhet ta luste ,por ti pergjigjet me te njejten sjellje .ai thote se me ramen ka ne zgjidh shume probleme dhe keto jane bere me presionin e disa dashmiresve fallco te vendit tone. po them me bindje te plote jashte nga shqiperia keta tipqa qe ne rastet me te shumta na kane sjelle deme se sa te mira .shqiperia nuk ka nevoje per te mesuar gjera qe mesohen ne fillore.mirkuptimi nuk vjen as me sharje nga me te ultat per opoziten por dhe as me ultimayume. une shoh se me kete klase politike qe kemi ne ne europe nuk hyme sepse vendi do nje mendim te ri per ndryshimet qe ndodhin ne europe dhe ne bote.
    ne qofte se e do atdheun dhe popullin duhet te jesh patriot duhet te gjesh zgjidhje sa me te mira per politiken dhe ekonomine.nqs atdheut shihet si ciflig dhe mund te besh cte duash me te te pasurosh nje grup te vogel sipas interesit kete e them per te dy krahet pd dhe ps nuk do kesh sukses ne popull por perkundrasi urrejtje. mendimi im eshte qe populli te denoj me vote shkaktaret e kesaj katrastofe .

  5. amani bre says:

    amani bre shikoni cfytyre te dhjere ka ky burri kur eshte ne hall!!po ku eshte ai mato gruda se i ka dale ne shteg plaku mere.(komunistet vdesin e nuk dorezohen????!!!)JO!!!-KOMUNISTET DOREZOHEN E NUK VDESIN-ndaj i kemi neper kembe si kete burrin qe e plugoi shqiperine.

  6. Ben Chicago says:

    kjo nderhyrja e grekerve i vuri vulen per nanon
    si do bejne uturaket e berishes kur te jete nano, me i koruptuari pas saliut president.
    edhe avziu eshte per nanon

  7. eli-Tiv says:

    …c’na flet per fisnikeri ky?…mire preardhjen se ka te tille..por nuk arriti te perpunohej as si nje qytetar normal…kujtoni gjarperinjte e pislleqet qe nxjerr nga goja..

  8. Xha Temja says:

    Natyrisht, Berisha, Rama dhe Meta e dine se kush do te jete presidenti i ardhshem. Ata po operoje sipas metodave diplomatike te zotit Arvizu, ne heshtje dhe sekret te plote.Per te qene te sinqert, shqiptaret, jo se jane me te mire, por thjesht nga qe jane ndryshe,ta zeme,nga Filipinasit, mendoj se nuk e meritojne nje sjellje te tille. Ndoshta vetem disa ore e ndajne kete popull nga emerimi i Presidentit te tyre dhe ata nuk i dine akoma emrin. Per nje popull si yni kjo eshte me te vertete e padrejte. Kuptohet, askush nuk ka pse bene fajtor Arvizune per kete qendrim,pasi,ndoshta kjo mund te jete shkalla e respektit te tij per ne, por nje sjellje kaq e padenje e zoterinjve tane politikane ndaj popullit te tyre, duke e konsideruar ne kete rast popullin e tyre thjeshte nje turme, eshte me te vertete mjerane. Ne kete moment te skajshem dhe aspak te volitshem, e ndjej per detyre si qytetar te jepja kete mendim:
    Per keto dite qe jetojme sot, zoti Eduard Selami dhe shume te tjere bene aq sa munden dhe diten ne ato momente te ndryshimit te madh. Jane te shumte ata qe kontribuan, si Berisha, Meksi, Ceka, Shehu,Shehi, Ruli, Pashko,Imami, e shume e shume te tjere qe koha i mori ne konsiderate. Vetem ky individ, qe kurre nuk kerkoj shperblim per kontributin e tij, nuk meret ne konsiderate. Mund te dal nje liber i tere me sharjet qe i kane bere Berishes Ceka, Imami,Ruli, Shehu,etj., lere pastaj sharjet e Nanos, Metes e kompani dhe Berisha i ka hedhur pas kraheve, duke i mare ne konsiderate si individ. Natyrisht me kete marje ne konsiderate ai i ka varrosur perfundimisht, por atyre aq u bene. Ata jane ne rregull dhe vjelin frutet e paburrerise se tyre. Vetem kete individ Berisha nuk e rehabiliton. Eduard Selami eshte i destinuar qe kurre te mos vij me ne krye te puneve te ketij shteti. Pse? Thjesht se nuk eshte si keta. Atehere, cfare kuptimi ka, nese demokracia ne kete vend kerkon, qe pa tjeter duhet te jesh si keta per tu marre ne konsiderate? Ndaj me te drejte mund te pyesnim: a eshte i gatshem valle Berisha, personi qe ka ne dore celsat e cdo dere ne kete vend,te konsideronte kandidaturen e ketij individi per president? Dhe nuk mund te harrojme te veme ne dukje se i vetmi “faj” i ketij individi eshte, qe buken e femijve te tij ka pranuar ta nxjerr vetem me djersen e ballit .

  9. eda says:

    Nje emer per President qe do te permbushte te gjitha parametrat, si jurist i famshem, diplomat, pedagog etj do te ishte Prof. Dr. Ksenofon Krisafi. Te tille njerez na duhen.

    1. ela says:

      Pse jo Besnik Mustafaj ?

    2. Haberliu says:

      Pëllumb Xhufi!!! Urime, Zoti e bekoftë kombin shqiptar.

  10. dori says:

    Nuk i ke votat prandaj nuk voton neser, kushi i ha ato qe thua more idiot.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Po o dori nuk i ka prandaj ka per te vajtur deri ne raundin e 4-5..S’ka votat dhe e di shume mire…Per ta shmangur 3 votimet e para, do ulet me Ramen dhe do bien dakort ne momentin e fundit..Eshte mjeshter i “shtyje sa te mundesh”…Ne vend qe te cohen te gjithe deputetet opozitare dhe ata te LSI-se (ne qoftese duan te bejne dicka te tille) dhe te shkojne ne ate salle Parlamentare dhe te kerkojne votim votebesimi, tallen me nje popull me pazare…

      Rama rri, shef, dhe mendon…Mbase mendon si te shkruaj editorjalin e rradhes si po perpiqet Berisha t’ja fusi…Ne politike, duhet ta kapesh demin nga briret dhe ti thuash: “Aty, se te them une”..

      Nuk e di c’fare ka folur me Floririn, por ne qoftese ai mjeshtri tjeter i ka rene kraheve te ketij opozitari me shprehjen: “Mos u merzit se do ti rregullojm keto gjera”, atehere ka futur koken ne prapanice per te gjithe ata qe e perfaqesojne….

  11. lipe says:

    Zhdukeni qelbesiren !

  12. Agim says:

    Per cfar po kerkohet te jete presidenti une mendoij se nuk kemi pse ti prishim pune shqipatrit-amerikan Eduart Selami e ta sjellim nga atje,vec tjerave ka harru per hallet tona.
    Mendoij se nje nder kandidatuart shume te volitshme,te pakten me volitshme se Eduar Selami do ishte….Dok.Prof.LISIEN BASHKURTI……dipllomat-politikan.

    1. egkli says:

      Po ly Lisen jashtqitja e emigranteve te 2 korrikut te kthej lekt e fajdeve qe ka marr

  13. lushi says:

    ELA ,JAM DAKORT ME TY,PSE JO BESNIK MUSTAFAJ ISH MINISTER I JASHTEM ,I PERKET TE DJATHTES EDHE PER MENDIMIN TIM DO TE ISHTE NJE PRESIDENT I TE GJITHVE

  14. Adriatik says:

    Une mendoj te jap kontributin tim modest duke sjelle ne vemendjen e analisteve Cili, Marku dhe Lutfi dy emra qe Jane shume te mire per president: Baro Corrogjafi dhe Tafurr Fratari. Do te sillja edhe nje emer tjeter, emer skrparlliu, por emri I tij permban edhe pjese te turpshme si Tarras Sukarasi, ndaj dhe nuk po e sjell.

  15. tarrasi says:

    U qelb Shqiperia.

    Vjen era qelbesire Vjen era Sali,
    e ka zene frika nga nje drejtesi.
    E ka zene frika nga presidenti
    eshte bere si marre nuk e ze vendi.

    O bobo thote Saliu, cme gjeti mua
    une presidentin e dua porsi grua
    e dua si grua si kukull e loder
    te me laj breket e mutin si koder.

    Keta budallajnte s’na lane rehat
    per president duan nje per shtat.
    Njeri te drejt qe te zbatoj ligjet
    po ne ku te mbytemi une dhe Fazlliqet?

    E dua babaxhan, si vella te vetem
    qe te me ruaj, kur vjedh si dhelper.
    Protestusit kur vras si ujku delet
    te mos jet coban qen stani i eger.

    Do leviz boten e gjesdis hale haure
    Do beje marrveshje me Tosin e Dulen.
    Do ti lutem zotit e shitem Shejtanit
    njeri te drejt, president sdo marrim.

    Meta dhe Rama na hiqen perparimtare
    trima te shquar me gjak shqiptare.
    Harruan shpejt keta spurdhjake vere
    si thes me mut na mbine ne dere.

    Iliri hajdut e derr i pangopur
    eshte trashur shume e duket si koder.
    Tjetri na hiqet si artist i vjeter
    si une do qe te behet nje mortje e vjeter.

    Keshtu pra e ndjera nene Shqiperi
    kerme je bere per Demir Fazlliqi.
    Te ropen to vodhen keta politikane
    100 vjetorin nje mut ne krye te lane.

    Me dhimbje shume te madhe …nje bir shqiptar …aka …Tarrasi

  16. labi says:

    Lenin,Stalin-Enver,Mehmet,ramiz-Putin,Medvedev,Putin-SALI,FATOS ,SALI ,FATOS vetem rrokada bejne politikanet tanenuk heqim dore ne nga draper & cekan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje