Autobusi i aksidentit tragjik te Himarës ku humbën jetën 13 persona dhe u plagosen 25 të tjerë vazhdon të qëndrojë ende në vendin ku u rrezua një javë më parë. Burime nga Prokuroria e Vlorës, kanë bërë të ditur për “Vizion Plus” se megjithëse i janë drejtuar për ndihmë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Policisë së Shtetit për të mundësuar nxjerrjen e tij nga humnera, kjo gjë nuk ka ndodhur pasi asnjë prej dy institucioneve nuk ka mjetet e duhura për të kryer këtë operacion. Një situatë e tillë ka vështirësuar së tepërmi punën e ekspertëve, të cilët janë detyruar te zbërthejnë pjesët e autobusit për të analizuar çdo element që mund të ketë sjellë aksidentin tragjik. Ndërkohë, mjeti, i cili tashmë mban edhe barrën e provës, përgjatë një jave ruhet nga një patrullë e qarkullimit rrugor. Hetimet po kryhen nga organi i akuzës i Vlorës dhe grupi hetimor i përbërë nga 4 prokurorë drejtohet nga Erjon Çela dhe ka në përbërje disa oficerë të policisë gjyqësore. Brenda kësaj jave pritet të dale konkluzioni në lidhje me shkakun e aksidentit, ndërsa sipas policisë ai ka ardhur nga shpejtësia me të cilën ecte drejtuesi i mjetit.
Po mirë,nuk kanë turp kur e thonë këtë gjë? Ata kanë gati një javë që thonë se fajtor ishte shoferi i cili sipas tyre ka ecur me shpejtësi!?
-Vënd i shkretë dhe pa të ardhme.
Populli i Himares eshte kristian edhe demokratik,propozoj qe te gjithe himariotat te gjitha banoret te rinje pleq e plaka te zbrresin poshte ne lugine dhe ta ngrene autobusin ne krah e ta sjellin siper ne rruge.
B.L,
Himariotet e treguan veten e tyre edhe nje here me shpetimin e shume jeteve ate dite, pjesa tjeter i takon shtetit te kalbur Shqiptar qe nuk mund te nxjere dot autobusin nga peroi, u propozoj te kerkojne ndihme nga Greqia, qe sa per dijeni per ata qe nuk e dine investimi per rikonstruktimin e rruges nga Llogara deri ne Qeparo ishte i qeverise Greke, pa buje e mburje, se ndryshe rruga do te ishte akoma ne gjendjen e mepareshme te mjeruar. Dua te kujtoj se ne e kemi bere mijra here kete rruge pa asnje rrezik, me mendje ne koke ju qe vini miq ketu…
hahahahahah o Sa kam qeshe mê kête B,L. PSe nuk i bên komentet nê Anglisht se e canê fare
Sygjerim me idiot nuk kam lexuar ndonjehere,me fal ë,por eshte fare jashte situate. Mjerr ata(o) qe humben jeten,dhe lum kush mbijetoi qe te vuaje dhe me teper nga keto politizime te panevojshme te “spektatoreve” rrotull
Nje kerkese NATO-s dhe e nxjerrin me helikopter !
…ose ti bejne kerkese Lul Bythes qe te nxjerri shkopin e tij magjik e ta nxjere nga humnera ku ka rene ,ashtu sic beri me rruget e Tirane qe i asfaltoi 85% te tyre me nje te ngritur te shkopit brenda nje viti,si dhe qindra parqe femijesh e lulishte,kende sportive e vende shlodhese kudo..Pa pyetini nje here keta Demokaret se cfare kane per te thene tani?
Po natyrisht , fajin e ka Rama..apo jo ??
e habitshme qe nuk paska asnje firme ndertimi nje kamion me vinç, apo jan te zena duke ndertu 20 katshet e qeveritareve
Po ju a patet njoftue se ekspertet privat e bene ekspertizen po si e bene pa autobuzin apo moren autobuz hua.