Dhëndri i Berishës paditet në gjykatë për marrje prone në rrugë të paligjshme

28 Maj 2012, 17:26Politika TEMA
Dhëndri i Berishës paditet në gjykatë për marrje prone

Jamarber dhe Argita Malltezi

Çregjistrohet prona e blerë sipas ligjeve për llogari të trashëgimtarëve, mes të cilëve gjendet dhëndri i kryeministrit

 

 

Një kompani shqiptare, e cila ka privatizuar sipas rregullave ish- Ndërmarrjen e Transportit, Makineri-Ndërtimit, prone të cilën e ka blerë sipas ligjeve në fuqi prej vitit 2004, është gjendur e shpronësuar pas vitit 2007, kur disa trashëgimtarë, mes të cilëve dhe dhëndri i kryeministrit Berisha, kanë përdorur pushtetin për t’u privilegjuar në raport me ligjin lidhur me procedurën e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Shoqëria “G.KAM” sh.p.k kërkon anulimin e pjesshëm të një vendimi të Komisionit të Kthimit të pronave të Qarkut të Tiranës, për sipërfaqen 3120 m², dhënë në favor të paditurve, të ndodhur në Rr. “Ndre Mjeda”, si dhe anulimin e pjesshëm të vendimit për pronën e ndodhur në Rr. “Ndre Mjeda” dhëne në favor të paditurve, përkatësisht për sipërfaqet 160 m² dhe 60 m². Shoqëria kërkon detyrimin e të paditurve të njohin pronar Shoqërinë “G-KAM” sh.p.k. mbi sipërfaqet që krijohet nga këto mbivendosje, të cilat janë të blera nga kjo shoqëri.

 

Historiku i pronës

Shoqëria “G-KAM” sh.p.k. është pronare e një prone te ndodhur ne Rr. “Ndre Mjeda” ish Ndërmarrja e Transportit, Makineri-Ndërtimit, prone te cilën e ka blere me kontratën e shitblerjes me nr.5847 rep. dhe nr.1702 kol. dt.28.09.2004. Fillimisht kjo prone është blere me ankand nga shtetasi Ali Selmani, ne zbatim te ligjit nr.7512 date 10.08.1991, “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe nismës se lire, te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimit” dhe është regjistruar ne ZRPP me nr.5331, date 22.11.1995.

Me pas me kontratën e shitblerjes 4736 Rep, dhe 1630 Kol., date 22.11.1995, kjo prone kaloi nga Ali Selmani tek Adriatik Kapollari. Me kontratën e shitblerjes 5847 Rep dhe 1703 Kol., date 01.09.1998 midis shitësit AKP dhe blerës Adriatik Kapollari, u ble dhe sipërfaqja e truallit prej 7761 m². Me pas ne vitin 2004 shtetasi Adriatik Kapollari ja shet ketë prone Shoqërisë “G-KAM” shpk.

Gjithë sipërfaqja e ish Ndërmarrja e Transportit, Makineri-Ndërtimit ishte 15 050 m². por ne baze te VKM nr. 562, date 09.10.1995, “Për shitjen e truallit te ndërmarrjeve qe privatizohen” mund te privatizohej vetëm trualli për sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e aktivitetit te ndërmarrjes, dhe ne piken 2 te këtij vendimi thuhet se sipërfaqja e domosdoshme për zhvillimin e veprimtarisë se ndërmarrjes ose te pjesëve te ndara te saj, përcaktohet mbi bazën e gentplanit ekzistues te ndërmarrjes duke hequr nga kjo sipërfaqe pjesët e panevojshme për funksionimin e kësaj ndërmarrjeje. Kjo sipërfaqe përcaktohet nga komisionet e vlerësimit te ndërmarrjeve apo objekteve, zyrave te urbanistikes dhe organi i financës ne pushtetin lokal dhe miratohet nga drejtoria e shoqërive publike dhe degëve te saj ne dikastere apo pushtete lokale sipas perkatesise se ndërmarrjes apo objektit qe shitet.

Ne zbatim te këtij vendimi, AKP-ja pasi ngriti komisionin vlerësues arriti ne përfundimin se sipërfaqja e domosdoshme për ushtrimin e aktivitetit te ish Ndërmarrja e Transportit, Makineri Ndërtimit, ishte sipërfaqja prej 7761 m², e cila përbehej nga sipërfaqja prej 5 515.29 m² e truallit nen objekte dhe sipërfaqja prej 2 195.7 m² e sheshit te parkingut. Pjesa tjetër e këtij trualli është oborr funksional i kësaj ndërmarre e cila aktualisht posedohet nga ne dhe te drejtën e privatizimit te saj e ka vetëm shoqëria “G-KAM” sh.p.k.

Ky fakt provohet me shkresën nr.413 Prot., date 03.04.2008 te Drejtorisë se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike drejtuar administratorit te shoqërisë “G-KAM” Kujtim Kapollari.

Deri ne vitin 2007 kjo shoqëri ka marre gjithmonë vërtetime pronësie te rregullta nga Z.V.R.P.P. Tirane. Vlen te theksojmë se ne vitin 2005 ketë prone e ka vene edhe si kolateral pranë Raiffeisen Bank për shkak te një kredie te marre, shënim i cili pasqyrohet dhe ne regjistrat e Z.V.P.P. Tirane. Me pas kjo shoqëri është drejtuar Z.V.R.P.P. per pasisje me nje vërtetim te ri pronësie, por qe ky vërtetim nuk i është dhëne nga kjo zyre me pretendimin se s’përfaqa e paraqitur ne gentplan është me e madhe se s’përfaqa e blere.

Ne këto kushte shoqëria i është drejtuar me kërkese padi Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane me objekt “përcaktim kufijsh” duke kërkuar nga Drejtoria e Administrimit dhe e Shitjes se Pronave Publike (ish A.K.P.-ja) që të pasqyronte se ku është sipërfaqja qe ajo ju kishte shitur. Gjate gjykimit te ceshtjes u thirr dhe ekspertja përkatëse znj.Liri Kruja, e cila përcaktoi se s’përfaqa e truallit prej 7761 m2 e privatizuar ne atë kohe, përbehej nga sipërfaqja prej 5 515.29 m² e truallit nen objekte dhe sipërfaqja prej 2 195.7 m² e sheshit te parkingut, pra kjo sipërfaqe trualli është shitur ne atë kohe nga A.K.P. Dega Tirane si sipërfaqe e domosdoshme për ushtrimin e aktivitetit te ndërmarrjes. Pjesa tjetër e këtij trualli mbetej ne posedim te shoqërisë si pjese funksionale e ish Ndërmarrjes se privatizuar, por qe nuk u privatizua pasi ne atë kohe mungonte ligji përkatës.

Gjate gjykimit te ccështjes, ne momentin e blerjes prezent te aktit te ekspertimit u be një ndërhyrje dytësore nga ana e familjes Begeja, Malltezi, Bektashi plus te tjerë te përfaqësuar nga Xhimi Begeja te cilët kërkuan te mos cenoheshin nga ky gjykim ne procesin e tyre. Nga shpjegimet e tyre ne seance, u kuptua se ne favor te tyre kishin dale dy vendime te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te pronave, ai me nr.135 dt.20.01.2006 i K.V.K.K.P. Tirane, i cili midis te tjerash i kthente dhe një sipërfaqe prej 3120 m² e cila bie brenda territorit te ish Ndërmarrjes se privatizuar nga ne dhe qe krijon një mbivendosje prej 1584 m² te sipërfaqes se blere nga ne, ndërsa pjesa tjetër është sipërfaqe e oborrit funksional qe i shërben kësaj ndërmarrje.

Ndërsa ne vendimin nr.06 dt.21.03.2007 te Z.R.P.P.K. Tirane midis te tjerave i janë kthyer dhe sipërfaqet prej 380 m², 190 m² dhe 237 m² te cilat krijojnë një mbivendosje me truaj ne objekte te blera nga kjo shoqëri përkatësisht; 1- 160 m² truall nen objektin nr.6 dhe 60 m² truall nen objektin nr.2 te cilat jane te regjistruara pranë Z.V.R.P.P.Tirane ne emër te paditurve me numër pasurie 2/325 Z.K. 8220, 2 – 148 m² dhe 12 m² truall nen objektin nr.5 te regjistruar ne emër te paditurve me numër pasurie 2/162 Z.K.8220 dhe 3- 223.16 m2 dhe 15.5 m² truall nen objektin nr.5 regjistruar ne emër te paditurve me numër pasurie 2/163 Z.K.8220.

Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka gabuar ne kthimin e këtyre sipërfaqeve ne favor te familjes Begeja, Malltezi, Bektashi plus te tjerë dhe konkretisht ne kundërshtim me nenin 7 germa dh e Ligjit nr.9235 dt.08.06.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e pronës” ne te cilin sanksionohet se nuk kthehen pronat qe janë te zëna sipas akteve ligjore te paraqitur ne Shtojcën 1 te këtij ligji. Ne Shtojcën 1 pika 2 te këtij ligji parashikohen pronat e zëna nga ligji nr.7512 dt.10.08.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe nismës se lire, te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimit”. Kjo prone objekt gjykimi është blere pikërisht ne zbatim te këtij ligji prandaj dhe ky komision nuk duhej te kthente atë.

Por komisioni i përbëre nga Emil Konomi, Lindita Tako, Ermira Stare, Bari Hodaj dhe Besnik Hoxhaj ne kundërshtim te hapet me ligjin, ka kthyer ketë prone ne natyre dhe jo vetëm për trojet e pa privatizuar nga ne por dhe trojet nen objekte. Gjithashtu ky komision ka gabuar rende kur ka kthyer truallin brenda kësaj Ndërmarrjeje i cili nuk ishte i privatizuar nga ana jone për shkak te mungesës se legjislacionit te asaj kohe, (fakt qe provohet me shkresën nr.413/1 prot. dt.03.04.2008 te D.A.SH.P.P.), por qe është oborr funksional i saj brenda konturit te kuq, brenda pjese se sheshit te parkingut te blere nga ana jone me kontrate shitblerjeje te rregullt dhe një pjese pikërisht ne hyrjen kryesore te kësaj ndërmarrjeje.

Gjithashtu vlen te theksojmë se për familjen Begeja, Malltezi, Bektashi plus te tjerë, kane ndikuar qëllimisht ne interes te tyre personat e hipotekës te përfaqësuar nga Majlinda Bozgo, Bujar Kaloshi, Gazmend Zeneli dhe Fetah Hasanaj te cilët qëllimisht me veprimet e tyre te mbivendosjes nga njëra ane i kane dhëne te drejte shoqërisë “G-KAM” duke i vendosur ne hipoteke për Raiffeisen Bank dhe po këta persona nga ana tjetër i kane dhëne familjeve te mësipërme 3100 m².

Historiku i marrjes së pronës në mënyrë të paligjshme vazhdon pas me fshirjen e pronësisë se kësaj shoqërie në hipotekë dhe hedhjen si pronarë i ri i të paditurve.

 

Konflikti

Mes kësaj shoqërie dhe trashëgimtarëve të cilët janë bërë pronarë në rrugë antiligjore, ka pasur dhe konflikte fizike. Në disa raste ata kanë pezulluar me dhunë aktivitetin e kompanisë së mësipërme dhe shpesh herë situata ka degjeneruar në dhunë. Fakti që mes trashëgimtarëve figuron emri i dhëndrit të Sali Berishës, i ka dhënë zemër drejtuesve të Komisionit të Kthimit të Pronave, si dhe atyre të hipotekës dhe institucioneve të tjera, të veprojnë kundër ligjit dhe të dëmtojnë seriozisht interesat e kompanisë në fjalë, e cila po endet në dyert e gjykatave për të zgjidhur problemin.

Arbitrariteti i këtij rasti i bënë këta trashëgimtarë pronash më të privilegjuarit në Shqipëri, pasi mijëra pronarë po rijnë pa marrë pronat e tyre që janë ende të patransformuara, ndërsa këta arrijnë t’ia marrin pronën dhe dikujt tjetër që e ka blerë dhe është duke e zhvilluar sipas rregullave në fuqi.

20 komente në “Dhëndri i Berishës paditet në gjykatë për marrje prone në rrugë të paligjshme”

  1. enodis says:

    Ne vitin 1993 Sali Berisha nga zyra e tij si President, me nje dekret te vetem, njelloj sikur te dispononte mbi pronat e te atit, u fali Sindikatave nje numer te konsiderueshem pronash te shtrira ne te gjithe vendin. Nje pjese e mire e tyre kishin pronare te ligjshem.
    Askush nuk u ndje per kete, te gjithe perfituan sa munden.
    Kalvari demokratik i pronareve filloi ketu dhe vazhdon prej 20 vjetesh.
    Do vazhdoje ende per shume kohe.
    Kalvari ne diktature u zgjati 50 vjet.
    Eshte emblematik fakti qe qeverite shqiptare, ne vijimesi gjate ketyre viteve, ruajne rezidencat qeveritare ne prona te pronareve.
    Mjafton kaq per te kuptuar se pronaret nuk i ka qejf askush ketu.
    U kane mbetur ne dore Qeverive te cilat e dine se sa me shume ta zvarrisin procesin aq me shume kane mundesi te rrjepin.
    Nuk jane vetem Cefa-t Qirjako-t apo Malltezet e sotem, por edhe ata te djeshem e te neserm. Problemi eshte sistemik.
    Pronaret duhen futur ne dhoma gazi dhe te shfarosen, te mos flitet fare per ta.
    Procesi i vjedhjes dhe poshterimit te tyre po i lodh Qeverite tona, mediat tona, institucione e pavarura; po demton dhe imazhin e tyre.
    Keshtu pra shoke le te thirrim njezeri “vdekje pronareve”. Le te behen vertete ish-pronare.

  2. adrian says:

    Keshtu Malltez tullaci, grabiti po ne menyre te kunderligjshme
    edhe pronat ku shtrihej klubi Partizani!

  3. antonio says:

    Mire tu behet!!Kujtuat se do rrezonit KOMUNIZMIN dhe do benit qejf!!Haaaa!!!
    Mafia nderkombetare dhe ajo KOMUNISTE,jo me kot mban ne fuqi Sali Berishan,qe ju ta konsideroni si ANTI KOMUNIST dhe t’i jepni votat!!!Haaaa!!!
    LESH,LESH,PA ZENE DIELLI!!!
    HIQENI QAFE KETE SPIUN SERB,Sali Berishen ,se ai punon kunder te gjithe shqiptareve!!!
    JO ME KOT JU HEDH KOCKEN E “ANTI KOMUNIZMIT”,juve ZORRAXHINJVE te se kaluares dhe ju merreni me shume me ata,qe kane vdekur(por ua kane ruajtur dokumentet e pronave tuaja),ndersa ky Berisha juaj “ANTI KOMUNIST,PO JU ZHDUK TE TERA SHENJAT E PO I MERR PER VETE!!!

    1. enodis says:

      I bukur ky percaktimi “zorraxhinj te se kaluares”
      Kujtoja se urrejtja ndaj pronareve ka si burim te tashmen e tyre, por ne fakt qenkam gabuar: paska edhe te kaluaren.
      Nuk u desh shume per te gjetur perqafues te kauzes antipronare.

    2. Baca says:

      Nuk ja vlen t’u japesh mend ketyre idioteve. Vete fakti qe ky popull nuk ka histori tregon qe nder shekuj ka qene idiot.

  4. Shkodrani says:

    E kujtoj nje debat te tille ne parlament,ku Sali Krimi,kerkonte kthimin e siperfaqeve te teperta,ani se ishin blere ne rregullsi te plote.Paska pasur hallin e familjes se tije kurve dhe shperblimeve te vrasesve me pagese.Prandaj duhet ardhe sa ma shpejt ne pushtet opozita.Nuk duam rruge e inaudurime pompoze prej saje,por ti ktheje popullit pronat e grabitura,ti ktheje popullit dinjitetin e shkelur.Perpara mirqenjes,duam drejtesi,demokraci e integritet.Kemi prej 1944,qe flejme nen diktature.Mjaft ma.

  5. DHELPRA says:

    “KUR TE BIJ NAI DITE ME NAI HUN LESH!”

    Tja q…. me ca ka ne prag,se kshu e dun kto.

  6. behet fjale per te njejten prone ADRIAN

  7. pyetesori says:

    Cfare merite ka ky zotni?
    Ajo qe mbars gocen e baces Sali?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

    1. SI cfare merite ? Pak te duket ty sakrifica qe ben? Te fusesh ne shtrat ket surrat kafshen? Papapa, mos e dhente zoti…
      Hallall Malltez.
      Nuk me thua, per vehte e ke te gjithe apo e ndan me ndonje tjeter?

  8. tironsi says:

    kjo goca sales sa i ngjan goces se Fantosit

  9. Drejtesi says:

    Pronat ne Shqiperi i grabiti Berisha, menjehere sapo mori pushtetin me 1992. Berisha tani shprehet se ndjen dhembje e i vjen keq per pronaret e ligjshem gjoja te grabitur nga diktatura komuniste, shemton fytyren e qan me lote krokodili.
    Sa gjate do ta mbajne Berishen ne pushtet shqiptaret, kjo eshte ceshtja, qe duhet te zgjidhet urgjentisht per te shpetuar Shqiperine.

  10. Emigranti_UK says:

    Do te fitojne pafajqesine sepse diktatori serb i ka nenshtruar gykatat dhe krejt Shqiperine. Tani shqiptaret ne perendim krahasohen me irakjanet, Zimbavianet, Libjanet dhe Siranet. Une mendoj se nuk jemi shume large me to

  11. Mehmet Shehu .... jemi populli "Muti" says:

    Vertete ne jemi nje “mut” popull, doni apo nuk doni, kjo eshte totalish me se e vertete.
    Kemi 23 vjet qe vetem shkelemi si “muti” dhe jemi:
    injoruar
    perdhunosur
    sharre & ofenduar
    mashtruar & vjedhur
    vrare & kercenuar
    ….. kur na thote punoni per familjen time.

    Shume mire t’na e beje familja dhe femijet e tij, qe neve na duken si me te mire dhe kur na cfaqen i mendojme si klase e larte se ashtu jane pasuruar dhe llastuar nga rregjimi dhe babai tij psikopat.

    Ju kujtohet Sali Shpellarin:
    “Hani derra, pini derra” …. vertete qe Ai po ha dhe pi per vete cfare ti doje “butha” dhe nje pjese e ketij popull “muti” i eshte ngjitur pas kepuce per te perfituar ndonje para droge, cope prone, zyre apo pune.

  12. Baca says:

    FOTO Marubi; “fshati ne feste”.

  13. beni says:

    Mir xhanem keta njerez kur do te ndalen se pasuruari ne menyre te padrejte,njerezit kane pronat e tyre me te gjitha dekumentacionet e rregullta dhe kjo qeveri nuk i hap rruge per ti marre, a mund te dije kush se sa para mund te kete zhvatur shabani i pronave i cili me ne fund u largua nga ajo detyre,nese vjen ndonje dite nje fije drejtesi a do merret me keta hajdute me cizme,ku po e vjedhin kete pasuri te te tjereve diten per djell.

  14. SKENDER BEU I VJETER says:

    BERISHA NA CAVI KOKEN ME 20% E RAMES PER DY VJET RESHT,NGA E CILA NUK DOLI GJE.E BENTE ME SA DUKET TE MBULONTE 50% EVJEDHJEVE QE KANE BERE ARGITA DHE MALLTEZI SI DHE KAROQJA SHKERDHEN.

  15. Vali says:

    Kergoni në Google librin Odiseja e një Detektivi me autor Agim Hamiti,do shikoni kush komandon akoma në shqipëri dhe cakton presidentët dhe Qeverit.

  16. Drejtesi says:

    Lexo ti o Sinan kari- zmatiku ! Sikur te punonte Guxhja me politiken sot do ishte njeshi ne shqiperi. Ai e ka filluar bisnesin qe ne kohe te Hoxhes kur ti skishe buke te haje more legen. Mase ke ndonje kaluar te hidhur me te ( ke grua ti sinon ) mos ka qene dashnorja e Guxhes qe te shqeteson firma e tije ??!! Fahre e keqe.

  17. mali says:

    I shkreti ka qene cun i mire. Nuk thone kot qe jetimi nuk ka fat. Fatkeqesi e madhe per te qe u fut ne ate familje dhe u pershat dhe u be njesoj si ata. Mjafton te zgjohesh ne mengjes prane nje mostre-bije e denje e babit, dhe ke marre fund.
    Nuk e di, shpresoj te mos i gezojne ato qe kane grabitur dhe ne ferr vafshin me soj dhe me sorrollop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje