Edhe pa një pakt detar të ri me Greqinë, kufiri vijon të mbetet i pandryshuar dhe i mirë përcaktuar. Kryetari i Komsionit të Jashtëm, Fatos Beja në një intervistë për ‘AS’ shprehet se marrëveshja me shtetin fqinj thjesht do të përcaktojë detaje si për shembull shfrytëzimi i nëntokës, por prej pothuajse një shekulli kufiri qoftë ujor e tokësor, është i qartë për të dyja vendet.
“Asnjëherë nuk vihen në dyshim këto kufij. Është një çështje për t’u shtjelluar në të ardhmen, por nuk lidhet me kuptimin e njohjes së kufirit për të cilin flitet sot sepse të dy shtetet kanë nënshkruar Kartën e Helsinkit, që përcakton qartë që shtetet nënshkruese njohin kufijtë ekzistues në Europë. Kufiri ekziston në bazë të akteve ndërkombëtare të njohura, e legjislacionit të secilit vend dhe nuk shtrohet fare çështja e njohjes, mosnjohjes së kufirit për të cilin ka pasur për fat të keq edhe abuzime“,-tha Beja.
Por atëherë përse u nënshkrua pakti detar me Greqinë?
“Çfarë janë ujërat e brendshme? Çfarë është vija bazë? Çfarë është deti territorial? Çfarë është zona fqinje e kështu me radhë dhe që lidhet me të drejtën e shfrytëzimit të detit, të shfrytëzimit të nëntokës së detit, e shfrytëzimit të ujërave territoriale. Të gjitha këto është mirë të rregullohen në një akt bilaterial, përtej akteve ndërkombëtare. Një akt bilateral shmang interpretimet e ndryshme në momente të caktuara”,-theksoi ai.
Në 2009-ën, Shqipëria dhe Greqia nënshruan një marrëveshje detare, ku përcaktonin kufijtë detarë mes 2 vendeve. Marrëveshja u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese pak muaj më pas. Javën e kaluar, Kuvendi miratoi një ligj të ri për kufirin i cili rikthen kordinatat kufitare ujore të ligjit të 2001-it e që u shfuqizuan më pas në 2008-ën, pak para nënshkrimit të paktit me grekët. Rikthimi në fuqi i këtyre kordinatave, sipas ekpertëve do shërbejë për hartimin në marrëveshje kufitare më favorizuese për Shqipërinë.
Aaaaaaa po e tha Tos Beja…osht e bome…Toso ku i gjete paret me ble Toyoten Rav 4 tip i funit, apo tani ta ka dhone truni me ble mercedes ML me paret e grekut…???
Kur kufiri eshte i ditur ne baze te kartes se Helsinkit ça te semes kerkoni akoma o bij bushtrash.Lexoni mire se ç’thot Beja “shfrytezimi i nentokes se detit eshte mire te zgjidhet me nje akt bilateral pertej marreveshjeve nderkombetare”,
Perkthyer ne gjuhen shqipe do te thote “edhe pse rezervat e naftes e te gazit ndodhen brenda kufirit Shqiptare ne do ti japim te drejten e nxjerrjes dhe shfrytezimit fqinjit tone jugor”
Ju zençin mallkimet e popullit o qenie te ndyra.
Ky Beja eshte nje hajvan qe s’e ka shokun –Te tilla jane partite tona si PD-je
dhe PS-ja, qe bejne depduete njerez medioker e deficente si ky mysybeti Beja qe ka nivel jashtezakonisht te ulet
Konkluzion::: deti dhe gjithe bregdeti ti jepet Greqise,tokat fushore ti jepen Italis,ndersa shqiptaret te kene ne dispzicion vetem disa maja malesh dhe te gjitha shpellat dhe guvat ne keto maja malesh…Kemi 100 vite demek si shtet i pa-varur dhe nuk kemi ditur te bejme sikur nje gje te vogel te mire
Akoma nuk e kam te qarte nese eshte abroguar nga parlamenti grek ligji i luftes me Shqiperine apo jo?Nese jemi akoma ne gjendje lufte mendoj se nuk ka kuptim te diskutohet per marreveshje per kufirin!
Osh ka zgjedhjesh ne Doktori ka nevoje per ma teper vota si ju se lini as me i rregullue kutit rehat
Keta muterit e PD do kene marre ndonje lek te madh se s’ka mundesi, bie poshte ky muhabet, keta prape e nxjerrin nga varri. Sa kokemushka qe jane mor zot per te shitur vendin copa copa
Dhe tradhetare dhe kembengules. Kjo eshte e tmerrshme. Cfare njerezish jane?
Ore AY,,,ti habitesh? Po ky eshte populli shqiptar,,ti,une,Ilir Meta,Sali Berisha,Skenderbeu qe e zhduku faren shqiptare,Ismail Qemali qe la trecerekun e Shqiperise jasht ,Enver Hoxha,etj,etj,etj,…..
Po keta legena bejne gjithcka duan;mendojne se kane perpara nje tuf bagetish dhe pa piken e turpit kerkojne qe poshtersite e tradhetite qe i bejne jo pa perfitime personale te na i shesin per “patriotizma”!!Fare e keqe turpi i gjithe historise tene kombetare!!
Po mundoheni te gjeni menyrat e shitjes per ti plotesuar deshiren grekut qe nuk e realizuat dot? S’KINI PER TJA ARRITUR. SHQIPERIA ESHTE E SHQIPTAREVE
Foli dhe ky varrzbuluari! Ky me kujton antaret e byros politike qe skishin asnje merit veçse lepirjen e fundkurrizit te Enverit.
Shko or palle se po ju vdes Sala me gjith kelyshet e vet e ju do shkoni ti sherbeni dhe ne ate bote.
Po ky vulhumburi perse del,se na vjen jo per te vjelle por per te dh….