Swoboda: Duhet një president mbi palët. Edi Rama: Qeveria po minon integrimin

28 Maj 2012, 10:15Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një vizitë në kryeqytetin grek, ku mori pjesë në një ekspozitë arti me temë “Arti përmirëson të ardhmen” si dhe në forumin “Europa mes meje dhe teje”. Në ekspozitën e organizuar nga Bashkia e Athinës me mbështetjen e Ambasadës Austriake në Athine ku merrnin pjesë artistë të shquar grek, u paraqitën edhe disa piktura të Edi Ramës, Hannes Swoboda dhe Fate Velaj.

Gjatë forumit “Europa mes meje dhe teje”, referuesit Edi Rama, Hannes Swoboda – kryetar i grupit parlamentar socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian si dhe Stavros Lambrinidis – ish ministri i jashtëm grek, vunë theksin tek roli i Bashkimit Europian për vendet si Shqipëria dhe Greqia si edhe nevojën imediate të Shqipërisë për të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat.

“Qeveria dhe kryeministri nuk po i përgjigjen as kërkesës së natyrshme publike për ta pasur statusin e kandidatit në vjeshtë, as thirrjeve të Parlamentit Europian, as thirrjeve të Komisionit Europian, as thirrjeve të opozitës për t’i bërë ato reforma që janë përcaktuar si kusht. E gjëja që duhet të ndodhte duhet të ishte që klasa politike shqiptare pikërisht në 100 vjetor t’i jepte Shqipërisë mundësinë që të merrte statusin e kandidatit për Bashkimin Europian”, tha ndër të tjera kreu socialist gjatë takimit.

Ndërsa kryetar i grupit parlamentar socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian Hannes Swoboda duke folur për zgjedhjen e Presidentit të ri theksoi se kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe se duhet një kandidat që të jetë mbi palët e që të ketë besimin e të dyja palëve politike.

“Unë mendoj se politikanët shqiptarë kanë nisur të bashkëpunojnë mbi çështje themelore të cilat po ashtu janë të domosdoshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian apo së paku për të nisur bisedimet. Unë mendoj se zgjedhja e Presidentit është një çështje shumë e rëndësishme sidomos në vende ku ende ka shumë dallime dhe ndarje, është shumë e rëndësishme për tu përpjekur për të shkuar bashkë në zgjedhjen e një kandidati i cili është mbi politikën dhe që ka besimin e të dyja palëve, të qeverisë dhe të opozitës.”

Swoboda nënvizoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që të bëhet një reformë e përbashkët zgjedhore në përputhje me standardet europiane.

“Në të gjitha zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri ka pasur probleme kështu që duhet të ishte bërë me kohë një reformë zgjedhore e cila të ishte gjerësisht e pranueshme në vend dhe gjithashtu në përputhje me standardet ndërkombëtarë europiane. Mesazhi nga Europa është shumë i qartë se pa pasur zgjedhje të ndershme, të lira, transparente dhe korrekte nuk do të jetë e mundur për Shqipërinë të vazhdojë me kërkesën e saj për të nisur bisedimet me Bashkimin Europian, ndaj unë mendoj se është shumë e rëndësishme të bëhet së bashku një reformë e përbashkët zgjedhore në përputhje me standardet europiane.”

6 komente në “Swoboda: Duhet një president mbi palët. Edi Rama: Qeveria po minon integrimin”

  1. ibrtahim says:

    befasuese sa here shqiperia gjendet pran nje hapi ne evrop dule dhe rama gjenden te vllazrit shpirteror pra te greket,e quditerishte atje takojne svoboden nje gjysem rusoserb nga emri,dhe nga athina bejne plane per rezimin e qevrise.dhe pastaj dihet ne qevri do vije meta se bashku me priftin dhe mister 20 perqindshin pastaj do te paraqesin dokumentet per tu antaresuar ne kommora apo ndrageta gjithsesi kryetare do te jet nano e zedhenes mero baze.

    1. drini says:

      Ore po te sditke as te shkruash, po na ben analiza ???!!!

      1. gallata says:

        Epo keta nga Kukesi Tropoja e lart,ne vend te ç-se perdorin q-ne,ne vend te xh-se perdorin gj-ne , germat te medha a te vogla …si ti vije (ka thene kavajsi)…po ç’lodhim koken dhe ne me keta aman !

  2. ??? says:

    edi rama ka te drej per vote mosbesimi(po gerdeci,21 janari,rruga kalimashit,700 mije euro te ilirit)te lumte edi po lufton me pru ne pushtet fatosin. studenta ma kot se keta te shqiperis nuk ka, mos me dite me ba nje greve, dhe ky populli i tiranes mos me lujt hiq ,vetem din me than maloku shpellari fshatari.

  3. totila says:

    EDI RAMA DI SE CFARE BEN ,ESHTE ME KEMBE NE TOKE ESHTE ATDHETAR DHE PATRIOT SI NGA ANA E BABES DHE NGA ANA E NENES .SI THONI JU ME KE TE TAKOHET ME GROSUKUN APO ME LAROT DHE INJORANTET QE GJENDEN ME BOLLEK NE ATE VEND. ME GREQINE DHE ME SERBINE NUK KA BESE ,POR JA QE NEN SERBI KANE QENE RRETH 2.7 MILION SHQIPTARE DHE NE GREQI KANE PUNUAR DHE VAZHDOJNE TE PUNOJNE 1 MILION SHQIPTARE. MUNDET NDONJERI QE T’I INJOROJE KETO FAKTE ?JO NENESHTRIM ,POR DHE ATY KU ESHTE E MUNDUR TE KETE DHE BASHKEPUNIM PSE JO DHE ALEANCA FLUIDE POR GJITHMONE NE TE MIRE TE KOMBIT.

  4. ??? says:

    ben mire rama te shkoje ku te doje partia dhe interesat shteterore, por komenti im eshte per ketu ne shqiperi ,per presidentin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje