Dështon takimi PD-PS. Ruçi propozon 4 pika, Patozi: Ps kërkon rrëzimin e qeverisë

27 Maj 2012, 14:20Politika TEMA

Tryeza e parë mes dy përfaqësuesve negociator nga dy partitë e mëdha për zgjedhjen e Presidentit nuk ka sjellë asnjë produkt konkret. Takimi i mbajtur rreth orës 11:00 midis dy krerëve te grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Socialiste, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi ka sjellë në tyezë një plan propozimi katëpikësh që mendohet të shqyrtohet nga një tryezë e përgjithshme mes krerëve të të gjitha partive politike në vend. Një fakt i tillë është bërë i ditur për mediat nga zoti. Ruci, i cili e la të kuptohet si një verdikt përfundimtar te PS, në pritje të përgjigjes nga PD.
“Sic e patë Rona e coi Shqipërinë në vendin e pestë, klasa politike e ka radhitur në vendin e fundit. Studentët janë në sezon propovimesh dhe 99% I marrin që në sezonin e parë, klasa politike ka sezonin e tretë këtë vit për marrjen e statusit kandidat. Partnerët ndërkombëtarë na kanë vënë disa kushte për të mos ngel në klasë, PS përmes të mandatuarve të tij propozoi njëplan konkret, të thirret një tryezë e gjithë krerëve parlamentarë që: Të finalizojë dhe miratojë reformën zgjedhore; reformën parlamentare; formulën për ndryshime kushtetuese për heqjen e gjithë imuniteteve; të finalizojë një proces dhe të miratojë që në raundin e parë një President të gjithë pranuar nga të gjitha palët. Qëllimi që ka PS përfshihet në propozimin që bëhët në tryezën e negociatave, në 100 vjet shtet të sjellim statusin e vendit kandidat. Mosthirrja e tryezës do të ishte një ogur i keq për shqiptarët dhe një lajm i keq për ndërkombëtarët” tha ai.
Nga ana e tij i mandatuari i PD, Astrit Patozi e ka konsideruar tryezën e sotme një dështim dhe një kurth të radhës nga kryesocialisti Edi Rama. Ai tha se takimi mori një rrugë të papritur, pasi sipas tij, “ne kemi shkuar për të negociuar për Presidentin e Republikë, ndërkohë që pala tjetër kishte ardhur në takim me platformën e editorialit të Edi Ramës, e cila është një platformë bllokuese.”
“PD si forcë e maxhorancës ka hyrë në këtë proces jo për të zgjedhur rrugën më të shkurtër, pas atë e ka, por për t`i dhënë vendit një President sa më konsensual, duke patur parasysh edhe vlerën që ka në një rast të tillë.Një president konsensual është plotësisht i mundshëm nëse PS nuk ka qëllime të tjera, për të rrëzuar qeverinë. Tri pikat e tjera të propozuara nga PS, nuk kanë lidhje me procesin e zgjedhjes se Presidentit, por politika bllokuese e Ramës kërkon t`i lidhë qëllimisht këto çështje bashkë” u shpreh Patozi.
Vetëm dy ditë më parë, Astrit Patozi iu drejtua me një letër publike homologut të tij socialist, Gramoz Ruçi ku e ftonte në një takim konsultativ për Presidentin.
Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë më 30 maj votimin e parë për Presidentin e ri.

13 komente në “Dështon takimi PD-PS. Ruçi propozon 4 pika, Patozi: Ps kërkon rrëzimin e qeverisë”

  1. InterPoli says:

    hahaha…me shkriu Patozi: ” … nese PS nuk ka qellime per rrezuar qeverine…” nese opozita do te kish qellim te mbante me kembe qeverine, mjere ne, se s’do kishim me as opozite formale….kjo tregon qe qeveria e paska pisk, se do te mbahet ne kembe nga opozita….

  2. patoz petlla says:

    Opozita po e terheq zvarre, se ato jane pune qe duhet ti beje te gjitha qeverria…shumice e rrezuar prej kohesh, presin t’jua beje opozita punet, kafshe.

  3. nebra says:

    jo ne fakt Patozi ka te drejte,se shume here PS ka treguar qe nuk do ta rrezoje qeverine,te pakten deri ne 2013,dhe kete e trgoi edhe ne dy mosvotimet e fundit

  4. ardian says:

    Marreveshja e nentorit Pozite-Opozite per integrimin nuk kishte nevoje per konsultime partish por u be mes Ruçit dhe Patozit. Strategjia e re e Ruçit ka synim mosmarrjen e statusit te vendit kandidat pasi kjo do te shkonte ne dobi te mazhorances dhe rrezikon ta lere perseri ne opozite PS.

  5. T.Ylli says:

    Gjithe shqiptaret normale e dijne qe keto dy koka,Patozi-Ruci nuk mund te armonizohen vecse nen dhe.

  6. sherifi says:

    Po kjo dihej,nuk eshte per tu cuditur.
    Berisha do e coi vendin deri ne ate grade sa te krijoi nje tjeter 1997.
    Berishes i duhet pa tjeter presidenti per shume arsye;
    e para do beje te pamunduren qe ta zgjedhi edhe me 71 vota se ndryshe qeveria bije dhe vendi kalon ne zgjedhje te parakoshme.
    e dyta berisha me presidentin e partise se tij siguron pastaj edhe k/prokurorin e pergjithshem,kryetarin e sherbimit informativ,te gjitha shkallet e gjykatave,komisionin qendror te zgjedhjeve e tjera dhe te gjitha keto i do per te shpetuar veten dhe femijet mbas zgjedhjeve te reja nese eshte e mundur qe te mos vidhen votat.
    tani detyra e opozites eshte ; ose te rrezoin berishen ,ose ne shqiperi s’ka me opozite dhe shqiperia te renditet me vendet arabe dhe ato islamike.

  7. askushi says:

    Pozite – Opozite, kur behet fjale per pushtet,nuk ka konsensus, eshte normale per nje opozit qe ka 7 vjet qe eshte ne pritje.

  8. 2 ore larg detit says:

    Patozi bashke me PD nuk duhet te tregohen harbuta,duke bere te pakuptueshminme fjalet politike bllokuese,platformen editoriale etj. Kesaj radhe nuk jane socialistet ata qe po bllokojne por jeni ju dhe per kete do mbani pergjegjesi. Nuk kuptoj dicka perse merni persiper rolin e negociatorit kur nuk keni ne dore te merni vendime. Boll jemi ngopur me demokrate me te kaluar te njollosor komuniste dhe sigurimse, tani duhet te leshoni rradhe. Turp per ne qe ju besuam keto 22 vjet.

  9. genci says:

    kesaj qeverie injorante i do vene shqelmi nje ore e me pare!kjo me zgjedhje nuk behet se votat i vjedh ristani me saliun dhe kosovrastin’prndaj mocioni do te ishte gjeja me e mire.

  10. alban says:

    O GENC TI E DI SISONIMIN E EMRIT TAT NE TIRONE,GRAMOZ RUCI DHE
    SKENDER GJINUSHI JANE RILINDJA NJONI SUPER SIGURIMS TJETRI MINISTRI
    RAMIZ ALISE EKSPONENTE KRYESORE NE REVOLUCIONIN SLLAVO LABO GREK TE 97.

  11. SKENDER BEU I VJETER says:

    AKOMA SE KUPTON OKASTRAVEC PATOSI QE QEVERIA ESHTE E REZUAR VETE NGA VJEDHJET DHE MASHTRIMET QE KA BERE.

  12. peci luku says:

    patos leshi njer qe sben as per te pastruar halete paska mandatin e leshit ja japim e te preshit

  13. me kta sternipet e nastradinit jeni duke shkruar atje nga keni dale , nga bootha e njerezimit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje