
Institucioni i Avokatit te Popullit i ka kerkuar Prokurorise se Tiranes te nis ceshtjen penale per dhune ndaj te burgosurve ndaj efektit te burgut 313. Kerkesa ka marre shkas nga nje ngjarje e rend e ndodhur en fund te muajit Prill.
Dy vëllezër të arrestuar në fund të muajit prill në Tiranë, kanë denoncuar policët e burgut 313 në Tiranë për dhunë ndaj tyre në kushtet e kërkesës së ndihmës mjekësore. Në datën 26.04.2012, rreth orës 15:00, i arrestuari “P” ka kërkuar t’i jepet ndihmë mjekësore pasi nuk ndihej mirë. Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar atë në dhomën e ndihmësmjekut, ku sipas tij, është goditur me shkelm nga ana e tyre. Më pas “P” është dërguar në dhomën e tij, ku i ka treguar për ngjarjen e ndodhur të vëllait. I revoltuar nga kjo ngjarje, vëllai “A” ka filluar të përdorë fjalë fyese për stafin e institucionit. Për këtë veprim ai është prangosur dhe është shoqëruar në dhomën e veçimit nga grupi i sigurisë. Sipas “A”, sapo ai është futur në këtë dhomë, policët e grupit të sigurisë e kanë urdhëruar atë që të hiqte atletet dhe çorapet. Pasi i ka hequr atletet dhe çorapen e këmbës së majtë, policët e kanë ulur në dysheme dhe i kanë shtrirë këmbët para. Dy prej policëve e kanë kapur prej krahësh dhe ia mbanin ato pas shpine, një polic e ka shkelur në këmbën e majtë afër kavilies, ndërsa dy të tjerë kanë filluar ta godasin disa herë atë me shkop gome në shputat e këmbëve dhe më pas edhe të duarve. Mbas kësaj ai është goditur nga një polic në pjesë të tjera të trupit me grushta, pëllëmbë e shqelma. Sipas tij, nga goditjet e policëve atij i janë shkaktuar dhimbje të mëdha dhe mpirje të shputave të këmbëve e të duarve. Gjithashtu “A” pretendon se, në kohën që ai është keqtrajtuar fizikisht, në dhomën e veçimit së bashku me policët e grupit të sigurisë kanë qenë edhe dy përgjegjësit e shërbimit, njëri prej të cilëve quhej Astrit.
Nga pyetja e tyre rezultoi se, në dhomën e ndihmësmjekut, ku i arrestuari P. Gj pretendon se është keqtrajtuar, kanë qenë punonjësi i policisë M. Sh dhe A. A. Ndërsa veprimet me shtetasin A. Gj i kanë kryer punonjësit e policisë A. S, A. I dhe Sh. M. Kurse punonjësi i policisë A. M nuk ka marrë pjesë, sepse në atë kohë ka qenë duke kryer një detyrë tjetër. Në veprimet e kryera me të arrestuarin A.Gj në dhomën e veçimit kanë marrë pjesë edhe përgjegjësi i shërbimit të brendshëm M. Sh, si dhe specialisti i trupës A. A.
Akt Dëshmia Mjeko – Ligjore nr. 453 “Mbi ekzaminimin e shtetasit A. Gj” bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë në datën 28.04.2012, thekson se nga ekzaminimi i tij ndërmjet të tjerave ka rezultuar se janë konstatuar: Ekimozë me ngjyrë mavi të errët në shputën e këmbës së djathtë me përmasa 1.5 x 1 cm, në shputën e këmbës së majtë vërehen tre ekimoza me ngjyrë mavi të errët me përmasa 2 x 1.5 cm, 2.3 x 1 cm dhe 2 x 1.3 cm. Këto dëmtime janë shkaktuar me mjete të forta mbretëse. Koha e shkaktimit të këtyre dëmtimeve është më shumë se 24 orë dhe më pak se tre ditë.
Nga ky raport shikohet se trajtimi i të dy të arrestuarve nga punonjësit e policisë është ç’njerëzor. Nga përmbajtja ky veprim është kriminal, sepse nga punonjësit e policisë janë konsumuar elementët e veprës penale të “Torturës” dhe për këtë arsye ajo duhet ndëshkuar rëndë.
Të dëmtuarit i kanë kërkuar ndihmë Avokatit të Popullit për të ngritur një padi ndaj drejtuesve të burgut, e cila mund të ketë pasoja për efektin e këtij burgu.
Kam besim qe kesaj radhe Avoktati Popullit nuk do jete jete i zene me punet e aleances LGBT, po ofeze
E gjithe Shqiperia eshte nje qeli 313,por mqnse po i afrohet dita e vdekjes islamikut Sali[te pakten keshtu besohet] keni rastim me te mire me peticionin e mosbesimit nga opozita,te qeroni njehere e mire bastardin bashke me kamikazet e tij…..ndryshe der me 2025 do tju shfarose te gjitheve! ZGJOHUNI!
Une e urrej Berishen, por kur degjoj qe e shan ti, me duket burre zotni!
eh te keqen sa mire do ishte te zgjohej ky popull nga ky gjume i thelle,por mendoj qe duhen edhe ca vjet qe te mbyllet etapa e dyte rreth 20 vjet te tjera ,pjesa e dyte e komunizmit se e para zgjati ca pak vite si 40 e ca vjet,keshtu qe dyta do bej dhe ajo punen e saj…..
A ME TE LUMTE GOJA KETU ESHTE BURGU I SPACIT MORE QE QUHET SHQIPERI KETU TE RRAHIN TE PRESIN TE GROPOSIN E TE NXIJN DHE SHTET NUK KA SEPSE KETU GANGESTERET E VERTET JANE ME KOLLARE DHE UNIFORMA BLU,KURSE POPULLI THJESHT JANE GANGESTERE TE PERKOHSHEM KURSE SHTETI TE PERHERSHEM
o plegre e ndyre qe je…mjere ti per veten…
Torturat e shpellarëve provincial po vrasin Shqipërin.
Hajde, hajde polici shqiptare! Nga 16 vjeç kam konstatuar nje difekt te shqiptareve, natyren kriminale te shqiptareve. Me vone e kam studiuar natyren e shqiptareve dhe te ashtuquajturit shtet shqiptar. Kjo eshte nje prove per natyren kriminale dhe te pabese te shqiptareve dhe shtetit shqiptar. U bene 100 vjet qe kemi nje shtet kunder shqiptareve dhe te pabese. Nuk ka zgjidhje, vetem me jua numrue ne lule te ballit. Nje mik i imi ne kohen e komunizmit ishte polic, nje djale rrugaç tallet duke i thene “or polic lokaliteti etj etj.”. Miku im nuk kishte duruar dhe e kishte godit me shkop gome duke i thene te largohej. Rrugaçi kishte qelluar intilegjent e shkon ne spital dhe ankohet deri ne ministrine e brenshme. Doni ta dini çfare i ndodhi mikut tim, urdher i prere “te largohet menjehere nga puna”. As nje as dy miku im filloj pas ca ditesh pune ne miniere. Kur jemi ngritur kunder komunizmit ne 1990 as e kemi menduar keto gjera qe nje dite shteti do te sillet ne menyre barbare me te gjithe qytetaret e vet.
Me fal. Ti konstaton natyren kriminale te shqiptareve. Po ti vete c’fare je? Nuk je shqiptar? Dashur padashur bie me kembet e tua. Nqs konstatimin tend e marrim fakt te mirqene, ne rastin tuaj kemi te bejme me nje kriminel tipik ordiner i ndergjegjshem per personalitetin e tij kriminal. Keshtu qe fol per veten jo per te tjeret. Njerezit kane ndertim anatomik dhe psikik te njejte. Nuk ka vese apo virtyte te lindura ne baze rracore apo etnike. Ne varesi te kushteve te ndryshme reagimi eshte i ndryshem. Nqs ka dukuri negative dhe sigurusht qe ka, tek shqiptari jane si pasoje e kushteve te veshtira deri ne mbijetese dhe izolimi dhe shtypja nga pushtuesit por edhe nga regjimet cnjerezore dhe shtypese te ashtequajturve shqiptare ( Zogu, Enveri, Sulltan Salep Saliu). Por asesi nuk Kane baze etnike. Nje pasoje e kesaj shtypje dhe izolimi eshte erresira informative dhe injoranca e thelle (padija) jote per te analizuar shkaqe, dukuri apo sjellje te caktuara. Kur nuk di heshtja eshte flori. Klm.
Rrugaçi kishte qelluar intilegjent……………… kel ukaj.
kel ukaj sipas teje i bie qe polici ka qen budalla!
Po perse mor Kol rrihet tjetri sa te behet per spital per nje fjale goje?
Te tregoj edhe un nje me polic.
E shan nje djal nje polic(qe e kishte motren te levizsheme),
o ….. te befsha motren.
Polici i ofenduar,ndryshe nga miku yt e denoncoi.
I akuzuari nga polici u denua 6 muaj,por e argumentoi si te padrejte denimin.
Perse e pyeti gjykatesi?-sepse ata qe ja bejn vertete motren bredhin lirisht,kurse un qe vetem fjalosa u denova.
Hajt,hajt Kol na trego edhe ndonje vasijet tjeter me polic,por pa ofenduar shqiptaret ne shumes,por konkretisht persona qe e meritojn.
cohuni mer shqiptare ,,,a keni gjak ju apo jo?
cnjerezore nuk shkruhet em apostrof, por bashke i dashur gazetar i paafte ne gjuhe shqipe. c’= cfare. konsultohu me ndonje fjalor para se ta botosh.
do dalen nje dite nga burgu.pse shqiperia mban vendin e pare ne bote ne numurin e policeve te vdekur? mungesa profesionale e para dhe u ha by………flm
Jan policet e sales qe ka futur ne pune qe nuk kan as 2 klas shkolle por jane mesuar te flasin me kafshet qe i kan ne shtepi dhe kujtojne se jane duke u marr me kafshe jo me njerez plera te gjithe policet qe vejne dor tek qytetari ! plera malok