A ka rënë fuqia blerëse e shqiptarëve në 2012-ën?

26 Maj 2012, 18:41Politika TEMA

Për tremujorin e parë të vitit 2012, INSTAT-i ende nuk e ka publikuar indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë; pra, ne nuk e dimë sesi ka ndryshuar fuqia blerëse e shqiptarëve këtë vit. Por INSTAT-i ka publikuar raportin për ecurinë e tregtisë së jashtme deri në fund të prillit. Dhe ky raport mund të na japë një ide të tërthortë për ndryshimin e fuqisë blerëse të konsumatorëve shqiptarë.

Nga anliza statistikore disavjeçare e të dhënave të INSTAT-it për vlerën e importeve dhe volumit të tregtisë me pakicë, na rezulton se mes tyre ka një korelacion të fortë me koeficient 0.89 (ndryshimi për 100 lekë i importeve është shoqëruar mesatarisht me 89 lekë ndryshim të xhiros së tregtisë me pakicë).

Po si kanë ndryshuar importet në periudhën janar-prill (për të cilën INSTAT-i s’ka raportuar gjë për tregëtinë me pakicë)? Sipas INSTAT-it, importet kanë zbritur në 40.1 miliard lekë në prill, nga 53.2 miliard lekë që ishin në dhjetor (një rënie prej 25%). Dhe rënia nuk shpjegohet vetëm me faktorë sezonalë – po të bëhet krahasimi me të njëjtin muaj të një viti më parë rënia është 12.4%.

Po të përdorim koeficientin e mësipërm të korelacionit, i bie që volumi i tregtisë me pakicë të ketë rënë rreth 22%, krahasimisht me dhjetroin e 2011-ës, ose 11% krahasuar me një vit më parë. Kjo rënie do të ishte më e butë vetëm në qoftë se, papritur pa kujtuar, prodhuesit shqiptarë kanë prodhuar në masë artikuj konsumi që kanë zëvendësuar artikujt e importit.
Po pse është e rëndësishme të dimë se sa ka rënë volumi i tregtisë me pakicë? Në një ekonomi tregu, ai është treguesi më i drejtpërdrejtë i fuqisë blerëse të konsumatorëve, e cila bie kur këta të fundit kursejnë (nga pasiguria për të ardhmen) dhe/ose kur kanë më pak të ardhura.

E.Zaloshnja

http://respublica.al/artikuj/2012/5/26/a-ka-rene-fuqia-blerese-e-shqiptareve-ne-2012-en

4 komente në “A ka rënë fuqia blerëse e shqiptarëve në 2012-ën?”

  1. Albann says:

    ja sa te futet drakmia dhe shqiperia do ike ne pikiate….mjere ai qe do kete pushtetin,do e pesoje si Papandreu :).

  2. askushi says:

    E keqja nuk vjen nga dhramia por nga PAPUNESIA dhe BABZIA e te pasurve.

  3. raimondi says:

    Ja sa te vete une kete behar ne Shqiperi dhe ta ngre zgupthi lol

  4. Denis says:

    Zaloshnja,

    Mos perdor standarde te dyfishta. Kur del ne TV ti flet per vellime dhe jo per vlefte ne LEK. Hidhi nje sy vellimeve dhe shiko sa eshte renia atje. Sepse importet varen shume edhe nga kursi i kembimit apo jo?

    Sigurisht qe ka tkurrje te konsumit e kjo dihet por ate te shkrete analize qe i ben, beja te plote.

    Respekte,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje