Një vështrim për raportet e forcave në PD, cilat janë grupet që do të vendosin për Presidentin e ri të vendit dhe cila do të ishte strategjia e maxhorancës nëse nuk merr dot një mandat të tretë qeverisës. Fati i nesërm i Topallit, Olldashit, Bodes dhe Bashës në një lojë figurash që sot për sot i bashkon Berisha
Nga Lorenc Vangjeli, Java
Edhe kësaj here ja ka dalë në terrenin që njeh më mirë se kushdo tjetër. Në politikëbërjen me porta të vogla, hile, taktika sulmi dhe tërheqjeje, strategji të llojit tërhiq e lësho. Ka kërkuar maksimumin dhe ka në plan rezervë kufirin maksimal të tërheqjes. Një kufi të cilin, me shumë gjasa, nuk e ka diskutuar me askënd, edhe pse të gjithë, vartës dhe kundërshtarë, i kanë sytë tek ai. Zoti Berisha e ka mbajtur vazhdimisht stekën e tij për emrin e presidentit tek një figurë e lartë politike e PD-së, duke qenë, në fakt, i barazlarguar nga të gjitha këto figura potenciale. Gjithashtu, pa harruar se në momentin e fundit, steka e tij mund të nxjerrë në skenë një personazh që do të habiste shumëkënd. Ndoshta krejt të panjohur, që si i tillë, mund të paragarantojë besnikëri ndaj propozuesit të tij dhe nuk shpall paraprakisht ankth tek opozita që do të jetë kundër në bllok për ta votuar. Sepse ndryshe nga të gjithë që këtë verë shohin vetëm se cili është emri i ri i Presidentit, Berisha sheh cila do të jetë PD-ja e tij e nesërme. Vetëm duke i parë të lidhur bashkë këto dy synime të kryeministrit, mund të kuptohet loja deri më tani e heshtur e tij.
Në këtë kuptim, vlen të hidhet dritë mbi atë që ka parasysh zoti Berisha kur përmend funksione, por jo emra, për postin e Presidentit të Republikës. Dhe për ta bërë një gjë të tillë, duhet parë sesi funksionon vetë PD-ja në strukturat e saj drejtuese, me njerëzit e saj më të rëndësishëm politikë, me figurat e skalionit të dytë dhe me ata të tjerë që janë thjesht anëtarë të Kuvendit dhe çfarë mund të ndodhë me ata nesër. Cilat janë marrëdhëniet e tyre, raportet e forcës, e çfarë është më e rëndësishme, shkalla e afërsisë me vetë Berishën? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, shërbejnë dhe për të parashikuar vlerën e votës së tyre. E cila, me të gjitha gjasat, do të jetë e unifikuar pavarësisht divergjencave, vetëm në rast se moszgjedhja e Presidentit do të shkaktonte krizë dhe zgjedhje të parakohshme, çka do të krijonte kaos edhe brenda vetë PD-së.
Të parët
Eshtë “bashkësia” më e konsoliduar dhe më e strukturuar në PD, por jo e ndërtuar në kuptimin që ka fjala grup; mes tyre nuk ka një të parë dhe nuk ka koordinim të përhershëm në lëvizje. Qoftë dhe si i tillë, ai është më i fuqishmi dhe më me pushtet brenda PD-së. Lidhja e tyre, megjithatë, është e dukshme dhe e prekshme për të gjithë kolegët e tyre në PD. Në këtë “grup”, bën pjesë Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit, dy nga ministrat më të fuqishëm të kabinetit Berisha, Olldashi dhe Bode, nënkryetari i PD-së Astrit Patozi dhe Flamur Noka. Këta personazhe i lidh jo vetëm një model pothuaj i përbashkët karriere, por edhe miqësia personale. Ndonëse, jo çdo gjë mes tyre shkon në sinkron. Të tjerë emra më periferikë, janë pranë tyre. Nga ky grup, dy emra janë të artikuluar si kandidatë të mundshëm presidencialë në garën presidenciale në prag dhe tek ky grup, fshihet edhe një pjesë e rëndësishme, më e rëndësishmja e PD-së së nesërme.
E para, zonja Topalli, e cila me të gjitha gjasat, ka një premtim “privat” të Doktorit për ta kandiduar në këtë post. Sipas skemës që funksionoi pesë vjet më parë, por në rrethana të tjera, në zgjedhjen e Bamir Topit. Megjithatë, as Berisha vetë dhe as vetë Topalli, nuk kanë folur kurrë konkretisht për këtë hap. Topalli, e cila po luan lojën e saj, jo plotësisht të koordinuar me deputetët që ka afërsi, ka ndikim mbi grupin e deputetëve të Shkodrës dhe Lezhës dhe mund të llogarisë dhe mbështetjen e deputetëve të tjerë që, veç Berishës, “i binden”, figurave të këtij grupi. Me Topallin presidente do të ishin të lumtur edhe juristët e PD-së, Rusmajli – u bë kryetar i komisionit të ligjeve me inistimin e vetë Jozefinës – ministri Halimi, Gumi apo dhe periferiku Strazimiri.
Largimi i mundshëm në presidencë i zonjës Topalli, krijon hapësira të reja në PD. Në një situatë të tillë, me të gjitha gjasat, Olldashi, përfaqësuesi i brezit të dytë të suksesit tek politikanët e PD-së, rivlerësohet në mënyrë të konsiderueshme si një nga figurat më të rëndësishme të partisë. Në një situatë hipotetike të humbjes së zgjedhjeve të 2013, largimit të Berishës de jure nga partia duke mbajtur postin e kryetarit të nderit të saj, minimalisht Olldashi do të bëhej në mënyrë automatike sekretar i përgjithshëm i kësaj partie, në vend të mikut të tij ministrit Bode e me mirëkuptimin e tij. Dhe për t’i vajtur deri në fund skemës që ngjan e llogaritur në detaj, Basha që për momentin ka perceptimin se është kryetar i parazgjedhur i partisë, do të ishte më shumë një figurë honorifike, kurse Olldashi do të drejtonte realisht e praktikisht partinë në terren. Duke i krijuar një PD-je të nesërme në opozitë, një pol të trefishtë pushteti: President – kryetar i bashkisë së Tiranës – Prokuror i Përgjithshëm.
Kjo skemë çalon vetëm në një detaj, në marrëdhëniet e tensionuara të zonjës Topalli me Lulzim Bashën. E para nuk e ka fshehur kurrë, edhe publikisht, antipatinë për “djaloshin me fat” të politikës, i dyti, i është shmangur gjithmonë një përplasjeje direkte me gruan e fortë në PD. Në postin e Presidentit, Topalli do të kishte mjetet dhe mekanizmat për të frustruar e kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme Bashën me dosjet penale të rrugës Durrës-Kukës dhe të tragjedisë së 21 janarit. Kjo është dhe mëdyshja më serioze e vetë Berishës kur mendon se mund të luajë kartën Topalli në bursën presidenciale, kur sheh të nesërmen e PD-së. Sepse, në PD nuk kanë dilema: në një garë të mundshme mes Bashës dhe Oldashit, në çdo pozicion të ndodhet, Jozefina nuk do të kishte dilema, do të votonte për Olldashin. Nuk dihet qartë se çfarë qëndrimi do të mbante vetë Berisha në këtë rast, por deri tani ai ka mbajtur një ekuidistancë mes Bashës dhe Olldashit. Të dy krijesa të drejptpërdrejta të tij politike. Sa të ngjashëm, aq edhe të ndryshëm nga prejardhja, nga stili i karrierës dhe mënyra sesi kanë ushtruar pushtetin brenda PD-së dhe në qeverisje.
Emri i dytë i rëndësishëm në PD që është lakuar si kandidat serioz për President, është Ridvan Bode. Madje, interesant është fakti që për herë të parë atë e ka përmendur pikërisht Sokol Olldashi duke ngjallur jo vetëm kërshëri publike, por dhe pak, ose pothuaj aspak, kundërshti konkrete nga opozita. Më shumë teknicien sesa politikan, Bode është pothuaj i vetmi anëtar i kabinetit Berisha që nuk ndruhet të replikojë me Berishën në mbledhje qeverie dhe është gjithashtu, një indikator për votën “pro” apo kundër të vendimeve të saj. Gjithashtu, është pothuaj i vetmi që Berisha ka lejuar që në mënyrë të kontrolluar, të shprehet edhe publikisht kundër tij. Qoftë dhe me grimasa dhe gjeste përpara kamerave, që në një parti unitariste si PD është vërtet shumë. Vetë Berisha, po publikisht, ka dhënë një përgjigje shumë të paqartë për këtë ide të Olldashit. Nuk e kundërshtoi, por la të kuptohej se nëse do të duhej të kandidohej Bode, do të duhej të ishte ai që do ta përmendte emrin e tij dhe askush tjetër. Megjithatë, ky detaj dëshmon shumë më shumë. Dëshmon se në PD-në e nesërme, do të reflektohet padyshim marrëdhënia e hershme mes Bodes dhe Olldashit, një çift politik që së bashku, garanton ekuilibre të vjetër dhe rinj në parti.
Vota kundër e Bashës
Të paktën për zonjën Topalli, nëse do të vazhdonte të ishte në Kuvend, me të gjitha gjasat, Lulzim Basha do të votonte kundër. Armiqësia e tyre nuk ka një shkak konkret në nisje dhe mbi të gjitha, nuk ka pasur as arsye konkrete për t’u nisur. Ngjan se ndodhi si fatalitet mes dy personazhesh që i ndan rruga e ndryshme që i bashkoi në të njëjtën pikë. E ardhur në PD në vitet e rënda 1996-1997, Topalli në zgjedhjet e 2005-ës mund të numërohej, pavarësisht moshës, tek brezi i qëndrestarëve. Tetë vjetët e saj në opozitë ishin sakrificë dhe shërbesë pa kushte ndaj rikthimit të PD-së në pushtet. Por atë që dikush duhet të vrapojë shumë që ta marrë, dikush tjetër, falenderon fatin që e bën të gjendet në vendin e duhur në momentin e duhur. Kjo ndodhi me Bashën. I ardhur në PD vetëm në janar të 2005-ës, Basha i shërbeu PD-së si imazh dhe u shërbye e shpërblye nga PD në pushtet, si pakkush më parë. Disa herë ministër – tek transportet, në ministrinë e jashtme dhe atë të brendshme – Basha morri lehtësisht atë që të tjerët vetëm e kishin ëndërruar. E mjaftueshme kjo për të tërhequr në mos kundërshtinë e hapur, mërinë e zhelozisë së kuptueshme njerëzore, kryesisht nga Topalli dukshëm dhe shumë të tjerë të heshtur e pa gojë. Zonja e Kuvendit, ndonëse në vitrinën e pushtetit, mund të firmoste vetëm për dieta deputetësh dhe punonjësisht administrate, ndërsa Basha shpenzonte gati gjysmën e buxhetit të shtetit në një projekt që edhe pse u bë fasadë e qeverisjes së parë të Berishës, i krijoi koston e parë serioze në luftën kundër korrupsionit.
Qëndrimi i Bashës është në këtë rast mjaft i rëndësishëm. Edhe për një fakt tjetër: marrëdhëniet e tij shumë të afërta njerëzore dhe politike me Ilir Metën, të mjaftueshme deri në pikën për të “kushtëzuar” votën kyçe të aleatit të qeverisë Berisha. Vetëm në javën e fundit, Meta e Basha kanë pasur dy takime të gjata, në bashkinë e Tiranës dhe në banesën e Metës, por detaje të bisedave të tyre vetëm mund të hamendësohen, kurse distanca e të dyve me zonjën Topalli nuk është hamendësim, por realitet i njohur.
Në këtë këndvështrim – zgjedhja e Presidentit dhe PD e nesërme – është mjaft interesante të shënohet edhe marrëdhënia e Bashës me Olldashin. Edhe pse më herët ata dukeshin të largët me njëri-tjetrin, të paktën si një perceptim, tani ngjan se ka një rivlerësim të marrëdhënieve të tyre në distancë. Që me të gjitha gjasat, nis edhe me një llogari të thjeshtë: të dy janë rreth të 40-tave në moshë. Një moshë e mjaftueshme për të mbajtur, në rastin më të keq për partinë e tyre, edhe peshën e një opozite të zgjatur tetë vjeçare mbas vitit 2013. Edhe Olldashi, edhe Basha e kanë kuptuar se paqja mes tyre u vlen më shumë atyre vete dhe PD-së, sesa një betejë me fund të paqartë për të dy.
Problemi real i Bashës në të gjitha llogaritë, është se ndryshe nga perceptimi i krijuar, ai vetë nuk ka një bërthamë deputetësh që të bëjnë një grup e që ta pranojë atë si kreun e saj. Njohës të PD-së konfirmojnë se Basha ndonëse me marrëdhënie korrekte me të gjithë deputetët e PD-së, nuk krijon marrëdhënie direkte njerëzore e politike me ta. Dy ministra si Bregu dhe Bumçi që zakonisht llogariten si miq të tij, në fakt janë pak në atë ekuilibër forcash, të krijuar më së shumti nga pafuqia e vetë Berishës për t’i ndryshuar dhe kontrolluar deri në fund ato ekuilibra. Në të kundërt të tij, grupi i parë në PD, kontrollon gati 70-80 përqind në linjë vertikale të gjithë kryetarët lokalë të PD-së, duke nisur që nga qytetetShkodër, Malësi e Madhe, Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Lushnje, Korçë, Pogradec, Librazhd e gjetkë.
Skema e vjetër përsëritet
Pse Berisha e kërkon me çdo kusht Presidentin? Një nga arsyet kryesore është dhe fytyra e nesërme e vetë partisë së tij. Tek Topalli ai gjen garancitë e nevojshme të besimit dhe garancinë se nuk do të zhgënjehet siç ndodhi me Bamir Topin. Një Jozefinë Presidente, garanton emrin “e duhur” të kryeprokurorit dhe gjithë çfarë lidhet me këtë post. Në rast se PD del në opozitë, zyra e prokurorit të përgjithshëm, do të jetë gjithmonë një kërcënim i vazhdueshëm për qeverisjen e socialistëve dhe një armë gjithmonë e mbushur për opozitarizmin e demokratëve. Por kjo është vetëm njëra anë e problemit. Sepse në fakt është një skemë e njohur dhe e përdorur dhe njëherë nga autori i saj, Berisha, në ditët e vështira të vitit 1997. Atëherë, i sapodalë në opozitë, Berisha zgjodhi të nxjerrë si skalion të parë një grup politikanësh të rinj, mbas shpinës së të cilëve ai fshihej edhe vetë herë pas here. Pollo, Bode, Topi, Xhaferri, Karamitro dhe i ndjeri Azem Hajdari, i zunë vendin gjithë brezit të PD-së tradicionale që kishte qenë e përfshirë në qeverisje. Për ironi të fatit, të gjithë ata, për arsye të ndryshme, sot janë jashtë llogarive të të gjithëve, Topi edhe shumë më i distancuar dhe kundërshtar i lidershipit aktual të PD-së. Duket se një rezultat i keq që do të nxirrte PD-në në opozitë në vitin tjetër, do të rivitalizonte të njëjtën skemë. Partia do të ketë një kryetar nderi të saj, zotin Berisha sipas modelit të të ndjerit Godo tek republikanët, por natyrisht shumë më të pushtetshëm dhe të përfshirë në politikën e ditës. Dhe do të kthehet tek brezi i 40 vjeçarëve, me plot ambicje, por dhe nervat e nevojshme për të duruar kalvarin e zakontë të opozitave në Shqipëri. Me Topallin Presidente, PD do të ketë dy figura të para, Bashën dhe Olldashin. I pari garanton imazh dhe vijueshmëri nga kryetari i vjetër si zgjedhje e tij, i dyti, afron mundësinë për të bërë opozitë të fortë, të mençur e me karizmën e duhur.
Të tjerët
Janë të paktën tre ministra, Imami, Ruli dhe Pollo, që bashkohen në pikën që janë rikthyer në PD mbas një periudhe armiqësimi me të. Ruli dhe Imami kanë ndikim realtiv në PD, kurse Pollo thjesht pret mbarimin e mandatit. Ministra e deputetë të tjerë si Nishani, Tafaj, Mima, Spaho, Paloka, Alibeaj, Kadilli, Marku, Xhepa, Bulku, Shehu dhe Shehu (Tritan e Sherefedin), Gjana, Vokshi, Turku e të tjerë, ngjajnë se janë inertë në plojën e zgjedhjes së presidentit, por jo pa rol në PD-në e nesërme. Në këtë situatë. Demi e Përnaska janë disi më të distancuar dhe ndoshta afrojnë dhe ndonjë suprizë të minutës së fundit. Kjo për sa i takon zgjedhjes së presidentit, sepse në një PD të nesërme, nga ky grup, të paktën Gjana, Vokshi, Tritan dhe Sherefedin Shehu, Demi, Paloka, Spaho dhe Mima, janë tërësisht të afruar nga Olldashi, që mund ta llogarisë Rulin pranë vetes, Imamin të barazlarguar mes tij dhe Bashës, kurse Pollon tërësisht kundër.
Në të gjithë këtë llogari të komplikuar, vlera të panjohura ende në ekuacion dhe që presin të verifikohen, janë edhe qëndrimi i LSI-së së Ilir Metës, shtuar këtu dhe me afrimin e beftë me socialistët e Ramës, PDIU-së së Idrizit, Mediut, dy deputetëve të pavarur Prifti dhe Islami dhe e kryetarit të komisionit nismëtar të FRD-së, Gazmend Oketa. Çdo llogari për qëndrimin e tyre është shumë e varur edhe nga emri që do të propozojë PD, edhe nga raporti që ata do të rivendosin me ekzekutivin në vitin e fundit të mandatit të saj. Dhe kjo është një histori tjetër. I dukshëm është vetëm një fakt: edhe kësaj here Berisha ja ka dalë mbanë, të paktën përkohësisht, në terrenin që njeh më mirë se kushdo tjetër, në tërheqjen e kundërshtarit në një lojë nervash në pritje të hapit fals të tij. Me politikëbërjen me porta të vogla, hile, taktika sulmi dhe tërheqjeje, strategji të llojit tërhiq e lësho, Berisha po e çon procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri në epilogun e tij me shumë të panjohura, nga të cilat, e panjohura kryesore është ai vetë. Sepse ai nuk i ka thënë askujt se për të, po aq sa emri i Presidentit të ri, e rëndësishme është fytyra e PD-së së nesërme.
Zaret u hodhen,uji u turbullua,per tu kthjelluar kure, si me pare.
E mer Lorenc. Foli pak ketyre te tuve foli. Se kutojne se o budalla Sala. Sala i fut bananen surprize ketyre.
Para zgjedhjeve te 8 Majit, Meta ju tha aleatve PD “Zgjidhni ose bashkin Lulin, ose Presidentin Jozin”. Dikush ne PD zgjodhi Lulin ne bashki, gabim i madh.
Prandaja kemi kete situat tani dhe prandaj Jozi nuk e do Lulin dhe ka te drejte. PD i kushtoi shum ai mut Luli. Per me teper Luli se shpejti po distancohet nga PD po behet njefar “Bamiri” dhe me shum po punon me Ilirin dhe Moniken. Sido qe te jete njerzit e PD vlejn me shum se Brace, Tom Doshi, Gramoz Ruci, taulant balla. PS ka personazhe shum te vogla mediokre, qe blehen lire, plehra.
Z.Vangjeli ne analizen tende nuk permendej opsioni me i mundshem
ai i shkrirjes se kesaj pseudo partie,pas zbythjes se kryetarit plakush te saj,disa nga anetaret do i bashkohen Topit,disa te tjere
partise se Idrizit(e rendesishme per ta eshte te jene diku ne nje qoshe qofte dhe si cam,vetem per te mos i thene punes mirmengjes)dhe
pjesa dermuese do emigroje jashte,por jo per te punuar por per te prishur parate e vjedhura ne vite…
besoj se propozimi i vetem i berishes per president eshte ai i znj. topalli,,,pasi po nuk shkoi topalli presidente i bie qe te zgjidhet kryetare e PD.
dhe ne nje rast te tille i adhuruari i “familjes” lul basha do te mbetej automatikisht jasht parlamentit, pasi te mbaronte mandatin e vjedhur te bashkise se tiraens.
dhe kete gje sdo ta pranonte kure “familja”pasi e di mire qe neser po rane nga froni nuk do te ishin ata vendimaresit.
TE GJITHA FORCAT QE NUK EDUAN BERISHEN TE BIJEN DAKORT DHE MBAJNE TE FSHEHTE EMRIN E PRESIDENTIT KONSESUAL DHE TA SHTROJNE QE NE RAUNDIN EPARE SI PROPOZIM DHE VOTOJNE DUKE MOS I LENE KOHE BERISHES TE PARAQESE KANDIDATIN E TIJ NE RAUNDIN E TRETE.
p.d nje shporte me karavidhe
kur te ngordhe akrepi sali do shikojme gallate
o Lorenc c’ja ke fut pordhes, iken Saliu shuhet PD,si mund te thuash qe Luli(palluqe 24 karatesh) dhe Olldelja (koqe kandari,zero me bisht) mund te kontrollojne PD,a je ne metro apo jo…nqs ndodh kjo,Edin e ke kryeminister deri sa te vdese!
Jo jo nuk i punon njeri ne photo-shop keto foto. Shikoni mire eshte maska prej bushtre e djallit ajo qe mban Salici.
Ky gazetari i Ed Rames,para se te behet merak se kush do jete ne krye te PD,le te analizoje se kush do jete ne krye te PS pas humbjes se zgjedhejeve te 2013,Blushi,Majko,apo bashkim me LSI,dhe me kryetar Meten.PD ke shume politikane te rinj shume te pregatitur dhe te afte,dhe kjo gje eshte nje fat jo vetem per PD,por per gjithe vendin,,ndersa e majta vuan nga figurat e vjetra te lidhur me 1000 fije me regjimin e diktatorit Hoxha.
Po mer po, ha bar ha nga periferite e tir-kagos.
More z.Vangjeli pse lodhesh kot se keta te pd nuk te kuptojne as ty as Ramen se jane budadhenj.Ti dhe Rama keni kohe qe po mundoheni me e ba Pd sic duhet por a marrin vesh keta tutkunet e pd?
Ju per te miren e tyre punoni por sju kuptojne.A nuk i bente sic duhet Enveri organizatat e Rinise Te gruas te Bashkimet profesionale?
Mos u lodh se keta te pd nuk pjerdhin per ty as Ramen.
Nejse je i lire te prradhisish se ndofta te paguajne
OOO Robi ti je i çilivizum me hedh germa dhe jo llogjikè prandajè
potencèn e varfèrisè,vjedhjeve,krimit,papunsisè etj etj i ka kriju
babi jot shpirtèrorè,sa pèr Edin èshtè njeri me vizjon,krenarè,inteligjent me 5 gjuhè huaja,bagazh kulturor,elegant me
vullnet per politikèn qè nuk èshtè larg dita qè do triumfojè, ju kujtoj
zotrote qè EDI èshtè shpallur KRYEBASHKJAKU nga revista “TAIM” 2004
si mè i miri nè EUR, prandaj o kel .. EDI èshtè KRENARè kundrejt
popullit kurse ato tè pd janè figura tè degjeneruara ku jetojnè dhe
vjedhin nè emèr tè ligjit.
Amore beni cikagos,po gajde ngele tere jeten o malukat.Salua ka bredhur tere jeten me shuren e Enverit per ti bere analizat o idiot dhe per ty eshte demokrat.Apo handikapatet e shkolluar ne Shkoze dhe ne universitetet me blerje dipllomash.Po te ishin aq te zgjuar sa kujton ti o torobrll nuk do ta lejonin veten te beheshi lolo nga nje kafshe me dy kembe si Salua tend.
shikoni o njerez si rri iblisi ( djalli) ne mes. mostepastepjesi.
Cfare ke ti me prifterinjte o Pinxho Pinxhua? Ata nuk jane perfekt, por te pakten 1000-here me mire se callmaxhinjte e tu, jane. Ke degjuar ti qe te bej bamiresi ndonjehere Xhamia, Teqeja apo Hoxha i fshatit?? Ik e mbushe andej nga Italia ku edhe je, e mos na caj shume tr……apin, se u bere boze fare, turipinxho!
pd -ja e neserme do jete si lsi -ja e sotme. parti e rendesishme parlamentare nese keni qef ta quajm keshtu.