Berisha para dy zgjedhjeve: President konsensual, ose mocion mosbesimi

27 Maj 2012, 16:39Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në letrën publike që u dërgoi kryetarëve të partive parlamentare në 30 prill, Rama kërkoi një takim të përbashkët me ta për të diskutuar për zgjedhjen e një presidenti konsensual (http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/letra-Berisha-fq.1.pdf;http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/letra-Berisha-fq.2.pdf ) Në takimin e sotëm mes përfaqsuesve të PS-së dhe PD-së, të kërkuar nga këta të fundit, steka u ngrit – përveç diskutimit rreth një presidenti konsensual, PS-ja kërkoi që në një takim të përbashkët të Ramës me kryetarët e partive parlamentare të diskutohen edhe tre çështje të tjera. Konkretisht, u kërkua të diskutohet edhe për reformën zgjedhore, reformën parlamentare, dhe heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Të trija këto kërkesa ishin pjesë e çështjeve që Rama diskutoi me Metën në takimin që pati me të në Hotel Sheraton para disa ditësh. Gjithashtu, këto tri kërkesa kanë qenë një refren i vazhdueshëm në gojën e diplomatëve perëndimorë javët e fundit.

Interesant është fakti se shtimi i tyre vjen një ditë pasi Rama bëri thirrje publike në blogun e tij për bashkimin e votave në Kuvend, me synim zëvendësimin e Kryeministrit Berisha me dikë tjetër. Me fjalë të tjera, Rama po e vë Berishën para dy opsioneve: Ose prano një president konsensual dhe një paketë të plotë reformash që lidhen me integrimin e Shqipërisë në BE, ose ballafaqohu me një mocion mosbesimi në Kuvend. Duket se dyshja Rama-Meta e ka siguruar ose është afër sigurimit të 71 votave për mocionin e mosbesimit ndaj Berishës.

http://respublica.al/artikuj/2012/5/27/rama-ia-ngre-steken-berishes-ne-lojen-presidenciale

16 komente në “Berisha para dy zgjedhjeve: President konsensual, ose mocion mosbesimi”

  1. diagaci up. says:

    o zaloshnja, kafshet largohen me arme dhe jo me fjale, apo nuk ka populli yne eksperienca boll se si largohen kafshet nga oborri… me fjalime e twitter te edi rames e company, kafsha e kafshet e tija nga pas nuk largohen nga oborri… edhe kjo periudhe pritje e zvarritje me pseudo-presidentin do mbaroje dhe kemi fortunen qe s’mund me as edi rama dhe as ambasadoret e trijos mashtruse-mafioze ne tirane apo shefat e tyre ne bruksel a washington nuk do mund ta ndalojne fortunen edhe pse do jete koha e vapes se veres.

  2. Donjet Liridoni says:

    Kam pasë rast ta përmend edhe ndonjëherë tjetër. Berisha është një “mbjellës” i madh, që ta them më shkoqur prevenues, lojtar, mjeshtër i së keqes, majë kalit që i ka hypur dhe po i bën hysmet veç alternativës së kasandriotit Namik Vehbi Fadile Hotit.
    Kurrë ndonjëherë gjërat nuk kanë qenë më të kthjellta se tani, sado që përpiqet të “mbrohet” gjoja me ultimatumet e opozitës. Por taktika e tij djallëzore e gjoja zgjidhjes së ngërçeve në kohën “kur merr veza me dalë” s’është gje tjeter vetem per te fituar kohe ne merkaton e nendheshme që vazhdon te beje.
    Opozita, lideri konseguent i saj, Edi Rama e dine mire se cfare kane bere dhe bejne, po sipas mendimit tim, jo ne twiter, po me nje dalje publike te tij, t’i shpjegoje popullit shkurt dhe qarte LAKUN QE TASHME ESHTE LIDHUR PER QAFE Sali Berishes, qe per te treten here po na le jashte Evropes. Nese funksionon ende koalicioni opozitar, vec protagonizmit ç’e pengon te mblidhet nje ore e me pare per te marre ne shqyrtim situaten, qe mund te rreshqase ose te tatepjetohet.
    Bie fjala, ne Ulqin, gjithkund pas bythe pashe nje deputet te PDIU-se, qe s’e kuptoj kurre arsyen pse gjendej aty dhe sillej si xhol para kamerave. Kam pase rastin te jem ne nje kryeshendosh me të dhe, pas ngushllimit te mikut tim qe i kishte vdekur e ëma, kam thene me vete “Medet cfare deputeti!”. Gjiri i Vlores e njeh mire. Eshte turpi yne, tha nje bashkekrahinas me të. Mirepo ky kontigjent deputetesh qe, sipas rregullores “s’mbajne pergjegjesi per cka thone”, nuk mbajne mbase as dhe nje lloj pergjegjesie per castin historik ne te cilin ndodhemi dhe c’vlere (jo mjateriale) ka dhe do te kete vota e tyre per prosperitetin e vendit tone. Dhjetori 1990 ka qene thjesht nje shkrepje, nje prove gjenerale. Tani jemi vertet ne momentin historik, si thuhet ne Shkoder “a po del a po shkojme”, o ligjerohet DIKTATURA BERISHISTE (sic thoshte me se fundi dhe DASH), ose i hapen rruget normale dhe pershpejtohen proceset integruese te ngërçuara ose te bllokuara fare.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Te lumte goja…

  3. Vlora says:

    rama eshte para “portes” do vetem nje gjuajtje qe te beje golin e shumpritur.
    nuk duhet ta humbase kete rast

  4. Cohu Enver nga varri ,se na mori malli!! says:

    Ne vemendje per Z. Mero Baze per te cilin kam respekt te vecante !!!

    O redaksia e Gazetes Tema. Kush nga Ju te nderuar eshte Ben Chicago dhe ne menyre te heshtur e tinzare shkruan kunder Ed Rames dhe sa here qe une personalisht bej replike me te,duke e fyer vetem pak nga ajo mori fyerjesh dhe akuzash qe Ai plehra i ben Rames dhe te gjithe opozitareve te tjere,kjo replike nuk botohet??? Zoti Baze, une besoj se ky komentues (mund te jene dhe dy kolege ndoshta qe mbajne te njejtin pseudonim..)eshte pjese e stafit tuaj per dy arsye

    a-)pergjigjet dhe replikon per cdo koment dhe ne cdo shkrim ,nga kushdo qe eshte shkruar dhe e komenton ate ne nje kohe reale

    b-)Ragimi,Shpejtesia e te pergjigjurit te komentuesve dhe komenteve eshte pothuajse 24 ore ne 24 aq sa te jep pershtypjen se ky njeri nuk ,punon ,nuk ha,nuk fle, nuk shkon gjekundi vecse eshte atje duke pritur shkrimet,komentet dhe menjehere te bejme pergojosjen e rradhes, fyerjen ndaj Z.Rama e vrerit kunder gjithckaje qe ka te beje me opoziten

    Z.Mero ose kontrolloni stafin tuaj ose censuroni Ben Chicagon ose na lejoni komentet dhe replikat qe bejme ne me ate.

    Falmeninderit

    Best

  5. ALBAN DEGA says:

    SHANS HISTORIK PER NJE FAQE TE RE NE HISTORINE SHQIPTARE

    – Pa largimin e Berishes dhe Nanos nga lidershipi, ceshtja e demokracise nuk
    mund te fitoje, Shqiperia nuk mund te behet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Marreveshja Rama- Meta, nese ekziston, eshte nje shans historik per te spastruar skenen politike nga fosilet e dinosaureve ish- komuniste. Ajo do te sillte ne krye te politikes shqiptare nje brez te ri te painfektuar nga virusi komunist. Edhe me teper: ndersa Edi Rama ishte disidenti, per aq sa mund te mbijetonte ne ate diktature disidenca, Ilir Meta ishte pjestar aktiv e lider i levizjes studentore kunder katrahures komuniste.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ti dhene fund politikes se konfliktit si mjet per uzurpimin e te gjitha pushteteve ne baze te parimit despotik bolshevik ” Te gjitha pushtetet sovjeteve”.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per te pastruar vendimarrjen politike shqiptare nga dy lidere qe kane sunduar duke percare dhe qe percajne edhe sot per te sunduar “per aq kohe sa do te na jape ai lart”, pra perjetesisht njesoj si babai i tyre shpirteror e ideologjik, Enver Hoxha apo “Baba Stalini”.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per te nxjerre ne pension historik dy lidere qe kane ricikluar dhe orvaten te riciklojne njeri tjetrin ne nje xhiron pafund marreveshjesh e pazaresh okulte tipike per Mafian.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per fitoren e kauzes se demokracise ne Shqiperi, qe per njezet vjet askush nuk e ka minuar si Berisha dhe Nano, duke e lene vendin dhe popullin me proamerikan e me pro-perendimor ne Bote, popullin qe permbysi komunizmin me kushtrimin ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa”… ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike” po aq ne mos edhe me larg se me 22 mars 1992.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ti dhene fund mamutho- korrupsionit Berisha- Nano qe fillon nga vjedhja e votave e perfundon ne qindra miliona dollare mund e djerse, pasuri e gjak te taksapaguesve shqiptare, te bere rrush e kumbulla nga Arsidi e deri tek buzuqet e Asfalise greke, nga pazarlleqet atdheshitese me Athinen e Beogradin … e deri tek Autostrada e Mega- Hajnise kombetare.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik qe do ta lironte historine e politikes shqiptare nga dy injorante jo vetem te politikes por edhe te ekonomise shqiptare ku njeri mesonte Reganomics duke urdheruar zboristet e mjekesise shqiptare per te qelluar silueten e Reganit, ndersa tjetri doktoronte per shkenca ekonomike duke fshikulluar “kater modernizimet” e Ten Hsiao Pinit qe e kthyen Kinen ne nje superfuqi boterore…
    Marreveshja Rama – Meta eshte nje shans historik qe qe do te hiqte nga kreu i politikes shqiptare dy kokat e “Derrit Mac” Berisha- Nano, qe i ka mbetur ne dore Shqiperise ne menyre jo demokratike, por me vota te manipuluara, te vjedhura fshehurazi e haptazi, e gjithnje te kontestuara pervec atyre te 22 marsit 1992, kur nuk fitoi Sali Berisha, por shpirti demokratik e properendimor i shqiptareve ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa” ndersa ai po e con drejt stepave bjelloruse e putiniste.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ta integruar Shqiperine dhe shqiptaret ne vendin e tyre natyror e krejt te natyrshem, ne Bashkimin Evropian, duke lene mbrapa historise emrat e bemat e tyre qe kaq shume e vonuan kete proces sa natyror edhe te merituar per Shqiperine ne zemer te Evropes.
    Pa largimin e Berishes dhe Nanos nga kreu i kesaj skene politike, nga lidershipi i saj, sic e deshmojne nje det faktesh e deshmish pa fund te ketyre 20 vjeteve te fundit , shteti shqiptar nuk mund te behet , ceshtja e demokracise nuk mund te triumfoje.
    Aresyeja eshte fare e thjeshte: nuk mund te triumfoje kauza e demokracise me nje mentalitet tipik komunist.
    Shqiptaret jane tejngopur me rrenat, me mashtrimet, me pallavrat komuniste dhe neo- komuniste edhe te Berishes dhe te Nanos…
    Ka vdekur pergjithmone koha kur “shqiptaret hane edhe bar… “, ndersa dinosauret e politikes shqiptare hane pasurine e begatine, mundin e djersen e shqiptareve, te sotmen e ardhmerine e tyre.
    Ndaj marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ti dhene fund historise 20 vjecare te shanseve te humbura per shkak te politikes se gabuar e krejt te deshtuar Berisha – Nano.
    Askush nuk duhet te kete brejtje ndergjegje per gjoja besen e prere, per shkeljen e “word of honor” apo marreveshjen e xhentelmeneve me ata qe me mijera here e kane deshmuar ne sy te shqiptareve e te nderkombetareve, se nuk kane bese e aq me pak jane xhentelmene.
    Nuk ka bese me te pabesin, thote sovrani.
    Aq me pak ka bese e ” word of honor” ne politike. Nese behet fjale per bese ajo ekziston vetem me popullin e kombin tend.
    E ne kete pikepamje nje marreveshje Rama- Meta eshte shume me e natyrshme se pazari Berisha -Meta… A nuk i perkasin si Rama edhe Meta te njejtit krah politik, te njejtes shtrese sociale, se majtes.
    Si e tille nje marrveshje Rama – Meta eshte nje shans per te ndrequr edhe nje anomali politike e sociale ku e djathta e Berisha sundon me vota te vjedhura e trafikuara e po orvatet te akaparoje te gjitha pushtetet edhe me votat e se majtes e te Ilir Metes!
    A nuk deshmon per kete edhe gjendja kaotike e fqinjit tone jugor Greqise me nje histori mijeravjecare demokracie, ku lindi vete kjo fjale magjike! Aq me teper qe po vazhdoi ky kaos duhet te pergatitemi qe te presim edhe refugjate greke !
    Marreveshja Rama- Meta, nese ekziston, eshte nje shans historik per nje politike ndryshe, per nje politike te popullit, me popullin e per popullin, qe eshte shpirti i demokracise!
    Marreveshja Rama – Meta eshte nje shans historik per nje faqe te re ne historine e politikes, te shtetit dhe te demokracise shqiptare!

  6. kelmendasi says:

    Z.Zaloshnja si gjithmone flet kot e gja nuk din se asnje parashikim nuk i ka dale.Nuk i dalin se asht fanatik i komunisteve dhe jo realist.Ai nuk jep opinjone por deshirat e tija.Deshirat me realitetin nuk po i bashkohen.
    Nje komentues me emrin Vlora thote se Rama eshte para portes dhe te gjuaj topin per golin e shumedesheruar.Ky Vlora nuk po e kupton se Rames ja kane heq porten e ska ku gjuen topin.Ne te vertete Rama e ka gjuejt tash nje muej topin pa porte dhe i ka humbe topi me gjithe porte.Prandaj Rama kerkon modalitet(porten) qe Berisha nuk ja jep dhe ma vone don te kerkoje topin(te caktoje emrin vete Rama) por edhe kete sja jep Berisha.
    Ju gostituni me pallavrat e Zaloshnjes e co dhe flini gjume deri neser se dalin pradhat e reja. TUNG

  7. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    SI DUKET BERISHA I PLASI KETA SOCIALKOMUNISTA DESHIRA E ZOLOSHNJES ESHTE E MADHE JO VETEM PER PRESIDENT KONCENSUAL POR EDHE REXIMIN E KESAJ QEVERIE POR DESHIRA MBETET DESHIRE NDERSA REALITETI ESHTE KREJT NDRYSHE BERRISHA QFARE KA DASHUR GJHITHNJE E KA ARRITUR PRESIDENTI DO JETE NGA PD NDERSA NOCION MOSBESIMI AS QE DO KETE SEPSE KOKEDERRI RAMA E DI QE HUMB NE VOTIM

    1. fule says:

      Rroft Parita jone e Druvarve me Doktor Rumpallen ne krye.

  8. I-liri says:

    Per dike ketu, i cili thote se nuk duhet te shfaqen komentet e Ben Cikago, apo te Kelmendasit, mendoj se nuk ka te drejte. Gjithkush mund te shfaqe mendimin e tij, ndryshe nga te tjeret. Kryesorja mbetet te mos perdoren fyerje. Ai qe nuk i pelqen shkrimet e Zaloshnjes, Nanos, apo Bazes, ka te drejte te mos ti lexoje ose dhe po i lexoi mund te mos i komentoj. Por edhe nese i komenton dhe nuk je dokort me mendimet e tyre, duke shfaqur argumenta kunder, s’ka asgje te keqe. Vetem me debat e mendim te kundert ecet perpara.
    Por se nuk te pelqejne mendimet e Zaloshnjes, Meros apo Mucit dhe te shkruash ketu, se keta mbeten komuniste te pandreqshem, kjo do te thote se se keta te tre, nuk i njeh aspak, por ai qe shkruan keshtu, nuk njeh as veten e tij. Se kur kane qene komuniste,keta analiste dhe kur i kane sherbyer komunizmit, me mire e dine ata qe kane qene komuniste, dhe mbeten te tille ende ne mentalitet dhe veprime. Dhe te tille kane sot e kesaj dite si 40 vjet me pare,kryetarin e PD. Per keta, te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga Sali Berisha, jane komuniste. A eshte ky i njejte me mentalitetin stalinist te Enver Hoxhes,se ai qe mendonte ndryshe nga ai ishte antikomunist dhe duhej denuar.
    Dhe aq larg shkojne keta komentues, sa kur ambasadori amerikan u shpreh kunder zgjedhjes te presidentit me 71 vota, por me 140, dhe absolutisht kunder Topallit, e qujten edhe z. Arvizu, komunist …
    Po c’beni more keshtu, se late nam. Ne se s’keni gje per te thene, lutjuni zotit t’ju mbylle gojen..
    Hajt, tung …

  9. hawk999 says:

    Per “COHU ENVER NGA VARRI SE NA MORI MALLI”-> Ke komplet te drejte!!As mua s’me ka publikuar 2 sms te rendesishme qe kane lidhje me prokurorine,megjithate ndryshe nga ty ,une per te s’kam respekt,biles e kam krahasuar me “Battistonin”…behet i rendesishem sa here qe “rrihet”

  10. Gazi says:

    Zoti Gazetar, nuk shkruhet te TRIJA por shkruhet te treja!!!!

    Persa i perket komentit “Cohu Enver nga varri ,se na mori malli” I ke then nje gje shume te mire keti Z.Meros.

  11. gjon says:

    ME SALI BERISHEN KRYEMINISTER NUKE KA ZGJEDHJE TE LIRA VEC VJEDHJE. PRANDAJ SHPORRENI SA ME PARE,QE TE SHPETOJME NGA KJO KOLERE.OPOZITA E MAJTE BASHKOHU SA MA PARE,MOS E HUMBISNI KETE RASTE,NESER DO TE JETE VONE.

  12. iliria says:

    nuk e kuptoj perse kane frike nga reforma zgjedhore dhe nga nje president konsesual keta te pd . te dyja keto pika jane kryesoret per asoncimin e vendit ne be .po nderkombetaret qe i kane caktuar keto 12 pika jane komuniste ? ky eshte mendimii i lire i secilit ta kritikoje por ti thuash zaloshnjes komunist nuk ta pranon as saliu mor vella me zgjedhje te vjedhura nuk te del vota jote jo sondazhi i zaloshnjes.

  13. adam says:

    dhe sikur te kete nje president konsensual prap mocioni per te larguar berishen nga pushteti eshet me rendesi per te pasur nje qeveri qe te siguroje zgjedhje te lira dhe te ndershme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje