Meta i përgjigjet Berishës: President me mbështetje më të madhe se mazhoranca qeverisëse

28 Maj 2012, 14:50Politika TEMA
Meta i përgjigjet Berishës: President me mbështetje më

Kreu i LSI ndahet nga Berisha edhe për vlerësimin që i bën kushteve të paraqitura nga Ruçi. Meta le një derë të hapur për miratimin e moratoriumit anti- skaf dhe deklaron se negociatorët duhet të kthehen në korrierë

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Sali Berisha se ata kanë një marrëveshje për ta zgjedhur presidentin bashkë duke thënë se kreu i shtetit duhet të ketë një mbështetje më të gjerë se mazhoranca qeverisëse.

“Ne besojmë që detyra e të gjithë ne si përfaqësues të forcave parlamentare është që të zgjedhim një President me shumicë më të gjerë se sa mazhoranca qeverisëse sepse për të zgjedhur një President bazuar mbi shumicën qeverisëse është gjëja më e thjeshtë por duhet një proces i cili jep mesazhe të rëndësishme të një pjekurie të klasës politike në vend dhe të një bashkëpunimi midis mazhorancës dhe opozitës, jo thjesht për të zgjedhur një President dhe për të përzgjedhur një emër, por për të vijuar në këtë proces të rëndësishëm të reformave. Dihet që marrja e statusit kandidat nuk është stacioni i fundit i reformave, përkundrazi janë edhe shumë reforma të tjera që do të vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe që do të përcaktojnë edhe dinamikën e negociatave apo të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Janë 5 vite shumë të çmuara, ndaj edhe neve na duhet një zgjidhje që i jep një hov të ri reformave,” tha Meta.

Kreu i LSI u nda nga Berisha edhe sa i përket pikave që ka paraqitur si kushte PS me anë të Gramoz Ruçit.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për parimet, të diskutojmë edhe për emrat, të respektojmë emrat e PD-së, të partive të tjera, të PS-së, të cilitdo që vërtet synon të kurorëzojë këtë proces me sukses. Dihet që janë edhe disa çështje të tjera të cilat ne i kemi theksuar për muaj të tërë, një pjesë e të cilave ishin të paraqitura edhe dje nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së z. Ruçi, por ne mendojmë se për momentin në të cilin ne kemi hyrë, pas dy ditësh duhet bërë votimi i parë dhe shpresojmë i fundit, që të jetë i suksesshëm, ne mendojmë që nuk ka kohë tani për të zgjidhur disa gjëra që duhet të ishin zgjidhur para disa javësh dhe para disa muajsh. Mbarëvajtja e këtij procesi ndihmon edhe për të përshpejtuar pastaj edhe çështje të tjera sidomos ato të tria me të cilat ju jeni shumë të familjarizuar,” tha Meta. Ai po ashtu duket se la një derë të hapur për të votuar për heqjen e moratoriumit.

I pyetur në lidhje me mocionin ndaj kryeministrit Sali Berisha, Meta tha: “Ne shprehim keqardhje për çdo retorikë konfliktuale sepse këto nuk janë investime pozitive për procesin që duhet të ndërtohet. Ndaj apelojmë edhe një herë tjetër që të mos kemi parasysh, që të mos synojmë krizën kur flasim për konsensuse sepse kjo është shumë e gabuar dhe së dyti të mos shndërrohen negociatorët në korrierë. Duhet vullnet i vendosur për të shkuar drejt zgjidhjeve dhe ka zgjidhje, e theksoj edhe një herë tjetër. Zgjidhjet ndërtohen mbi parime të shëndetshme dhe mbi kritere serioze dhe pastaj edhe emra sa më të pranueshëm të cilët nuk i mungojnë Shqipërisë. nuk i mungojnë dhe në fushën e drejtësisë, edhe në fushën e diplomacisë, edhe në fushën e politikës, dhe në fushën e shoqërisë civile, pra kemi shumë emra që mund ta bëjnë atë detyrë shumë mirë dhe që mund ta shndërrojnë institucionin e Presidencës në një pikë takimi të vazhdueshme për reformat që i duhen vendit,” u përgjigj Meta.

21 komente në “Meta i përgjigjet Berishës: President me mbështetje më të madhe se mazhoranca qeverisëse”

  1. Shefqet Cela says:

    Nuk e di bishtin, qe vjen mbrapa; por dardha duket e pa krimbur. “Duket”!
    Sali! Thirri mendjes! Boll e telendise kete komb! Bej edhe ti pushim!

    1. Lili Koklope says:

      Ëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëë, sa me shum ,aq me mire!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/li-me-ta-relax-2012.html

      1. historiani i PPSH says:

        Mire thoni ju, por eshte nje opsion nen menge: Meta president!!! Pak e cuditshme por mund te jete e vertete. Ky skenar ndodhi ne 97′ : Per te hequr qafe berishen, zgjedhjet ju dhane monarkise. Dhe Leka Zogji doli doli me arme ne dore ne bulevardin e “Deshmoreve te Kombit”
        http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html

    2. Ramy says:

      Meta êshte kart e djegurê qê do e djegê edhe zvarranikun e gjatê ne zgjedhjet e ardhshme

  2. geri says:

    qeveeri teknike president kosesual vetem kjo eshte alternativa e duhur.

  3. Mira says:

    O Meta nuk del dot nga thesi Ti se per nje karrike te premtuar shet nenen e baban.Te gjitha partit politike perfshi LSIn e drejton Saliu -ju ka ne dore e kini bere vehten hajdut ,turpi i botes rent mbi ty , thashethemexhinj klasik jini ,e te pandreqshem,

  4. Kapterri says:

    Ilir Meta! Është rasti të tregoni veten që keni një fije patriotizmi që ti lini edhe fëmijëve tuaj një ndjenë sado të vogël krenarie si shqiptarë. Bëni ç është e mundur për hir të kesaj krenarie dhe rrëzojeni Berishën një herë e përgjithmonë. Me këtë akt, jam i sigurtë se shumica e shqiptarëve do t jua harrojne ose falin edhe ndonjë hap të gabuar në të kaluarën të bërë nën moton “qëllimi justifikon mjetet”. Jam i sigurtë se personalisht për ju Berisha ju ka më shumë borxhe për të larë se Rama ose socialistet. E aq më pak shqiptarët. Historia botërore por edhe ajo shqiptare ka shumë shembuj ku përkrahës të zjarrtë të rregjimeve, janë kthyer në kundershtarë të denje (jo hakmarrës). Një politikani të denjë, shansi për tu kujtuar me respekt i jepet vetëm një herë në jete. Shfrytëzojeni këtë rast dhe festoni me dinjitet 100 vjetorin e Pavarësise pa tradhëtarin Berisha si drejtues shteti. Më mirë një qeveri teknike dhe e ndershme deri më 28 Nëntor sesa Berisha, Topalli dhe Kompani. Kapërdie krenarinë boshe ndaj opozitës dhe kontribo sadopak në kthimin e Shqipërisë atje ku e meriton. Ndoshta edhe në Evropë.

    1. daku says:

      o kapterro,,,,,,,kapterro,lili eshte shtangist edhe hajdut,por jo politikan,o kapterroooooooo

  5. DHELPRA says:

    Gjith ky “Servilizem” Skraparliut….??? Po ai u kap me bllok ne dore,cfare po thoni o zotri?

    Prej tij u vran 4 vet me 21 Janar,(+ i biri te ndjerit Faik Myrtaj) sa gurore ka Ilir Meta me leket e vjedhura qe i shfrytezon ne kto momente qe ne po shkruajm. Sa Vila posedon?
    Skrapin qe ja mbledh “fakirave” qe coptohen duke e mbledhur per me pas ta shitur 5-fish…

    Pse Metes duhet ti serviloset Rama per te nxjerr “jash loje” Sali Mostren?

    E meritoni Saliun,pas kesaj qe po beni!

  6. *king says:

    .Shume mir thot po nje gje ju te gazetes nuk e thoni,Meta thot qe nuk asht koha per ultimatumet e Rames,por esht koha per te zgjedhur prdesidentin

  7. alban says:

    O KAPTERR KOMUNIST ME MIRE RUCI E GJINUSHI SE SALIU E TOPALLI PO TI QEKE
    I SEMURE PSIQIK O KAPTERR RRAMIU O ROB KOTI O ENVERISTA TE PERJETSHEM.
    MALLKIM KENI O TE PA FE.

    1. Kapterri says:

      Alban! Mos mer kot si pushka e jevgut. Lexoje mire nga te gjitha anet komentin tim dhe mos dil ne konkluzione kot fare. E pranoj qe jam i pafe por jam me alban se emri jot. Komunistat jane shperndare si fara e hislles ne te gjitha partite albanese, keshtu qe kerkoje atje dhimbjen e barkut qe te ka kapur. Une jam jashte dhe praktikisht nuk me intereson asnje nga partite qe jua kane bere trurin dhalle shqiptareve. Jam i interesuar te shporret Sala me albane si puna jote qe te kemi faqe te quhemi shqiptare se na keni rradhit me somalezet.

  8. luis says:

    KY ESHTE HAJDUTI ME I MADH I BALLKANIT POR JU SOCIAL-KOMUNISTET E PRANONI VETEM PO TE RREZOJE BERISHEN. IKNI E BLENI GJILET E SHKUME

  9. shqiptar i ndershëm says:

    Ju kreu i LSI,personalisht te keni kujdes me paragjykimet dhe paravleresimet qe i keni bere proçesit me emrin e Fatos Nanos.

  10. Shkodrani says:

    Ramy,pse e ke kthy emnin mbrapsht,mor trap.Don me u duk modern??/ Ti e ke emnin Ymer dhe me kete emen tutkuni,nuk hyn ne Europe,por nen barnaveket e satam.Per Edi Ramen,nuk presim me na mesu dicka ti idiot.Ne po na qeveris plehi kombetar Sali Vicidoli,jo Edi Rama.Kur te vije Edi ne pushtet dhe nuk e con ne burg Sali Krimin,atehere do flasim prape.

    1. Ramy says:

      hahahahah o Shkodran, po tê them sinqerisht qê ky êshte emêri im i vertet, mbi emêrin nuk e tregojê por tê paktên une shkruaj me emêr timini e jo sikur ti qê shkruan si Shkodran duke lên tê kuptohet qê gjithê Shkodranet janê trapa, kêshtu do mendojên fshataret e jugutê.
      hajt Shnet

  11. Ed says:

    A e di njeri se kush jane kandidatet zyrtare per President te Shqiperise? Te le te kuptosh se zgjedhja po behet si loje Pokeri. Panvarsisht se kush do jete presidenti, figura e tije eshte demtuar nga te gjithe parlamentaret. Kjo lloj zgjedhje nuk eshte standart i EUse. Me nder qofshi o Deputet por te gjithe jeni njesoj. bixhozxhije te politikes!

  12. h says:

    ne qoftese Meta rrezon Salen eshte i falur nga te gjithe shqiptaret ,

    1. DHELPRA says:

      Flit per vete o zotri….

  13. Shkodrani says:

    Remy,atehere ti duhet ta kesh emrin taman Mejreme.E din jugu kush jane shkodranet e vertet,por nuk po kuptoj a e din ti kush je ne te vertete.Qe je nji cope zog gomarit dukesh,prandaj mblidhi mendimet ne muejsh me nxjerr dicka nga truni yt i tredhun e mos rri tan jeten Shkop shurret.

  14. bc says:

    ky kokelope nuk mut te mbeshtesi edin se eshte monument kulture qe ruhet nga shteti dhe eshte njesoj i frikesuar po te rrezohet maxhoranca kriminelo hajdute e salukut ky mbetet te shkoje ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje