Berisha i kujton Metës: Ke marrëveshje për ta zgjedhur presidentin me PD

28 Maj 2012, 13:42Politika TEMA

Berisha ‘qetëson’ deputetët e tij: Mund të them se takimi me LSI ishte një takim që u përcaktua nga vendosmëria e plotë për t’i qëndruar marrëveshjes dhe vlerësim i madh për marrëveshjen qeverisëse që ekziston mes dy forcave tona

 

Kryeministri Sali Berisha e nisi mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike duke i kujtuar Ilir Metës se ka marrëveshje për ta zgjedhur presidentin me PD.

“Dua të rikujtoj se në marrëveshjen e datës 2 shtator 2009, në faqen tre të kësaj marrëveshje, thuhet: “Zgjedhja e presidentit do bëhet mbi bazën e konsensusit midis PD dhe LSI”. Ky është përcaktimi kontraktual midis dy forcave të koalicionit qeverisës. Në përputhje me mandatin që dha kryesia dhe afatin e përcaktuar nga Kushtetuta, ne nisëm menjëherë serinë e konsultimeve dhe negociatave, natyrisht së pari me aleatët tanë. Mund të them se takimi me LSI ishte një takim që u përcaktua nga vendosmëria e plotë për t’i qëndruar marrëveshjes dhe vlerësim i madh për marrëveshjen qeverisëse që ekziston mes dy forcave tona qeverisëse. Referim i qartë në nenet që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit të Republikës,” tha Berisha.

Kryeministri garantoi deputetët e tij se Ilir Meta ka thënë se do respektojë marrëveshjen për qeverisjen, ku përfshihet edhe zgjedhja e presidentit.

“Kryesia e PD dhe vetë PD është dhe mbetet e mendimit të palëkundur se procesi i përzgjedhjes dhe zgjedhjes së presidentit është procesi më serioz midis dy zgjedhjeve të përgjithshme, është procesi më i rëndësishëm midis zgjedhjeve për qytetarët shqiptarë. Duke e konsideruar të tillë, ne jemi të bindur që procesi më dinjitoz, procesi më serioz, procesi më transparent, është ai proces që respekton plotësisht librin themelor të shtetit, ligjin mbi të cilin ndërtohen të gjitha institucionet e vendit, Kushtetutën e Shqipërisë. Qëndrimi ynë është dhe do mbetet kryekëput kushtetues. Asgjë nuk mund të na spostojë nga respekti i plotë dhe total i ligjit themelor të shtetit,” tha Berisha.

“Në takimet me aleatët spikati në mënyrën më të kristaltë vendosmëria e koalicionit qeveritar për të respektuar Kushtetutën e vendit, që parashikon në tre raundet e para votimin e presidentit me 3/5. Ndonëse ka një marrëveshje, e cila autorizon zgjedhjen e presidentit si konsensus mes PD e LSI, por këto dy forca ranë dakord të punojnë me përkushtim që presidenti të zgjidhet me 3/5, ose edhe më shumë, ashtu siç përcakton Kushtetuta e vendit.” 

19 komente në “Berisha i kujton Metës: Ke marrëveshje për ta zgjedhur presidentin me PD”

  1. Korcari1 says:

    Hiqu nga syte o vrases se na je qepur si nje ferre e keqe.A nuk e ndjen se te ardhi fundi.Largohu me deshire se mbase zemerimit te ketij populli nuk i dihet ,dhe fundi i Gadafit eshte akoma i fresket.

    1. astrologu says:

      Ku ka humb Tosi i Maries? Marreveshja ishte treshe!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

  2. psikologu says:

    sali c’do ene pas mbushjes derdhet,kete faze ariti egoja tuaj.

  3. burgaxhiu UK says:

    po ik o [email protected]@@@@@@@@@ se nuk jeni martu me kontrate, ti kujto se asht prone e jotja krejt Shqiperia o te shplafte mortja, ILir Meta asht i vetmi qe e ka fur karaduzen e vucidolit ne burg disa ore ne Rinas “thuhet” ta hedhe ket rradhe ja kemi “fal” te gjitha hajnite qe ka ba (bje fjala)

  4. Ardian Tana says:

    Mos e ruaj fare shefi!

  5. Logjika says:

    Ahahahha filluat ta mbroni Meten mor socialista te dhjere. Lepijeni peshtymen tuaj lepijeni. Meta ska nga ta luaje topin. Do jete bashke me ne per tja futur Piktorit ngjalen e doktorrit se te veten ja futi ne Lalez. O socialiste te dhjere dhe te permjere shihni sa i qete eshte Sala. E hengret or qyqare.

    1. Shefqet Cela says:

      Llogjike malore.

      1. Arbeni says:

        cfare llogjike doni zoteri ate te fushes, sa turp per ty.

  6. Gurrakuqi says:

    “Zgjedhja e presidentit do bëhet mbi bazën e konsensusit midis PD dhe LSI”
    Mbi bazen e konsensusit, por konsesus nuk do te thote te behet sic do ti, do te thote qe te dyja palet te bien dakord. Apo i lexon gjerat si do vete ti, shpellar.

  7. Bbb says:

    Po Sala cfare premtimi i ka dhene Ramiz Alise?

  8. SHQIPO,EUROPIAN says:

    Filloi Berisha te bej lodra fjalesh.
    Marreveshja PD-LSI nuk ka lidhje fare me kushtetuten.

    Marreveshja PD-LSI thjesht shkruan per konsensus per presidentin.
    Mbi bazen e konsensusit ligjerisht do te thote:
    se PD nuk e obligon dot absolutisht LSI per ndonje kandidat,
    se LSI nuk e obligon dot absolutisht PD per ndonje kandidat.
    Dhe nqs kandidati do te ishte i njejte,atehere natyrisht ka konsensus.

    Por nqs kandidati nuk eshte i njejte nga PD dhe LSI,
    atehere nuk ka konsensus dhe konsensusi nuk eshte obligativ.

  9. ??? says:

    sali berisha ta bafte zoti hallall, sa bukur e paske ba kontraten. merri dhe presidentin me votat e lsi masanej thuj pjerdhu. kush mund te baje ty opozit edi .ban qa te dush me popullin, se ska politikan qe te vjen kundra. per momenti nuk ka shqiperia ose jan fsheh te ajo e gruas. populli ashte mesu tash 500 vjet mbijetes dhe po vazhon i shkreti.

  10. al says:

    degjova salen qe thote ps kerkon rrezimin e qevqerise.pse te duket anormale, ajo eshte kundershtarja juaj dhe doemos do pushtetin. ne 2009 ti zoteri i humbe zgjedhjet por me makinacione dhe budallik te edi rames shfrytezove aleance me idrizin i cili tregoi poshtersi te madhe pasi ai mori votat e ps.ju shfrytezuat shumicen ne kqz qe per mua para gjykatave eshte organi me i kontestueshem ne shqiperi dhe moret me dhune pushtetin,por dhe me ndihmen e disa nderkombetareve.
    sot ti kerkon presidentin o burra merre dhe mos pyet njeri kushtetuta qe keni bere me ramen e ben te qarte, nuk te duhet bashkepunimi me opoziten. nje gje po ravijezohet ne shqiperi grupe te caktuara veprojne si paramilitare por kjo eshte rruge e gabuar. amerikanet te sollen ne pushtet te ndihmuan me mendimin se do te reflektosh por ti vijon rrugen tende .une jam pro amerikan dhe kjo vjen se jane shteti me demokratik ne bote dhe jane mbeshtetja me e madhe e popullit shqiptare gjate gjithe historise se tij.

  11. Lirim says:

    Eshte krejtesisht e qarte, Berisha kerkon me vendosmerinje president besnik te tijin, nuk eshte interesi i Shqiperise qe e shqeteson, eshte interesi personal, dhe Medoj ky eshte momenti me i duhur e i pershtatshem, qe partite politike me cdo kusht, me vendosmeri te plote te largojne Berishen, nese deshirojne te shpetojne Shqiperine dhe shqiptaret nga ky pushtues i brenshem i pavaresise se Shqiperise. Cdo mjet kunder Berishes, do ishte sherbimi me i madh qe do t’i behej Shqiperise.

  12. BARO CORROGJAFI says:

    EDHE MARTESAT ME KONTATE PRISHEN ,KUR NJERI NGA PERSONAZHET NUK I QENDRON BESNIK ASAJ. ESHTE NJE E DREJTE E NJERES PALE TE PRISHE KONTRATEN,UR AJO KA FALSIETETIN BRENDA.

  13. plaku says:

    Me sa kam kuptuar une, ketu kemi keto gjera :
    – Sala qysh 6 muaj me pare ka thene se presidenti do zgjidhet nga udheheqeisit me te larte te PD.
    – Ne marreveshjen e vitit 2009 midis PD dhe LSI eshte rene dakord qe : ” “Zgjedhja e presidentit do bëhet mbi bazën e konsensusit midis PD dhe LSI”.
    – Ilir Meta ka shpallur se per hir te integrimit te Shqiperise ne BE ne duhet qe te zgjedhim nje president konsensual me me shume se 71 vota.
    Pra Berisha do president nga PD dhe LSI nje president konsensual pra jo nga PD.
    – Ne se Sala do te bleje vota dhe do zgjedhi presidentin me 71 vota nga PD atehere ai rezikon shume votimin per “votebesim” qe do te thote ti hyje rruges se rezikeshme te zgjedhjeve se parakoheshme. Une kam mendimin se, Sala per karriken e kryeministrit do te bjere dakord qe te zgjidhet nje president konsensual pra jo nga PD per te mos i hyre rruges se rezikeshme te zgjedhjeve te parakoheshme.
    Nga ana tjeter duhet te mos harrojme se, te gjithe presidentet e meparshem te Shqiperise u bene fond i nderkombetareve dhe zbatuan kerkesat e tyre. Pra Salen nuk e garanton njeri se ne se do zgjidhet nje president i PD ky ose kjo persone nuk do te beje lojen e nderkombetareve sic beri edhe Topi.
    – Kam mendimin se, eshte fatkeqesi per Shqierine qe, po harxhohen kaq shume energji dhe kohe per zgjedhjen e presidentit nderkohe qe ekonomia e vendit po shkon poshte e me poshte dhe ne fund te fundit paguan populli i varfer.
    Ne nuk kemi politikane visionare qe te krijojne vende te reja pune dhe se vendet e reja te punes nuk krijohen vetem me betonime dhe cimentime. Ne kemi det, diell, kodra e male. Shifni se cfare ben Zvicra. Zhvillon blegtorine, turizmin, ben shkollimin e popullit duke bere shume interesant vendin per investime te huaja ne industrite me moderne.
    Sala yne ben vetem rruge dhe pallate. Ekonomia e vendit nuk jane vetem rruge dhe pallate dhe apartamente bosh. Kapitalizem do te thote oferte dhe kerkese. Kush do ti bleje apartamentet me cmime stratosferike. Kam mendimin se, po krijohet flluska e imobiljeve ( apartamenteve bosh ) qe solli edhe renimin ekonomik te Spanjes.
    Kuptohet qe, te kritikosh eshte gje e lehte dhe te japesh rruge zgjidhje eshte shume e veshtire. Cfare rruge zgjidhjesh te japesh kur kryeministri yne horr ben cdo gje vete dhe nuk eshte kolegjial sic jane edhe qeverite e tjera ne te gjithe boten.
    Me falni se e zgjata dhe dola nga tema.

  14. Treviso says:

    O sali mafjozi.Ti gjithmone i tregon ligjet popullit. Methuaj sa here i ke respektuar ligjet qe vete i ke vendos? As edhe nje here. Do ti besh nder popullit sikur te keputesh qafen nga qeveria.Ti paske qene psikopat 100%.Te gjithe diktatoret e vjeter kan hikur,ke ngelur ti dhe Putin.

  15. murati says:

    hani fasule o popull
    ngeli politika ne dor te rreckamanve
    mos te them qe po hani gje tjeter

    1. shqiptar i varfër says:

      Ça hani zakonisht ju dyshja me kostum berisha-meta ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje