Shehi: Të largohet OSBE. AK dhe FRD do i marrin vota mazhorancës, jo të djathtës se ajo s’ekziston

28 Maj 2012, 19:33Politika TEMA

Flet kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një intervistë për revistën Klan thotë se është momenti që OSBE dhe ODIHR të largohen nga Shqipëria. Ai deklaron se FRD dhe AK mund të marrin vota nga mazhoranca, por jo e djathta, se ajo nuk ekziston. Më poshtë pjesë nga intervista.

 

– Një çështje me shumë rëndësi, e cila duket se po zgjatet tej afateve, është reforma zgjedhore. Partitë e vogla, ashtu si edhe LZHK-ja, kanë kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor, veçanërisht korrektimin e sistemit zgjedhor. Prisni të dëgjohet zëri juaj në komision?

Nuk kam pasur asnjëherë besim. Duhet të jesh tepër naiv për ta bërë këtë. Pas gjithë kësaj kohe dhe energjish të shpenzuara për muaj të tërë, nuk kemi asnjë ndryshim real. Puna e reformës zgjedhore është si ajo fjala e urtë: U mbars mali dhe polli një mi. edhe ndërkombëtarët janë bërë pjesë e kësaj maskarade që luhet në Shqipëri. Sistemi zgjedhor, i cili është thelbi i çështjes, nuk u ndryshua. Mënyra e votimit dhe e numërimit, që është esenca teknike e procesit, as kjo nuk u ndryshua. Përsëri, gjithçka mbeti në duart e komisionerëve. Gjërat që janë diskutuar deri tani janë fare të parëndësishme. Pra, edhe në vitin 2013, shqiptarët do të votojnë me një ligj të keq si ai i katër viteve më parë. Kjo i bën zgjedhjet të kontestueshme që në princip. Megjithatë, po të ketë dëshirë dhe vullnet politik mendoj se koha është e mjaftueshme për të bërë ndryshimet që duhen, si për sistemin zgjedhor, ashtu edhe për mënyrat e votimit dhe numërimit të votave.

 

– Duket se jeni të pakënaqur edhe nga puna e OSBE/ODIHR-it mbi këtë çështje…

U bënë disa vjet që OSBE dhe ODIHR-i vijnë vërdallë për të bërë diçka në Shqipëri, por nuk e di se ku konsiston ndihma e tyre. Ka ardhur koha që këto institucione të largohen; veçse ngatërrojnë punët dhe kanë shërbyer si një lloj filtri që shqiptarët të mos kuptojnë asgjë. Ato e dinë se këtu zgjedhjet janë manipuluar gjithmonë, duke nisur nga fenomeni i Dushkut e deri tek sistemi aktual, i ashtuquajtur “spanjoll”. Realisht duan që gjërat në Shqipëri të mos shkojnë mirë.

 

– Në dy muajt e fundit, skenës politike i janë shtuar edhe dy forca të reja, të dala nga e djathta. Si i shihni potencialet politike të Aleancës Kuqezi dhe Frymës së Re Demokratike?

Mendoj se ato do të verifikohen në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është e vetmja mënyrë për të matur peshën e tyre, komentet e tjera janë një lloj fiksioni. Në zgjedhjet e 2009-ës u fol shumë për G99-ën, por s’pati asnjë impakt në vota. Megjithatë, AK-ja dhe FRD-ja kanë hyrë në politikë në një çast oportun, sepse jemi në një kohë pakënaqësie kombëtare dhe mund të kenë shanse. Por, përqasja e tyre ndaj skenës politike më duket e gabuar sepse i dëgjoj udhëheqësit e rinj teksa thonë se të gjithë politikanët pas ’90-ës janë të korruptuar, kriminelë, të pazotë. Kjo është historia e diktatorëve të vegjël. Edhe Enver Hoxha mendonte se historia fillonte në ’44-ën, edhe në ’90 mendohej se s’kishte pasur më parë një Shqipëri. Teza nga ato të një lloj patriotizmi nacionalist kanë ekzistuar gjithmonë. LZHK-ja i ka pasur në programin e saj; një shtet, një abetare, një flamur, janë gjëra që i kemi thënë prej vitesh, nuk kemi asgjë të re.

Partia tjetër, e ashtuquajtur “partia e Presidentit Topi”, duhet verifikuar. Shoh se aty ka disa nëpunës të pakënaqur të Partisë Demokratike, porse cila është fryma e vërtetë e saj, këtë do ta verifikojë koha, do të shohim se sa energji pozitive kanë për t’i shërbyer një kauze dhe jo interesave të një grupi, që në rrethana të caktuara, janë të pakënaqur nga Berisha. Në tregun politik ka qenë gjithnjë një alternativë si LZHK, e cila u kritikua si disidente ndaj pushtetit të Berishës, mirëpo këta njerëz nuk kanë pasur kurajon të afrohen. Ndërkaq, e quaj pozitive që në Shqipëri tentohet të krijohet një ferment i ri në politikë, të ndryshohen gjërat, t’i shtyjmë e lëvizim, kjo është në dialektikën e politikës në vetvete. Rezultati do të duket në 2013-ën.

 

– A mundet që këto dy parti të dobësojnë elektoratin e të djathtës në zgjedhjet e 2013-ës deri në atë pikë saqë të vënë në pikëpyetje rikonfirmimin e PD-së në pushtet?

Këto dy forca mund të dëmtojnë mazhorancën e sotme, por jo të djathtën, sepse kësaj nuk kanë çfarë t’i dëmtojnë kur nuk ekziston. E djathta që kemi sot është e çuditshme, treçereku i saj janë me teserën e Partisë së Punës. Ama, kësaj mazhorance mund t’i heqin një pjesë të elektoratit. Këto parti janë grupe centriste sepse të gjithë tentojnë tentojnë drejt qendrës, duke e ditur se këtu janë shumica e votave të njerëzve. Në fakt, edhe ky është një iluzion sepse shqiptarët nuk votojnë as të majtën, as të djathtën dhe as qendrën, sepse shumica e tyre nuk e dinë se ç’janë këto. Ne kemi një histori kaq të shkurtër dhe të varfër në demokraci, saqë pretendimi për ta ndarë elektoratin shqiptar në rryma klasike politike si në Europë është plotësisht e gabuar. Shqiptarët shkojnë pas të fortit, jo pas të drejtit. Duke qenë një popullsi e varfër, e pashkolluar, relativisht e dobët, ka nevojë për t’u mbështetur tek i forti, tek ai që të jep bukë, pushtet dhe që mund të mbështesin abuzime. Sot për sot, votohet për interesa të grupeve të ndryshme ekonomike. Votohet, fatkeqësisht, edhe për krahinizma dhe me këtë sistem spanjoll kam frikë se në të ardhmen do të votohet edhe për interesa të etnisë, krahinave, feve dhe do ta bëjnë Shqipërinë një mishmash tipik ballkanik.

 

– Duket sikur ka një bindje në rritje, e cila mund të rezultojë edhe e gabuar, se PS-ja është më afër pushtetit, e ngjashme me përshtypjet që u krijua në vitin 2005 për fitoren e PD-së. A qëndron ky perceptim?

Këto janë të gjitha përralla, madje edhe ajo e 2005-ës. Sepse në 2005, PD-ja mori 41 përqind të votave dhe PS-ja, super e korruptuar, mori sërish 47 përqind. Sigurisht, PS-ja e ka edhe një shans tjetër sepse është tetë vjet në opozitë dhe si në çdo vend tjetër, pakënaqësia mblidhet rreth pushtetit në mazhorancë. Ky është një çmim që e paguajnë të gjithë. E ka paguar PS-ja kur ka qenë në pushtet, tani është radha e PD-së. Mekanizmi vetëpastrues që ka demokracia, pra ti që bën keq duhet të largohesh, nuk funksion në Shqipëri. Ti mund të bësh shumë keq dhe të qëndrosh. Edhe në vitin 2005, PD-ja nuk erdhi me votë popullore, por si mekanizëm i atij sistemi politik që ishte në atë kohë, kur votat e LSI-së çanë votat për mazhoritar të PS-së dhe pavarësisht se qendra e djathtë mori më pak vota popullore, u kthye në pushtet. Po të kishte qenë një mekanizëm tjetër, në pushtet do të ishte përsëri e majta. Populli shqiptar nuk qe në gjendje të dënojë me votë të korruptuarit e asaj kohe. Edhe unë nuk mendoj se edhe kësaj here do të kemi një gjykim të qartë se ç’është e mira dhe e keqja dhe si duhet t’i ndërrojmë që të bëhet më e mira për Shqipërinë. Duke mos e pasur këtë lloj qartësie, këtu do të ndodhin të gjitha llojet e abuzimeve, politike, elektorale, mediatike dhe ekonomike.

 

12 komente në “Shehi: Të largohet OSBE. AK dhe FRD do i marrin vota mazhorancës, jo të djathtës se ajo s’ekziston”

  1. Vila says:

    A eshte esell ky Dashi, se ky asht surrogatoja e Bamirit qe po ben vizite tek Emiri

    1. Ne denmokratatve e flak te kuq e t’vertet nuk na pelqi hiq ki Dashi perdersa nuk njit me Doktorin si munet me e digjue. Kush del nga zemra Doktorit osht mir me ja heq vizen

      Lymi Blue

  2. estilen says:

    Ke te drejte zoti Shehi ne konkluzionet,por nje pyetje kam per ty…? Me cilen pjese te trurit i ke nxjerre keto perfundime,me te majten a po me te djathten,se truri i vogel ka kohe qe te ka vdekur nga alkooli..?

    Je bere si nje lavjeres ore te cakorduar,e si rezultat nuk po ta shohim qendren tende reale te ekuilibrit politik….

    1. FAN NOLI says:

      —Do dembel per stamboll
      mos u lodh te gjezdisesh dynjan
      ne Tirane rrjesht taborr
      vetem te zgjatesh nje dore

  3. Dashamir Shehi hengri fitoi dhe perfitoj nga pushteti 90-96 tash eshte pa pjes pushteti dhe flet si e ema e Zeqos ne maj te pemes se per te pire raki nuk ka gale tironsit e kan qejq ate te shkrete.
    Dashi po te ishte burre qendronte dhe militonte ne ate parti qe e ngriti me merita te pamerituara dhe sot kerkon te behet dikushi kur ne te vertete eshte askushi, Dashi nuk ka te drejte morale te flas dhe te jap receta per votat e elektoratit te mazhorances se vet ai nuk i ka prekur as nje qime kesaj mazhorance me partine e lzhk-es.
    Dashi kerkon te perfitoj ndonje dopjo raki me shume me keto broçkulla qe flet ne interviste.

  4. Koli says:

    .
    Sa mire i dini keto punet e alkoolit mer bir! Ka pijanece qe jane ne vijen e pare te partise e politikane qe mbushin hundet perdite. Dash Shehi eshte politikani me realist qe ka politika shqiptare . me alkol ose jo, ka treguar dinjttet dhe nuk “ka vajtur me mullixhiun per inat te vjehrres”.
    Ja keshtu o frymori

  5. SHQIPO,EUROPIAN says:

    Zoti Shehi,
    Ne shume aspekte jeni treguar konstantues realist,por nuk jepni zgjidhje,dhe çfare eshte me e rendesishme duke qene se jeni politikan i vjeter pak keni luftuar dhe luftoni per zgjidhjen e problemeve.
    Edhe berisha ashtu thote,flamuri shqiptar eshte me i bukuri ne bote,por praktikisht e ka fjalen vetem per ngjyren,duke mos bere asgje per çeshtjet kombetare,duke vepruar shpesh ne menyre antikombetare.

  6. luis says:

    O PROVINCIAL KENI SURRAT ME FOL PER DASHIN JU,E PARA OSHT CUN TIRONE,
    E DYTA E KA MARU GJIMNAZIN KE SAMI FRASHERI E 3 ESHTE ME I SAKTI NE KONKLUZIONE NE TE GJITHA DEBATET E ME KE DO. ATO SAIMIRNAT,SHEGUSHET,
    TAULANTET,GRAMOZAT,TOMAT SI LLOGARIT FARE. FSHATARE SOCIALISTE ME RESPEK
    PER KRYEQYTETARET E TIRONES.

  7. kelmendasi says:

    Gostituni me muhabete kafenesh ose sic thone Lloqe Kavaje.
    Simbas ketije Shehut me qe te djathet nuk ka atehere nuk ka as qender se ajo ekziston mes te majtes dhe te djathetes.Me kete llogjike nuk ka problem se kush zgjillet president se Rama me Ak dhe partine e Topit(Te topeve ma mire me thane)marrin mbi 70% te depudeteve nderrojne kushtetuten dhe zgjellin president nga populli ke te doje Rama.
    Hajde hajde kesaje i thone ;Futja pordhe dhe grije sallate sa kaloje edhe kjo nate.E shikoni Mero nuk po flet ma per president se e ka kuptue se ka marre fund loja e zgjell Berisha e fund i telenoveles.
    Mirpo po ju gostite me disa pallavra te shprehura nga disa profane qe kalojne diten tu u talla neper klube.

  8. mergim tari says:

    Ky eshte shume fytyre e keqe… Si ka mundesi qe ky personazh te mos bashkoje votat me PD kur ne zgjedhjet lokale partia e tij u bashua me PD. si ka mundesi ky qe te thote se do te jete kunder PD. Edhe partia e Topit eshte shtojce e PD. Eshte krijuar qe njerezit e merzitur me PD te votojne per te dhe me pas Partia e Topit te bashkoje votat me PD.

    Nese Topi eshte kunder PD, perse valle Oketa nuk bashkohet me opoziten dhe menjehere qeveria bie….

    Edhe AK, edhe FRD e Topit edhe Shehi klithin kunder Berishes qe me pas te bashkojne votat me te…. Sic beri Meta ne kohen e tij….

  9. mergimtari says:

    Shyqyr qe the nje here o Dash Shehi qe Shqiperia nuk ka as te djathte e as te majte , por fatin e ketij populli e ka shtresa me e felliqur e PPSH-se internacionaliste sepse komunista idealist e te ndershem kishte qe sot me ndergjegje e heshtje jane larguar nga politika te mashtruar nga Hoxha e Alia . E majta dhe e djathta ne gjithe Evropen kane ideologjite e tyre por ne radhe te pare kane frymen nacionale ,mbrojne interesat e kombit te tyre , kjo shihet ne France Gjermani ,Angli ne gjithe perendimin pa diskutuar fqinjet tane Greqi , Serbi ,Turqi etj . Shpresojme qe ne te ardhmen ne atdheun tone te dalin formacione politike me nuanca nacionale si nga e djathta , e majta dhe qendres qe te dihet kush krah politik drejton vendin e jo si sot e 22 vjet qe e kane zaptuar horrat e hajdutet apo bashibozuket qe shesin interesat komtare per karrike e pare . Paris

  10. roland says:

    fytyre e fisme, apo jo dash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje