Disa media sot kanë risjellë në vëmendje marrëveshjen PD- LSI, nënshkruar në shtator të vitit 2009. Pasi Berisha i kujtoi Metës se ata kanë marrëveshje për të zgjedhur presidentin bashkë, ne po e risjellim të plotë këtë marrëveshje, siç është botuar në media në shtatorin e paszgjedhjeve parlamentare 2009.
Marrëveshja e plotë mes PD dhe LSI
3 Shtator 2009
Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim vendosin te krijojne se bashku Qeverine e Integrimit Evropian, duke rene dakord si me poshte:
-Hartimin e nje programi te perbashket qeverises per vitet 2009-2013, per te realizuar objektivat e perbashketa qe kane te bejne me:
-Pershpejtimin e procesit te integrimit te vendit ne BE, duke realizuar te gjitha reformat e duhura, per te dhene rezultatet te menjehershme ne realizimin e levizjes se lire te qytetareve dhe marrjen e statusit te vendit kandidat per anetaresimin ne BE.
-Reformimin e Kodit Zgjedhor me qellim eliminimin e cdo diskriminimi qe cenon barazine e konkurrimit politik;
-Konsolidimin e shtetit ligjor, cilesine dhe zbatueshmerise se ligjeve,
-Luften me tolerance zero kunder krimit te organizuar
-Luften me tolerance zero kunder korrupsionit dhe rritjen e transparences qeverisese
-Pavaresine e sistemit gjyqesor ne te gjitha nivelet
-Zhvillimin e qendrueshem e te gjelbert, duke ndryshuar strukturen ekonomike te vendit per ta shnderruar ate ne nje vend te fuqishem prodhues, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik,
-Realizimin e politikave nxitese fiskale dhe ekonomike per te garantuar mbi 160 mije vende te reja pune,
-Permiresimin e sherbimeve publike, ne menyre te vecante te sherbimit shendetesor dhe arsimit,
-Aprovimi i Ligjit “per kujdesin ndaj moshes se trete”,
-Reformimin dhe realizimin e politikave kunder varferise, per te eliminuar perfundimisht varferine ekstreme qe shprehet deri ne pamundesi per te perballuar kostot elementare te nje jetese normale,
-Krijimin e hapesirave me te medha per sipermarrjen vendase dhe te huaj, sidomos per ndermarrjet e vogla dhe te mesme, me fokus rritjen e prodhimit dhe punesimit,
-Forcimin e rolit te Shqiperise ne arenen nderkombetare, me fokus interesat e kombetare, integrimin, sigurine dhe paqen.
-Per realizimin e ketyre objektivave, Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim bien dakord qe perfaqesimi i LSI ne qeverisje te jete 20% e organeve te pushtetit dhe strukturave qeverisese, duke respektuar Ligjin “Per Statusin e Nepunesit Civil”.
1. Perfaqesimi ne Qeveri do te jete ne nivelin e 1. Zv.Kryeminister dhe Ministrit te Jashtem; 2 Ministrit te Ekonomise, Tregtise, Energjetikes, 3 Ministrit te Shendetesise.
2. Perfaqesimi ne drejtimin e Kuvendit do te jete ne nivel Zv.Kryetari
3. Perfaqesimi ne te gjithe nivelet e pushtetit, nivelet drejtuese dhe administrative, hallkave te tjera te pushtetit ne nivel qendror dhe atij vendor, do te jete ne masen 20 per qind.
PD dhe LSI, bien dakord qe per krijimin e kohezionit te qendrimeve politike te rendesishme te qeverise dhe parlamentit, te realizohet konsultimi dhe koordinimi i ketyre qendrimeve midis kryetareve te partive apo personave te caktuar prej tyre.
Programi i Qeverise, pasi te aprovohet ne Parlament, do te jete busulla drejtuese e koalicionit. Per probleme te vecanta gjate qeverisjes, zgjidhja duhet te jete produkt konsensusi mes kryetareve te PD-se dhe LSI-se. Rendesi te vecante ka konsensusi per votime ne Parlament me shumice te cilesuar apo votime qe jane te rendesishme per reforma programore te koalicionit. Rendesi ka gjithashtu konsensusi per buxhetin e shtetit , zerat dhe politikat e tij, si dhe per listen e investimeve bashkengjitur. Konsensusi eshte i nevojshem per emerimet ne institucionet kushtetuese, apo institucione te tjera qe varen nga parlamenti.
Koalicioni i Qeverise per Integrimin Evropian, si nje aleance afatgjate, do te hyje bashke ne zgjedhjet e pushtetit vendor te vitit 2011. Per zgjedhjet e pushtetit vendor ne vitin 2011, do te realizohet nje marreveshje e vecante.
Koalicioni do te realizoje zgjedhjen e Presidentit te Republikes mbi bazen e konsensusit PD-LSI.
Cdo ndryshim ne kete marreveshje duhet te behet me konsensus dhe si rrjedhoje pasuar nga nje amendim me shkrim te firmosur nga kryetaret e PD-se dhe LSI-se. Kryetaret mund te autorizojne nga nje perfaqesues te tyre per zbatimin e kesaj marreveshje ne te gjitha nivelet e qeverisjes, si dhe perditesimin e saj sipas zhvillimeve qeverisese.
Perfaqesimi ne pushtetin ekzekutiv ne nivel qendror dhe vendor do te realizohet brenda 30 tetorit 2009. Kjo marreveshje lidhet dhe do te kete efektet per mandatin 4 vjecar te kesaj legjislature parlamentare.
Sa here e ka ngrene turpin me buke Lili Meta! Po sidomos Berisha duhet ta dije mire se pazaret e felliqura prishen shpejt. Lili eshte merzitur se Saliu ja dhjeu Nanos ne endrren e tij per president ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
Shkojeni pak foton. Duket sikur Sala thote “sa te du une ty tateeee”, ndersa Liri sikur thote “he me qafir ma ke nevojen tani prandaj lepihesh si zagar”. ?
1. Integrimi. 2. Reforma zgjedhore. 3. Lufta kunder korrupsiont. 4. Pavaresia e gjyqesorit. 5. Punesimi. Te me dali ketu ndonje nga komentusit berishian te Temes dhe te me thote qe qenka bere ndonje nga keto….. Ishte dhe nje pike tjeter. Gjelberimi???? Hahahaha. Mero, fajin nuk na e ka Saliu, por gati 40% e popullit fshatar e malok, qe e adhurojne Birishen!
marveshje per te ndare byrekun e pushtetit
kush te vjedhe me shume
SH.P.K. P.D dhe L.S.I.
70% e kesaj marrveshje nuk eshte zbatuar nga PD.
Duket sheshit qi tani i ka permush Doktori me Ilirn sindomos pavarisne e gjyqsorit dhe tolerance 0 karrupsionit.
Lymi Blue
Ne marreveshje thuhet se : “Koalicioni do te realizoje zgjedhjen e Presidentit te Republikes mbi bazen e konsensusit PD-LSI”.
Fjala konsensus ketu eshte relative dmth PD me konsensus mendon nje nder drejtuesit e saj te larte politik LSI te pakten nisur nga deklaratat e fundit “per nje president qe shkon pertej 71 votave”. Loja eshte e qarte nuk ka konsensus perderisa kerkesat jane te ndryshme dhe me duket se tosi i nanos po i aforhet ne menyre te frikshme karrikes. Ky do te ishte fundi i ketij vendi.
Lexova me vemendje pikat e marreveshjes.Ishin te qarta dhe plotsisht te pranueshme per nji shtet ligjor dhe ne dobi te popullit.FATKEQESISHT ASNJI PIKE E KESAJ MARREVESHJE JO VETEM QE NUK ESHTE REALIZUAR ,POR ESHTE KTHYER NE TE KUNDERT, PRA NE VJEDHJE, NE KORRUPSION,NE DEGRADIM TE PUSHTETIT,TE GJYKATAVE, TE PRESIDENTIT,TE PROKURORISE,TE PUSHTETIT LOKAL.
KY C’DO GJE MUND TI QUHET POR shtet nuk mund ta quash. kjo nuk mund quhet qeveri por nji GRUMBULL HAJDUTESH NE KOALICION.
Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim bien dakord qe perfaqesimi i LSI ne qeverisje te jete 20% e organeve te pushtetit dhe strukturave qeverisese,KJO ESHTE REALIZUAR 100%