Berisha dhe miku i tij, Alijev
Audrey Glover, e cila vuajti në Shqipëri njësoj si në Azerbajxhan, ngre pyetjen: A ia vlen të dërgosh vëzhgues zgjedhorë në këto vende?
“Ka shumë deputetë të Asamblesë së Këshillit të Europës, të cilët menjëherë pasi thonë “përshëndetje”, të pyesin “ku është havjari””. Kështu shprehet një politikbërës i lartë azer për Iniciativën për Stabilitetin Europian (ESI), një think- tank i rëndësishëm evropian, që ka përgatitur një investigim rreth 30 faqe për mënyrën se si po e blen heshtjen e Këshillit të Europës Ilham Alijev, president i Azerbajxhanit. Raporti botohet këto ditë pasi mbarë Europa i pati sytë në Baku, ku u zhvillua edhe Festivali Europian i Këngës.
Raporti është interesant për tre fakte: sepse flet për Këshillin e Europës, drejtimin e të cilit e kemi marrë ne. Së dyti, sepse flet për një mik të ngushtë të kryeministrit shqiptar. Dhe së treti sepse aty përfshihet edhe një tjetër mik i Berishës, Wolfgang Grossruck, që ka bërë çmos që të vlerësohen zgjedhjet problematike në Shqipëri, njësoj si në Azerbajxhan.
“Havjari ka qenë gjithmonë simbol i luksit. 90 përqind e havjarit të botës vjen nga deti Kaspik dhe Azerbajxhani është një vend i pasur me havjar dhe bujar me pasurinë e tij. Të dhurosh është pjesë e kulturës azere. Por ndonjëherë, ka edhe një çmim nga pas.”
“Diplomacia e havjarit do të thotë të fitosh dhe të mbash vulën e legjitimitetit të anëtarësimit në Këshillin e Europës. I krijuar në vitin 1949, Këshilli i Europës nuk është klubi me më shumë ndikim në Europë. Në fakt, të përballur me arkitekturën konfuze institucionale të Bashkimit Europian, shumë qytetarë duket se e kanë harruar Këshillin e Europës. Por në atë mënyrë të qetë dhe pa pretendime, Këshilli i Europës qëndron për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Për më shumë se gjysëm shekulli ka simbolizuar vlerat pas Europës së bashkuar. Të jesh një anëtar i KiE do të thotë të jetësh pjesë e familjes evropiane,” shkruan ky think-tank.
Por si e blen Azerbajxhani influencën në Këshillin e Europës? “Një kilogram havjar është rreth 1300-1400 euro. Secili nga miqtë tanë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës merr çdo sesion, katër herë në vit, të paktën 0.4-0.6 kg. Miqtë tanë kyç në këtë Asamble janë rreth 10-12. Ka edhe 3-4 njerëz në sekretariat,” i thotë një burim azer në Strasburg organizatës ESI.
Por havjari është vetëm fillimi.
“Havjari, së paku, jepet çdo sesion. Por gjatë vizitave në Baku, shumë dhurata të tjera ofrohen. Shumë deputetë të KiE e vizitojnë rregullisht Azerbajxhanin dhe paguhen bujarisht. Në një vit normal, 30- 40 prej tyre ftohen, disa vazhdimisht. Njerëzit ftohen në konferenca, aktivitete, ndonjëherë edhe në pushime verore. Këto janë pushime të vërteta, të mbushura me dhurata të shtrenjta. Dhuratat janë kryesisht tapete, ar dhe argjendurina, pije, havjar dhe para. Në Baku një dhuratë e zakonshme është 2 kg havjar,” thuhet në raportin e ESI.
Por si e ndihmojnë këta njerëz liderin autokrat të Azerbajxhanit? Duke i përgatitur raporte pozitive për zgjedhjet. Në investigimin e bërë nga ESI flitet për zgjedhjet e vitit 2010. ODIHR dërgoi si drejtuese të misionit vëzhgues Audrey Glover, me nam edhe në Shqipëri. Madje raporti citon se si Glover u refuzua nga qeveria shqiptare, e cila kërkoi nga ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, të ndikonte si drejtuese e OSBE në atë kohë, që Glover të mos caktohej në krye të misionit vëzhgues. Por ODIHR refuzoi prerë.
Kur mbërriti në Azerbajxhan, ajo vuri re menjëherë problemet me zgjedhjet. Por dy ditë përpara zgjedhjeve, anëtarët e Këshillit të Europës që vëzhgonin zgjedhjet, e thirrën atë në një restorant italian. Aty ishte edhe Wolfgang Grossruck, përfaqësues i asamblesë së OSBE-së. Qëllimi ishte t’ia mbushnin mendjen Glover të thoshte se zgjedhjet ishin progres. Por Glover u tha se zgjedhjet ishin më keq se ato të mëparshmet. Madje rezultati ishte i paravendosur.
Pas zgjedhjeve të gjithë dolën në konferencën për shtyp. Ishte e vështirë ajo që do thuhej. Njëri tha që më mirë të thonë fjali pa kuptim. Grossruck e nisi me lëvdata. Po ashtu edhe anëtarët e KiE. Madje një britanik i KiE tha se ishte krenar për këto zgjedhje. Në fund foli Glover. Ajo tha se zgjedhjet nuk plotësuan standardet ndërkombëtare. Disa gazetarë opozitarë shpërthyen në duartrokitje. Njëri prej tyre e pyeti se a ishin blerë me ryshfet vëzhguesit ndërkombëtarë. Glover u përgjigj: “Unë jo”. Pak ditë më vonë Grossruck i shkroi kreut të ODIHR me mllef për Glover: “Ajo nuk pa faktet, por shkoi sipas qejfit të opozitës”. Pak më vonë Glover shkroi në një letër dorëheqje: “Nuk e di a ia vlen të dërgosh më misione vëzhgimi në këto vende?”
Tashme eshte e qarte; demokracia ne vendet tona eshte demagogji, mashtrim dhe tallje. Europa te do vetem si konsumator, te tjerat i ben vete, sipas interesave te saj. Ben sikur monitoron, vlereson, raporton etj por te gjitha jane sa per sy e faqe, per te paguar njerezit e tyre e per te rrjepur vendin. Europa mbeshtet hajdutet e mashtruesit.
Fundi i diktatoreve eshte njelloj ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html
hahahahahaha Sa i madh qenka ky Azeri ! Po me pelqen qamet shkerdhata ,
Na paska marre adetet tona ne kohe te Dulles hahahahahahaa
Ky e ben me keta te Europes si ata fshataret ne kohe te Dulles kur donin ndonje burse per femijet
Me kujtohet mua , isha i vogel ,nje kusheriri im nga fshati , donte burse per vajzen,
E bisedoi me plakun tim dhe ja gjeten ilacin instruktorit te Komitetit qe jepte bursat
Vjen nje nate ky kushua nga fshati me nje valixhe –Kur hap valixhen ky agai, shof une :..Brenda ne valixhe nje qengj i therur , ishte taksur per instruktorin e Komitetit se do nxirte bursen
Po atehere nje qengj ishte bakshish i madh fare, se nuk kish mish, 1 qillo ne muaj merje
DHe une i them plakut tim : Po ne do hame njecike o ba ?
Po plaku im tha gjasme me inat :Boll ore se e kemi per hall kete mish, se nuk merr dot bursen per vajzen ky .
Iku gjithe ai mish pa i prekur nje fije ……Ti q…temen –Ka qene demorkaci e brishte edhe atehere ….looooool
Azeri eshte treguar i zgjuar ,ua ka gjetur gjuhen ketyre te EU-se ,
se keta jane krye te koruptuar.
Glover Puqqqqisteeeeeeee. Eshefni mer qi kjo ka dash me bashkpune me Opoziten me diskretitue kolegun e Doktorit! Fatmirsisht Evropa ka ne burra t’mencem si Grossucku qi i pelqe shume si dhurate havjari. Jan keta trima Evrope qi din me vleruse burra shtetesh denmokratiko-popullore si Z.Aliev ne Dok.Birisha.
Ne kete derexhe kane perfundu te gjithe organizatat boteroe,qe dikur shquheshin per vertetesine e tyre,per implementimin e demokracise,lirise se shtypit,shprehjes etj.Te gjithe zyrtatet qe punojne per keto organizma,si Be,Ke etj te cilet jane burokrate dhe te pa afte klamoroze,te vetmin qellim kane te bejne pare.Ne shume vende te botes,ku demokracia eshte vetem fjale shume perdorishme,ku liria e shprehjes eshte bere pa vlere,qeverite vetem vjedhin,ku vrasjes se i nxjerrin lloj lloj marifetesh vete nderkombetaret, populli jeton me rrena dhe keto te derguar te Europes,Okb e te tjere rrine e bejne sehir dhe behen edhe qesharak.Fatkeqsisht,kur lexon artikullin e mesiperm,te duket sikur kane ndodhur ne Shqiperi keto ngjarje,dhe kane ndodhur,dhe te shkojne nder mend amasadoret e OSBE-se,ODHIR-IT,USA-s dhe sigurisht gangsterri yne qesharak SALI.
I lajmeroj keto te Europes,dhe besoj e dine ,i plotfuqishmi Sali nuk ka havjar,dhe nuk para perdor gjera ne natyre per dhurata.Ai njeh vetem Cash-in.Per kete mund te pyesni koleget tuaj si Grossruck me shoke.Salia e njeh ne menyr te shkelqyr dorovitjen.
Edhe Europa na doli e shitur.Medet nuk me merr gjumi ku duhet me shkue tash se edhe Amerika me Arvizune e blere.
Na duhet te pyesim Kuben dhe Korene Veriore a i lejojne komunistete pa viza.
Ky njoftim qe beni tregon se Rama dhe Mero spo dine gje per presidentin.
Sic duket Berisha me mikun e tije paskan blere Europen.
Thone qe Rama ka leke dhe tani me qe disa planete do te shiten ai duhet ta bleje nje e ti mbledhe te gjithe mbeshtetesit atje.Po e beri kete Berisha mbetet vetem me familjen ketu se te gjithe po thone jane me Ramen. Hajt tung
psiko-kelmendo-katnari ?
Nuk eshte asspak e vertete.Kemi dy lloj diktaturash dhe secila ka fillimin dhe fundin e saj te veçante.Pse nuk denohen krimet e komunizmit?Pse komunizmi i denoi krimet e kundershtareve te tij?Komunizmi bazohet mbi barazine.Demokracia bazohet mbi konkurencen.Kur konkurenca nuk eshte e ndershme(ne fakt nuk mund te jete asnjehere e ndershme)kemi salodemokraci.Krimi ekonomik (grabitja e pasurise kombetare nga nje bande)nuk mund te denohet kurre pa rikthimin e komunisteve ne pushtet.Do te thoni qe komunistet jane ne pushtet.Kjo eshte kontradikta me e madhe ne Shqiperi.Ne pushtet jane antikomunistet qe ishin komunista.Sipas ish presidentit postkomunist polak nuk ka me te keq se komunistet te konvertuar ne antikomuniste.Ne fakt òdo gje e konvertuatr eshte jashte natyrales prandaj ndodh keshtu dhe ne vendin tone.
ANALIZE : Nepermjet mekanizmave elektorale abuzive ndihmojne persona te papergjegjshem te hyjne ne Qeveri. Keshtu krijojne Qeveri qe i bejne gropen popullit te tyre.
Qeveria e djathte e Greqise qe ishte ne pushtet para tre vitesh, emri me duket se ka qene z. Karamanlis, i krijoi debi financiare te tille qe Greqia eshte aty ku gjindet sot.
OSBE nepermjet manipulimeve elektorale mban ne pushtet Berishen i cili duhej te ishte ne burg sot. Berisha jo vetem qe plotson cdo gje qe i kerkon OSBE dhe paguan qoftet e birrat e Wolsfathit por ka kriju deficite financare te tilla qe Shqiperise i duhen dekada te tera per ti shlyer. Shqiperia nuk ka asnje mundesi te ndertoje nje te ardhme te qete me keto kushte.
Nese partia e Aleances Kuqezi apo parti tjeter patriotike do bemte kete deklarate te thkeshte, gjeat ndryshojne ne menyre te fuqishme. Deklarata :
– Sali Berisha me PD e tij kane manipuluar zgjedhjet tash 16 vite. Kjo eshte e pranuar dhe nga vete OSBE. Ne Shqiperi vijne ne pushtet njerez qe nuk jane votuar nga populli Shqiptare. Qeverite Shqiptare nuk kane voten e popullit. Ne nuk do njohim debite financiare te krijuara nga Qeveri te Paligjeshme.. Shqiperia eshte ndeshkuar disa here pasi nuk ka patur zgjedhje sipas standarteve demokratike. Debite financiare jane krijuar ne rruge te padrejta me qellime perfitimi nga persona qe duhej te ishin ne burg. !”
Bejeni kete deklarate e shikoni se si do perleshet BE me Sali Berishen. As 1 jave nuk kalon e Sali Berisha shkon per lesh.
Bravo Z.Shehi OSBE duhet te largohet