Deputeti i PD, Hoxha: LSI nuk na bën dot presion, e bëri me anëtarin e KLD-së dhe dështoi

29 Maj 2012, 11:58Politika TEMA

Edhe nëse mazhoranca aktuale lëkundet për shkak të zgjedhjes së Presidentit, PD i ka gati llogaritë për çdo sfidë të re. Kështu ka deklaruar për Ora News deputeti i PD-së Fatos Hoxha, duke u shprehur se partitë e mëdha bëjnë llogari të mëdha, ndërsa të voglat mbeten të tilla dhe në llogari. Në këtë kontekst ai la të kuptohet se me apo pa LSI, PD do t`ia dalë në riformimin e një mazhorance të re, nëse kushtet piqen për dicka të tillë.

“Provat me LSI kanë pasur kohë të bëhen, një provë është bërë në zgjedhjen e anëtarit të KLD-së. Të gjitha gjasat janë që mazhoranca të jetë unike, por nëse do hamendësoj besoj që PD do dijë të gjejë mazhorancat për të zgjedhur Presidentin. Partitë e mëdha janë të mëdha, dinë të bëjnë llogari të mëdha, të voglat mbeten të vogla dhe në llogari. Tek Presidenti i ri kërkojmë betimin për të bërë një inisiativë, të bëjë një ligj për funksionimin e Presidencës” tha ai.

Duke mbetur tek ”molla e sherrit”, procesi i zgjedhjes së Presidentit, Hoxha i sheh të pamundura 4 propozimet nga pala e majtë, duke e konsideruar ripërsëritje të skenarit të Ramës, me qëllim fitimin e krediteve për zgjedhjet e 2013-tës.

Zgjedhja e Presidentit Ka kohë që diskutohet si cështje, politika i ka dhënë më tepër sec duhet vëmendje në opinionin tim. Lideri i mazhorancës prej kohës ka lëshuar sinjal ndaj liderit të opozitës për një President konsensual dhe me integritet moral, të cilat nuk janë thithur nga antenat e Ramës dhe sot ndodhemi në këtë situatë. Gjendemi përpara faktit ku, megjithëse Kushtetuta i jep zgjidhje cështjes, mazhoranca gjendet përballë një agresioni tridimensional, ne jemi përballë kushteve që nëse duam të zgjedhim Presidentin brenda ditës të zgjidhim reformën zgjedhore, imunitetet, reformën parlamentare dhe më pas të shohim e bëjmë për Presidentin. Kërkesat e PS-së janë të parealizueshme, të gjitha këto pika ngërcet i kanë nga opozita. Nuk është koha për konflikte në politikë, të njëjtin skenar përdori dhe për liberalizimin e vizave, më pas për marrjen e ftesës nga BE. Me këtë formulë ai mendon të fitojë kredite për zgjedhjet e 2013, në kurriz të shqiptarëve”, shtoi Hoxha.

25 komente në “Deputeti i PD, Hoxha: LSI nuk na bën dot presion, e bëri me anëtarin e KLD-së dhe dështoi”

  1. burgaxhiu UK says:

    a ka noj deputet me mbiemer SHQIPTAR te PD-ja a jo????????????? Hoxha, Alibeaj, Turku etj!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Frrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrok Qupi says:

      Jam une or taj burgagji i UK! Nuk ta mush synin a?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html

      1. burgaxhiu UK says:

        ik o frrok ha noj tasqebab ti spiun ke kene tan jeten, ske pse bahesh deputet je shume ma nalt

      2. fule says:

        Vallai kot lodhet Doktori me negocia kot si koti.
        Dum Fatos Hoxhen President dhe i ka vdek nona ktij muhabeti.

        dfo – denmokratat e flakt online

    2. leonardi angli says:

      te lumte, pikes i ke ra, fillo qe nga ai i madhi serbi, hahahaha

  2. Albert says:

    “besimi” i ketij langoje te spikatur nuk eshte pa baze! Sepse ai ka parasysh partine e “madhe” fare,ne te cilen ai militon me zell.Eshte fjala per partine e spiuneve te sigurimit te shtetit,perballe te ciles gjithe te tjerat,pd,ps… jane vogelsira. Dhe kjo partia e ujqer-sigurimsave zotohet se nuk do e lere ne balte alfen-kryeujkun e kopese-kryesigurimsin. Komplimente per sinqeritetin lango!…

  3. Andrea says:

    Eshte mekat qe presidenti i republikes te jete frut i ketyre kokebosheve dhe jo zgjedhje nga populli.Por gjithsesi keshtu kane vajtur punet ne vendin tone ku per 23 vjet le demokraci nuk mund ta quash,por shume mire mund ta titullosh triumf i pa shembellt ne kete bote i llumit te nje kombi,ku gangsteret,hajdutet,mashtrusit,mafjozet bejne politiken private mbi kurizin e nje populli poshteruar ne palce nga ky kontigjent kriminelesh.

  4. Lala says:

    e tmerrshme sesi ky fshtar, injorant 100 karatesh, kete e thone te gjithe ata qe punojne me kete cdo dite te arrije te jape mend. Ku jemi katandisur si vend presim qe njerez si ky palo deputeti te na zgjedhin kreun e shtetit. Y race e ndyre zhdukuni se e ndotet te gjithe vendin.

  5. edmond says:

    shikoni ku ka perfunduar perfaqesimi i saliut deputetet qe nuk e kane per gje te genjejne sy per sy po ka kohe qe ky fatosi te rritet e te behet pionieri i saliut . saliu mor mashtrues deputet ka thene qe PD ka kandidatin e saje nuk pranoje te takoje ramen e ku ai i beri nje ftese publike dhe me e turpshmja ndrekombeteret kane thene qe reforma zgjedhore dhe parlamentare te perfundoje para zgjedhjes se presidentit . dhe saliu jot e mori negociusin ne SHBA pra qe te mos kishte perfunduar reforma zgjedhore . sa per parti e madhe ate e dime te gjithe se sa e madhe eshte ka erdhur ne pushtet me dhune dhe me vjedhje te votave te vetmen gje qe di te beje saliu.bota thote dhe gjithe vendi kerkon president konsensual vetem ju saliu nuk doni po nuk keni se ku te shkoni ju ka ardhur fundi jo vetem qe nuk keni vota per presidentin por do te largoheni dhe nga qeverisja jeni vreses si saliu dhe mashtruesa si saliu .

  6. Tepelenas says:

    Bravo Fatos Hoxha,kur flet ti me kujton gomarin qe e kishte kafshuar ujku ne kembe dhe thoshte ishallah jam ne enderr.

  7. Albert says:

    “Suksesi” i Sali Berishes gjendet tek formula: Ofroj strehe per gjithe abuzuesit me ligjin ne kembim te pushtetit. Kaq e thjeshte eshte “historia” e tij! Ky njeri-grumbull vesesh qe sheh endrra te ngelet ne histori,le ta dije se ne histori te fut ose jo historia vete.Jo historucet! Dhe ajo,historia,ka ligjesite e saj,kriteret e saj te vleresimi dhe selektimit. Dhe historia si e tille,ka treguar,ka deshmuar se tipa si Sali Berisha,jo vetem qe s’do ngelen ne histori per mire,me lavdi,por paradoksi eshte se ky palaco s’do ngelet ne histori as per keq! Mund t’ju tingelloje e cuditshme kjo qe po them dhe une nuk cuditem per kete,pasi ketu me histori kuptohet togu i shkarravinave te lolove te oborrit(te tipit Beqir Meta,Blendi Fevziu) Por a pameshirshmja histori, ajo e verteta,mekanizmi i saj i sakte dhe objektiv,kete despotin tone dhe “bemat” e tij do i konvertoje ne…pluhur!!! Brezat qe do vijne,kur Shqiperia te jete pastruar nga llumi i ketyre koheve, do cuditen me vakuumin qe do krijoje kjo periudhe e sotme.Do cuditen sesi paraardhesit e tyre(pra ne shqiptaret e sotem) kemi ardhur rrotull e rrotull,kemi rrahur uje ne havan,kemi humbur udhe ne oborr per gati 100 vjet rresht…..!….

  8. koz says:

    Se kuptoj se perse Tema dhe media opozitare/normale ju jep hapesire ketyre birbove te Bishes. Keta ndyresiar robot te Bishes nuk mund te flasin asgje qe nuk jua ka thene shefi i tyre per te qelbur atmosferen publike shqiptare. Nuk e kuptoj se cfare ka ketu si lajm per tu publikuar nga lloqet e nje maskarai injorant te Bishes, pervec diversionit dhe mentalitet oriental. Turp per temen…..

  9. tironsi vjeter says:

    po kush flet, nga “biznesmen” sufllaqes ne bllok “Yahoo” e njohin te gjithe eshte bere ky te na perfaqesoj ne parlament. o po per deputet e qeveri qe kemi

    1. luli says:

      Tironsi i vjeter te pakten ky ka punu e jo si ca si puna juaj qe presin nga qielli tu vine leket, puna eshte nder….

    2. luli says:

      Tironsi i vjeter te pakten ky e ka ndertuar gjithcka me pune e jo si ty e ca te tjere qe prisni tju bjeri naj gje nga qielli, puna eshte nder

  10. brigada 8s says:

    Se ky Fatosi qe ta dini ka qene vullnetar i Enverit kur u rrezua busti. Kam dhe foton e ketij qelos e mund tja dergoj temes. Me hunden si sqep e kallash ne dore !!

    1. kukesi says:

      Do te luteshim pse nuk e tregon kete foto. Do te te jemi mirnjohes po e bere kete, ne te kundert jeni genjeshtar. Te lutemi edhe nnje here qe na dergo kete foto dhe ta shohim.
      Respekte nga kuksi.

  11. luli says:

    qe ka qene student i shkolles se bashkuar kete e dijne te gjithe. Ti brigada e 8s do ishte mire ta beje publike ate foto qe njerezit qe s’e njohin kete demokrat te oreve te fundit te kene mundesi ta njohin edhe me mire.

  12. Adi says:

    deputeti qe kur ju drejtuan dje ne lajmet e Ora News dhe mori fjalen gjeja e pare qe that ishte” faleminderit per fshesen…LOL
    do perendia fshesa i ze te tere me rradhe se shpejti

  13. bc says:

    Korrit te bretkocave te mocalit te salukut i shtua edhe nje trim qe kerkon te fitoje pike nga partia e madhe sb,paska lexuar arfikullin e MEROS ghe kerkon me qehtesu salukun e trembur vazhdo fatos,a kambetur ndonje deputush tjeter te flase se nuk do te keni me rast me te mire,njerez koti.

  14. TROJA says:

    Sot ka folur ky Hoxha,qe s’ja ka friken Ilir Metes? Ke te drejte,Meta do ta dredhe perseri,prandaj flisni ju deputetet e PD.Kur tradhetoi te majten per pushtet 7 vjet si s’po ri dhe 5 te tjera me Saliun,deri me 2017?Pushteti eshte pasuri,lumturi,kur te tjeret s’kane buke,ti bredh boten me djersen e gjakun e tyre.Ke shume te drejte se sikur u nis sot Meta duhet te ishte larguar nga qeveria,por e joshi perseri Saliu dhe do zgjedhe edhe me 71 vota presidentin e Saliut.

  15. KOLONJA says:

    ORE ZOTRINJ PARLAMENTAR,meqense nuk po gjeni dot nje njeri per presinent dhe qe me date 30.5. 2012,nuk kini kandidat po u rekomandoi une : FATOS HOXHA (nisem me shume nga mbiemri) po me shume ma ka qefi per ate analistin e “MADH” FRROK CUPIN.(nisem nga mendimi se ky i njeh dhe ku..at)

  16. tomori i beratit says:

    Perse jan kaq fytyra te NDYRA te gjith deputetet e pd,PalaçO,Servil,Vjedhes,Qener,Vrases,Maskarenj e 1001 te zeza qe ata vertet i MERITOJN.-POSHTE Pd e gjith lakejt e saj.

  17. Treviso says:

    O Fatos Hoxha, llogarite i keni bere gjithmone gabim dhe keni kaluar klasen, se mesuesit nuk ju kan korigjuar se kan qene te pa afte me ju korigju. Tani erdhi momenti qe te mos e kaloni me klasen, si gjithmone.

  18. luli says:

    Pse ka punuar Fatosi ne fastfood nuk besoj se eshte naj turp, turp eshte te rrish si parazit rrugeve e te presesh te te bien leket nga qielli, puna eshte nder e kot mereni em te se nuk ju ecen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. Y
    YourDoll JP

    doll house 168 When choosing a love doll, it is very important to consider the price. Looking at a cool love doll is always very interesting, but you have to think about the price of a sex doll.

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール

      最新 ダッチワイフ ダッチワイフクライアント製造工場写真-ヘイデン-170cmHカップWMドール

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje