Aksionet e prokurorisë u dekonspiruan sapo në skenë doli emri i Gani Dizdarit. Pak ditë më parë ishte Departamenti i Shtetit që ngriti këtë shqetësim, kur deklaroi se gjykatësit nuk mund të hetohen sepse çdo veprim duhet kryer në sekret të plotë
Prokuroria e Fierit ka kërkuar 1 vit e gjysmë burg për Agron Lumneshin, nipin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Gani Dizdari. Siç raporton Shqip, Lumneshi u hetua nga prokuroria pasi dyshohej se po ndikonte pranë dajës së tij për lirimin e një të dënuari për vrasje.
Ngjarja atëherë shkaktoi shumë zhurmë. E para, sepse vinte pas një momenti delikat kur Gjykata e Lartë rrëzoi prokurorinë për çështjen e ngritur ndaj Ilir Metës. Së dyti, sepse hetimi u dekonspirua në momentin kur në skenë doli emri i Gani Dizdarit. Disa herë kishte kërkuar prokuroria në Gjykatën e Fierit leje për të hetuar këtë veprimtari kriminale. Por sapo prokuroria u detyrua të tregojë emrin e Dizdarit, aksioni u dekonspirua dhe Gjykata e Lartë ndryshoi vendimin, edhe pse Lumneshi po bëhej gati të merrte lekët për ndërhyrjen.
Vetëm pak ditë më parë ishte Departamenti i Shtetit që në raportin e përvitshëm për të drejtat e njeriut ngriti shqetësimin se gjykatësit nuk mund të hetohen pasi e gjithë veprimtaria hetimore duhet mbajtur sekret, çka është e pamundur.
Ky zotnia i ka dal dashmitar ne gjyq:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html