Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaroi dje për gazetën “SOT”, se Sllobodan Millosheviçi ka rekrutuar me dhjetëra agjentë në Shqipëri të niveleve të ndryshme, deri tek zyrtarët e lartë. Duke mos preferuar të lakojë emra, Fatos Klosi pohoi gjithashtu se ish-Jugosllavia ka pasur ndikim të padiskutueshëm në Ballkan, çka i ka krijuar mundësitë për të rekrutuar shumë agjentë.
Ai këto komente i bëri pas lajmit se ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviç ka pasur rreth 2100 agjentë në të gjithë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.
“Ish-Jugosllavia ka pasur një potencë të madhe dhe një ndikim të padiskutueshëm në Ballkan. Sigurisht që regjimi i diktatorit të Serbisë, Sllobodan Millosheviçit, ka pasur agjentë edhe në Shqipëri. Madje, mund të them se ishin me dhjetëra. Duke pasur një pushtet të madh ekonomik dhe politik, Millosheviçi ka rekrutuar agjentë në të gjitha vendet e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë. Sigurisht që agjentët e Sllobodan Millosheviçit në Shqipëri kanë qenë të niveleve të ndryshe, pa përjashtuar as zyrtarë të rangut të lartë. Shërbimi Informativ Kombëtar, sot Shërbimi Informativ i Shtetëror, i ka ndjekur një pjesë të këtyre personave”, theksoi Fatos Klosi.
EMRA dhe FAKTE plako,pa keto i dime te gjith.
Spiunimi ne Shqiperi eshte Profesion,prandaj edhe cirremi gjithe diten se sa te ”beses” jemi.
Per kokloqen qe e kemi k/minister a ke ndo1 prove????????????
Provat do dalin pas pilafit :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/tek-varri-i-udheheqesit-enver-hoxha.html
Ky Klosi eshte njeri shume qesharak dhe i pa afte
O Klosi o koke derr qe s’ke nivel fare –Po ca niveli ekonomik ka pas Serbia or idiot –Ata jane pakez me mire se ne
Ku do rekrutonte ne Ballkan , ku te gjitha shtetet kane nivel me te larte ekonomik se Serbia , perjashto ne?
Pastaj ca na flet per Miloshevicin , ai iku
Fol per spiunet e grekut , apo ata lejohen ?
Ne fakt parlamenti duhet ti kerkoje Prokurorise ta marre ne hetim Klosin per keto qe thote
Ndaj prokuroria te filloje nga puna me Klosin
“Në Shqipëri kishte zyrtarë të lartë spiunë të Millosheviçit”
shyqyr që drodhi bishtin millua dhe nuk paska më?!?!apo jo o kloso???
bile mos përmënd emra se i turpëron,ju skuqet faqja!apo jo o kloso???
o trimat e lapulecit që dini të jepni vetëm intervista!o legena më antishqiptarë se vet spiunët që vihen në shërbim të të huajve në dëm të shtetit e kombit shqiptar!nqs kjo qeveri antishqiptare e drejtuar nga agjenti sërb sali berisha nuk bën gjë kundër agjentëve të paktën demaskojini ju që i dini emrat e tyre!e jo të na i mbani si mjet presioni për të arritur qëllimet tuaja!o ndyrësira hapeni gojën,duke hapur ju gojën të paktën di populli si të sillet me ta!çdo vënd i botës e dënon spiunin kurse në shqipëri ai bredh i lirë,për më keq asqë denoncohet!
ndyrësira që vetëm të majmeni dini!
Ti zoti Klosi ben mire te rrefesh pazaret e tua nga kontrabanda e armmeve,qe shkarkoheshin fshehurazi naten ne Rinas ne kohen e luftes ne Kosove(kur intervenoi NATO) dhe kur pas mesnate i ndaje parate me Hashim Thacin ne kompleksin “Linza” ne Dajt!!! Me “therime” te vertetash u mesuan tashme shqiptaret! Kjo metode sherben per t’ia rritur pazarin vetes(ndoshta ke nuhatur dicka ne kete konjukture momentale) si dhe relativizon te verteten vete! Pra, ju i shkoni variantit ‘edhe mishi te piqet,edhe helli mos digjet’! Jeni nje taborr i tere qe silleni ne kete menyre,duke servirur therrime te vertetash. Ju ka rezultuar fitimprurese!!!….
Ti Alberto ditke me shume gjera se Klosi vete ke fakte na i thuaj mos hidh shashka kot
Mos u nxito anticensure se vertet ka pasur spiune por keta kane leftuar per demokraci si puna e Zogut,Esatit,Koci Xoxes e shume e shume te tjere deri tek mafjozi RamizAlia qe mbas 1973 planifikoi e shkateroi gjithcka duke ja dorezuar pushtetin krye agjentit tjeter Sali Berisha qe e djeg dhe e shkateron Shqiperine sa here e urdherojne udbashet serbe.Ketu nuk duhet lene menjane edhe agjentura greke qe ka influencen e saj ku te dyja se bashku enderojne coptimin e shqiperise.Ti e shikon si shkruajne kishte ne kohen e Milloshevicit dhe mbas vdekjes se tij keta u zhduken.Turp tju vije zoterinj kur denonconi emrat e ketyre bastardeve dhe te ndeshkohen per tradheti te larte ndaj atdheut.
FAtosi mos te ngreje pluhur kot por te jape emra. Vetem keshtu i vjen ne ndihme kombit.
Sikur te na i thoje nuk do beje keq, apo te duhen per ti patur ne dore per me vone. Me kete politike shantazhi as ju po e moret pushtetin nuk keni per te pasur mbeshtetje popullore.
Kam degjuar se dini jashtezakonisht shume por te pakten shkruajini dhe verini diku, mos te humbasin bashke me ty ne varr.
Ne kemi te drejten e dime dhe te mesojme te verteten sado e hidhur te jete. Mbase na sheron!
Ky eshte vete spiuni i shjakut- Millosheviqit, kete te gjithe e dine.
Ja shkrimi i plote i botuar ne gazeten “Shqip”
Millosheviçi kishte mbi 2100 agjentë në Ballkan
Ish-diktatori serb, Sllobodan Millosheviç, kishte mbi 2100 agjentë në Ballkan, mes të cilëve edhe në Shqipëri. Kjo shifër u bë publike në forumin për rolin e ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, që i zhvilloi punimet në Bruksel më 18 maj 2012, njofton portali telegrafik bullgar “actualno.com”. Takimi ishte informal. Aty folën ekspertë që kanë bërë investigime mbi ish-Sigurimin e Shtetit në Jugosllavi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 2010. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e të gjitha vendeve ish-komuniste, anëtare të NATO-s. Diskutimi u organizua mbi bazën e forumit të organizuar nga CEAS (Centar za evroatlantske studije – Qendra për Studime Euroatlantike), me presidente Jelena Miliç, më 21 prill 2014 në Beograd. Ky fakt ka ngjallur shqetësime jo vetëm në Bullgari, por edhe në qarqe politike dhe ka zënë vend në median e vendeve të Ballkanit, me përjashtim të atyre të Kosovës (ku numëroheshin 700 agjentë, ose një e treta e rrjetit ballkanik) dhe të Tiranës.
Rrjeti
Pjesëmarrësit që diskutuan në Bruksel, ishin të prerë në mendimin se autoritetet e Beogradit, menjëherë, brenda 100 ditëve, duhet të hapin dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në qoftë se duan sinqerisht të përballen me të vërtetën e zymtë. Gjatë debateve, Zoran Petroviç i organizatës joqeveritare “Koop i Kapiniç”, paraqiti të dhëna me interes mbi agjenturën e Shërbimeve Sekrete Serbe në Ballkan dhe që përdorej nga regjimi i Millosheviçit. “Regjimi i Millosheviçit kishte në dispozicion një rrjet prej 2200 agjentësh jashtë territorit të vetë Serbisë. Në Kroaci – 450, në Slloveni – 150, në Maqedoni – 150, në Bosnjë-Hercegovinë – 350, në Kosovë – 700, në Mali të Zi – 200. Kurse dyqind të tjerët punonin në Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani, Qipro, Hungari dhe Austri. Një pjesë e agjentëve kishin shtetësi të dyfishtë”, thuhej në raportin e ekspertit të njohur serb të OJQ-së “Koop i Kapiniç”, Zoran Petroviç. Agjentët e Millosheviçit ishin “politikanë, punonjës në media, biznesmenë, shkelës të embargos, si dhe zyrtarë të forcave të sigurimit të ushtrisë, policisë, inteligjencës dhe grupe të ndryshme lobuese në favor të Millosheviçit”, nënvizoi Zoran Petroviçi.
Dosjet sekrete
Në rezolutën e fundit për Serbinë, më 28 mars 2012, Parlamenti Europian u bëri thirrje autoriteteve të Beogradit “të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të eliminuar legjitimitetin e ish-shërbimeve sekrete komuniste, si një hap demokratizimi në Serbi”, shkruan BIRN. Parlamenti Europian kërkoi hapjen e arkivave kombëtare dhe veçanërisht dokumentet e ish-agjencisë së inteligjencës, UDBA. BE-ja kërkon gjithashtu që Serbia “të lehtësojë qasjen në këto arkiva, që kanë lidhje me ish-republikat e Jugosllavisë dhe t’ua kthejnë ato qeverive përkatëse, nëse i kërkojnë”. Sidoqoftë, dosjet mund të hapen tani pas zgjedhjeve të përgjithshme të majit, pasi Parlamenti serb ishte i pezulluar, që do të thotë se ligji i shumëpritur për hapjen e dosjeve sekrete do të duhet të presë më gjatë. Në të shkuarën, janë bërë përpjekje të ndryshme për të miratuar ligjin. Përpjekja e parë u bë pas ndryshimeve demokratike në 2009-n, dhe e fundit më 2004-n, kur SPO, një nga partitë politike serbe, paraqiti ligjin. Por ligji nuk pati kurrë mbështetje të gjerë në Parlamentin serb. Pjesa më e madhe e partive politike në Serbi, aktualisht janë në favor të deklasifikimit të dosjeve, duke thënë se mbështesin bërjen publike të emrave të autorëve të krimeve të luftës të përmendur në ato dosje.
Informacionet sensitive
“Këto dokumente janë të mbushura me informacione sensitive, jo vetëm për personat publikë, por edhe për qytetarët e zakonshëm. Për këtë arsye kemi nevojë për dikë që do të vendosë se çfarë duhet bërë publike, çfarë është e vërtetë dhe çfarë është keqpërdorim (i informacionit)”, shpjegon Homeni. Serbia pritet të përdorë modelin europian për lirinë e informacionit, sipas të cilit çdo person mund të shohë dosjen e tij, ndërsa ndalohet keqpërdorimi i informacionit nga një palë e tretë. Arkivat e Serbisë mendohet se përmbajnë mijëra dokumente sekrete për vrasjet politike, kërcënime të politikanëve dhe kriminelëve, marrëdhëniet me agjencitë vendore dhe të huaja të inteligjencës. Përmbajnë gjithashtu informacione për qytetarët në gjithë ish-Jugosllavinë, si dhe qytetarët serbë”. Serbia është vendi i fundit në Europë që do të hapë arkivat sekrete.
Vullneti politik
Vullneti politik është kusht i nevojshëm për të miratuar ligjin për hapjen e dosjeve sekrete në Serbi, thanë pjesëmarrësit në një takim në Beograd më 21 prill 2012. Në takim u lexua një letër nga raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian Jelko Kacin. Ai deklaroi se ishte një çështje vullneti për të çliruar shërbimet sekrete nga barra e mbetur prej periudhës së komunizmit dhe Sllobodan Millosheviçit, njoftonte TANJUG. Në tryezën e rrumbullakët mbi reformën e sektorit të sigurimit dhe mbi hapjen e dosjeve sekrete, të organizuar nga Qendra për Studime Euroatlantike (CEAS), u tha që “çmontimi i shërbimeve të sigurimit” do të thotë çmontim i institucioneve që janë çelësi drejt një regjimi totalitar dhe që duhet bërë. Kacin shkruante në letrën e tij se ka pasur shumë më tepër për të bërë, sidomos në rastet për hetimet mbi terrorizmin shtetëror, si vrasja e gazetarit dhe botuesit të njohur serb Sllavko Çuruvija (1949-1999) dhe sfondi politik pas vrasjes së Kryeministrit Zoran Gjingjiç (1952-2003). Kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, Vuk Drashkoviç, tha se ky krim ishte “ende sekret në Serbi”, dhe se kriminelët ishin të mbrojtur. Duket se udhëheqësve të vendit u janë bërë shpeshherë shantazhe nga shërbimet sekrete, prandaj nuk mund të bëhet reforma dhe nuk mund të hapen dosjet, vuri në dukje ai. “Do të kishte shumë rëndësi të zbulohej roli i Rusisë dhe organeve të saj në bllokimin dhe presionin mbi qeverinë në Beograd për të mos lejuar kurrsesi hapjen e dosjeve sekrete”, mendon Drashkoviçi. Nënkryetari i Partisë Liberal-Demokratike, Ivan Andriç, tha se partia e tij donte hapjen e dosjeve, si dhe mbrojti lustracionin. Mohimi i së drejtës për të hyrë në dosjet sekrete është në fuqi, sepse shërbimet sekrete kanë dashur të ruajnë ndikimin e tyre, por edhe për shkak se individët duan të fshehin rolin e tyre në disa ngjarje. /Marrë nga “Investigim”/
Shtrirja e rrjetit të fshehtë serb
700 në Kosovë
450 në Kroaci
150 në Slloveni
150 në Maqedoni
350 në Bosnjë-Hercegovinë
200 në Mali të Zi
200 në Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani, Qipro, Hungari, Austri
Profesionet zyrtare të agjentëve
Politikanë
Gazetarë
Biznesmenë
Shkelës të embargos
SHIU
Policë
SHIK-u
Lobues në favor të Millosheviçit
Precedenti
Bamir Topi: SHISH-i zbuloi spiunin në media
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaroi më 13 shkurt 2008 se “Në rrjetën e interceptimeve që u bëhet agjenturave serbe në Shqipëri, ditët e fundit, është peshkuar edhe një eksponent i medias, i cili në kulmin e vizitës së Presidentit të Kosovës, i jepte garanci agjentit serb: ‘Shikoni se ç’do t’i bëj Presidentit në gazetë’, sepse Presidenti kishte akuzuar politikën serbe dhe ruse që po minon procesin e paqes dhe marrjes së pavarësisë së Kosovës”.
Spiunazh, biznes dhe korrupsion nga Shqipëria në Bosnjë
“Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin i lidh kriminaliteti, shërbimet sekrete… Fazlliçi është mjeshtër i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo që i duhet Mishkoviçit në Ballkan. Prandaj ai e dërgon atë kriminel të vogël që në emrin e tij t’i mbarojë punët më të ndyra korruptuese nga Shqipëria në Bosnjë. Ai është njeriu që përdoret nga Mishkoviçi për punët e pista”, ka deklaruar në vitin 2008 në gazetën “Slobodna Bosnia” Vladimir Popoviç, ish-ndihmësi i Kryeministrit Zoran Xhinxhiç. Mishkoviçi është padyshim njëri nga afaristët më të mëdhenj dhe më me ndikim në Serbi, është pronar absolut, por sigurisht nuk është i vetmi.
Sipas Vladimir Popoviçit, Damir Fazlliçi çoi Jeremiçin në kabinetin e Zoran Xhinxhiçit, me lutjen që të kryente praktikën për dy a tre muaj, gjë që ishte e nevojshme në studimet për master. Nga ana tjetër, Fazlliçi ka shfrytëzuar Jeremiçin për disa informacione brenda kabinetit. Gjatë arrestimit të Volf Miniçit, një figurë groteske e përzier në punët e kontrabandës së cigareve, Shërbimi Sekret Serb ka zbuluar një bisedë midis ambasadorit britanik Çarls Krauford (Charls Crawford) dhe Vuk Jeremiçit, në të cilën ambasadori britanik në panik e luste Jeremiçin të orvatej nëpërmjet kabinetit të Kryeministrit të ndikonte në lirimin e Miniçit nga burgu. I vetëdijshëm se ndërhyrja në punë të tilla mund ta dëmtonte, Jeremiçi i shqetësuar dhe i frikësuar i ka thënë ambasadorit pse e kërkonte një gjë të tillë prej tij dhe se do të ishte më mirë që ta përdornin kur të fillonin privatizimet, ashtu siç ishin marrë vesh më parë. Biseda iu dorëzua Xhinxhiçit dhe ky është shkaku pse e largoi nga kabineti i tij Jeremiçin.
TE BEJE EMRA KUR ISHE NE DETYRE TANI ESHTE VONE KESHTU E DO MORALI,ISHE
TI QE E DETYROVE ILIR METEN ME AMERIKANET TE JIPTE DOREHEQJEN ME EPITETIN
HAJDUT TE NXJERRE NGA GOJA JOTE NE PRESITENCE(TEK MEJDANI).ME VONE U
BASHKOVE ME ILIRIN TE LSI POR KUR KY BERI ALEANCEN PER TE VJEDHUR PER INTERESAT E VETE ME BERISHEN TI U LARGOVE ME NJE HERE.KJO ESHTE KARAKTERISTIKE PER TE GJTHE ATA KUR NUK JANE NE POZITE ESHTE CESHTIE
DNA.
FJALA MBAS KUVENDIT DHE PUSHKA MBAS BETEJES NUK KANE VLERE ZOTNI.Megjithate nuk je vone mbase na ndihmon te njofim armiqte e vendit.
Aman, more, pse ju drejtoheni ketyre mashtruesve per intervista! Ne qofte se kerkoni te mbuloni ndonje cep te gazetes me te tilla tema, ngarkojani ndonje goce aty ne redaksi qe te trilloje nga keto budallelleqe dhe jeni ne rregull. E çfare ka thene Fatos Klosi ne kete interviste? Ka thene ato qe bejme thashetheme ne neper kafenera.
Deri kur me denglat pa bereqet te Fatos Klosve?!
he bac po te vjen me djeg ty a???skeni faj jo se ju dha mundesine me ba komande cetniku juaj tesh edhe o burra ta mbrojme.nuk ashte e veshtire me e kuptu se ne interes te kuj punon kamikazi i shqipnise sale berr-isha.e ka te shkrume per sa kohe te jete ne pushtet vetem interesat serbe ka me mbrojte.zoti ishalla ska me vonu me e marre se kena me tja nis muzikes qe do te ndihet deri ne beograd..coju bac prej gjumit coju
Sapo u dha lajmi nga Agjencia e Lajmeve SOT se Sali Berishes i ka rene infarkt ne zemer dhe eshte çuar urgjent ne spitalin ushtarak …
Po ti Z. Klosi je pjese e kesaj liste?
Fatos Klosi do te bente mire te angazhonte ca spiune te tij te gjejne ndonje fakt per qendrimin moral te se shoqes e te mos shesi dengla ketu me histori hamendesore.Po pati emra,le ti nxjerre.Po deshi emra per te shoqen,ja dergoj une;me dokumenta si te thuash (redaksia e ka adresen time,le te njeoftohet po deshi),jo eshtu kot si e ka zakon ai te akuzoje ne tym.
Z. Klosi vetem se konfirmon (edhe kete e ben ne menyre mjaft siperfaqesore), faktin qe ish Jugosllavia dhe me vone, mbetja e saj, Serbia, kane rekrutuar mjaft agjente ne vendin tone. Nuk ka shqipetar, brenda e jasht Shqiperise, qe nuk e di nje fakt te te tille. A do te hapen ndonje here ato dosjet(ne se egzistojne me te tilla) qe permbajne aktivitetin e tyre? Nuk dime asgje te besueshme. Ne, qytetaret e thjeshte, dime nepermjet perceptimit, shume afer te vertetave, se jo vetem qe ish Jugosllavia kishte agjentetet e saj ne Shqiperi, dime gjithashtu, se eksponente te kesaj agjenture, te fshehur, per shume vite pas ,,shkurreve”, shfrytezuan situatat e reja te ndryshimeve ne te gjithe Evropen Lindore dhe rrembyen flamurin e ,,demokracise” te cilin e valevitin, edhe sot e kesaj dite, si nje prone te tyre. Nje nga keta eksponente te rekrutuar qysh ne kohen e Tito-Rankovicit, eshte k/ministri aktual i Shqiperise, i cili vazhdon te punoje me nje zell te vecante ne interes te Serbise. Aktualisht, ne rendin e dites, ka mbajtjen e Shqiperise sa me larg Evropes, me objektiv qe atje, ne Evrope, te shkoje Serbia me perpara…. Pastaj, Shqiperia dhe Kosova do te presin kur te ,,mbije bari per gomarin”. E gjitha kjo maskarade dhe te tjera paudhesi tejet te demsheme per te dy vendet tona (Shqiperi-Kosove), ky sherbetor i zellshem i Beogradit, i ka kryer diten per diell dhe deri tani nuk i ka hyre ,,gjemb ne kembe”. Edhe pse keshtu, kjo nuk do te thote kurresesi, se do ti shpetoje pergjithemone ndeshkimit.
He edhe ju sa grinjar qe beheni, spiune po te ndershem ama. Ja vetem serbve ju japin nganjehere info sa per te ngrene nje cope buke. Pastaj sot nuk kan nevoje serbet per spiuna se kan kryespiunin ne krye sa edhe ne mledhjen e sigurise kombetare fut fazllicin pjesmarres. Bir selman i nenes , ke te qaj me pare.
Kemi edhe nje ShIK ama kot fare sa merr ato parate e kap ndonje hajdut xhepash. Ptuuuuuuuu Ptuuuuuuu me gjithe shikun tone.
E kush i prek agjentet e serbise sot ne Shqiperi….?Ata me shume se kur ndonjehere.sot jane pjese e politikes shqiptatre,ata jane orientuesit dhe fituesit e tenderave te rendesishem qe qeveria hedh ne treg,jane mbrojtesit me te flaket te kryeministrit tone.
Ne se ndodh qe Zotit Sali Berisha mund ti behet ndonjehere antentat,dijeni se agjentura serbe do i veje flaken edhe nje here tjeter Shqiperise,ashtu sic ndodhi ne vitin 1997.
Zoti na ruajtet nga keto tentakula e metastaza teper te rrezikeshme.Zoti e ruajtet kryeministrin tone nga ndonje e keqe.
Sa per zotin Klosi,megjithe konsideraten qe kam per te,duan te them se eshte bere nje papagall qe vetem di te llomotise dhe asgje me teper,ndryshe po te kishte kellqe le te vepronte kur ishte ne maje te piramides.Tashti le te heshte e ti nenshtrohet llogjikes se te humburit.
O Klosi, ke qe nga 97-ta na thua se ne poltiike e qeveri ka spiun sigurimi e agjent te sherbimeve te huaja. Amon ore , ose permend emra, ose mbylle ate goje, se nuk i ha me njeri keto brockulla
PO TE KISHTE SHQIPNIJA SHTET TASH.KTA NJERZ DUHET TE LIKUIDOHEN TE GJITH ME REND.SALA NJERI I MENQUR,PRIJASHTOJ FATOS KLOSIN KY KOK DERRI ESHTE DHE KA QEN SHPIUN KRYESOR I SERRBIS TURP
Po ti cfare beje nderkohe si kreu i SHIK-ut, haje m…t ?
Ku i ke emrat, apo je edhe vete te lista ?
Na shet dengla tani!
Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)
29. 05. 2010 nga Vëzhguesi
Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim
Spiunet
Me ç’duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment. Por gjithsesi, thjesht për gallat tashmë, sepse asgjë s’ka për të ndodhur në Shqipëri edhe sikur ajo listë të jetë absolutisht e vërtetë (shqiptarët përsëri në pushtet do i lenë ata), ndoshta duhet bërë pak analizë, thjesht për të ngritur ndonjë version të mundshëm të asaj që mund të ketë ndodhur në atë prag rrëzim diktature në Tiranë.
Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.
Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko-politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore. Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit. Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa-mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës.- Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post-diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).
Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
(vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)
Blendi Fevziu (KORANI)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
Sali Berisha (PENICILINA)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Remzi Lani (HOLTA)
Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
Sokol Olldashi (TRENDAFILI)
(* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/2008)
Besim: eshte hera e dyte qe e shoh kete liste,ndoshtoa nuk ja kam vene rendesine por nuk kam degjuar se eshte diskutuar shume ngaqe keta persona kane nje autoritet ne jeten politike,Ky zoteria me pseudonimin Korani pse nuk e ben nje emision vetem per kete teme e konkretisht per listen ne fjale,dhe nese eshte e vertete atehere pse ne derdellisim kot ne kete shqiperi te mjere.
sa inat i kam keto prononcimet sekrete pa lidhje,o zoteri o thuaj me emra ata zyrtaret e rekrutuar ose mos dil fare te prononcohesh se behesh bajat si ata kllounat
E dini si flet ky Klosi tani,si plakat e lagjes time kur shikojne filxhanet.O z. Klosi,pse nuk flisje dhe ti denoncoje athere kur ishe ne deture,ose dhe tani nqs,ke b….publiko emra dhe fakte nese ke ose ha ndonje geshtenje aty ne vrimen e miut ku je futur e rri urte.
Klosi mund te dije se kush jane spiunet shqiptare ne Serbi per llogari te Shqiperise por kurre te kunderten.Te kunderten e dine vetem Serbet.
Por nje spiun qe punon ne favorr te Serbeve qenka Idriz Tafa pasi ky dinte organiken dhe shperndarjen e spiuneve serbe.
Dosjet se kush eshte spiun ne favor te Serbise ndollen ne Beograd e jo ne Shqiperi.Por z.Klosi duke i mendue shqiptaret te trashe leshon kete deklarate injorante.Drejtuesit e sherbime sekrete ne tere boten kane betim dhe rregull qe edhe kur dalin ne lirim apo pension nuk lejohen te japin informacione qe dine .Klosi nje cope mishi me dy sy flet kodra mbas bregut.
Cfare do te ndollete ne se sekretet do ti publikonin punojsit e CIA kur largohen?Po te ishte ne nje shtet prendimore Klosi do arrestohej direkt per sa e sa here ka fole ose me mire te them ka sajue lajme per shou politik.Kenaquni me talljen e ketije trashamani idiot.
Ky plera duhesh futur ne burg qe para shume kohesh,ky eshte spihuni i serbit ato akuza qe ben ky duhen marre seriozisht dhe duhet te nisin hetimet per keto qe thote ky dhe per te gjithe ato persona ne emera qe ai permend apo pretendon po behet shqiperia lesh e li dhe po lozin te gjithe ,duhet ne nisin hetimet nese ka ndonje burr ti nisi hetimet per ato qe ky thot dhe per ate personalisht se u la pezull atjehere kur do nisshin hetimet per kete nese e bani mend u lan pezull nuk u ndie askush me psen nuk e di asnje !
E c’eshte bere me to?s’kemi degjuar te denohet apo te pakten te demaskohet ndonjeri prej ketyre “dhjetrave”? Ka pasur,thoni ju.E ku jane tani?perse nuk i arrestuat a i demaskuat ju qe ishe i asaj pune? Apo ishit i zene me maskimin e vrasjes se A.Hajdarit…Perralla si neper filmat policeske…me poza bisedash telefonike konspirative…