Deputetët e mazhorancës kanë rrëzuar në Komisionin e Sigurisë, kërkesën e PS-së për heqjen e moratoriumit për skafet. Nisma për shfuqizimin e ligjit, që është hartuar nga deputeti i PS-së, Artan Gaçi, mori 10 vota kundër nga deputetët e mazhorancës.
Në propozimin e bërë nga Partia Socialiste kërkohej që të hiqej bllokimi i mjeteve lundruese në Shqipëri, duke e cilësuar si një masë të tepërt dhe dëmtuese ndaj bizneseve. Sipas relacionit të projektit të opozites, ky ligj ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik të Shqipërisë.
Moratoriumi është vendosur prej gjashtë vitesh nga mazhoranca aktuale dhe ka pasur si qëllim bllokimin e trafiqeve që bëheshin me skafe drejt Italisë dhe Greqisë.
Dy ditë më parë, PD shprehej me anë të një deklarate për shtyp, se kërkesa e PS-së është e porosituar nga mafia, që sipas PD, urdhëron dhe komandon disa prej deputetëve socialistë.
edhe me e ba sali berishen te famshen sa sulltan sulejmanin e meardh kerkesa nga opozita.eshte e sigurt se rrezohet
Ça po na duhen skafat?!!! Baca jon asht kampion nderkomtar notit ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/sali-berisha-no-further-info-needed.html
Kete robin nuk e kuptova, pune sulltanesh pa sens…nejse e sigurte qe nuk ka pare det me sy..maloki o tej…
Mooosss. Ngeli pa bo Rama plazh nudo siper jahtit.
Puna e skafeve nuk po i intereson shume popullit te varfer.
Frenimi i skafeve turistik ka nje qellim te madh, per mafjen e Berishes.
Transporti i industrise se Lazaratit nuk arrihet te behet i lirshem siç eshte bere deri me sot.Ne dete duke pasur shume sy, frenohet eksporti me i rendesishem i qeverise mafjoze. Mbi 50% e droges qe vjen ne Itali, e ka origjinen nga Shqiperia.