Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-bashkëshorten e Mirit të Xhikes, Manjola Priftin. Sipas policisë arrestimi i shtetases Prifti u bë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, raporton Ora News. Mësohet se Manjola Prifti është dënuar në Itali me 11 vite burg, për pastrim parash.
Vrasja e bashkëshortit të saj Fatmir Rama, i njohur si Miri i Xhikes ka ndodhur më 29 mars të vitit 2003, brenda lokalit të tij “Kartodrom 2000”. Në atë moment, Miri i Xhikes ka qenë në shoqërinë e Ylli Kelmendit, Flamur Rrapajt, Kristaq Camit e Julian Durishtit.
Dy persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, duke zbrazur mbi ta 60 plumba dhe më pas u larguan. Për pasojë, u vranë tre persona, Kristaq Cami, Julian Durishti si edhe Fatmir Rama, ndryshe Miri i Xhikes.
Tetë muaj më vonë, më 26 nëntor të 2004-s, u arrestua Lavdërim Tufa. Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor Lavdërim Tufën, në vitin 2011, duke dënuar me 20 vjet burg.
Lufta ndaj korrupsionit edhe “krimineleve” vazhdon,edhe grat po arreston Bujari…
Po tashi ca hyn vrasja Mirit Xhikes ktu?? Apo me zgjat icik lajmin.
Lavderim Tufen e ka mor ne qaf prokuroria…
Miri i Xhikes shok i Metes.
Meta nuk largohet nga koalicioni prandaj Berisha luan teater.Tung
O kelmendas qy i din te tana :p Me ke nuk ka ken shok Miri:
1-Me Bilalin e Tosit te Maries?
2-Me Izet Haxhin e Sali Berishes president?
3-Me bashkim Finon ?
4- Me Ilir Meten?
5- …
6- …
… me te tan ka ken!!!