Berisha flet për ekonominë me superlativa. Bode rrudh buzët: Do ndryshojmë sërish buxhetin

30 Maj 2012, 16:33Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha foli në mbledhjen e sotme të qeverisë me superlativa për ekonominë shqiptare. Por pak më herët, ministri i tij i Financave, Ridvan Bode, pranoi se do ketë sërish ndërhyrje në buxhet siç është bërë zakon së fundmi për të shkurtuar ato parashikime të fryra.

“Në rast se vështrojmë raportin e Shqipërisë me krizën e egër europiane dhe jo vetëm europiane rezulton se Shqipëria është ndër të paktat vende në planet që nuk njohu recesionin, gjatë këtyre viteve të një krize të shumëfishtë, por që tani në Europë është konsoliduar në krizën e borxheve dhe krizën e euros. Ekonomia shqiptare është një ekonomi hiperglobale. Kjo është ekonomi me një dinamizëm shumë të madh të shkëmbimit të mallrave, të importeve dhe eksporteve. Ndofta si në asnjë vend tjetër, eksportet në këtë ekonomi janë dyfishuar në harkun kohor 2009-2011. Ekonomia shqiptare në 5 vitet e fundit të krizës së egër ka realizuar një rritje ekonomike prej 22 përqind. Kjo ekonomi, sipas Komisionit Europian, 4 vitet e fundit të krizës së thellë u rrit 4 herë më shumë, se mesatarja e rritjes së rajonit. Me funksionimin e saj, kjo ekonomi bëri të mundur krijimin e dhjetëra mijërave vende të punës dhe që Shqipëria të jetë ndër të paktat vende, në të cilën jo vetëm nuk u rrit, por është ulur papunësia. Funksionimi i kësaj ekonomie ka bërë të mundur rritjen nga viti në vit të të ardhurave nga taksat e doganat. Unë dua t’u rikujtoj shqiptarëve se nga rreth 130 miliardë lekë që ishin këto të ardhura në vitin 2004, ato u rritën në 283 miliardë lekë në vitin 2011,” tha Berisha.

Kurse Bode deklaroi se do vijohet njësoj si vitet e tjera me ndryshimin e buxhetit për shkak të problemeve me rritjen ekonomike.

“Siç kemi bërë për gjithë këto vite, vijojmë edhe këtë vit të rishikojmë kuadrin tonë makro-ekonomik, objektivat për vitin 2012 në përputhje me zhvillimet në ekonominë globale, në ekonominë rajonale dhe për më tepër në zhvillimet konkrete në ekonominë shqiptare. Të gjitha këto janë elementë për t’u vlerësuar konkretisht dhe në përputhje me zhvillimet aktuale të ekonomisë dhe perspektivën e gjashtëmujorit të dytë të mund të formulojmë një objektiv që të jetë sa më i përputhur”, thotë Bode.

I pyetur nëse vendi do ketë rritje ekonomike, Bode tha: “Sigurisht çdo gjë është e mundshme. Ekonomia shqiptare nuk është një ekonomi që zhvillohet në eter është një ekonomi konkrete që operon në një rajon konkret. Ajo që duhet përshëndetur është dinamizmi më i lartë në krahasim me vendet e tjera. Kemi një rritje ekonomike pozitive, kur dihet që deklarimet për ekonominë e Eurozonës janë për vijimin e një rënieje ekonomike”.

13 komente në “Berisha flet për ekonominë me superlativa. Bode rrudh buzët: Do ndryshojmë sërish buxhetin”

  1. Ben Chicago says:

    Eshte qeveri demokratike dhe natyrisht qe ka oponence,por kjo eshte e pakuptueshme per PS(ish- PKSH).

    1. Vote for Ridi president i Al & FMN njekohesisht says:

      Ej cuna harrum. Po projekti i para ca diteve:Ridvan Bode pre president?!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html

    2. dumbabsi says:

      pirdh pirdh te shfryesh … yshhhhhhh err gamor yshhhhh ?

    3. Tan says:

      Or Ben qenke torrollak

      Vertet beson se ky Bode i ben oponentin Berishes

      Qarkullon nje ide rurale dhe disa lolo mendojne se pa kete Boden financat e shtetit shqiptar marrin fund. Bile ben edhe si serioz dhe sikur revoltohet me ato qe thote Berisha ndonjehere.

      Loje e peshtire ruralesh. Idem me kryellogaritarin i cili kundershtonte ndonjehere kryetarin e kooperatives. Bode ben sikur nuk eshte dakort me mendimin e tij dhe Berisha ben sikur eshte i befasuar. Dhe idiotet thone ouu ky Bode qenka i forte.

      Skec qesharak socialist qe ta shpif

    4. Tan says:

      Or Ben qenke torrollak

      Vertet beson se ky Bode i ben oponentin Berishes

      Qarkullon nje ide rurale dhe disa lolo mendojne se pa kete Boden financat e shtetit shqiptar marrin fund. Bile ben edhe si serioz dhe sikur revoltohet me ato qe thote Berisha ndonjehere.

      Loje e peshtire ruralesh. Idem me kryellogaritarin i cili kundershtonte ndonjehere kryetarin e kooperatives. Bode ben sikur nuk eshte dakort me mendimin e tij dhe Berisha ben sikur eshte i befasuar. Dhe idiotet thone ouu ky Bode qenka i forte.

      Skec qesharak socialist qe ta shpif

  2. Mali Vashés says:

    Vértet kaq te luumtur na ke béré,po pse del me jelek antiplumb mre burre.Dil lirshem neper atdheun tend te “begate”.Pallavra si gjthnje.

  3. Devolliu says:

    Shqiptarët janë të papunë e të pabukë, ky maskara flet për rritje ekonomike hiperglobale.
    Sheh veç pasuritë, vilat e depozitat bankare të Argitës, të Zenit e të Lirisë ky kriminel.

  4. england says:

    Ky nga Chicago ose eshte ndonje nga rradhet e te “famshmes 55”
    ose do jete Ramy i konvertuar!ty lale te ka ngel sahati,po me kujton humorin e portokallise,ku nje burgaxhi kishte vite ne burg,dhe kur nje tjeter burgaxhi(i sapo futur ne burg) fillon ti tregoje dicka nga jeta reale,burgaxhiu i vjeter habitet se si Fatos Nano(qe burgaxhiu vjeter e kish patur shok dhome)ishte bere kryeminister
    Sa per PKSH i vetmi anetar i kesaj partie qe eshte akoma ne kete jete eshte baca yt Sali…

  5. Sa per atew qe thote ben cikago,mund ti them se ai jeton jo ne cikago po ne hene dhe nuk arin te shikoj realitetin ketu ne token shqiperi.

  6. Treviso says:

    Rrofte qeveria mafjoze. Ka rritur eksportin e industrise se Lazaratit.Populli eshte katandisur si mos me keq nga s’kamja.Momenti per te rrezuar qeverine mafjoze eshte.Popullit nuk i intereson zjedhja e presidentit por largimi i qeverise mafjoze.

  7. akil says:

    ridvani gjithmone e ka kundershtuar salen eshte e habitshme po e vertet

  8. Albann says:

    Nese Ridvani e kundershton Berishen do te thote qe ka pak tru ne koke dhe mendon e per neser…(aq sa mund ta lejoje “mbreti” kuptohet)

  9. FENOMENI says:

    Nese do te jetoje me te vertet ne Cikago nuk ma ha mendja qe do flisje me kete llogjike,nese ke dicka me komunistat ato kane nje parti qe quhet partia komuniste.Nese me thuan cfare hyn me komunistat EDI RAMA na e thuaj ndoshta din me shume se ne?Eshte e drejta jote te thuash mendimet e tua sepse Gazeta Tema edhe pse icik komuniste ne ide prape po tregohet shume demokratike me ty duke ti lene gjithmone komentet qe ben pa baze,une sjam as demokrat as socialist as komunist e demokristian por jam shqiptar.Une jam nje nga ato qe kan pasur mundesine me pare ndryshimin qe Edi Rama i beri Tiranes,nese je militant i flakte i Pd atehere me fal se ndoshta po te bie ne qafe kot masi koti. SHQIPER MOJ E DHJERE SI STE MORA VESH NJE HERE F.KONICA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje