Duke dhuruar detin me nje buzeqeshje
Kandidati i mazhorancës për postin e presidentit, Xhezair Zaganjori, ka qenë konsulent juridik i Ministrisë së Jashtme për marrëveshjen e përcaktimit të kufijve detarë me Greqinë. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Jashtëm i asaj kohe, Lulzim Basha, me homologen e tij greke, Dora Bakojanis.
Ishte Gazeta Shqiptare që raportonte atëherë se Drejtoresha e Marrëdhënieve Juridike në Ministrinë e Jashtme, Ledia Hysi, kishte kërkuar nga Zaganjori që të ofronte ekspertizë për grupin që do të shkonte në bisedime me palën greke për përcaktimin e kufijve. Kërkesa është pranuar nga ana e tij, edhe pse në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit që sanksionon se qenia anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore, politike apo private.
Konsulenca ligjore që Zaganjori i ka ofruar grupit negociator nuk ka lënë gjurmë në dokumentet zyrtare që shteti shqiptar ka protokolluar për këtë çështje, pasi anëtari i Gjykatës Kushtetuese ka qenë konsulent i jashtëm dhe jo pjesë e grupit
negociator që bisedoi e nënshkroi me palën greke marrëveshjen e
kufirit detar.
I pyetur nga Gazeta Shqiptare, Zaganjori tha se “në mënyrë absolute nuk kam qenë në dijeni të përmbajtjes së marrëveshjes dhe miratimit të saj deri ditën që në media u publikua një fakt i tillë. Me marrëveshjen jam njohur në detaje ditën kur është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kërkesa ankimore”.
Nënshkrimi i saj shkaktoi një tërmet në opinionin publik. Por ishte Gjykata Kushtetuese që vendosi kundër kësaj marrëveshje. Ajo që të bën përshtypje është se Kushtetuesja, ku bën pjesë Zaganjori, votoi në mënyrë unanime kundër marrëveshjes. Pra vetë Zaganjori votoi kundër një marrëveshje, për të cilën kishte ndihmuar juridikisht. Trysnia e madhe mesa duket e ka çuar në këtë vendim.
Po si ka mundesi qe Saliu do president,tradhetaret e kombit.Ky ka dhene mend per te shitur trojet dhe ujrat e Atdheut dhe propozohet president?Si duron ky popull,qe te kete ne krye nje tradhetar.Po vetem tradhetare do Saliu? Ku jeni mor intelektuale qe jeni tulatut si minj te lagur ne gjirizet e pushtetit.Flisni sot,se neser do jete vone.
Zoti Zaga njori eshe nje kanidature asnjanese/neutrale dhe i pranushem…
Në Vendimet e marra(qendrimet) aty ku ka punuar (Gjykaten K) është treguar aq neutral dha aq luajal ndaj Ligjit dhe Kushtetutes sa…..sa…sa ….ç’ka qene edhe Arben Ristani i paanshem e neutral.
Zgjedhje e bukur per 2013-ten me qiftin Zaga njori Ris tani…
keta zagar, zagarnjor propozon pushti sali.
Mos ekzagjeroni me keto shkrime te paveteta. Zaganjori ka shume te meta dhe mungese integriteti, por per sa i perket marreveshjes se detit ka qene pikerisht ai i cili edhe gjate seancave por edhe ne vendimin e gjykates, ka qene gjyqtari kryesor kunder kesaj marreveshjeje dhe ka votuar kunder saj. Nese gazetari qe ka bere shkrimin do kishte marre pjese qofte edhe vetem ne nje seance, atehere nuk besoj se do shkruante sa me siper.
Eshte e vertete se Zaganjori votoi kunder marreveshjes mbas pranimit te saj per shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, por ne votimin e pare per pranimin ose jo te marreveshjes ai ka votuar kunder pranimit te marreveshjes. Me fjale te tjera, ne votimin e pare ka vepruar si ushtar i maxhorances dhe mbas pranimit te ceshtjes nga Gjykata Kushtetuese (duke e lene ate ne minorance) ka vepruar ndergjegjia e tij si jurist.
e shikoni se qfar hadutesh jan gjuajn gurin e meshefin doren me vjen keq qe eshte shkodran por eshte tradhetar . shikojeni hymnin qa thot kushe eshte tradhetar, ky eshte nje tradhetar ju lutem te gjithe emigranteve qe te shkruajne ku te kene mundesi qe ai shete atdheun eshte tradhetar shkruani shkruani qe nje dite te beje dorheqje nga posti dhe kur ne ta shofim ne rruge ta pershtym si nje idiot si nje tradhetar,ne jemi shume jemi nga ata se na dhimset atdheu dhe jo si ata qe jetojne ne tiran dhe bejne pazare . te jau pershtyme surratin ketyre qe shesin atdheun per ca letra me vlere qe ju jep kryeministri tradhetar do vije dita dhe per ate une dota pershty i pari po kur te mos kete me imunitet se jam punetor dhe me ngelen femijet pa buke po per tradhetaret si berisha e zagonjori etj do vije dita …. une nga veriu jam po jam i ndershem dhe jo tradhetar…..
Pse cuditeni o njerez qe eshte nje propozuar nje figure e tille qe ka ndihmuar ne shitjen e detit por mos i vini faj e ka dhene keshillen e tij ne favor te Greqise per te ndihmuar Saliun se ai ja ka kerkuar kete nder dhe ai si sherbetor i bindur si Ristani, ja ka plotesuar deshiren. Tani e imagjinoni dot se cfar do te ndodh neser kur ai te vije ne pushtet si president do te zbatoje cdo porosi te Berishes per te vazhduar korrupsionin ne organet e drejtesise ne ndihme te konsolidimit te pushtetit te PD-se per te vjedhur zgjedhjet prape ne 2013.
Edi Rama ki shume kujdese se ujku qimen e nderron po zakonin se harron.Si nuk ka turp ky horr injorant maloku dhe kerkon te beje nje president qe ti sherbeje atij dhe jo popullit.Po si ka mundesi qe te mbahet i fshehte emri deri ne momentin e fundit,ketu shikohet tinzarlleku ekstrem i Sali kreminelit.Ky per opinionin tone eshte nje event qe zbulon se me çfar tradhetaresh ka bashkepunuare dhe bashkepunon Sali tradhetari,si pa dashje por vjen koha dhe te palarat dalin ne sheshe. Konsulent i jashtem ne shitjen e tokes shqiptare,me metodat mafjoze Xhozin na e paska bere doktoreshe hiçi,ne gjykaten kushtetuse paska votuare kunder vetes se vete,gerrmoni se me xhevaire do nxirrni nga keta karafile qe deri dje kane qene nen pardesyne e bardhe te spiunit Sali.Popull edhe para litarit mos pranoni te behet president nje shebetor i atij fare k/ministri,gjeni njeriun per ate vend pune dhe jo atij vendi ti çoni nje tradhetar si ky zagarnjori.Ky eshte nje emer qe 99,99%te shqiptareve nuk e kane degjuare fare se edhe mbiemrin e ka pak si te bullashtisur.
Basha-Bakojanis, ky çift (ventiantin)jo detin e Shqipërisë po edhe malet do i fuste në xhep, të Bakojanis, vetkuptohet.
Po te mos ishte nderhyrja amerikane marreveshja nuk do te ish prishur.Gjykata kushtetuese thjesht zbatoi urdherin e vellait te madh.Patriote ne Shqiperi nuk lindin me.
Sokol!Shqiperia lind gjithmone patriote por gjithqka ne vendin edhe kohen e duhur.Edhe vendimi i kushtetueses ishte ni AKT PATRIOTIK pra tradhetareve i ngeli sharra ne gozhde po ashtu siq i ka ngelur edhe grekofillavet te mjekerrsqapit qe komentojn ketu,
[BL]kalo llokumi!
suzana
Kujdes me kete(BL) se do na preket ajo hollandeska
kam nje propozim / te gjithe fshataret nuk duhet qe te votojne dhe keni per ta pare se sa shpejte do te zgkidhen gjerat ne shqiperi
putamaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Ku ka patur punar Zaganjori ne kohen e Enverit?
Ju lutem kush di të na i shkruaj për të?
dhe nje malok tjeter na mungon!
-Ky Zagar Zaganjori bashke me Sali Bishen dhe
Ndrikulen xhixhile Topalli, kerkojne te marin
gjithe pushtetin e Shqiperise ?
-Jo more verior kanunore, ju jeni
te gjithe te pabese, qe shisni dhe gruan dhe
Shqiperine per te sunduar ashtu si Satrapi juaj
Zog i vete-shpallur mbret.
Zaganjori ska pasur te beje fare me kete mareveshje. Grupi qe inicoj Mareveshjen kryesohej nga Ferit Hoxha, Ambasador ne UN, Ledia Hysi -Drejtoreshe e Pergjithshme etj etj. Zaganjori nuk eshte nga ata burra qe ben turpe te tilla.
ky zoteria parafoles qenga me profesionist lajmesh se gazeta tema, bravo hasano, po na jep ndonje lajm nga turqia se emri hasan nuk eshte shqiptar.
O njerez. Zaganjori ka votuar per rrezimin e marreveshjes me Greqine. Per me teper ka qene kryesues i ketij gjykimi. ka bere arsyetimin e vendimit.
po pse kaq injorant ky berisha na e la jozefinen jashte liste une se votoj mos u tallni me popullin e vuajtur o politikane kot ju vetem kusar jeni se politika nuk ju pranon
jA PSE E zgjedhe Berisha ,keta kane lidhje tradhetie ,prandaj keta mbajne njeri-tjetrin
Eshte shume e vertete qe Zagonjari ka qene konsulent per marrveshjen me ujrat. Disa vite ai ka kontrolluar gjithe aktivitetin e ministrise se jashtme edhe permes Ledja Hysit. Ministrat e jashtem faleshin e falen tek ai per cdo gje me spec. Ferit Hoxha ka qene de jure kryenegociatori i marrveshjes, sic i thote vetes, por de facto ishte Xhezairi. Ai i dinte te gjitha detajet e marrveshjes megjithese distancohet absolutisht. Po te hapen lajmet e asaj kohe del ne drite se Zagonjari ka qene i jashtem po me ndikim me shume se sa i brendshem. E ka filluar kete punen e presidentit me nje genjeshter te madhe qe pa piken e gajles del e lan duart nga marrveshja e detit. Pastaj me sa dime ka votuar ne bllok me te tjeret kunder ne kushtetuese. Kjo tregon edhe nje gje tjeter. Kandidati potencial per presindent qe kemi, pra Zagonjari, mund te dale kunder pa problem dhe ndaj vetes.
Ai person juridik qe tradheton misionin e tij “pa dashje”per here te “I-re”,per hir te servilizmave hierarkike ,heren e “2-te”Ai tradheton me deshire!-Prandaj nese nuk duam te jetojme si rrefugjat ne Atdheun Tone,nuk duhet te lejojme qe te poshterohemi kaq keqas nga klane te tilla mafjoze ,te mandatuara pa voten e Popullit Shqiptar-Presidenti duhet te votohet nga Populli,qe te mos mbijne prap Esat Pash Toptan-et!Shqiperine po e coptojne VERI-JUG me metoda “hibride”keta qveritar qe su ze menderja vend ,duke perdorur fluturimet ajrore ,si me qene -“dalje ne ballkon per freski”te cilat vec djetes si te jene Sheiket e Arabise,me kurajon me te paturpshme ,nuk pagujne pesionistet ,parapelgjiket,ushtaraket e kthyer nga fronti i Afganistanit si dhe forcat e Policise …pa le me te flasesh per familjet qe mbeten ne meshire te ndihmes qytetare per buken e gojes.
Po pse o shqiptare cfare kujtoni ju se do propozoj Saliu nje kandidat per popullin akome me kto endrra ju ai propozon ate qe i rekomandohet nga Athina e Beogradi por me shume nga Athina ore do te behet nje dicka me detin nuk e lene greket kete gje te kaloj keshtu me nje vendim te kushtetuses hiqeni nga mendja deti eshte nje marrveshje me shume leverdi per Greqin dhe kaq leht ato nuk heqin dore aq me teper kur kane te tille si puna ktij Zagar Zagoleshit ne krah te tyre qe per disa aspra shet dhe b… me keq se300eu
http://www.shqiperia.com/shqip/opinionar…
Shpresa prej Kushtetueses
Shkruar nga: Mentor Nazarko
Ka kaluar pa vëmendjen e duhur seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me çështjen e përkufizimit të kufijve detarë me Greqinë. Vetëm “Gazeta Shqiptare”, që kishte nisur betejën në fjalë, botoi njëlloj procesvervali të seancës me pyetje përgjigjet më kryesore që u konsumuan në 7 orë. Përtej shqetësimit për këtë mungesë vëmendje mbi një seancë unike në llojin e vet në historinë e Republikës, diçka që e bën mjaft të rëndësishme për të gjithë ne, për protagonistët, për gjykatësit, prej asaj seance ka diçka tjetër që meriton vëmendje. Është përkushtimi profesional i gjyqtarit Xhezair Zaganjori. Zaganjori ishte vendosur prej një kohe të gjatë nën presion, për shkak se në fazën e negociatave ishte thirrur për konsulent nga ekipi ynë përfaqësues në këto negociata. Nga gazetarët e Shqiptares, ky moment ishte konsideruar si i mjaftueshëm për ta bërë këtë presion mbi të dhe për ta detyruar të jepte dorëheqjen për konflikt interesi. Kjo nuk ndodhi, dhe bëri mirë që nuk ndodhi.
Prej procesverbalit në fjalë, çdokush mund të kuptojë fare mirë se Zaganjori ishte gjyqtari që shkëlqeu gjatë asaj seance me pyetjet dhe komentet e tij, të përfshira në mes të pyetjeve. Ato dëftyen jo thjesht një nivel të lartë profesional, përgatitje për rastin në fjalë që e dallonte atë mes anëtarëve të tjerë të trupit gjykues të nderuar të asaj Gjykate, por dhe një nivel të lartë përgjegjshmërie. Këtë shfaqje të shkëlqyer të tijën në rolin që i takon, që sot për shkak të pasojave të vendimit të Kushtetueses mund ta quajmë historike. Qëndrimet e Zaganjorit që përgënjeshtruan skeptikët dhe kritikët e tij, na bënë të qartë edhe më shumë elementë të lidhur me atë që kishte ndodhur gjatë negocimeve me palën greke. Ato vunë në pozitë më dekonspiruese gabime e një pjesë të negociatorëve, ku duhet shquar Admirali i flotës sonë Gerveni. Për shkak të ballafaqimeve me precedentët e Italisë me Greqinë për të njëjtin ishull, atë të Othonit, ne kuptuam shumë më shumë se ç’kishim kuptuar prej veprës së një njeriu tjetër të veçantë, si ish koloneli Myslim Pashaj. Ne kuptuam se në negocimin e një marrëveshje të tillë nuk mund të bazohesh vetëm në një parim të konventës, siç është ai i barazlargësisë, dhe për pasojë ta shpallësh se ke miratuar diçka në përputhje me ligjin ndërkombëtar. U përmendën dhe parime të tjera si ai i barazisë, përpjesëtueshmërisë, etj. Zaganjori ndriçoi dhe shumë elementë të tjerë të kësaj marrëveshjeje, duke ofruar që në këtë fazë, nëpërmjet pyetjeve, pozitën e “të tretit të paanshëm”. Edhe gjyqtarë të tjerë treguan vlerësim të asaj që po bëhej në atë gjykatë, siç ishte rasti i zotit Sokol Berberi, apo dhe kreut të gjykatës Vladimir Kristo.
Lajmi i mirë prej asaj seance është se vendit nuk i mungojnë figurat institucionale të përkushtuara ndaj interesit kombëtar, pavarësisht përkatësisë politike të mëparshme, apo dyshimeve të shprehura rreth tyre me ose pa të drejtë. Nga gjithçka ndodhur në këtë periudhë, veçanërisht pas disa vendimeve të Gjykatës së Lartë, në lidhje me imunitetin e disa ministrave të qeverisë Berisha, u krijua një frymë pesimizmi në drejtësinë e këtij vendi. U krijua përshtypja se presioni i egër ushtruar prej kryeministrit në të gjitha format, do të kishte lëkundur të gjithë institucionet e drejtësisë. Mbase gëzimi për performancën e Zaganjorit mund të jetë i parakohshëm, por ne dhe jo vetëm ne, madje dhe profesionistët e institucioneve tona, duhet të nxjerrim shumë mësime. Shteti, kombi është mbi të gjitha dhe ai nuk përfaqësohet në mënyrë ekskluzive nga kryeministri. Mu kujtua një rast i shkëlqyer disidence prej një diplomati të shquar amerikan, këshilltari politik i Ambasadës në Athinë, kur SHBA-të vendosën të sulmonin Irakun. Pavarësisht se si shqiptar më duhet të jem krahpërkrah SHBA-ve në operacione të tilla, më duhet të çmoj veprën e këtij diplomati disident ndaj sulmit. Në shenjë kundërshtimi ndaj këtij sulmi, ai dha dorëheqjen prej detyrës së tij, duke i bërë një letër të hapur sekretarit amerikan të shtetit Kolin Pauell, letër që u botua nga gazetat kryesore amerikane. John Bradley Kiesling, i njohur dhe për qëndrimet e tij realiste ndaj çështjes çame, thotë në fund të letrës së tij: “Unë po jap dorëheqjen sepse unë provova dhe dështova të pajtoj ndërgjegjen time me aftësinë time, për të përfaqësuar administratën aktuale të SHBA-ve. Unë kam besim se procesi ynë demokratik është në fund të fundit vetëkorrigjues, dhe shpresoj shumë se në një farë mase unë mund të kontribuoj së jashtmi, për të modeluar politikat që i shërbejnë më mirë sigurisë dhe begatisë së popullit amerikan dhe të botës.”
Mësime të tjera
Shembulli i seancës së fundit të Gjykatës Kushtetuese është pra një dëshmi shprese se sistemi ynë politik dhe institucional vazhdon të ruajë qëndrueshmërinë dhe deri diku besueshmërinë e tij. Gjykata Kushtetuese në veçanti ka treguar me hedhjen poshtë të shumë akteve ligjore të qeverisë, se i përmbahet ligjit në punën e vet dhe se ajo ndarje pushtetesh, që zuri fill me kushtetutën e miratuar më 28 nëntor 1998, ishte plotësisht e shëndetshme. Ky rol garanti i kësaj Gjykate na jep dhe një provë tjetër sesa të gabuara ishin vendimet e pozitës dhe opozitës me ndryshimet kushtetuese që atakuan pikërisht këtë ndarje pushtetesh, këtë ekuilibër mes tyre, duke fuqizuar pushtetin e kryeministrit. Vendi ka parë një model institucional ku të gjithë institucionet emëroheshin nga një njeri dhe i faleshin atij, zbatonin urdhrat e tij, Berishës. Kur ai ra prej dhunës popullore, bashkë me të ranë institucionet, ra shteti. Shteti i ngritur mbi bazën e Kushtetutës së 1998, me hapa timidë arriti të krijonte në vend disa qendra pushtetesh: pushtetin politik që lidhej me kryeministrin apo i referohej atij, dhe atë të institucioneve të pavarura që i referohej Presidentit të Republikës.
Kjo ndarje solli rotacione të buta kudo, madje edhe në pushtetin politik dhe vetë rotacionet siguruan pavarësinë e institucioneve, ekuilibrin e brendshëm të tyre që prodhon vendime të matura. Prova në të cilën janë thirrur të marrin vendime këto institucione, konflikti midis biznesit, botës mediatike dhe kryeministrit, çështja e Gërdecit apo ndarja e kufijve detarë janë raste historike për të provuar përfundimisht nëse në Shqipëri është instaluar shteti ligjor apo jo. Me yryshin që ka marrë kjo qeveri, pavarësia e institucioneve mund të goditet rëndë dhe ngjyrosja e tyre eventuale me blu mund të na sjellë në këmbë modelin e vjetër që e pamë si ra. Kujtimet e këqija të së shkuarës së këtij modeli, na bënë ta shijonim shfaqjen e fundit të Gjykatës Kushtetuese, diçka vërtet e gëzueshme brenda një krize politike që duket pa zgjidhje. Kjo shoqëri ka forcë të prodhojë njerëz si Pashai, këto institucione kanë brenda tyre njerëz si Zaganjori, që venë ndërgjegjen e tyre profesionale dhe kombëtare mbi politikën e shumicave që qeverisin shtetin politik.