Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, iu është përgjigjur studentëve të Shkodrës me anë të një letre, pas kërkesës së këtyre të fundit për t’u bërë president i Shqipërisë. Kadare pasi ka lexuar letrën, i ka kthyer një përgjigje konfidenciale studentëve shkodrane, lidhur me mundësinë e zgjedhjes së tij si president. Kadare thotë se nuk mund të jetë president.
Në këtë letër, që ndonëse është konfidenciale, Këshilli Studentor e ka bërë publike në një prej mediave lokale të Shkodrës, Kadare shkruan:
“Së pari ju kërkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes për letrën që më keni dërguar më 26 maj 2012. Dëshira për të vonuar një përgjigje zhgënjyese ka qenë arsyeja, jo fort e përligjur, ndoshta, për një gjë të tillë.
Në të vërtetë letra juaj më dha një besim dhe kënaqësi të veçantë. Për fjalët tuaja fisnike, për vlerësimin e shkrimtarit, e nëpërmjet tij të artit, e sidomos për shqetësimin tuaj të bukur për vendin ku jetoni e për kombin të cilit i përkisni.
Kur studentët e një kohe shqetësohen seriozisht për fatet e komunitetit, kjo është shenjë e sigurtë se gjendja e shëndetshme,ajo që aq gjatë ka munguar, nuk do të vonojë.
Ju keni të drejtë të zhgënjeheni me qëndrimin tim mospranues. Ka gjasë që një ditë unë vetë të them, ashtu si ju, se në përpjekjen për t’i dhënë një ndihmë vendit tim, unë nuk arrita dot dhe u mposhta. Ndërkaq, nuk përjashtohet e kundërta, që me mospranimin tim, kam ndihmuar ndoshta për atë që ju, e bashkë me ju gjithë të tjerët, ëndërrojnë me padurim: Përparimin, Normalizimin dhe europianizimin e Shqipërisë”, thuhet në letrën e shkrimtarit të njohur.
Bravo, i madhi Kadare. Nje pergjigje e shkelqyer, edhe pse refuzim…
Cdo njeri ka te drejte te jetoje jeten e vet. Kadare deshiron te jetoje si njeri, ne nje vend te qyteteruar, duke u respektuar nga francezet dhe shqiptaret dhe duke u adhuruar nga mijera lexues ne te gjithe boten. Pse t’i hape vetes telashe me idiote si Sali Berisha dhe Edi Rama? Keta monstra edhe sikur vete te Madhin Zot (gjynah mos qofte) te vendosin president, duke filluar nga dita e neserme do ta perflasin dhe do ta etiketojne me fjalet dhe qendrimet me te ulta…
QYTETARIA KURDOHERE NUK ESHTE PAJTUAR DHE PERULUR PROVINCIALIZMIT, EDHE KUR KY I FUNDIT MEGJITHE PERVERSITETE QE E MBAJNE GJALLE USHTRON DHUNE+VRASJE+MASHTRIM+VJEDHJE PERKOHESISHT NE PUSHTET TE VJEDHUR. ESENCA E KADARES ESHTE QE NUK PRANON TE DREJTOJE SHTETIN ME PROVINCIALE PERRETH, SEPSE AI TASHME I NJEH ME BERISHE+METE E TURMEN QE U SHKON ATYRE NGA PAS QE ESHTE PAKICA E POPULLIT.
Se e ka kuptuar qe ne sherbim te Ramizit dhe Nexhmijes i ka bere nje dem te madh Shqiperise, duke ndihmuar ne instalimin e nje neokomunizmi dhe neodiktature, qe asgje nuk ka te beje me praimet e demokracise, perkundrazi me nje shtet mafioz tipk feudal e brutal.
I madhi Kadare,kontributi juaj kerkohej nga studentet shkodran,nga intelektualet,e djathta,por ti je akoma i urryer nga bashiboziuket e kuq qe kane zaptuar opoziten shqiptare .Keto mbeturina social-komuniste,dhe djemte e bllokut,nuk kane per te ta falur asnjehere talljen,poshterimin,denimin e atij sistemi, te sistemit te etereve te tyre,per ta ju jeni vecse nje “tradhetar”,dhe me kete mospranim,ju keni dhene atyre nje sadisfaksion te madh.
Ore Beno kot per kuriozitet nga ndodhesh ti. Nqs je vertet ne cikago kalo njer nga Shqiperia dhe shikoje situaten se nuk ja paske haberin fare. Komunisti i fundit ne Shqiperi me teser partie te shpallur eshte SALI BERISHA!!! Fiksoje mire SALI BERISHA. Ata cuna blloku qe permend ti kan qen femije e adoleshenter kur u nderrua sistemi dhe as nuk dinin gje nga politika. Ne sot na e ka kaluar Serbia edhe Maqedonia sepse kemi akoma nje komunist ne zemer qe qendron ne krye te shtetit. Pa pyte cik veten kush eshte ne krye te shtetit tone?? Lerini brockullat qe e ka fajin opozita per integrimin, opozita nuk ka as edhe nje cik fuqi, te kishte te gjithe kete pushtet per te cilen flet xhaxhi Saliu do e kishte marte qeverine me kohe. Por ne fakt kemi nje diktator i cili si gjith koleget e tij neper bote nuk e leshon pushtetin deri sa te vdese. Pra besoj se e mesove tani se kush eshte komunist i vertet ne kete vend.
E di cfare, qe nga menyra jote e komunikimit ti me dukesh sikur je Sala vete ose te pakten ndonje nga ata qe ndihmojne per te bere ato fjalimet injorante kunder cdo elementi opozitar.
une paguem per te shkruar keto reshta .edhe kjo eshte nje pune.
por kot e kini doktori i bllokut nuk e leshon pa gjak pushtetin
Ben, menyra si shkruan eshte shume larg frymes se studenteve qe kane shkruar letren.
Nése ju kuptojmé sado pak z.Kadare, qé demokracia té lulézojé duhet té
“mbahet” mbi supet e té gjthé shqiptaréve. Né sherrnajén e madhe ku ajo
po”jeton” éshté njé vorbull qé pérpin cilindo, e pérbalt, e dyzon e pérlyen kédo.Mésimi yné pér politikén po éshté sa mé shum “sa mé shumé libra, aq mé poshté je” Dallkaukét né krye…
Ismail Kadare eshte i nderuar dhe i respektuar , eshte i ne Shqiptarve e duam , kushdo nxier mesime nga ky qendrim, se duhet te zgjedhin te kerkojne e jo te mashtrosh e te vjedhesh vota per karriken , Bashes i dha nje mesim por nuk e deshi …
shyqyr e kemi,edhe pse larg,larg qofte president ne gjirizin e quajtur politika shqiptare
Vetem respekt me lind nga pergjigja e te mencurit, te urtit Kadare. Jam plotesisht dakord me shkrimtarin, i bindem gjykimit te tij, e respektoj zgjedhjen, dhe mendoj se ne duam te futim njeriun e mire e me gjykim te shendoshe ne nje sistem te degraduar te gjithin; te ndertojme sistemin qe tua bejme te mundur personaliteteve te behen pjese e tij, te kontribuojne me vlerat dhe moralin e shendetshem te tyre
Me vjen keq qe asnje komentues i mesiperm nuk e ka kuptuar domethenien e ”kam ndihmuar ne ate qe enderrojme te gjithe perparimin ,normalizimin dhe europianizimin e shqiperise”. Me kete pushtet me fjale te tjera nuk mund te behem president. Paste jeten e gjate KADARE dhe u befte president i shqiperise se shqiptareve.Akoma se kuptojme se jemi nen kthetrat e kuqedres serbe?
Njerezit qe kane shije perendimore dhe i perkasin atij ambienti nuk kane pse te lakmojne nje post te tille ne nje vend anakronik me sjellje allaturka.I zgjuari Kadare nuk do te perlyhet me kete vend qe nuk europinazohet kurre perkundrazi po rreshqet perdite e me teper ne llumin e islamizmit tipik taleban per vendet me te prapambetura arabe.Vertet po perpiqet me mish e me shpirt edhe Edi Rama te vije ne pushtet se mbase me ane te pushtetit mund ta vendose ne shinat e duhura drejt europes por kam frike se ai vend eshte i destinuar dhe po ndihmohet edhe nga te huajt qe te drejtohet gjithnje nga injorantet dhe islamiket e terbuar sepse i perkasin po atij brumi me perjashtime te rralla te njerezve te emancipuar qe edhe ata nje dite jo te larget do shohin shpetimin e tyre duke i dhene lamtumiren e fundit atij vendi qe mesa shihet eshte i mallkuar perjete perderisa gjithnje po vuan.
Z.Kadare.
Ka ardhur koha qe ta besh kete “sakrifice” per vendin tend.
Kush me mire se ju e di qe ky vend ka nevoje per President me cilesi te larta si tuajat..
Ne te kundert prano qe nuk mund te besh “sakrifica” te tilla per hir te Atdheut tend.
Keshtu edhe ne s`do te mbajme me per me te “kulluarin” Shqiptar ne mbare historine e letrave e me gjere.
Me kete s`ben gje tjeter vecse dem ,duke u lene ende fushe te lire maskarenjve qe e percudnuan ate vend.
Pergjigje nje pergjigjeje
Ftesë në Atdhe
1
Ti mund të jesh Shekspir
Që ndjell fortune
E unë veç fllad
Sa një erashkë
Veç dije
Të kam dashur
unë
Sa 40 mijë dikushër
bashkë
2
Në sofra mbretërore
Sot e dje
E unë
Veç bukë e kripë
e gunë
Veç dije
S’do bëhej Kadare
Po të mos qe
Askushi
unë
3
S’ke lënë liqen
E det e lumë
pa ngarë
E unë
Veç Ohër, Jon
e Bunë
Veç dije
S’do ishte
Ti i dale
Po të mos isha
I ngulitur
unë
4
Je një shqiptar
Që s’njeh sinore
Veç fllad na sjell
Sa një erashkë
Kush është burre
Nuk frigohet
Ndaj haj të rrojmë
A vdesim
Bashkë
5
Si një kritik
Që nanim bën për “shkrime”
Por vetë nuk di
Të “shkruajë” dhe një rresht
Më kot i pres përgjigje
Thirrjes sime
Si mumje faraonesh
hesht
6
Mëndja tu mpi
Me mbretër,
faraonë
Me myk arkivash
Me ëndrra,
fjalëkryqe
A thua
veç terr
Na qënka bot’ e jonë
A thua
veç korba ka
E ujq e qyqe
7
E morëm vesh
Si ke luftuar
E morëm vesh
kush ishe dje
Veç fqinj i vjetër
Na pat mësuar
Këtu ështe Rodi
Këtu kërce
8
Ti s’mund
Të marrësh TNT-në (1)
Shekspir i madh
Vërtetë
Sepse nuk sheh
Të sotmen time
Atë që ke
Kur je Hamlet
9
Si një i prerë
Qe beri yll Shekpirin
Me këto fjalë
Vij tek ti atje
Në më harrove
Më humbe mua
Ti nuk do jesh
Më Kadare
10
Ti mund të jesh Shekspir
Që sjell furtunë
E unë veç fllad
Sa një erashkë
do të të dua nesër
unë
sa mij e mij
askushër
bashkë ?
././.
Viktor Hoti
1997
(1) TNT – Trinitrotoluol – Dinamiti – alias NOBELI
z.Viktor,TNT nuk eshte dinamit.Pastaj TNT nuk e shpiku Nobel,ky shpiku dinamitin.TNT e shpiku nje gjerman.Mos ma marr per keq,por gjerat duhen saktesuar.
E ke gabim ….. TNT nuk eshte vecse dinamiti !
sinan,kerko ne wikipedia.Edhe perberja eshte ndryshe.Ke punuar gje me keto ti,apo keshtu kot?
Donin ta zbrisnin nga “Froni i Perendive” qe me pas shkerdhyesit e politikes t’i hdhnin balte …
SA KEQ! z.kADARE ORA PO BIE PER JU DHE PER NE.jU LUTEMI ME ZEMER NE DORE ,PRANONI, POPULLI JU DO. SHPETOJENI KETE VEND PERNDRYSHE DO TA BRAKTISIM SEPSE NUK SHOHIM DRITE.
Ti nuk mund te hysh ne kete loje politike
te “felliqur” dhe “te ndyre” te Shqiperise sot.
Sali Bisha edhe Ju do t’ju ofendoje, shaje dhe kercenoje.
Fati keq qe Malesine Londra me 1913 ja rrasen Shqiperise
ne vend qe t’ja bashkengjisnin Kosoves (nje kulture dhe mentalitet).
Bravo Z.Kadare.
Shiko qe asnje intelektuale i mirefillte
i larguar nuk afrohet ne Shqiperi.
E kuptojne se vendi eshte bere
vend shpellaresh …. kujdes mos u mashtro.
I madhi Kadare ka shkruajtur shum hapur.
Nje kope uqerish kan kapur nje gjah dhe nuk lejojne njeri tjeter qe te afrohet .Mereni me mend sa e veshtire eshye te shpartallohet kopeja.
JU mendoni se Kadare nuk e njeh vrasesin e popullit sali Berishen dhe situaten politike ne Shqipri.
Kadare ka nje imperativ nje enderr te parealizuar,cmimin Nobel per letersi dhe inkuadrimi i tij ne politike do t’ishte nje pengese qe
nje dite ai te behet laureat i keti cmimi prestigjioz!
Askush nuk komenton Viktor Hotin ne poezine e stilit Kadare.Thellohuni, te nderuar dhe arsyetoni drejt.Me vjen keq qe redaksia e censuroi poezine time “As mish as peshk” dedikuar pergjigjes se shkrimtarit te madh qe tere jeten ka perdorur kete stil.Letra e tij eshte e ketij stili.Disa kane te drejte kur thone se ai s mund te pranonte kete post kur te tjeret (shoket e tij) e katandisen vendin ne kete gjendje shtet pa shtet.Por kjo pergjigje edhe e rendon ate, sepse vendi do krah te perveshura dhe ne ate post te larte, nese je i ndershem dhe me karakter te forte per te mos u bere loje e partive , mund te japesh nje kontribut te madh ne perparimin e vendit drejt Europes.Po duket qe shkrimtari nuk ka forca shpirterore per ta bere kete, eshte i lodhur, tani kerkon vetem rehatine. Vjen ne ish atdheun e tij per t u shplodhur e qetesuar nga jeta e vrullshme europiane, ne vilen e Golemit, apo per te marr ndonje elozh nga akoma nostalgjiket fansa te tij qe fatkeqesisht akoma vazhdojne te sundojne te gjithe shtypin e shkruar dhe viziv, sikur te mos kete ndodhur ndryshimi i sistemit dhe i vleraveshpirterore.Eshte per te ardhur keq me kete mentalitet qe s po na ndahet.Kemi dy jave qe grindemi per te zgjedhur nje President qe do te shperndaj vetem medalje dhe titujt Mjeshtri i madh i punes(i gunes)Shkunduni o bashkekombas.Kthehuni tek Rilindja, tek dashuria, tek thjeshtesia, tek sakrifica dhe vet sakrifica deri edhe e pasurise per nje atdhe te lulezuar dhe europian.Nese jeni te ndershem, merrni pergjegjesi ,por ne fund te karrieres mos paci kurre vila dhe pallate gjate bregdetit, kur shumica s kane buken e perditeshme.
Gabimi i pare eshte i studenteve, qe akoma besojne se nje individ (idhullizmi i dikujt ose idolatria eshte nje mekat sipas bibles dhe ne kuran) qofte ai nje shkrimar i njohur mund te beje cudira. Neve nuk na duhen Individe, ne na duhet sistemi. Studentet te propzojne zbatimin e sistemit amerikan apo francez te zgjedhjes se Presidentit. Atehere do kemi nje presidence te forte dhe jo nje individ te forte. Dikush thote qe duhet te ndryshohet kushtetuta. Per nje zgjidhje afatgjate dhe te qendrueshme, perse jo?
Problemi tjeter eshte snobizmi i Shkrimtarit qe e mendon veten i ndryshem nga turma, dhe nuk denjon as ti afrohet turmes.
Falenderoj Zotin, dhe lutemi qe nje dite ne te gjithe nuk do te jemi injorante, por te jemi te iluminuar dhe ti bejme presion ketyre palo “politkaneve” qe tallen me kete popull te vuajtur.
perfekt “Neve nuk na duhen Individe”
ne na duhet civilizmi,ndërgjegjsimi i popullit!individi sado i ndershëm,i paster me kalimin e kohës ai këthehet në diktator!
Shqiptaret jane te ngopur me pergjigje alla diplomatike, cinike qe i bien nga Kina.
Shume dakord me Petro dhe Viktor.
Si gjirokastrit qe eshte,eshte i kursyer (koprrac desha te them) edhe ne dhenien e kontributit te tij per vendin nga i cili doli.Si gjithmone,duke shfrytezuar aftesine e tij te te perdredhurit dhe akrobacive te fjales,don te dale dhe te lirohet nga pesha e marrjes se pergjegjesise qytetare dhe te struket ne qoshen e tij te rehateshme duke pritur pambarimisht Nobel-in,te cilin kurre nuk do ta shijoje……e si mund ta pretendoje nje gje te tille kur edhe kete kontribut per Atdheun e tij e refuzon..?
bravo ismail!
gjëja më me vënd që ke bërë!
kush të duronte 5 vjet rresht,të na tregoje gjëagjëza!jo unë shkruajta kështu,po ju duhet ta kuptonit ashtu!me këtë ritëm që del tashti dhe shtyhesh!
Poezia e mësiperme e “Viktor Hotit” ngjan si dy pika uji me stilin e Dritëro Agollit. Nuk është për t’u çuditur që Dritero Agolli, pasi i uroi “të korra të mbara”Lulzim Bashës, është në unison me korin e korbave dhe lakejve që qajnë, se nuk e ulën në kënetë dhe nuk mund ta spërkatin me baltë, fluturimin e shqiponjës dhe kollosit të letrave Ismail Kadare.