Ditën e hënë do të jetë raundi i dytë i votimit për Presidentin e ri të vendit. Kuvendi i Shqipërisë votoi me 74 vota pro dhe 57 kundra që data 4 qershor të jetë edhe seanca plenare ku do të votohet për Kreun e ri të Shtetit.
Opozita kërkoi që kjo seancë të zhvillohet të martën, në datën 5, por kjo gjë u hodh poshtë nga mazhoranca, e cila votoi datën 4 qershor. Në bazë të Kushtetutës, raundi i dytë i votimit për President në Parlament zhvillohet brenda 7 ditësh pas raundit të parë, çka do të thotë që duhet t’i përkonte me datën 6 qershor.
Procedurat
Në Kushtetutë është vendosur që procesi i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të bëhet në pesë raunde nëse zgjedhja nuk arrihet në raundin e parë dhe kandidatët të marrin 84 vota të deputetëve të pranishëm. Votimi për zgjedhjen e kreut të shtetit do të kryhet brenda shtatë ditë, derisa kandidatët që do të jenë në garë të sigurojnë një mbështetje maksimale. Çdo votim do të kryhet në mënyrë të fshehtë dhe pa debat.
“Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni”, thuhet në nenin 86 të Kushtetutës.
Saliu nuk léshon pe as kur éshté fjala pér votimin njé dité para apo pas e jo mé pér até qé do té zgjidhet. çudi e madhe me té huajt qé
s’arriné té kuptojné é qiqrra né hell si dialog e konsensus..
po te donin daten 6 opozita duhej te thoshte nje date tjeter dhe do merte ate qe donte
doktori i bllokut mjafton te jete kunder te mos dali fjala e kundershtarit
kur ishte doktor blloku i ben lirija nje veze te skuqur ai i tha pse nuk e bere te zjere
te nesermen i beri te zjere tha pse nuk e bere te skuqur
diten e trete i beri nje te zjere dhe nje te skuqur
sali’/me apostrof ne fund/ tha kete te skuquren ta kishe bere te zjere dhe te zjeren ta beje te skuqur
Po sikur te zgjedhin Enverin President dhe Saliu Kryeminister,do jete konsensu – ale.Te dyja detyrat do ti beje Sala,kush do qe te zgjidhet.
Ne votimin e dyte si kandidat te persosur une shoh Z. Agim Fagun. Me shume se cdo kanditature Z. Agim Ka njohuri te mjaftueshme si per politiken e mbrendeshme ashtu dhe ate te jashtme. Nje figure legjendare ne Basketboll i njohur si mbrenda vendit dhe jasht tij. @ Nje punonjes ne tregetin e jashtme qe e nje mire politiken tregtare te mbrendshme dhe sidoms ate te jashtme, Ambasador i Shqiperise ne Britanin e madhe . I afte te bej interprentime te dobishme per popullin dhe Republiken Shqiptare, Kryetar i komitetit olimpik t etj. Nje bak ground te tille veshtire ta kete ndonje nga kandidantet per Presidente Shqiperise Perpara Z. Agiom