Topi takon Ivanov: Rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve

3 Qershor 2012, 14:30Politika TEMA

Kreu i shtetit Bamir Topi është takuar sot me homologun maqedonas Gjorgje Ivanov, në prani të dy delegacioneve zyrtare përkatëse.
Të dy presidentit diskutuan për çështje të rëndësishme e me interes të ndërsjellë, në zhvillimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, duke shprehur dëshirën dhe vullnetin për rritjen e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, për investime të përbashkëta në hapësirat dhe infrastrukturën që mundëson përdorimin e frytshëm të resurseve turistike, e veçanërisht në fushën kulturore-artistike.
Duke nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm të faktorit shqiptar në Maqedoni, si në element qëndrueshmërie, bashkëpunimi dhe kontribues në proceset e rëndësishme integruese të shtetit maqedonas, Topi nënvizoi se Shqipëria dhe Maqedonia do të vazhdojnë të angazhohen maksimalisht për arritjen e një niveli të lartë marrëdhëniesh, jo vetëm të fqinjësisë së mirë, por edhe ato të integrimit evropian.

“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë janë e do të mbeten në vazhdimësi një përparësi e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë duke mirëpritur anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike në funksion të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon” theksoi Topi.
Nga ana e tij, Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, pasi shprehu kënaqësinë e veçantë të takimit me Presidentin Topi, për rolin konstruktiv dhe moderues në mjaft procese të rëndësishme integruese të Shqipërisë, vuri në dukje se bashkëpunimi gjithnjë e në rritje mes Krerëve të Shteteve të Ballkanit e më gjerë, do të ndikojë pa diskutim në të ardhmen e përbashkët integruese evropiane, por dhe të mbarë rajonit.
Takimi zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e 10-të të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore.

8 komente në “Topi takon Ivanov: Rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve”

  1. Daut Skela Vl says:

    Ca i takoni keta bastarde qe dhunojne shqiptaret si pakica kombetare!!! le te marrin e te dhunojne e ta perdhunojne saliun dhe familjen e tij!

    Saliu u njohu i pari si shtet!

  2. salistalin says:

    Cfar beni mor plehra, jeni ne vete apo jo. Keshtu eshte kur na perfaqsojne koqe kandari te paformuar e pa taban

    1. dulla says:

      Po nuk pati TOPI taban,ti nuk ke pa noi here kepuce,o katnar bio

      1. raimondi says:

        Po ca tabani ka Topi or aman /

        Topi eshte nje deficent qe nuk ka respekt per kombin e tij

        Ky maqedonsi me qeverine e tij po dhunon shqiptaret e Maqedonise perdite , ndersa Topi i flet me embelsi dhe i premton fqinjesi

        Qeveria sllavo maqedonase eshte nje qeveri kriminale qe nuk respekton aspak te drejtat e njeriut , ndersa Topi flet si budalla ..

        C’jan eketa politkane q ekemi ne mor vella?

        Keta politkanet tane jane bastarde se keta nuk kane respekt per vuajtjet e shqiptareve …..

        Ke perfaqson ky Presidenti yne ?–Ne vend qe ti qen droje ftohte ketij krimbit sllavo-maqedonas dhe ti kekroje repsektimin e te drejtave te Shqiptareve, ky mi flet me dashamiresi

        Je ne vete ti more president mbushei i Topit?

        Nuk ke ci ben , ne s’kemi politkane qe t e mbrojne popullin tone –Keta jane politkane qe mbrojne vetem bythen e tyre , dhe as u behet vone per shqiptarin e thjeshte

        Ndaj kur behen zgjedhjet nuk duhen votuar keta pordhacet qe hiqen si te moderuar , dhe paqesore me fqinjet , se keta mendojne vetem per veten e tyre …

  3. kelmendasi says:

    O komuniste mos e shani Topin se asht ortaku juaj kunder Berishes harruet kur i thonit e arrdhmja e demokracise.Tung o budallenj.

  4. sara says:

    te lumte president.keshtudo te kemi fqinjesi te mire dhe paqe ne rajon

  5. zenel hamiti says:

    ka disa plehera qe japin gjoja opinionet e tyre,keta jane disa injorant pa kulturen minimale njerzore dhe cuditem si lejohen shkrimet e tyre ne nje gazete kaq prestigjoze.

  6. shahini says:

    kemi shume deshire te lexojme artikujte e gazetes tema,por ama kur lexojme komentet nda disa persona,me thene te drejten ne vjen turp,nuk na behet me te lexojme as artikujte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje