Një portret i kandidatit presidencial të maxhorancës i ndërtuar nga njerëzit që e njohin më mirë dhe nga ai vetë. Që nga vitet studentore, pedagogët që e kanë përkrahur, anëtarësimi në PPSH, dorëzimi i teserës, Gjermania, dashuria e tij e deri tek aktiviteti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Cili ka qenë rrugëtimi i djalit nga Shkodra, që ka punuar dhe si punëtor ndërtimi dhe që sot i premtohet si destinacion final karrigia e kreut të shtetit? Gjithë vendimet e tij në vite dhe pse ka votuar pothuaj gjithmonë kundër opozitës socialiste
Nga Lorenc Vangjeli, Java
E martë në mbrëmje, datë 29 maj. Koalicioni qeveritar, Berisha-Meta-Idrizi-Mediu, kishte përmendur emrin e tij si kandidat presidencial.
E mërkurë paradite, ora 08:30. Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, si rrallë herë, qëndroi vetëm pak minuta në zyrë. I ftuar nga kolegët e tij, zbriti sërish shkallët në pjesën anësore të ish-godinës së Komitetit Qendror dhe hyri në barin e katit përdhes për të pirë kafe. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës, Vladimir Kristo, Admir Thanxa e Fatmir Hoxha u ulën në bar duke pasur kësaj here në qendër Zaganjorin. “Urime, urime, zoti President!”, “Faleminderit, faleminderit, por të shohim. Unë vetë nuk e prisja!”, ishin dialogjet e përsëritura në ato pak minuta të qëndrimit në bar mes kolegëve juristë, që befas shohin se njëri prej tyre ka përpara shansin e artë të katapultimit në karrigen kreut të shtetit. Në dy muajt e fundit, ndokush nga ta, me siguri kishte dëgjuar, edhe pse me mosbesim, se me “Xhezairin pritej të ndodhte diçka e madhe”. Emri i tij dhe i dy-tre juristëve të tjerë të njohur ishin përmendur në tavolina të rezervuara politike në Tiranë, si një mundësi e fundit në rast të dështimit të kandidaturave nga politika për postin e Presidentit të Republikës. Kur ndodhi realisht, thjesht e uruan. Mbase-mbase edhe me pak xhelozi të kuptueshme njerëzore mes të barabartës, që në një moment të caktuar shohin shkëputjen e njërit prej tyre “për lart, shumë lart”.
E mërkura, më pas, vazhdoi rrjedhën e saj normale. Të pazakonta ishin telefonatat e shumta në numrin e tij celular, 06..20417…, kryesisht miq, të afërm, por dhe politikanë. Këta të fundit, kur i kishin komunikuar vendimin e tyre për ta kandiduar, edhe e kishin këshilluar që, mbi të gjitha, të mos fliste me gazetarë. Në fakt foli pak. Me modesti, duke kujtuar se vendi ka dhe shumë personalitete të tjerë që e meritojnë një nder të tillë, me mprehtësi kur pohonte se shpresonte që të mund të votohej në mënyrë konsensuale. Kaq! Pastaj heshtje dhe rutinë e prishur nga e panjohura që do të zgjidhet të paktën pas dy javësh.
Po të mërkurën, pak mbas mesditës, Zaganjori bëri ritualin e tij të kthimit në shtëpi, diku mbas restorant Piazza-s. Kësaj here, me ndryshimin se brenda harkut të një 24 orëshi, 55 vjeçari Zaganjori, ishte bërë i famshëm. Deri të martën në mbrëmje, në emrin e tij dilnin rreth 10 mijë rezultate nga kërkimi në Google. Një ditë më pas, ato kapërcyen në rreth 15 mijë. Të enjten fluturuan në 41 mijë. Natyrisht, këto rezultate, jo të gjitha të lidhura me të. Gjykatësi Zaganjori ishte bërë i famshëm sipas asaj teknologjisë që afron vetëm politika.
“Urdhëroni, më pyesni”
Telefonatës së parë të revistës “Java” nuk i përgjigjet, por mbas një mesazhi telefonon vetë. Është elokuent. Ndjehet i lodhur, pothuaj i bezdisur nga vëmendja maksimale që mori emri i tij, por nuk refuzon asnjë pyetje. Shpreh një lloj habie të kontrolluar kur mëson se JAVA ka kontaktuar me shumë njerëz që e njohin, duke nisur që nga koha kur ishte student, dhe mirëkupton se tashmë, çdo detaj i jetës së tij, normalisht, është më shumë se objekt kurioziteti e kërshërie për publikun dhe më shumë se material i nevojshëm për 140 gratë e burrat në Kuvend, që eventualisht do të votojnë për të. Gjithmonë, nëse emri i tij do të përfundojë në votim. Korrigjon ndonjë detaj dhe, mbi të gjitha, pabesueshmërisht, nuk ka asnjë pyetje tabu. I sjellshëm dhe jashtëzakonisht korrekt, edhe kur dëgjon diçka që nuk i pëlqen. “Më vjen keq se kanë nisur të thuhen gjëra që nuk janë të vërteta, madje edhe për vendimet që kam firmosur në Gjykatën Kushtetuese”, thotë, por nuk kërkon të justifikohet. Ka një lloj distance në të folur edhe ndaj vetes, që e bën vërtet interesant. Pak, fare pak nëpërmjet përgjigjeve të tij dhe shumë më shumë nëpërmjet rrëfimit të të njohurve të tij, JAVA tenton të bëjë një portret të parë të kandidatit Presidencial. Duke nisur me rininë e tij të hershme, për të përfunduar me të martën e kësaj jave e cila, i ka ndryshuar përfundimisht jetën, pavarësisht se cili do të jetë epilogu në Kuvend.
Deri në vitin ’90
I gjatë, i pashëm, pa vese. Nuk pinte dhe nuk përdorte as alkool dhe as duhan. Që student njihej si një djalosh gati-gati i përkorë. Rezultatet e larta në shkollë e diferencuan nga bashkëstudentët e tjerë. Ndryshe nga shumë shokë të tij që studionin në jurisprudencë, “bij të prindërve”, shkodrani Zaganjori vinte nga një familje e thjeshtë dhe dy prindërit e tij punëtorë i kishin dhënë vetëm bekim dhe asnjë përkrahje tjetër. Babai i tij kishte ardhur në Shkodër që në moshën 15 vjeçare nga fshati Ana e Malit, që ndodhet në rrugën që të çon në Murriqan, në kufi me Malin e Zi, meqënëse i ati, gjyshi i Xhezair Zaganjorit kishte vdekur shumë i ri. Ai kishte studiuar në Stamboll për hoxhë.
Zaganjorii ri ka njohur kur ishte student jetesën e shtrënguar, tipike për varfërinë e kohës. Tip sportiv, luante futboll, volejboll dhe merrej me atletikë. Shpejt bie në sy të dy pedagogëve të njohur, Arben Puto dhe Luan Omari. Bashkë me studentin tjetër të drejtësisë Maks Haxhia – një mik i hershëm me të cilin nuk ka më miqësinë e vjetër – ai viziton shpesh selinë e e Akademisë së Shkencave, ku takon dy profesorët dhe studion në bibliotekën e institucionit. Mëson gjermanisht dhe më pas edhe anglisht e frëngjisht.
Bëhet asistent i Putos. Edhe sot, e konsideron profesor Puton një mik të mirë që i detyrohet shumëçka. Edhe pse jeta e tij, falë mirësisë së Putos, mori një rrjedhë më të mirë. Profesori i vjetër e njoftoi diku nga fundi i vitit 1987, në dimër, që ishte diskutuar për t’u pranuar si kandidat i Partisë së Punës. 25 vjet më pas Zaganjori e pohon këtë fakt. Ka pak, fare pak dëshmitarë që mund ta kujtojnë apo ta dinë një gjë të tillë, por gjykatësi nuk e ka problem: “Eshtë thjesht e vërtetë. Ka ndodhur kështu”, thotë ai. Dilemën e atëhershme se çfarë do ta bënte e kishte zgjidhur shpejt, madje pa u këshilluar me askënd. Për shkak të biografisë i ishte refuzuar viza për studime në Francë; një anëtarësim në PPSH do ta çonte në ato dyer që regjimi i hapte vetëm për të besuarit e tij. I pranohet kërkesa për kandidat partie dhe i nënshtrohet regjimit të stazhit. Punon një vit si punëtor në ndërmarrjen e ndërtimit 21 Dhjetori, në Tiranë. Punëtor që përziente llaç dhe transportonte tulla në një nga ndërtesat e kompleksit spitalor në Tiranë. Kur u pranua në parti, regjimit i kishte ardhur fundi dhe, siç thotë vetë Zaganjori, “Isha i fundit që u pranova dhe i pari që u largova nga partia”.
Një tjetër specializim në Greqi i refuzohet, por fati i tij do të vinte nga gjermanishtja. Njihet me një punonjës së ambasadës së sapohapur gjermane në Tiranë, Verner Daum – personazhi i famshëm që hapi derën e ambasadës në 2 korrik 1990 – dhe prej tij gjen mundësinë e një specializimi në Gjermani. Por nga premtimi i bërë në dhjetor 1987, realizimi vjen gati një vit më pas, në tetor 1988. Dhe jo një vit, sa ishte parashikuar, por vetëm për dy muaj e gjysëm, ai shkon në Gjermaninë e atëhershme Federale, i shoqëruar nga mentori i tij, profesor Arben Puto.
Pluralizmi
Me kthimin në Tiranë dhe nisjen e Dimrit fatlum Shqiptar të studentëve që solli pluralizmin, Zaganjori afrohet me grupin socialdemokrat të Gjinushit, por pa u bërë anëtar partie. Në 1991 udhëton sërish drejt Gjermanisë, në fondacionin Max Planck, për disa muaj. Sërish në Shqipëri, bëhet drejtor për Tiranën i forumit të të drejtave të njeriut. Bashkëpunon në atë kohë me Maks Haxhinë, Zef Brozin e Abdi Baletën. Mbas zgjedhjeve të marsit 1992, me propozim të Skënder Gjinushit – Eduard Selami pretendon se është ai propozuesi i Zaganjorit – dhe dekret të ish-presidentit Berisha, emërohet ambasador i Shqipërisë në Gjermani. Ka pak të dhëna për atë kohë. Dëshmi të paverifikuara pohojnë se në stilin e tij të punës ishte që të rrumbullakoste shqetësimet që ngrinte pala gjermane ndaj politikës shqiptare, sidomos mbas referendumit për kushtetutën e vitit 1994. Me dy bashkëpunëtorë të tij në ambasadë, Pëllumb Kulla dhe Gafur Muka, reflekton marrëdhënie korrekte. Në përgjithësi ishte karakter i mbyllur. Miq të tij thonë se atëherë ai u afrua shumë me Berishën dhe në kohën e skizmës mes PD-së dhe PSD-së mbas vitit 1994, ai këputi marrëdhëniet me Gjinushin. Po në këtë periudhë u bë mik me shumë pjesëtarë aktivë të diasporës shqiptare nga Kosova në Gjermani dhe, që nga ajo kohë, kishte krijuar miqësi të fortë me ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe me ish-kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin.
Në përgjithësi vitet 90’ ishin mjaft të mbarë për Zaganjorin. Në 1991 zgjidhet anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë, në vitin 1993 merr gradën Doktor i Shkencave Juridike dhe 16 vjet më pas, bëhet edhe profesor.
Në vitin 1997, mbasi mbaron mandatin e tij diplomatik, e thërrasin në Ministri të Jashtme. Pyet nëse kishte vend për të në sistemin diplomatik, mirëkupton refuzimin e autoriteteve të kohës dhe si pakkush, dorëzon me rregull detyrën dhe pasaportën diplomatike për t’iu rikthyer mësimdhënies dhe botës akademike.
Në vitin 1998, për ironi të fatit, ka qenë një nga kritikët e kushtetutës së re të Republikës. Burime të besueshme nga PD-ja pohojnë se Zaganjori dhe një grup i ngushtë juristësh ishin njerëzit që përgatisnin tezat e Berishës kundër projektit të kushtetutës. Vetë Zaganori e mohon atë fakt dhe pretendon se ka bërë vetëm komente për pjesë të veçanta të Kushtetutës që ja ka përcjellë mikut të tij të vjetër Haxhia. Atëherë askush nuk mund ta dinte, që jo një trill i fatit, por i marrëveshjeve politike, do ta lidhte të nesërmen e Zaganjorit pikërisht me kushtetutën. Fillimisht, në rolin e garantit të saj, më pas, edhe në kapërcimin që bëri drejt pragut të presidencës.
Gjykata Kushtetuese
Duhet një rikthim në kohë. Në vitin 2002, me zgjedhjen e Presidentit Moisiu dhe shtensionimin e situatës mes PS-së në pushtet dhe opozitës së PD-së, zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese ishte pjesë e detantës mes Nanos e Berishës, siç ishte emri i kryeprokurorit, largimi i shefit të SHISH dhe disa detaje të tjera. Emri i Zaganjorit u propozua nga Berisha dhe u pranua nga Nano. “Më ka propozuar Moisiu, pretendon Zaganjori, emri im doli mbasi socialistët kishin refuzuar të votonin kandidaturën tjetër të Kudret Çelës, ish-ministër drejtësie dhe në atë kohë, dekan i fakultetit juridik.
Në votim ai mori 89 vota pro, 9 vota kundër dhe 5 abstenime nga të pranishmit në votim. Që atëherë, kjo majë piramide e karrierës normale për një jurist, do ta linte disi në hije Zaganjorin, sidomos për shkak të natyrës së vetë institucionit. Emri i tij u përmend disa herë në disa nga vendimet më të nxehta të kësaj gjykate dhe, kur u duk se u mbyll kjo histori, për të hapet një tjetër histori: propozimi për kandidaturën si President i Republikës.
Është për t’u shënuar se, që nga pranvera e vitit 2010, mandati i gjykatësit për Zaganjorin ka mbaruar. Ai është i detyruar të qëndrojë në detyrë deri sa të vijë pasuesi, por dy vjetët që kanë kaluar, e bëjnë tërësisht një faull, së paku moral, qëndrimin e tij në ish-godinën e Komitetit Qendror. Një koleg i tij, Petrit Plloçi në të njëjtat rrethana, dha dorëheqjen. Vetë Zaganjori votoi në një vendim të fundëm të gjykatës kundër kërkesës së Presidentit aktual, që synonte zgjidhjen e këtij ngërçi. Ashtu siç ka votuar vendimin tjetër për t’i kërkuar Kuvendit “inisiativë kushtetuese” për zgjidhjen e problemit të mandatit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Si ka vendosur në emër të Kushtetutës
Është shumë interesante të vihet re se si ka votuar në proceset e zhvilluara në Gjykatën Kushtetuese kandidati i sotëm Presidencial. Në një kërkim të hollësishëm që JAVA bëri në vendimet e shpallura të gjykatës gjatë viteve 2005-2012, kur në pushtet erdhi miku i tij Berisha, del një e dhënë befasuese. Nga 13 kërkesa që ka bërë opozita në këtë gjykatë, Zaganjori ka votuar 11 herë kundër tyre.
Në të paktën dy raste, vendimmarrja e zotit Zaganjori, ngjan problematike. Në të parin dhe më të ndjeshmin për opinionin publik, në vendimin për kushtetutshmërinë e marrëveshjes së detit me Greqinë, në të cilën Zaganjori ka qenë edhe relator i çështjes. Ka dyshime të bazuara – madje ato edhe janë publikuar dy vjet më parë – se megjithë cilësinë e tij si anëtar i Gjykatës së Lartë, Zaganjori ka shërbyer si konsulent i ministrisë së Jashtme në formulimin e marrëveshjes. Emri i tij, si një nga specialistët e rrallë të së drejtës ndërkombëtare në Shqipëri, madje, është përmendur dhe në një nga mbledhjet e komisionit të jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë nga një prej negociatoreve të Ministrisë së Jashtme, Ledia Hysi. Një akt ky, që në thelb është i papajtueshëm me detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Por vetë Zaganjori e mohon. “Nuk e kam bërë një gjë të tillë. Kam qenë vetëm një herë në grupin e punës që përgatiti argumentet për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që do të shqyrtonte legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, thotë ai.
Më pas vijojnë dy momente: së pari, legjitimimi si palë në proces i kërkuesit, Partisë Socialiste dhe shqyrtimi i çështjes në themel. Në momentin e parë, Zaganjori, Kristo, Tusha dhe Thanxa ishin katër gjykatës të cilët ishin për mospranimin e PS-së si palë dhe rrjedhimisht, për lënien në fuqi të marrëveshjes. Pesë gjykatësit e tjerë ishin kundër dhe bënin shumicën. Me votim pesë me katër, u vendos që çështja të shqyrtohet në themel. Zaganjori ishte relator i saj dhe siç pohon dhe vetë: “E kam shkruar unë vendimin që u votua unanimisht. Ishte një marrëveshje me probleme të rënda dhe duhej të rrëzohej si antikushtetuese”, thotë ai për JAVA.
Në një vështrim cinik të problemit, mund edhe të rezultojë se mbas matjes dhe ekuilibrit të forcave, në kohën kur pesë gjykatës e kishin “ndarë mendjen” se si do të votonin, ishte e kotë të krijohej kosto votimi pro saj.
Një tjetër çështje e ndjeshme për cilësinë e votës së Zaganjorit ka qenë dhe ajo për vendimin për prishjen e Piramidës në Tiranë. Ai ishte vota “Pro” e moslegjitimimit në proces të jo më pak se një të pestës së deputetëve për të qenë palë në proces. Vetë Zaganjori, në librin e tij “Demokracia dhe shteti i së drejtës” duke folur për kontributin e Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane për mbrojtjen e “rendit juridik nga ligjet që bien në kundërshtim me Ligjin Themelor (kushtetutën)” ka vënë në pah se “kjo kompetencë, ndër të tjera, i krijon mundësi reale veçanërisht opozitës, që të jetë sa më aktive”. Duke mbrojtur tezën e moskushtëzimit të të drejtës së pakicës parlamentare për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, autori i referohet një studiuesi gjerman, i cili nënvizon: “Po të hiqej kjo e drejtë (pra po të hiqej e drejta e mundësisë së paraqitjes nga opozita në Gjykatën Kushtetuese të çështjeve lidhur me kushtetutshmërinë e ligjeve – Xh.Z.), klima ndërmjet pozitës dhe opozitës do të histerizohej. Përmes saj, opozita i kujton pozitës se në demokraci pushteti kufizohet me ligj”. Në të kundërt të tekstit të tij, Zaganjori voton ndryshe, duke krijuar mundësinë që e perifrazuar do të thotë: Afroi një shkas për të histerizuar klimën e marrëdhënieve mes PD-së dhe PS-së në Tiranë.
Konflikt interesi?
Prej disa kohësh, Xhezair Zaganjori është anëtar i KALSH, komiteti për arsimin e lartë në Shqipëri, një organ këshillimor pranë ministrisë së arsimit. Ky është një institucion i cili harton strategjitë për zhvillimin e arsimit të lartë, ligjet që kanë të bëjnë me arsimin e lartë e të tjerë. Po ky komitet kaloi dhe ligjin për Akademinë e Shkencave, një çështje e cila pati gjithashtu një konflikt për kushtetutshmërinë e saj dhe kaloi edhe në duart e gjykatësit Zaganjori. I cili mori pjesë në votim. Por dhe kjo është pjesë e të shkuarës. Të paktën për pak ditë do të mësohet nëse ai do të votohet në postin e Presidentit të Republikës, në të cilin do të qëndrojë për pesë vjet. Dhe që, duke nisur që nga nëntori, do të duhet të zgjedhë emrin e prokurorit të ri të përgjithshëm dhe do të dekretojë gjykatësit e lartë në vend.
Kundër opozitës
Në trembëdhjetë herë që opozita ka trokitur në derën e Gjykatës së Lartë, njëmbëdhjetë herë gjykatësi Zaganjori ka votuar kundër ose ka rrëzuar kërkesat e saj. Qoftë dhe në këtë pikë, ka shumë arsye që opozita të ketë dyshimet e saj të justifikuara për këtë kandidaturë në postin e Presidentit të Republikës, duke e konsideruar atë, që në gjenezë, si të njëanshëm. Proceset për të cilat opozita ka kontestimet e saj nisin që me kërkesën për shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë””;
kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt për të shpallur si antikushtetues vendimin e Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e objektit të kërkesës së 35 deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për verifikimin e lidhjeve nepotike, konfliktin e interesit dhe përfitimeve pasurore që rrjedhin prej tyre për Kryeministrin, familjarët dhe të afërmit e tij”;
kërkesën për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Ligjit “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”; për shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të publikuar të Kuvendit të Shqipërisë;
kërkesën “Për mosdhënien e pëlqimit për emërimin e Zamir Podës si anëtar i Gjykatës së Lartë”;
kërkesën për shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Kartën Europiane të Autonomisë Vendore të disa neneve të ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”;
kërkesën për shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, (marrëveshja për detin me Greqinë);
kërkesën për interpretimin përfundimtar të neneve 69, 70, 71 dhe 72 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë;
kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë;
kërkesën për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 janar 2011” të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe pezullimin e këtij vendimi;
kërkesën për konstatimin e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit të zotit Ilir Beqja;
kërkesën për shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të disa neneve të ligjit “Për rregullat dhe procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”.
ME PAK FJALE, KY JAM UNE:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html
ti duhet te jeshe njeri i semure!!!!
@ xhaxhi- O xhaxho, hapi udhe rinise. Mua per vete me pelqeu (nganjehere teprohen poooo).
Cdo njeri ka te drejte te shprehet ne kete blog. Aty ku fillon liria e tjetrit, mbaron e jotja!
Kjo eshte TemA!
xhaxhi sod off!!!
PASKA QENE EDHE KY KOMUNIST !!!!!! OH TMERR.
E mo se nuk u be kiameti.Per pak kohe ka qene komunist.Pse Adhamudhi qe ka qene njezet vjet kamunist çte keqe i ka bere Shqiperise?
Sot mesuam se kandidati i SALES per president ka qene Anetar i Partise se Punes.
Gjer ketu per mua nuk ka asgje te keqe…e keqja qendron ne deklaraten e tij sepse ka bere kerkese,ka kryer stazhin e Kandidatit te Partise se Punes me qellim qe “te vazhdonte studimet jashte shtetit”.Natyrisht Organizata baze e Partise nuk ka njohur kete cilesi te ulet te karakterit te tij:”mungesen e sinqeritetit”.
Sinqeriteti eshte nje tregues dominues i karakterit te njeriut dhe mungesa e tij, e karakterit,pershkon tere jeten e njeriut.Dhe ja po te shikoni vendimet e miratuara nga miku i Sales si gjykates kane treguar se edhe tani ne kete moshe ai karakterizohet nga servilizmi,hipokrizia etj.
Duhet bere perpjekje qe aq sa eshte e mundur llumi i shoqerise mos te dale ne krye te saj.
Ne kete pasqyrim te jetes si nenpunes shteteror, per Z. Zaganjori, kandidat per presidente…..vihen re disa shenja te mungeses se sinqeritetit ne marredhenie me moralin dhe Ligjin….por mendoi se eshte e mjaftueshme ajo qe, si e pohon vete z. Zaganjori, ka qene relatori i marrveshjes per detin ne favor te Greqise, per mos tu bere KURRE Presidente i Republikes. Kaq te veshtire e ka shoqeria jone qe te gjej nje person te paster, pa vese, te moralshem ne zbatimin e ligjeve gjate karieres se tije dhe ta bejme kryetare shteti??!!!Sa te varfer jemi per njerez te ndershem…….
ne qofte se eshte mik me bjar bukoshin,kjo mjafton me na treguar te gjitheve se eshte dallavergji,si ai qe glaberoj 3%shin e kosoves!
PO per votimin ne favor te shitjes se bregdetit,
cfar ka per te thene zoti Xhezair Zaganjorit.
po prandaj e don shume saliun ky, se paskan qene
me teste PPSH TE DY, aha e njef qeni qenin.
Lorenco, pse i lepihesh ketij ti mor plak? Po te pelqeka kandidatura Pd-se me duket megjithese hiqesh sikur po e shan…
Po te jete keshtu qe ka mbetur pa pune,ok nuk ka nonji te keq,le te behet president i republikes,,,sepse me sa duket ky post i lart shtetror konsiderohet nga politika shqiptare post i nivelit te dyte,ku kandidati duhet te jete nje njeri shume i shkolluar por te mos e nxjeri qimen nga qulli,,,,,,,,,mendoje qe ky kandidat do te jete i pelqyeshem nga populli shqiptar si nje figure e qete,i matur,i sjellshem dhe ne kontrast me politikanet e neveritshem dhe sherxhinje qe nuk duam tu a digjojme emerin.
po si more nuk na u nda asnjehere UDB,,?????Paska qene mik i rugoves e bukoshit??????????????kjo i ka te gjitha brenda.
Shqiperia “mavria” …..
Edhe Ky President Ai qe do Sali Bisha …..
Shqiperia pa opozite ne “DIKTATURE”…..
E paska gjetur dhe nje kukull tjeter Saliu. E shihni sa i ngjan Adil Carcanit?
E sa poshte ke rene o popull, po kthehemi prape atje ku ishim dhe asnjeri nuk reagon. Medoemos ska populli kohe per keto, do shohe “Big Brother”.
Lereni mjeranin te behet president.
Manekin eshte si nje i njohuri im ne zyren ku punoj qe ju thote amin te gjithe eproreve.
Le te vesh dhe nje minifund e te gezoje.
Ti Or Xhezo, Ose mè saktè Shoku dhe sherbetori i Xhoit Josefin. Vetem fakti qè ke bèrè dy punè, ehde anetar i gjykates kushtetuese edhe kèshilltar i ministrit t jashtem me qèllim fitimi DHE FALJE TERITORI TI DUHET Tè DENOHESH ME LIGJ. Ti kurrè nuk do jesh president i Shqiperise
Per sa i perket formimit intelektual per zoterine ne fjale nuk ka ku te kapesh, por por nje njeri te tille nje jurist me grade shkencore duke pare perkushtimin e tij si perkrahes te politikes dhe te politikaneve bastarde qe shesin vendin per interesa perfituese dhe zoteria dashje pa dashje ka qene ne brendesi te ketyre allishverisheve nuk meriton te jete president i vendit dhe popullit tim.
Kur zoteria ne fjale paska qene pjestar i grupit dhe relator i ceshtje se problemit te ujrave detare me Greqine per mendimin tim nuk e meriton te jete president i vendit ( mbasi si relator ai ka tradhetuar dhe shitur vendin) dhe do t’i zugjeroja me respekt qe te dilte ne pension para kohe se nuk i dihet qe nje dite te bukur edhe ai te thirret si deshmitar ose edhe si i pandehur.
Te jesh nje jurist me grade shkencore dhe te punosh ne institucione kaq
dinjitoze te nje shteti duhet qe ta mbrosh sovranitetin e vendit me cdo
cmim.
Zoteri, per mendimin tim nuk e meriton te jesh presidenti im ,
vetem me qenjen tuaj si relator i ceshtjes se ujrave detare me Greqine,sepse neser se bashku me ata politikane bastarde te vendit tim
mund edhe t’i falesh Greqise teritoret qe ajo i ka shume per qejf.
Te me fale zoteria ne fjale qe nuk i kam permendur emrin por une shpreh
vetem mendimin tim.
NUK E MERITON TE JENI PRESIDENTI VENDIT DHE POPULLIT TIM.
Historikisht verioret jane njerez manipuluse, te shesin, hajdute qe kerkojne pushtet me mashtrime e dhune si:
-Satrapi-Zog (Burrel)
-Ramiz Alija (Shkoder)
-Nexhmije Hoxha (Peshkopi)
-Sali Bisha (Tropoje)
Fat i keq i yni, Londra 1913 ja rrasi Malesine
Shqiperise ne vend qe t’ja rraste KOSOVES (me nje kulture dhe mentalitet).
Surrati jote deshka te behet president. Fuck you and Sali Berisha klysh te serbise qe te dy
Mjaftojne dhe kaq per te vertetuar se kemi te bejme me nje kandidat te nje anshem dhe te ,,yshtur” nga i pandreqeshmi Sali Berisha. Po qe se do te ishte kaq i ,,virgjer”, sic perpiqet ta prezantoje Saliu dhe qahjallaret e tij, pse duhej ta propozonte ne menyrat tinzare dhe njeanshmerisht, pa konsultime me opoziten? Tashme qellimi i Saliut eshte qartesisht i lexueshem: Saliu mendon: ,,Po e ,,hengri” opozita, mire do te jete. Zaganjori eshte e mbetet i ,,imi”. Ndersa para n/derkombetareve une dal progresisti e perparimtari….(!?). Nga ana tjeter, ne se opozita nuk e ha ,,sapunin” e Saliut per ,,djathe”, atehere Sala ka varjantin tjeter ne dore: Zaganjori digjet ne raundet qe kerkojne 3/5 dhe Saliu, hop, nxjerr kandidatin-en ,,rezerve” dhe e leshon para votuesve te tij ne nr. ,,kushtetues” prej 71. Keshtu Saliu, del i ,,lare’ me ,,zbatimin” e Kushtetutes, del i ,,lare” para n/kombetareve dhe opinionit publik. Njeheresh, eshte ,,hazer” per tia lene ,,kopilin ne dere” opozites per ,,mungese konsensuesi” dhe penguese per marrjen e statuesit per ne B.E.! Ja, keta jane pelivanlliqet e Sali Berishes, te cileve u ka dale boja bashke me vete Saliun. Po, opozita? Opozita duhet ne cdo moment t’ia djegi kartat dhe te kembenguli ne ato qe ka kerkuar: Kandidati duhet te dali nga tryeza e bisedimeve mes partive per te arrire nje konsensues sa me te gjere.
Kjo fytyre verioresh na kujtoje
mikun e Sali Bishes – MILLOSHEVIC.
Me biografi të keqe dhe i dhanë të drejtë studimi per drejtësi????????
Shqiperia. Njezet vite nje gomar,nje fshatar dhe se fundi nje zagar.Rezultati…??????
E para e punes eshte se kandidatura nuk eshte e depolitizuar, por teresisht e nxjerre nga menga e Saliut.Jetshkrimi i kandidatit rrefen se eshte person i betuar ne aktivitetin e tij kunder opozites. Nje figure e tille nuk mund te behet simbol i bashkimit. Megjithate do te ishte normale qe ta zinte kete karrike sikur te mos kishte luajtur ate rrol te felliqur ne shitjen e siperfaqes sone detare.
Pervec nje artikulli mbushur vetem me rreshta asgje tjeter nuk kishte. Autori ka filluar te rrahe uje ne havan duke dhene vetem disa fakte pas viteve 2000 se si z. Zaganjori ka votuar si konstitucionalist dhe se si ka pire kafe ne klubin e nendheshem te ish-Komitetit Qendror!
Ne fund te fundit nuk e mora vesh, a ishte interviste apo tregim i Zaganjorit per jeten e tij.
Titulli eshte bombastik “Ju tregoj jeten time!”.
Lorenc Vangjeli na jep nje Zaganjor te “pafajshem” qe rastesite dhe njohjet e kane sjelle ashtu ne majat e larta te qeverisjes se Berishes. Ai bir “rastesisht” punetoresh, ai komunist qe u be “rastesisht”, ai qe shkoi ne Gjermani po ashtu “rastesisht” nga nje propozim i Selamit dhe ashtu “rastesisht” … ta ben kete artikull t`a hedhesh ne kosh.
Nje here ne merr ne mbrojtje vajzen e Shpresa Becit qe u pushua nga puna duke qene ne ambasaden shqiptare ne Vjene, tani po na merr ne mbrojtje ashtu “pa te keq” te ndershim “fatkeq” Xhezair Zaganjorin.
Ta dije mire redaksia e “Tema-s”, ta dine mire lexuesit e mencur te saj, ta dije mire dhe vete Lorenc Vangjeli qe na ka sjelle kete shkrim siperfaqsor qe, Xhezair Zaganjori ka qene personi qe ka ndikuar per te bere nje raport per “zgjedhje te drejta dhe te ndershme” mbi zgjedhjet e shemtuara te vitit 1996, per t`ia servirur ministrise se jashtme gjermane dhe vete ministrit te asaj kohe, Klaus Kinkel.
Dhe kete me ane te nje personi te njohur ne politiken gjermane, te ndjerit Werner Kaltenfleiter!
Werner Kaltefleiter ishte ai qe projektoi Kodin Zgjedhor te vitit 1996!
Werner Kaltenfleiter ishte ai qe projektoi disa nene te Kushtetutes se vitit 1994 qe e benin Berishen “monark” qe per fat te mire u hodh poshte nga populli.
Werner Kaltenfleiter ishte ai qe beri raportin per zgjedhjet e vitit 1996 ne Shqiperi me konkluzion te “drejta” dhe “te ndershme”.
Dhe te ndjerin Werner Kaltenfleiter e ka “rekrutuar” Xhezair Zaganjori!
E ftoj lorenc Vangjelin qe ne intervisten tjeter, ta pyese njehere Zaganjorin: A e njeh politologun e ndjere Werner Kaltenfleiter?
Te shohim c`pergjigje do te jape.
Kaq per kete “thengjill te mbuluar”.
“Java” dhe Lorenc Vangjeli kane sjelle vetem llafe kafanesh qe perfliten me ore te tera ne Tirane, asgje tjeter.
PS-se i bej thirrje “duart larg” nga Xhezair Zaganjori, ndryshe ai thengjill do ti djege dhe mire bile.
@ Claus, jam shume dakord me komentin. Nuk e di ku fle lepuri i Lorenc Vangjelit, kam pershtypjen se ne rastin Becaj interesohej per ndonje ceshtje ne gjykate dhe keshtu shkroi 2 artikuj (nje per Shpresen nje per te bijen).
ZAGANJORI E PASKA BERE VETE AUTOBIOGRAFINE: “I fundit qe u pranua ne Partine e Punes se Shqiperise dhe i pari qe u largua”.
Me kete e ka treguar qarte personalitetin e tije: karrierist dhe kampion per ta kthyer fleten.
mjafton qe e propozon doktori i bllokut
njeriu i bishes
ky legen paskaqen edhe po u ba president legen do mbetet , ik o horr e shporru mos te shikoje njeri o budalla se do tallen te gjithe tani horr horri
Nuk ju kuptoj dhe ju gazetareve. Ky shkrimi yt Lorenc te shan pozitivisht. Ti ne thelb nuk e do Zaganjorin dhe mire ben. Nuk eshte “aq urate” sa behet”. Te studiosh per drejtesi ne kohen e Enverit duke qene i damkosur politikisht eshte mashrim. Nuk e di nga e gjete ti Lorenc kete. Pervecse ka studiuar per drejtesi, Zaganjori (ngjan shume me fjalen zagar) ndoqi kursin e diplomacise pas fakultetit ne vitet 85-86 a dicka me heret dhe me vjen cudi qe asnje nga ju nuk e permend. Ky kurs behej tek fakulteti i gjuheve te huaja gjoja per vet studiur anglisht por qe ne fakt ishin te rekrutuar te sigurimit dhe nga ky lloj ka shume qe sot jane politikane apo diplomate. Gjate kohes ne shkolle si provincial lidhet po me provinciale, Majlinda Mehillin, nga Qyteti Stalin. Si te ardhur ne Tirane te dy ishin mire si cift, por z. Zaganjori e nuhat ndryshimin dhe i duhej dikush qe ti mesonte rruget e Tiranes dhe nje familje me lidhje ne Tirane dhe krushqia u sajdis me dike nga familja e Nusheve (Gogo dhe Drini Nushi). Vilma Nushi, biznesmenja e cigareve e ilaceve lares eshte kusherira e pare e gruas se tij. Pra z. Zaganjori ka ngrene nga te dy krahet si me te majtet, edhe me te djathtet. Nga familja e gruas jane ultra te majte prandaj dhe PS nuk e sulmon shume dhe Saliu e di kete prandaj dhe e ka zgjedhur. Saliu e di shume mire se Zaganjori nuk ka dhene ndonje rol shume te madh ne Kushtetuese per PD, por e di qe kur i terheq veshin kthehet perseri tek ai. Nuk me ka pelqyer dhe nuk e pelqej. Eshte i shtirur, nje zemerkeq ne fakultet qe e ka kthyer lenden sikur te ishte tmerri i juridikut, nderkohe qe ka lende me te veshtira se e drejta publike nderkombetare qe jep profesori. Zaganjori (zagari) ka lepire nga te dy krahet, tani pse jo te jete dhe ne maje dhe te shohe nga lart.
Bravo Lulu…..ai kurs ishte i drejtuar nga zyra e sigurimit te shtetit e instaluar ne ministrine e jashteme…..atje ka mbaruar edhe Agim Fagu, basketbollisti dhe shume te tjere qe u vune ne sherbim te sigurimit….por edhe nje gje tjeter, nga puna qe kam bere mbasi viteve 90, nga nje miku im qe sherbente ne SHIK, kam degjuar edhe emrin e ketij Zaganjorit si bashkepuntor i sigurimit qysh se ishte ne shkolle te mesme…..Berisha e di mire kete dhe prandaj e mban afer……turpi i jone po u be ky njeri keyetari i shtetit….
Shkrimi i Lorencit perpiqet te duket neutral,perjashto voten absolute kunder opozites.Edhe nga komentet mesiper jam e bindur se kjo kategori intelektualesh jane me te rrezikshem se Sala,Xhozi,Nano,Meta e kushdo tjeter.Ne se jane aq te zot le te vazhdojne jeten akademike.Shqiperise i duhen mendje neutrale,qytetare,te paperlyer e serioze ne qendrimet e tyre ne kete tranzicion zhgaravites.
Nese revista JAVA do te quhej MUAJI, pra nese do te shikonte me thelle, edhe ne bemat e ketij kandidati (aspak modest) per president,do te kishte mesuar (se paku do ta kishte pyetur edhe Xhezon vete)se c’ka bere ai si jurist-gjykates, para vitit ’90. Por ndoshta mjafton fakti se, pas 1987-es, kur PPSH-se, pas vdekjes se udheheqesit-kriminel, i kishin rene breket…, “cuditerisht” shoku Zagonjar na qenka bere antar i Partise meme, e cila do te pillte pas pak vites dy kopilet PD e PS…
Dhe kuptohet lehte pas leximit te gjithe ketyre rrjeshtave me siper qe, jeta e kandidatit per kreun e shtetit, eshte ne mjegull, qellimisht e lene e tille, si dhe shume te tjera per personazhe publike…
Ne vendin tone politika dhe horrat e saj kane frike nga Dielli qe do te shperndaje mjegullen dhe do t’i nxjerre lakuriq para nje populli qe don demokraci dhe kerkon transparence…
Doni nuk doni zoti Zaganjori do te jete PRESIDENT se asht ma i miri ne te keqijte.
Shurt ai eshte shkodran qe ka mesuar not nga nje tropojan.
Zotni, ke emen te shemtuet e nuk ban per president. Nuk mundesh me ba karriere ne Shqipni pa pas kene qofte edhe nji here komunist mor mik?O Zot , kur po shpetojme nga keta ISH-et me 10 tesera ne xhep.
Zotni, ke emen te shemtuet e nuk ban per president. Nji gabim me ba i hueji pa dashje dhe ……u dhi presidenti i republiks.Mos o Zot. Nuk mundesh me ba karriere ne Shqipni pa pas kene qofte edhe nji here komunist mor mik?O Zot , kur po shpetojme nga keta ISH-et me 10 tesera ne xhep.
Ne ate palodrejtesi qe ka kaluar Shqiperia 70 vite s’ka gjykates te kete qene i sakte dhe i drejte,ndryshe e debonin nga puna.Ketij ligji edhe Zagonjori nuk i shmangej dot se e sikterisnin.
ka harruar te thote ku ka punuar nga 81-88,,,,,
sigurimi i shtetit
komunizmi eshte semundje sllavo cifute qe ka infektuar boten,,perseri larg rruges se zotit o popull i pa fe,,nuk jetoni dot pa komunista te pa fe,,,denimi i zotit nuk i ndahet atij populli qe jan kunder zotit…perderisa te kete njerez qe i luten zotit sikur serbet ruset dhe greket nuk do te kete perparim ne ate vend,,,prifterinjt ortodos serb dhe grek jane ata qe bekonin militaret serbe kur vrisnin dhe perdhunonin ne kroaci bosnje kosove,,perderisa te kete njerez qe i luten te njejtit zot sikur serbo grek vllah bullgar maqedonas rus,,problemet jane te perditshme,,motrat e gjergj kastriotit vllajkaemer serb,,,vojsava serbe e jema,,,i biri gjoni i martuar me serbe,ahmet zogu i martuar me serbe,,leka me serbe,saliu me serbe,,fatos nano vllaho grek.edi rama vllaho cifut grek..kico xoxe,,koco tasho,pilo peristeri,,lenka cuko,,dhe te pafete qe ju i quani myslimane me emra myslimane qe ju iu lutet dhe i degjuat sikur zoter ata jane armiqt e zotit,,,,denimi i zotit nuk ka mbaruar akoma….
zot cfare idiotizmash behen ne shqiperi..ky qe nga fytyra duket qe eshte me idiot se sali berisha
FALENDEROJ Ameriken që po na cakton DHE VENDOS përsëri një president me teste të Partis Komuniste PKSH.
ja lidhjet e gjakut te prijseve shqiptar http://en.wikipedia.org/wiki/Gojko_Bal%C5%A1i%C4%87
Mua ky Xhezairi me duket si babloku Pjetër Arbnori, një servil i Berishës.
Jam jashtzakonisht e gezuar dhe e impresionuar qe se fundi propozohet nje president per Shqiperine plotesisht i kompletuar ne cdo drejtim.Shpresoj qe cdo deputet i kuvendit te votoje per Xhezair Zaganjorin per ti dhene Shqiperise e popullit te saj nje reputacion dinjitoz.
E njoh Z Zaganjori si shok gjimnazi..Nxenes i mire e djale i urte…Pas kesaj, ne rrethana te ndryshme…gjerat mund te kene ndryshuar,ne dobi te perfitimeve personale…Nuk besoj se propozimi i Berishes eshte i sinqerte,pasi ka 22 vjet qe nuk ben te tilla….Se fundmi mendoj se pas 22 vjetesh ‘demokraci’,nuk ka vend per’Per president’ per ish antare te partise komuniste..Kryemin do te shtoje ish……Lene shume per te deshiruar (nqs eshte e vertete) votimet e tij ne Gjykate… Nuk ka rendesi kus eshte mbi apo nen DRININ…Ky eshte primitivizem bajraktaresh…….Kritikat duhen te jene vetem mbi Meritat…Cfare faji kane Gjirokastritet per diktaturen vrasese te 50-vjeteve dhe byrone politike me nje karrocier nga shkodra!!!!Aq sa kane matjanet per diktaturen mretrore apo te tjeret per ‘demokradhine’ e sales…Populli duhet te zgjohet per zgjedhje te provuara ne shoqerite e civilizuara perendimore..Askush ne Londer nuk permendej se Tony Blair eshte me origjine nga Skocia apo Gordon Brown eshte skoces….
Nje kunderpergjigje te atij me artikullin historia e verioreve!!! Dukesh nga shkrimi e mentaliteti qe je bir ose ke preardhje komunisti!!! Nese ju me prinderit tuaj e mbajtet mbi 50 vjet veriun te izoluar e shtypet mos mendoni se do e mbani serisht !!!! Prandaj ka ikur koha juaj e komunistave te qelbur si puna jote!!! Shiko kush e drejton ps akoma ata qe me prind e tyre vran pushkatuan njerez te pafajshem !!!! Njerez qe per 50 vjet I pin gjakun ketij populli dhe kerkojn serisht me bijt e tyre te perdorin te njejtin politik !!! Mjer ky popull qe beson akoma ne idologjit e vjetra komuniste !!! Mjer per ata njerez te paket qe besojn tek e ardhmja e Gramoz Ruçit Skender Gjinushit Ilir Gjonit dhe aq me teper tek kryetari tyre Edvin Kristaq Rama … Boll te kujtosh kush e drejton ps pastaj te mendosh me gjat cfar te mire do I sjellin shqiperis keta njerez!!!
Bobo sa tip i futur.Edhe komunist.Arben Puto njihet qe ka qene spiun i klasit te larte i sigurimit shqiptar.E keni ke libri i atij dereziut qe vdiq qe ishte kryetar i figurave.Ky mos ka qene spiun i zbulimit shqiptar.Allahile ene komunist, ene me puton, dhe se pasmi ene me Saliun.Me llogari me del me 100% spajun.ja paska djeg dosjen Vucidolsi dhe e ka ne dore.
ju lutem shikoni videon time kur kam shkuar refugjat ne greqi prandaj i urrej korraket http://www.youtube.com/watch?v=v383Qg9MWyU
Tani qe mesova se Zaganjori paska qene komunist, jam plotesisht dakort qe te behet President.
Pse, duhet te kujtojne shqiptaret, se ne, komunistet, kemi vdekur?!
Per mendimin tim ky zoteria eshte karte e BERISHES