AK në Kukës. Spahiu: Zhvillimi dhe bashkimi i shqiptarëve do jetë i mundur kur të largohen xhaketat e vjetra

2 Qershor 2012, 10:19Politika TEMA

Aleanca KuqeZi mbërriti dje në qytetin e Kukësit. Shumë qytetarë të Kukësit janë bashkuar në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”. “Vendi duhet të nxirret nga qorrsokaku ku politika 22 vjeçare e ka futur për interesa personale, dhe e vetmja mënyre janë zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi drejtuesi i AK, Kreshnik Spahiu. “Shqipëria bëhet mbi një strategji mbarëkombëtare, dhe Aleanca KuqeZi po përgatitet maksimalisht për një strategji të tillë duke lënë mënjane premtimet lokale elektorale me të cilat shqiptarët janë tejngopur për 22 vite me radhë”, vijoi Kreshnik Spahiu.

“Zhvillimi dhe bashkimi i shqiptarëve do të jetë i mundur vetëm nëse do të ndryshojmë klasën politike dhe largojmë xhaketat e vjetra të cilat po mbajnë peng për karriget personale të pushtetit rrugën e bashkimit dhe rrugën evropiane të shqiptarëve,” përfundoi fjalën e tij kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu.

Në përfundim të aktivitetit përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi shpërndanë rreth 200 karta anëtarësie.

16 komente në “AK në Kukës. Spahiu: Zhvillimi dhe bashkimi i shqiptarëve do jetë i mundur kur të largohen xhaketat e vjetra”

  1. Mire Dashesi says:

    AK, me gjithe respektin, nderroni figurat letrare!
    Xhaketat hikin, po ngelen kermat!
    Nderrohen xhaketat kollaj, i kan bo aq pare keta!

    urlm.in/munh

    1. Vlora1912 says:

      Bukur e ke then Dashamires!!!!!

      Por…

      Niku i famshem ka qen kryetari “defacto” i pushtetit gjyqsor i cili ne vetvete eshte shnderruar sot ne problemin madhor te Shqiptarve qe u duhet ta zgjidhin patjeter ne se duan te ecin perpara.

      Niku jot i famshem eshte nje nga kontribuesit kryesor qe pushteti gjyqsor ne Shqiperi eshte ne kete far llubetire…

      Po ç’beri Niku…??????

      Nderroi xhaketen per ti sherbyer me mire Klanit verior qe e promovoi ne ate detyre dhe vet Feudalit te tij SRB.

      Ajo cfar ngeli nga Niku pasi nderroi xhaketen…..E ke then bukur ti Dashamires…….Nje kerme me floket me xhel qe e perdhos flamurin kombetar sa her qe i afrohet.. …….Qe e perdor Flamurin e shenjt per te mbuluar horrlleqet e veta…

      1. Mire Dashesi says:

        O Vlora 1912, te drejte ke o vella, po le te nderroje taktike!
        Ja shiko Nano: U soll urte e bute, tani kercenon hapur!
        Mase ka nderruar mendje xhanem :p

        1. Argita_B says:

          Mbase Nano ka nderruar mendje !!! Heu..mendje edhe mund te nderroj, pasi çdo gje mund ti thuash, vetem budalla jo.
          Problemi eshte se dhe po nderroi mendje, kjo nuk do te thote se nderron si njeri, principe, edukate…pasi eshte shume vone per moshen qe ka.
          Ne politike fatkeqesisht ka nevoje per njerez qe kane ndjenjen e patriotizmit, qe kane kopetenca, qe me te vertete duan veten dhe popullin qe i perkasin, po nga keta zorr se gjen njeri.
          Nese Nano do te donte Shqiperine, nuk ka perse te deklaronte se nese nuk behet mbeshtetet per President nga PS-ja, do te krijoje strukture te re e te perçaje PS-ne.
          Nese NANO e do me te veretete Shqiperien, e krijonte strukturen qe perpara, ska perse te presi a do behet apo jo President!
          Keta jane oportuniste pa ide te qarta per zhvillimin e vendit, po thjesht vetem per zhvillimin e karieres se tyre politike.

  2. Hesapi says:

    Duhet revolucion dhe revolucion pa gjak nuk ka aq me teper kur ne krye te qeverise eshte nje diktator kete nuk e them une e ka thene MARKSI dhe keshtu ka ndodhur ne te gjitha sistemet diktatoriale.Pergjegjesia e AKZ eshte e madhe jo vetem te denoncoje por edhe te organizoje revolucionin.Une nuk po kerkoj lufte,vetem me kete metode PD do te qendroje derisa ti ngelet edhe skeleti dhe nuk e dorezojne qeverine,nuk i behet vone se çfar denonconAKZ. Nje organizim masiv ne te gjithe shqiperine njeheresh nepermjet demostratave te pa shkeputura, sigurisht do te tunde nga themelet kalbesiren e PD dhe do te sjelli pranveren e re shqiptare,ate ç’ka enderron: DEMOKRACINE.

  3. juliano says:

    shume e vertet duhen zhdukur komunistat qe jane ne pushtet qe te rilind nje epoke e re per shqiperine

  4. tourkofagos says:

    Shqiperia do te marre fryme lirisht,kur te largohen korraket…….

  5. SHQIPETAR I SHQIPERISE says:

    “Shqiperine (po)e (ri)merr turku,shqipetar!”

    shqipetare mos rrini po duki shqipetare!
    Kreshnik màfia,ashte pjese e klanit Berisha,ashte varianti per te perjetesuar pushtetin e vjedhur me menyra te kamufluara(mafioze).Hapni syte o katunare!

  6. Hesapi says:

    Shqiperia do te marre fryme lirisht kur te largohen greket.Si P.SH. TUORKOFAGOS me shoke V.F.C. eshte pak.

  7. Sinoimeri says:

    mos besoni keta o shqiptare se paguhen nga sali berisha ..vetem luajne karden patriotizmit..jua merr mendja ju se nuk do qe ne vemendjen e Saliut ky Kreshniku nqs do qe opozite? Saliu me keta do te shkepusi shume vota dhe ne fund do beje koalicion ..si beri me ate katunarin e skraparit….ata ndajne miljonat ne darke dhe ne mengjes dalin para kamerave dhe shain njeri tjetrin…

  8. Besimi says:

    Zoti Spahiu mos i beso shumë Amerikës.

  9. kelmendasi says:

    A K te bashkoje Mitrovicen ne qe se ka bythe e ma vone te bashkoje te gjitha trojet.
    Dava mashtruesish te rinj

  10. matabnashkim says:

    Mire o Zoti Spahi ti kerkone te beshe nje Shqiperi te MADHE,dhe te forte?!!!!!!( po kuadrate nga do ti gjeshe? se me ndergjegjen qe kane shqiptaret,dhe moralin qe ata kane,,eshte shume e vezhdire te krijoshe nje qeveri te shendoshe)Vellai vjedhe Motren,,,Djali grabit Nenen dhe i mere Pensjonin,Mos i veni faijin vetem Zotit Sali Berisha,,por edhe Populli eshte bere Komplete i Cmendure mbase LEKUT,,Te gjithe Popullin e ke te dashuruare mbase LEKUT(shkoje ne tirane si Turiste ne nje kafe qe me njifshin ,,me ulet ne tavolin ,,Inxhinjere,Arkitektet,dhe me GENJEJNE se pastruses i eshte vjedhure shtepija Burra 50 vjece..Eshte e Temersheme si eshte bere ajo Shoqeri!!Te versulen si Ujqere per te kafshuare pak Mishe,,dhe une beje Rolin e BUDALLAIT shume bukure,,se kam qefe Politiken dua te shikoje si Shqiptaret te trajtojne po te jeshe i tobet,,,te shkelin me kembe te gjithe,,Duke filluare te Familja dderi te i Fundit Komshiu,,Kam predhure gjithe Boten,,por populle me te pa kenaqure me Jeten nuk kam pare(kushe jetone ne Qytet,,Fshati eshte ndryshe)Shqitaret momentalishte kane nje SEMUNDJE KOMERCJALE,,Vdesin per Prodhime Kineze,,nuk ngopen duke BLERE Plera,,Shpit i kane Plote dhe prape Blejne,,,kazanat e plerave jane plote,,,pra mos kujtone ti Zoti Spahi se eshte Lehte me ate Populle Shkerdhate qe jane Tradhetare,,( te gjithe kane Dashnore ose Dashnore) kur keta Kelyshe Tradhetojne Familjet e Tyre! Cfare prete ti Zoti Spahi?se do jene te BESES Kukesjanet Apo Tropojanet,,APo Tepelencit,,Populli Shqipetare ka qene i pa BESE dhe eshte i pa BESE,,HAJDE LIDHIM BESEN,,ndersa gjermani thote hidhe pak FIRMEN,sa per BESEN do shikojme me vone

  11. Juli says:

    Ju lutem kush di rreth këtyre emrave të punesuar në vitin 1984 në sigurimin e jashtëm.

  12. abati says:

    do ishte me mire qe te kishtengelur nje levizje se sa nje parti politike sa per bashkimin e kombit teze te cilen e bron me shume force nuk shikoj ndonje mundesi reale sot. duhet te kemi nje bashkim ekonomik , duhet te kemi kushte dhe rregulla per shkembime te mallrave dhe infrastruktures rale dhe pa pegese duhet qe te dy anet e kufirit te qartesohen per rruget nga e cila duhet te kaloje ky bashkim sigurisht duhet nje dakortesi dhe mbeshteje e nderkombetareve sigirisht edhe e politikes respektive te dy vendeve . sot e shoh si nje sllogam per te arritur mbeshtetje politike ne kendeveshtrimin e nje nocioni nacionalist per te cilen nuk ka nje mbeshtetje reale . ne themel te kesaj force nuk qendrojne vlerat e verteta qe na unifikojne si komb promovimi dhe relevimi i ketyre vlerave por vetem nje deshire qe shqiptaret e kane nder vite ,cka e ben te pa implementushme dhe dobimire kete taktike te kesaj force. kur dy vendte so perballen me nje lidership politik te zhytur ne korrupsion levizja dhe energjite e verteta politike duhet te drejtohen ne crrenjosjen e kesaj te keqe te madhe qe jo vetem varferon shoqerine por degradon te ardhmen e nje kombi duke i hapur rruge fuqizimit te nje rrjeti mafioz qe per perfitime ekonomike nuk ndalen prpara asnje gjeje dhe qe ben qe njerzit te largohen cdo dite nga vendimarrja politike dhe ushtrimi i se drejtes per qeverisje . sepse pushteit grumbullohet ne nje grup qe i lidhin interesa okulte dhe jo ideale, parime apo vizione

  13. lal gazepi says:

    AK ka te drejt ne do te marrim frym lirish kur keta politikan sahanlepires te fqinjve te na shporren jo vetem nga politika por perjasht kufive shteteror si dhe kur populli shqiptare ti lante hesapet e te bente nje spastrim te vendit nga te gjithe shqiptaret e shitur e sorrogatet e kombit qe ne keto forume vjellin vrere kunder ketij kombi kjo do te ishte nje veper madheshtore qe do te vendoste nje here e pergjithmon qetesine ne ket vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje