(E PERDITESUAR)- Kryeministri u tha demokratëve të Vlorës se Xhezair Zaganjori është pranuar në mënyrë universale nga opinioni publik shqiptar
Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryeministër, gjeti kohë sot të takojë strukturat e kësaj partie në qytetin e Vlorës, ku po merrte pjesë në një inaugurim. Berisha tha përpara tyre se është gati të takohet me Ramën në çdo kohë, por ai duhet të thotë se çfarë vërejtjesh ka për kandidatin e mazhorancës.
“Sot takoi kandidatin dhe pavarësisht se nuk ishte në gjendje në komunikatën e tij të lëshonte qoftë edhe një fjalë të vetme kundër tij, u shpreh se nuk votojmë se Sali Berisha na ka poshtëruar. Po çfarë poshtërimi ju ka bërë Sali Berisha? Unë pardje deklarova se si kryeministër unë jam i detyruar të pres çdo qytetar dhe aq më tepër kryetarin e opozitës që e pres absolutisht në çdo kohë që të dojë. Por në qoftë se është fjala për të arsyetuar për të patur një proces të suksesshëm urdhëro zotëri dhe më thuaj cila janë vërejtjet që ke për kandidatin, urdhëro zotëri paraqit kandidatin tënd, por po ta hedhësh poshtë apriori kjo është të nisesh nga klisheja e armikut. Sigurisht që do ta përmend unë i pari sespe jam shumicë, sigurisht që do ta propozojmë ne të parët sepse kemi një marrëveshje, e cila thotë zgjidhni presidentin e Republikës në mënyrë konsensuale, por kjo nuk e përjashton atë nga asgjë,” tha Berisha.
Kryeministri deklaroi se Zaganjori është pranuar në mënyrë universale në opinionin publik. “Bazuar në këtë proces ne kemi përzgjedhur deri tani një kandidat, i cili për herë të parë ka marrë një miratim universal në opinionin publik shqiptar dhe e vërteta është që rrallë ndonjëherë nuk ka ndodhur që një kandidat të mbështetet nga personalite të të gjithë spektrit politik,” tha Berisha.
Kryeministri deklaroi se përzgjedhja e presidentit në vitin 2007 ishte e padenjë. “U nxorën mësime nga praktikat e shkuara. Unë ju them ju që në vitin 2007 përzgjedhja e presidentit të republikës ka qenë absolutisht e padenjë sepse aty uleshin përfaqësuesit kryesorë të forcave politike dhe gradonin dhe zhgradonin emra dhe personalitete sikur të ishin jo politikanë që duhet të dëshmonin respektin më të madh ndaj tjetrit, por sikur të ishin Zeus që bënin natën dhe ditën, bënin furtunën dhe diellin, pra të gjitha, çka nuk mund të përsëritej më. Të gjithë ne që kemi marrë pjesë në atë proces dhe që kemi marrë pjesë edhe në procesin tjetër e kemi ndjerë veten të turpëruar nga ajo procedurë aspak dinjitoze dhe njeriu kur gabon nxjerr mësime dhe nuk përsërit të njëjtin gabim,” tha Berisha.
Demokratët e Vlorës Berisha i garantoi se nuk do grisë marrëveshjen me PD. “Këtë vit PD ka një marrëveshje me Lëvizjen Socialiste për Integrim, marrëveshje e cila përcakton në një nen të saj se Presidenti i ardhshëm i republikës do të zgjidhet me konsensusin e PD dhe LSI-së. Kjo është marrëveshja, kjo do të zbatohet dhe në asnjë rrethanë ne nuk imagjinojmë që të grisim një marrëveshje kaq të rëndësishme për vendin”.
Moss , paska Demokrat ne Vlorê
Po kane mbetur ca si puna e Zarit te patentave qe merrte 100 mij leke per c’do kursant. Keta zagare po ja pine gjakun popullit.
Nuk ka Turp me te madh kur Salih Berisha merr ende vota ne Vlore, Berat APo Sarande mbas diskriminimit rajonal qe u ka bere popullit te ketyre zonave!
REspect!
Kur do vdese ky “vrases” i Shqiperise Veriut.
E KA GABIM. KE HARRUAR SHPREHJEN POPULLORE: SKA PYLL PA DERRA.
Sali, e mban mend sa vota more me Kollozin?
Me pak akoma do te marresh ne zgjedhjet e ardhshme, sepse te djathtet e vertete ne Vlore ti i ke luftuar. Keshtu qe as te te mos te shkoje ne mendje Vlora.
PO CBERI VLORE ,CBERI VORE NJESOJ ESHTE RAMY,SEPSE VORA ESHTE AFER TIRONES DHE NUK E THONE DOT L SEPSE JAU KA LAN HAXHI QAMILJA NE CITJANE.
Sali Berisha ështe dhe do te mbahet mend si gënjeshtari me i madh qe ka njohur kombi shqiptar ndonjehere ne histori. Si tille eshte edhe demagogu me i madh dhe me i rrezikshem. Gjithe kombet kane kriminele, genjeshtare, dhe çfare nuk kane, por ta mbash kete TE PA FYTYRE E TE PASHPIRT ne krye te shtetit, qe i ben te gjitha paloçlleqet haptazi te transmetuar live edhe nga te gjithe mediat, kjo eshte e paimagjinueshme. Eshte e paranueshme qe ky ky palo njeri, ky faqezi te perfaqesoje nje komb te tere para botes, Z.D.
po ik ore monstre se na nxore zorret e barkut me idjotcite e tuja o sindrome e pasherueshme .
cfar pushti i neveritshem. robt, o kurve
Ky shpellari i Viçidolit kujton se shqiptarët i hanë broçkullat e tij.
E ç’na duhen ne marrëveshjet që ke bërë dhe bën ti më LSI-në o i çmendur, o hajdut, o tradhtar, o vrasës.
Ti në marrëveshje me kokëlopën e LSI_së kë shitur edhe detin, ke shitur edhe pasuritë e tokës e të nëntokës së Shqipërisë, ke shitur e po shet edhe historinë dhe dinjitetin e vendit, ke vrarë e po vret shqiptarë o kriminel.
Marrëveshjet e tua do i grisë e do i djegë në zjarr Populli o i pabesë.
Se mos eshte gabimi i pare qe ti ben mor sale,sa e sa gabime ke bere per hir te pushtetit tend,nese do jeni me tolerant ju dhe ata qe ty te vijne nga pas shqiperia do te ishte me e qete dhe me e sigurt.
Zoti Berisha, pergjigja e popullit eshte kjo; Del nga strukturat me te rendesishme por mafjoze qe ka çuar shtetin ne kete gjendje.Ne qofte se je ti kryeminister, jane ato institucione qe te mbajne kryeminister te vendit. Jane ato qe e mbajne mafjen gjalle.çfar pergjigje kerkon sali Berisha dhe kandidati qe ka zgjedhur.Ne kerkojme te dalim nga mafja jo te hyjme me shume.
Pas 20 vitesh saliu pranon dialog me koken e opozites,”vertet evolucion”.
Edhe kriminelët kanë ca kode “ndershmërie”. Krimineli kryeministër është i përjashtuar nga vetë kriminelët për mos zbatim të kodeve të tyre.