I vjedhin makinën Benz drejtorit të Teatrit Kombëtar

1 Qershor 2012, 19:57Politika TEMA

I vidhet makina drejtorit të Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami. Burime pranë policisë së Tiranës bëjnë të ditur se një ditë më parë shtetasi Kristaq Skrami ka bërë kallëzim se i është vjedhur automjeti i tij “Mercedes Benz”, me targa AA 032 AV, me ngjyrë gri. Makina është grabitur gjatë natës, në rrugën “Mis Edit Durham” ku dhe banon drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorit të grabitjes së automjetit. Vjedhja e makinave kohët e fundit në kryeqytet është kthyer në një ndër veprat penale më të shpeshta. Në listën e personave që u janë vjedhur automjetet nuk mungojnë politikanët, avokatët dhe prokurorët, por edhe diplomatët.

Për sa kohë kanë një makinë të bukur, as njerëzit e artit nuk mund t’i mungojnë kësaj liste.

Pak kohë më parë është vjedhur makina e zv.ambasadorit të Kuvajtit në Tiranë në zonën e ish-Bllokut. Pre e hajdutëve u bë edhe ministri i Kulturës,Aldo Bumci, të cilit iu vodh makina pranë institucionit që ai drejton. Po ashtu pak kohë më parë edhe prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Bilbil Mete, iu vodh makina pranë apartamentit të tij në zonën e Laprakës në rrugën “Gjergj Legisi”./shqiptarja.com

11 komente në “I vjedhin makinën Benz drejtorit të Teatrit Kombëtar”

  1. iliri says:

    Na plasi by… ,ku i gjeti paret ky drejtor qe bleu “BENZ”,me rroge eshte, ka shume aktor te shquar qe nuk idalin te ushqehen e jo me te udhetojne me BENZ,ky eshte nje matrapaz,mire ja bene dhe mbase nje dite ta vjedhin dhe kete moster.

    1. dulla says:

      Idiot. Mos fol kur nuk e di, ca zotni djale eshte ky person

      1. raimondi says:

        Ashtu eshte –Kico eshte shume cun i mire –Djale zotni

        Gjynaf se i paskan vjedhe makinen

  2. Cfare ka ndodhur ? says:

    Pse habiteni o shqipetare budallenj ?
    Po dje, pardje dhe gjithe javes sa makina jane vjedhur, droge, vrasje, aksidente, kercenime kane ndodhur ?
    Keshtu do vuajme, pse kurre nuk kemi vepruar sic thote ZOTI !

  3. Andrea says:

    I ndodhi dikur nje studenti nga Vlora, harroi cadren ne mence dhe kur u kujtua nuk e gjeti atje. Erdhi ne dhome aspak i merzitur: – di uun se ku ta gjej, dhe ne diten me te afert me shi solli ne dhome jo nje por 3 cadra. Kuptohet e zevendesoi trefish!!

  4. …mos,edhe kjo na ndodhi ne kete 100 vjetor.nuk e di cfar do thote fyle per kete …

  5. loni says:

    e cfare ka ktu per tu habitur,,qe na qenka nje lajm i papame,,makina vidhen ne te gjithe boten dhe nuk eshte per tu habitur,,boll me kto lajme te shpifura

    1. Tirona says:

      Po te jete Benz i vjeter dhe i perdorur nuk duhet te jepet si lajm, por po te jete nje benz i ri dhe i shtrejte eshte lajm dhe duhet te jepet ne faqe te pare. Une punoj ne nje kompani te madhe me emer tek GM ,paguhem mbi 100 mije $ ne vit dhe nuk kom byth ta blej nje benz te ri.

  6. Donjet Liridoni says:

    Kur i dhane njehere apartament aktorit te njohur te humorit Bik Pepa perballe Deges se Puneve te Brendshme te Shkodres, e pyet njëri me shejtanllek Bikun:
    – Si po i ke kojshitë?
    – Te mire boll i kam, po nuk kam hyrje e dalje me ta.
    Kristaqi “te pyese” njehere komshinjte perballe teatrit, se ka sosh, qe vjedhin gozhdat e Krishtit dhe xhaminë e lene ne derrasa, ka pase thene nje burre i mençur e shume i ndershem!

  7. realisti says:

    nuk flitet me xhelozi pse ka benz qeka i keq
    kico esht djal artist plot edukat
    ne qe e njohim nga afer gezojm respekt
    ne shqiperi vetem per llumin flitet me respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje