Ngërçi i reformave po e lë Shqipërinë pa status kandidati në 100 vjetorin e Pavarësisë

1 Qershor 2012, 18:12Politika TEMA

Dështimi për të plotësuar reformën zgjedhore dhe për të zgjedhur presidentin në afatet e përcaktuara nga BE, ka alarmuar Brukselin dhe do të dëmtojë perspektivat e Shqipërisë për anëtarësim në BE, thotë një ekspert

 

Nga Besar Likmeta

 

“Dështimi i Shqipërisë për të kaluar paketën e reformave është kthyer në një problem për… aplikimin e Shqipërisë për statusin kandidat,” thotë Gjergji Vurmo, një ekspert për integrimin në BE në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Vurmo thotë se deklarata e së mërkurës nga Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, ku u bëhej thirrje partive politike të mbajnë premtimet që kanë bërë për reformat, ishte një mesazh i qartë.

“Në rast dështimi, Tirana do e festojë këtë vjeshtë 100 vjetorin e Pavarësisë pa marrë statusin e vendit kandidat për në BE,” thotë Vurmo.

BE i ka bërë thirrje partive shqiptare të kalojnë paketën për reformën zgjedhore, për të cilën negociatat nisën vjet në nëntor, më 24 maj, përpara se të niste procesi për zgjedhjen e një presidenti të ri.

Fyle i tha të mërkurën Top Channel se partitë politike i kanë premtuar më 4 maj kur vizitoi Tiranën se do finalizojnë reformën dhe se do të zgjedhin një president konsensual.

“Angazhimet e rëndësishme u bënë gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri dhe besoj se politikanët dhe partitë politike do bëjnë më të mirën për të mbajtur këto premtime,” tha ai.

KOmisioneri tha se shumë shpejt do të dërgojë në Tiranë drejtorin për Zgjerimin, Stefano Sanino, në mënyrë që të lehtësojë bisedimet.

“Partitë politike shqiptare duhet të bëhen aktorë të besueshëm politikë, jo vetëm në sytë e Brukselit, por më e rëndësishmja, përpara votuesve vendas,” tha Vurmo, duke shtuar se është koha që partitë të plotësojnë angazhimet e tyre.

3 komente në “Ngërçi i reformave po e lë Shqipërinë pa status kandidati në 100 vjetorin e Pavarësisë”

  1. Ben Chicago says:

    e cna duhet evropa
    mjafton qe doktori i bllokut te jete ne pushtet

  2. T.Dashmiri says:

    saliu ka 20 vite qeluan teater me te gjithe naivet qe i besojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje