Braçe: PD ka mbledhur firmat për kandidat politik në raundin e katërt

1 Qershor 2012, 09:57Politika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe, thotë se Berisha i ka poshtëruar duke i lënë jashtë procesit. Ai thotë se nëse Berisha i refuzon sërish, atëherë ata nuk duhet të bëhen pjesë e procesit. Braçe thotë se PS duhet të negociojë vetë me Berishën, nuk ka pse e bën këtë askush tjetër jashtë PS, duke aluduar kështu për rolin e Ilir Metës

 

“Në këtë moment na duhet që të jemi shumë të qartë, të vendosur dhe me një skenar konkret. Duhet ta kishim bërë këtë kohë më parë, por tani është jetike. Sali Berisha nuk ka tentuar të na izolojë (siç tha kryetari), por na ka poshtëruar. I ka takuar të gjithë, madje edhe aleatët tanë, por PS-në e ka refuzuar ta përfshijë në një proces politik për zgjedhjen e Presidentit. Ka vendosur dhe po na mban jashtë këtij procesi me çdo kosto për të dhe për vendin.

Nga kjo pikë duhet të nisemi për të rifituar qartësinë tonë. Për shkak të interesave që ka vendi në procesin e integrimit besoj që do të na duhet që të insistojmë fort në dialogun politik; duhet të rrisim presionin politik kundrejt Sali Berishës duke i kërkuar deri në fund dialog politik dhe synuar konsensus për Presidentin. Nëse Sali Berisha na refuzon përsëri, atëherë po ua them troç mendimin tim: NE NUK DUHET TE BEHEMI PJESE E KETIJ PROCESI!

Nuk është zgjedhja jonë! Sali Berisha zgjodhi të na mbajë jashtë këtij procesi. Nuk do të dialogojë me ne. Kjo që konsumuan me kandidatin Zaganjori dëshmon që nuk ka proces politik dhe konsensual me ne, Sali Berisha thjesht po na njofton për zgjedhjet e tij, por nuk po zgjedh me ne! Në të tilla kushte të hymë në një garë emrash me partitë e qeverisë është e kotë! Pa proces politik dhe konsensual çdo emër i yni është i djegur!

Pra duhet të vendosim tani dhe të kemi skenarin tonë deri në raundin e katërt. Nuk është zoti Zaganjori kandidati i Berishës për raundin e katërt. Unë di që deputetet e PD kanë mbledhur firmat për një kandidat politik! KY DO TE JETE FUNDI I PROCESIT DREJT SHTETIT NJEPARTIAK. KUNDERSHTIA NDAJ SHTETIT NJEPARTIAK DUHET TE JETE BETEJA JONE!

E dyta, PS duhet t’i bëjë vetë negociatat, pra PS duhet të negociojë vetë me Sali Berishën në një proces politik. Nuk mund të negociojë për PS askush nga jashtë PS!”

32 komente në “Braçe: PD ka mbledhur firmat për kandidat politik në raundin e katërt”

  1. ilir says:

    nqs se pd eshte gati per kandidat politik,atehere ps duhet te hedhe ne treg fatos nanon.

    1. Vlora1912 says:

      U peshkuat Braçe….u peshkuat nga Burri i Monikes
      U perdoret keq po nga ai si nje prostitut e re ne zanat..

      Kjo eshte TURP per nje parti te madhe qe perfaqson me shum se gjysmen e popullit dhe per me teper qe Pretendoni te jeni mundesia e vetme per ndryshimin e kesaj mejhano-kellire Skiptare..

      U peshkuat se u shmanget nga PARIMET dhe si rezultat Burri i monikes ju shkarkoi Juve ne shpine Gjysmen e barres se M..tit qe kishte ne kurrizin e vet…

      Dhe kjo eshte e dyta here qe shmangeni nga Parimet, Avokati Visha ju beri te legjitimoni Gerdecin, po ju nuk vut mend…

      Kujdes mos te ket her te trete…

      Vetem Ball per Balle eshte zgjidhja ndryshe shqiptaret kan per t’ju kthyer shpinen si PASOK-ut ne Greqi

  2. aron says:

    Po Z Braçe ishte mendimi yt se reformat behen ne Parlament pas bojkotit .A te hoqi menjane gati me force berisha e pa gjithe bota mu ne foltore,a e bete reformen zgjedhore,parlamentare,presidenciale ,asgje as heqjen e imunitetit pra NUK KA RRUGE MIRESJELLJE ME VRASESIN E 21 JANARIT,PROTESTAT NUK DUHET TE NDALEN ZGJIDHJA VJEN NGA POSHTE SE JU NUK KENI FORCE JUA VJEDH VOTAT JOZEFINA SY PER SY HAPTAZ.Bashkohuni se jeni te gjithe te majte idrizi,tavo,islami,lsi qe i zgjasni jeten vrasesit dhe keni dhe malaj e blushe brenda ,Edi propozoi protesta ju parlament ,ku jemi gjithmone fiton ligesia tradhetia ,pra votuesit ju mbeshtetesin ju merrni rrogat .

    1. Nentori Kuq e Zi says:

      Per Z. Brace gezoj respekt te thelle ,e gjithesesi mendoj qe nuk jam i vetem.Shume Shqipare e duan per pasterine e tij ,opozitarizmin etj.POR, lojen me Saliun e kane te humbur pa e filluar ende..E di populli i thjeshte…e si mos ta di Z. Brace kete!!! Sa per Ju te tjeret qe e keni telendisuar me shkrimet e juaja Edvin Ramen,na tregoni ate celesin sekret te fitores ndaj Berishes qe Rama nuk na e paska perdorur keto vitet e fundit.??? Edi Rama u perpoq me te gjitha format dhe menyrat demokratike dhe jo vetem,per ta rrezuar ,por pervec te vrareve dhe dhjetera te plagosurve dhe qindra te toruruarve nuk mori asgje me teper. Arrixhiu i rruges se Elbasanit doli hashiqare kunder PS, perveshi menget e tij te felliqura kur numeroi votat e vjedhura te 8-Majit,dhe tani ben shoqeruesin e Saliut duke e ndjekur kemba kembes ngado qe ai shkon per ti rritur atij ne emer te SHBA-ve kredencialet si Kryemut dhe per ti lehtesuaer hapat qe ndermerr kunder popullit te tij,duke qene me shume i interesuar per te plotesuar 12 prioritetet e vena nga mjeshtrat e tij nga Beogradi dhe jo ato 12 pikat e vendosura nga BE. Ju te nderuar “gjoja popull opozitare” keni rene tamam ne ate gracke qe deshiron Saliu….”beni me faj kembesorin kur e shtyp makina” …Hiqni dore nga fyerjet per Ed Ramen se nuk kane figure me te mire ata..apo keni ndonje propozim konkret se kush mund ta drejtoje PS-ne??

      1. elinor says:

        Ti mendon se Rama i perdori te gjitha menyrat? Me efikasitet??
        Nje nga ato menyrat ishin edhe protestat e shumta. Por a e di ti NKZ se si Rama i beri keto protesta? Si puna e asaj skuadres qe luan ne fushe te huaj dhe humbet ngaqe intimidohet nga tifozet si dhe, me e rendesishmja, ngaqe nuk ka as vete besim tek fitorja.
        Protestat ishin spontane, nje here ne jave ose ne muaj. Dita dhe ora e zgjedhur ishte nje tjeter gabim. Ato duhej te fillonin te henen ne 7 ose 8 te mengjesit dhe te mos nderpriteshin, sikur edhe me jave te zgjasnin, dhe jo te mbahenin te premteve mbasdite. Rama pati merite te madhe se arriti t’i motivoje njerezit, por organizimi dhe plani i veprimit duhej te ishte shume me i qarte dhe efikas, pa qene nevoja te precipitohej ne dhune. Natyrisht qe numri i pjesemarresve ne keto protesta te vazhdueshme do te fashitej hera-heres, por me e pakta, disa qindra, apo edhe mijera vete qe konsiderohen si berthama e protestuesve, do te insistonin te ishin aty perpara kryeministrise cdo dite. Vetem nje kembengulje e tille do t’i jepte sinjalin e duhur pjeses tjeter te popullit duke i treguar se fitorja nuk eshte edhe aq e pamundur. Keshtu pra, me nje organizim te tille, numri i protestuesve do te ishte konstant dhe protestat vete do te ishin te vazhdueshme dhe te qendrueshme.
        Nje organizim i njejte duhej te behej edhe ne rrethe, simultanisht me Tiranen, sidomos atje ku opozita gezonte perkrahjen me te madhe. Pra, i gjithe shteti duhej paralizuar. Nqs berisha do ta pershkallezonte situaten duke perdorur dhune mbi protestuesit, atehere edhe keta do t’i ktheheshin dhunes duke krijuar nje gjendje te jashtezakonshme ne vend. Natyrisht qe keto veprime do te kishin koston e tyre por une besoj se kostoja e demit ekonomik qe iu shkaktua vendit gjate ketyre 3 viteve eshte shume here me e madhe. Perndryshe, Rama nuk duhej t’i futej hic rruges se protestave, kur nuk kishte ndermend ta conte deri ne fund. Ai u terhoq ne momentin me deciziv, atehere kur u vrane 3 protestues dhe i katerti ishte ne koma. Kot u vrane ata? Apo nuk i shkoi mendja kujt se saliun edhe mund te urdheroje te hapet zjarr mbi protestuesit?! Keto pra jane disa detaje qe nje lider i zoti i ka parasysh dhe gjithmone mendon “po ne rast se…?”
        Gjithsesi, Rama deshtoi dhe kur deshton, nuk i hyjne ne pune askujt arsyet e deshtimit. Ajo analogjia e kembesorit qe e shtypi makina nuk eshte aspak e goditur. Kembesorin e ze makina ngaqe ai eshte i pavetedijshem se cfare po kalon ne rruge ne ate moment. Kurse Rama e dinte se po dilte ne rruge per ta ndaluar “makinen” dhe prandaj nuk mund te shikohet thjeshte si nje kembesor fatkeq qe qelloi ne vendin e gabuar dhe ne kohen e gabuar.
        A ka ndonje me te mire PS-ja per ta drejtuar ate? Nuk mundem te te jap emra konkrete por jam i sigurte se po. Jam i sigurte qe do te gjendej ndonje zemerluan ne ate parti qe t’i jepte puneve drejtim. Dhe nqs jo, cfare pastaj?? Me mire pa opozite se me nje opozite me nje sy qorr, nje vesh shurdh, sakate, me mungese logjike dhe te pavendosur! Ajo qe do te pasonte do te ishte si nje riformatim i forcave politike dhe jam i sigurte qe vakuumi i krijuar nuk do te ngelej i tille per shume kohe. Historia e ka vertetuar se kur vjen puna ne nje pike te tille ku shpresat humben, zemerimi dhe revoltimi i popullit behen te papermbajtshme. Ne ate pike cdo diktature ka shku per lesh – ky eshte nje fakt i pamohueshem.
        Ajo qe po bejne Rama dhe opozita sot eshte thjeshte mbajtja e popullit me shpresa te kota ngaqe vete nuk jane te zotet te ngrejne as breket e veta. Eshte me mire qe kjo shprese te humbet ne menyre qe populli vete ta marre situaten ne dore.

  3. al says:

    brace me sa shoh une nuk eshte vetem edi qe ka rrjedh por dhe ju te tje
    ret. nuk edi keni burreri ju apo jo?
    te kerkosh takim me zore me salen e kupton sa poshte keni rene ,demokracia eshte nje loje politike qe po dite ta lozesh fiton ne rast te kundert humbet dhe me keto qe beni po ktheheni ne karagjoz. mesoni dicka dhe nga njerezit qe ju shkruajne pasi keni nevoje . tani duhet te shihni levizjet e sales mos ju bindni ruani qetesine dhe burrerine se ai po pa qe ju uleni ju shtyp sic deri tani. mos vevdosni emra se numrin se keni dhe filloni te mendoni per zgjedhjet se me presidentin nuk keni asnje shans ,pasi dhe meta do vazhdoj te njejtin avaz. aleance vetem me te majten per ndryshe by by.

  4. Donjet Liridoni says:

    “…na ka poshtëruar. I ka takuar të gjithë, madje edhe aleatët tanë, por PS-në e ka refuzuar ta përfshijë në një proces politik për zgjedhjen e Presidentit.”

    O Braçe, luftëtari konseguent!
    Sjellja eshte vete njeriu! Ne kontekstin politik veprimi me i fundit i Berishes tregon edhe njehere faqe te gjitheve permasen perbindshore te tij, qe s’ka te krahasuar jo me PLANETIN e tij, te cilit i ka mbete ne qafe me cdo krahasim idiot qe ben, po katundarhanin e tij, dekadencen, psikopatine e tij te pasherueshme. S’ke perse ta vuash poshterimin.
    Po te takosh edhe therrimet parlamentare te sajuara ne katakombet e hajnise se tij te pashembullt, si ca mehdira e ilir met’Meta etj, gjoja per te krijuar imazhin e nje koalicion te gjere mbeshtetes ne hajduteri dhe jo shefin e opozites, sipas “germes” se kushtetutes, kjo duhet denuar maksimalisht.
    Ne me lejon, o Braçe, Sali deshtaku, me sakte armiku i popullit, qe jo vetem ia ka ngrire buzeqeshjen ne buze popullit te vet sic dhe pat premtuar ne qershor te 1997-es, kur ia nxori goja kete menxyre te strategjise se platformes se tij si poliagjent, por ia ka ngrire edhe perspektiven evropiane te popullit tone, per te zgjedhja e presidentit eshte nje loje e radhes. Strategjia e tij eshte per te pervijuar BLLOKUESIN, per te nxjerre gjithnje e me ne pah bllokuesin e procesit integrues qe eshte PSSH dhe sidomos EDI RAMEN. Pse? Flamuri i antikomunizmit qe e valviti per 22 vjet eshte shkyer ne beteja donkishoteske me 2/3 e PD ish-komuniste te degraduar e arriviste te parealizuar, ish-bashkepunetore te sigurimit te shtetit, mekatare te ngjyrave te ndryshme; flamuri tjeter i antikorrupsionit edhe ketij iu hoq parashtesa anti dhe rezultoi qeveria me e korruptuar ne historine e Shqiperise, pasojat e se ciles do t’i duhen dekada popullit tone t’i sheroje. Cfare ben ky komunist ekstremist i konvertuar me nje çante plot me fleteporosira nga ustallaret e tij: Nje rruge e NJE PUNE, po relievon BLLOKUESIN E PROCESEVE INTEGRUESE, PO PO I TREGON POPULLIT, per te cilin po pervelohet se ja, ku e keni bllokuesin e procesit te integrimit, per here te pare, te dyte dhe tani (ME SIGURI TE PLOTE) per here te trete. A ka njeri me pak te interesuar, me sabotator per integrimin e vendit se SALI BERISHA? Absolitisht! Kjo eshte dhe arritja me e madhe dhe historike.
    Sipas meje duket se po rropatemi shume per “pjelljen” e presidentit. Po ky eshte thjesht iluzion. Per mua ka topitje te pajustifikueshme, te qellimte, sikur ia kane lene ne dore te medhenjve dhe “folesit” te ri te te gjitha mediave tv-ve, Ilir Metes.
    Sovrani i ka TE GJITHA KOMPETENCAT per t’ia treguar vendin kesaj bande alkaponiane dhe Al Kapones sone! Me cdo mjet, me cdo menyre!

    P.S Dhe dicka tjeter. Natyrisht ndjek reagimet e opozites. Me ben pershtypje se pak reflektime ka nga reagimet popullore racionale qe behen ne online. Protagonizem i krereve, apo ohu, ku merrni vesh ju, i dime ne keto pune, jemi mandatuar, s’e njihni Saliun ju etj. Sic shkruante nje gazetare e Shekullit ai eshte nje “politikan prej kashte”, nje frikacak nga te medhenjte, po s’ka gjetur hundlesh, qe ta fuse koken ne vrimen e miut. Cfare kujton se po ben tifozeri per ndeshjen e futbollit Valbona-Minatori, apo po drejton nje shtet, ky birbo!?

  5. Erjon says:

    O djale! Mua nuk me ka hequr njeri nga podiumi. Asnjehere! Ne ate podium kam thene ckam dashur, kunder Sali Berishes dhe gjithe bandes se hajduteve te pasurive te ketij vendi. Jam larguar vetem pasi kam mbaruar fjalen! Jam kthyer per ti thene edhe te fundit dhe ja kam thene. Pra nuk jam une problemi. Problemi ne ate Kuvend jane ate qe vijne aty te lyer e te krehur por ne fund te tij,kur mbaron-se nuk zgjohen dot, pasi kane konsumuar nate e dite ne klub apo kazino!

    1. LORA says:

      Une mendoj,i dashur Erjon,se poshterimit te dr.dhjeramanit per Opoziten i vihet kufiri tek thana nqs ju nuk shkoni ne parlament.Kaq,dhe procesi behet antikushtetues.E bete ne seancen e pare kete gabim,mos vijoni me tej.Keto i them duke dashur te besoj ne perfaqesimin qe ju kemi deleguar;por nqs per ju eshte me i rendesishem apeli i arixhiut te rruges se Elbasanit,ne sallen e seancave plenare,vazhdojani kararin e vetposhterimit.Po, te vetposhterimit.

    2. TR says:

      Nqse jeni z. Brace me te vertete: si opozite po beni gabim pas gabimi duke u nisur nga takimet me Meten dhe gjithe marrveshjet e tjera qe po beni keto vitet e fundit. Gjithmone dilni te humbur, Berisha po tallet me ju a e kuptoni apo jo?? Ndryshuat kushtetuten, deshtim total, faji ju ngeli juve plus qe dolet dhe te humbur. Ndodhi Gerdeci e shpetuat Berishen. Ndruat sistemin zgjedhor sipas rekomandimeve te gjeniut tuaj Kacit dhe prap ju e hengret. Ju vrane me 21 janar ne shesh dhe ca bete?? hic asgje cte benit ju. Zgjedhjet vendore jua vodhen ne televizor me Ristanin & co pasi qate 2 vjet per zgjedhjet e kaluara, me fal jo vetem jua vodhen por u tallen me ju dhe ca bete? hic asgje ca bete. Beni marrveshje beni sepse jam i sigurte qe ju do e hani prap. Para disa ditesh po flisja me ca miqte e mi qe kane pas mbeshtet Berishen por qe tani nuk e durojne dot. Te gjithe ishin ne nje mendje qe PS dhe Rama ishin ne prag te nje “ngrenie” tjeter. A e kuptoni sa e rende eshte kjo per ju. Sepse njerezit nuk mendojne me “he me se dhe keto nuk jane me te mire se PD” por kane filluar te mendojne “po keto jane gomere fare tallet Berisha me keto te shkretet”. Ti je i nderuar nqse ke folur cke dashur na parlament por mua si qytetar sme hyn gje ne xhep derisa te arrini te beni dicka konkrete per mua

    3. grrr says:

      Nqs e dini zoteri qe Zaganjori eshte vetem karte fallco e Shpellarit atehere digjeni karten e vertete dhe votoni Zagon. Me mire ky se sa ndonje e tipit zhozefine and co. Sado besnik i Shpellarit te kete qene zagua , ma ha mendja dhe jam i bindur se nuk do jete ne nivelin e bindjes totale por do krijoje personalitetin e vet dhe mos ju duket çudi do te jete asnjajes. Njeriu me shkolle siç eshte zagua jam i bindur se nuk do arije aq poshte sa te behet nje zhozefin e dyte. Zgjidhni te keqen me te vogel dhe bisedoni balle perballe me zagon dhe kerkojini garancite e nje presidenti per gjithe shqiperine nqs do ti jepnit mbeshtetje dhe ai per kete mbeshtetje jam i bindur se do jua shperbleje duke mbajtur rol pozitiv. Keto mendoj une, ju si njerez mbase me te zgjuar se populli thjeshte mbase dini me shume por per kete te fundit dyshoj shume se po shikojme qe jeni nen nivelin e nje partie qe zoteron 70 perqind te elektoratit real ne shqiperi. Po tallet fshatari qaf ngjituri i skraparit me 3 depute me nje parti me 66 deputet. Shume poshte keni aritur kot qe ju zgjedh populli i shkrete dhe kot i merni ato roga kur arijne ca zagare tju bejne zbor dite e nate.

    4. beso says:

      Erjon,bllokojeni proçesin,denoncojeni te gjithe farsen.Lerjani barbarit dhe kokelopes dobiçin ne dere.Pastaj beni nje gje;kryetari i grupit tuaj te mbaje nje aparat qe kontrollon gjendjen e alkoolit dhe nxirrini per bythe ate flokelepiret qe thua ti.

    5. daku says:

      Te me falni more dele,,,,po kujt erjoni po i shkruani? Se edhe une mund ta vej nickname edi rama dhe ja fus kot,,,,do me shkruani dhe mu besoj,hahahahahahah, trongllat e dajes

  6. racionali says:

    Erjon te falenderoj per kontributin qe ke dhene dhe jep per Shqiperine.Nje gje nuk kuptoj se ,a ja njihni vlerat vetes apo jo ???? Dy rruge ka ,neqoftese Berisha (bisha) kerkon konsensus duhet te ulet,perndryshe , une nuk e di se perse i lepiheni Sales apo Ilirit.Duan ta zgjedhin pa konsensus le te zgjedhin.Kur do “agai te vere nje mut ne koke ,le ta vere”Mendimi im eshte te perqendroheni tek populli opozitar dhe mos rrini duke numeruar poshte tavolines ,plus kaq ,minus aq ,marrim kete dhe leme ate.Per mua ishte gabim trashanik ,takimi i Edit me Ilirin.Pyetja eshte se cfare u arrit !!!!!!!!!!Mos demtoni kauzen,me levizjet e fundit keni humbur shume ne sy te publikut,(jo se ka fituar Sala ndonje gje),dhe ky nuk eshte pragmatizem politik.Prandaj dhe partite ndahen nga njera tjetra ,nga morali ,drejtimi dhe programi,perndryshe do te ishin te gjitha njelloj ,ashtu sic po kerkon Sala ,se te gjithe ne nje poc pjerdhin

  7. Sinani says:

    Zoti Brace,
    Sinqersht eshte per te ardhur keq ku jeni katandisur. Per te treten her me rradhe Berisha po ju shmang ne zgjedhjen e presidentit. Ne 2002 zgjodhi ate qe deshi, po keshtu me 2007 dhe tani me 2012 do zgjedhi ke te doje ai.
    Shume njerez pyesin me te drejte: Pse PS eshte kaq e paafte? Pse e mban me ne krye Edi Ramen? Qe kur ai ka ardhur ne krye te partise, nuk ka fituar asnje beteje me Berishen, vec asaj te 2007 kur u zgjodh kryetar i Bashkise se Tiranes, por edhe kjo me ndihmen e Metes.
    Une ju pyes:
    Kujt i duhet ky kryetar qe vetem shet pordhe dhe merret me kurva?
    Erion, ti the te tjeret, thirrini mendjes. Rama dhe shpura e tij nuk kane asgje te perbashket me PS dhe socialistet. Ata e duan vetem si nje lope per ta mjele. Shembulli me i mire eshte kryetari i juaj!

  8. aron says:

    E zeme se mbarove fjalen ,por ke thene …. ke thene po kujt ja the !
    Po derri do plumb o lum miku ti te futemi ne Parlament me bojkot nuk zgjidh gje ,po ne Parlament çkeni nxjerre ne drite as nje fije floku sja ndjen vrasesve te 21 JANARIT,VJEDHESVE TE 8 MAJIT sheshit bejne si duan e populli flet me vete derisa vret veten.BASHKOHUNI ,kur nuk e gjeni dot me idrizin tavon islamin si burra si do ta gjeni qe berisha mu… jushan ju tall dhe ju rrini ulur e sus njesoj eshte kur flet e sdegjon gjakpiresi,rruge keni sa te duash .Sala nuk e ka heren e pare qe ju shperfill .

  9. elinor says:

    “Sa te rroc do mesoc” o Erjon miku! Ju arritet ne kete pike se i shperfillet me arrogance keshillat e njerezve te thjeshte. Me humbjen e presidentit duhet t’i ktheheni protestave – te vendosur kete here. Rruge tjeter s’ka!
    Per me teper, i ka thene te gjitha ai komentuesi Vlora1912 me siper; nuk ka lene gje per te tjeret!

  10. Valbona Tartari says:

    Berisha eshte ujku i vjeter dhe luan lojen komike me opoziten e paafte, luan lojen komike me kryetarin e opozites nje amater qe sja ka idene se çfar eshte politika por vetemse ka ardhur ne krye te socialisteve fale terhejekjes se Fatos nanos i cili me kete akte e ka devalvua tejmase partine me te madhe ne opozite ecila si♪5 i shkojne gjerat me kryetarin amator (diktator) do te berni kariere opozitare edhe per shume vite. Aktualiste Sali Berisha me te djathten shqiptare dhe Ilir Meten ( te cilet provuat te e varrosni politikisht me inskenime amatore por nuk ja dolet) do te qeverise shqiperine edhe per shume vite. Kjo eshte shume e sigurte dhe shume e lehte pasi qe vetem se eshte ne proces.social;istet shqipetar kane mjafte kohe per te u reformua prej se brendshmi per procese te cilat i shtojne avantazhin ( tani ma te humbur) per te udhehequr vendin. Kjo varet nga mendja dhe koka “boshe” e udheheqejes se partise socialiste.

    1. hasan says:

      Pozita dhe opozita ne nje kungull pjerdhin.Sala po tallet me shqiptaret dhe jo me opoziten kukull.Hajdute si Iliri sahan lepires si shtrembua Kaçi apo cikloper si shpellari perfaqesojne vetem nje perqindshin e shqiptareve pra veten e tyre dhe jo shqiptaret.Zgjohuni o njerez!

  11. analist says:

    Erjon djali:Keni kryetarin e dobet,nje qurravec zvarranik pa moral.
    Me parimet kristiane qe po ta futi me shpulle kundershtari,ti silli faqen tjeter,nuk keni gje ne torbe lum miku!

  12. Artan says:

    Kur poshteron vetveten,mos prit te te vleresoje dhe respektoje kundershtari o Brace!Ne kete derexhe ju katandisi ai kryetari juaj te cilit ju vetem sa i lepiheni nga frika se mos ju heq nga lista.Atij nuk i ben me pershtypje sepse ca perversitete qe per mua dhe per ty jane turp dhe poshterim,per ate jane kenaqesi.

  13. Treviso says:

    Momenti eshte i pershtatshem per te bere diçka ne te mire te popullit.
    Nga Berisha mos prisni ndoj favor per popullin por vetem diktature dhe izolim.Ashte i betu per shkaterrimin e Shqiprise.

  14. sinan hibro says:

    Z. Brace po perifrazon nje qendrim dhe nje situate te PS e cila eshte e qarte per te gjithe, te pakten edhe per ne simpatizantet e saj. Shume qarte kete e demonstroj edhe pa e artikuluar z. Gramoz Ruci. Ne fakt tablora te tilla mund t’i bej M. Baze , madje edhe cdonjeri nga ne komentuesit ordinere . Ndersa ti personalisht me protagonizmin tend te tepruar, sidomos per kete moment politik krucial, duke folur edhe per kryetarin tend ne vete te trete, me duket se po e ” peger ” staturen tende politike …

  15. brace says:

    o brace,sala u rembeu bashkin pa pik problemi e u la si legena ne bulevard.se keni kuptuar qe sju ka fare ne llogari per asgje. sa te keni kryetar ed piktorin vetem zhgaravina do beni ne politik.tos nano eshte zgjidhja juaj dhe e jona emos beni kot gam gam se dhe ju e dini fort mir qe presidentin sja merni dot malokut.

  16. brigada8s says:

    Shteti njepartiak eshte gati i vendosur. Rrisni presionin e kaloni ne veprime konkrete z. Brace. Edi Rama ka kohe qe i terheq zvarre Socialistet. Nuk e paragjykoj pasi nuk eshte bere akoma socialist.Ne momentin qe terhoqi Deputetet ne 21 Janar nga Bulevardi u kuptua se Salihi nuk do ti zbrese me nga kurrizi.Njerezit jane te deshperuar por sa me shume te zgjase agonine e tij ne pushtetin e djegur aq me i forte do jete reagimi i popullit per shporjen e Berishes fizikisht e Berishes si fenomen negativ. Me apo pa Edi Ramen kryetar.

  17. nora says:

    Sikur ti bjere infarkt saliut nga sikleti…u… si do turren e ti lepihen Edit per pushtet ca mesila,jo se kisha me te keq po te thosha o tahiri sa mire te jemi bashke te lozim te palma.Shtetar legena po pa b…fare jo te shpuar .

  18. ALBAN DEGA says:

    E VETMJA RRUGE PER OPOZITEN SHQIPTARE!

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tahriri per Mubarakun ose Kadafin shqiptar dhe banden e tij te kusareve… Eshte e vetmja gjuhe qe kupton Mubaraku, Ben Aliu, Muamar Kadafi shqiptar!
    Te gjithe despotet kane nje fytyre ashtu sikurse te gjithe derrat nje fecke kane !
    Ligji Peruan per gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar… “Me hunj e me guret” e ligjit dhe vetem ligjit derisa te vendoset drejtesia ne vend!
    Non grata per ambasadorin e kusarise Wolvarth…. Bojkotim total i tij nga opozita. Ai eshte turpi i Evropes!
    Padi ne Gjykaten e Strasburgut, Hamburgut dhe ne Gjykaten Nderkombetare te Nju Jorkut per te tre keta elemente te kusarise se votave vec e vec e te marre se bashku si nje bande hajnash !
    Shqiperine do ta e duhet ta bejne shqiptaret jo nderkombetaret! Ua kemi prure ne maje te hundes me kusarine dhe mbrapshtimet tona! Enough it’s enough… Bolle me!
    Venia e tyre para drejtesise deri ne konsekuencen e fundit e deri ne centin e fundit si i kane vene e bere pasurite dhe milionat ne bankat e huaja !
    Sekuestrimi dhe kthimi tek pronari i ligjshem, sovrani shqiptar, i cdo centi te vjedhur nga kusaret e qeverise kusare te Sali Berishes.
    Jo vetem ata por edhe gjyqatret e prokuroret, bashkepuneroret qe u bene bashkefajtore ne kete kusari duke u fshehur e shperdoruar procedurat, duke perdorur antiligjin ne vend te ligjit, duke dhene anti-drejetsi ne emer te drejetsise!
    Po nuk u ndeshkua ashper e deri ne hapin e fundit ligjor vjedhja e votave te Tiranes, po nuk u mbrojt me cdo cmim e me cdo rruge vota e Tiranes, po nuk u vendos ne karriken e kryebashkiakut fituesi real Edi Rama e te cohen ne pranga kusaret e Shqiperise dhe kusaret e votave dhe qeverisjes tani qendrore dhe kryeqytetase, ne Shqiperi nuk e nuk do te kete kurre demokraci.
    Ka e do te kete qeve- Mafi me kryekusarin dhe Kadafin bolshevik shqiptar Sali Berisha.
    E vetmja rruge e opozites eshte te udheheqe popullin ne rrugen e ligjit dhe demokracise. Jo te prese se cfare do te bejne shqiptaret kudo jane.
    E vetmja rruge e opozites dhe lidershipit te saj eshte ti beje opozite dhe jo freskozite ketij rregjimi te kalbur, te korruptuar nga sholla e kepuces e deri tek maja e flokut, ketij regjimi despotik anti- shqiptar e atdheshites qe ka kthyer Shqiperine ne nje ciflig te Mafias shqiptare dhe nderkombetare.
    Ketij rregjimi i duhet dhene shqelmi e jo futur krahu sic u veprua me ndryshimet kushtetuese antikushtetuese, me katrahuren Gerdeci, me vjedhjen masive te votave “te numeruara keq ose shume keq ne mbi nje te treten e tyre ” me 28 qershor 2009,sipas ODHIR-it, me vrasjet e ekzekutimet tipike ala Pinocet ne qeneder te Tiranes me 21 janar 2011, me plackitjen me transparente te votave te qytetatareve te Tiranes pas 18 majit 2011, me sjelljen prej humbesi te fituesit teper transparent te Tiranes e mbare Shqiperise Edi Rames, me heshtjen mortore te opozites dhe lidershipit te saj para masdkarades dhe masakres elektorale te
    “skuadroneve te Kusarise berishiane te votave” dhe diten kur nje megahajn si Lulezim Basha betohej mbi Kurbanin e barbarise dhe kusarive, te ekzekutimeve dhe mbrapshtimeve te pafund te bosit te tij Berisha.
    E vetmja rruge e opozites eshte te jete opozite e te udheheqe popullin qe e ka me vete ne opozite me keta kusare deri diten qe ata te vihen ne bankon e te akuzuarit per malin gjigand te krimeve te tyre pa fund qe po shtohen perdite… Deri diten qe te jete dhene drejtesia per secilin e gjithe kete bande gangsteresh, kusaresh e vrastaresh, per kete “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sipas “The New york Times”.
    Kjo eshte rruga e Tahririt… Te gjithe despotet kane nje fytyre ashtu sikurse te gjithe derrat nje fecke kane !
    Kjo eshte rruga e popullit dhe rruga e Zotit… Cdo rruge tjeter eshte rrahje uji ne havan, eshte kohe e humbur .
    Vox Populli Voz Deus…. Zeri i popullit eshte zeri i Zotit!
    Drejtesi ! Ligj! Shtet ligjor!

    BOTUAR PER HERE TE PARE ME 1 QERSHOR 2011

  19. Ilir says:

    Kryetari i Braces mund te beje beteja vetem per sumen se sa per beteja politike si beson me njeri me mend ne koke se mund ti beje.

  20. Albann says:

    C ndodhi?Berisha hodhi grepin Meta dhe Rama e kafshoi e s shqitet dot????…

    Brace ke te drejte :Kryetari i partise sate bie shpejt ne kurth…te kujtohet kur ne 21 janar Berisha mund te rrezohej me revolte…Berisha hodhi grepin Arvizu dhe Rama e hengri..
    Te kujtohet kur greva e urise ishte bere shqetesimi i gjithe evropes dhe kish krijuar kushte per ti vene kushte Berishes…Rama vajti e hengrim peshkaqenin….me fal krokodilin.Ndali greven para se te vinte kushte…dmth nxorri ujkun nga kafazi dhe filloi bisedimet hahahahaha …veprim foshnjerak per nje lider.
    Keshille:NESE IA DEL TE FUSESH UJKUN NE KAFAZ MOS U TREGO I MESHIRSHEM ,MOS E HAP ME DEREN E KAFAZIT(s eshte ceshtje morali ,eshte ceshtje mbijetese)

  21. Albo says:

    Plotësisht dakort me Ju z.Braçe. Pa dyshim që duhet të ketë një skanar të opozitës në raundin e katërt, nqs, procesi do të shkojë jashtë kërkesave për kompromis. Janë të gjitha mundësitë që Salës ti digjen kartat në dorë. Dhe juve e dini se cili kandidat ja djeg. Nuk po e përmend, se e kuptoni vetë. Bëje, pse s’e bën thoshte diku Ilir Meta. Ne pa bllok në dorë, po ju themi, bëjeni, se ju e keni në dorë, bashkë me njeriun e bllokut.Kushdo qoftë, jashtë interesave të SALË SHPELLËS, është më i mirë ai që do të jetë në skenarin Tuaj. BËJENI SE NA LODHËT! Nuk e di se ç’duhet të bëni tjetër, që ne t’ju mbajmë për koka të mëdha. Ti bën përjashtim. Ti je Njësh.

  22. gentian says:

    Ore keta socialistat nuk jane ne terezi me duket, gjithe dite na flasin per procesin dhe nuk ju intereson emri se kush vihet, por harrojne qe presidenti duhet te jete figure e njohur per popullin e jo thjesht nji emer per te shperndare dekorata e per te shpallur qytetare nderi, per mendimin tim persidenti duhet te jete nji figure politike dhe mundesisht nga e djathta sepse 2013 eshte shume afer dhe duhet te kete rotacion politik sepse me keta politikan qe kemi sot edhe 8 vite jan shume le ma 12 vite ne pushtet,edhe socialistat ne qoftese mendojne te qeverisin nga 2013 me duar te pastra sduan te kene frike nji president nga e djathta ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje