Zaganjori, emër drejt rrëzimit

31 Maj 2012, 20:18Politika TEMA

Kur parlamenti vendosi që raundi i dytë për votimin e Presidentit të bëhet paraditen e të hënës së 4 qershorit, në orët e fundit janë intensifikuar takimet jopublike për procesin e zgjedhjes se presidentit. Kështu, përflitet se Ilir Meta është takuar me Edi Ramën, takim përgjatë të cilit me shumë gjasë kandidatura e Xhezair Zaganjorit ka rënë si emër konsensual për postin e lartë, raporton Vizion Plus.

Gjate ditës së sotme gjithashtu mësohet se kreu i LSI-së, Meta është takuar edhe me shefin e mazhorancës Berisha, në përpjekje për të dalë me një kandidat konsensual për president. Rreth orës 14:00 të dy protagonistët e koalicionit qeveritar, Berisha e Meta, kanë biseduar në zyrën e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, duke shfrytëzuar edhe faktin që gjatë gjithë paradites ka zhvilluar punimet e rregullta seanca plenare. Mësohet se të tjerë emra po ngrihen e bien ne tryezën e negociatorëve dhe në fjalorin politik është rikthyer teza e një zgjidhjeje me konsensus te gjitha palët. Ilir Meta duket se ka marre përsipër rolin e ndërmjetësit në gjithë këtë histori, duke tentuar madje qe jo vetëm të konkludojë me një emër që do ta kënaqte edhe Berishën edhe Ramën, por edhe të tentojë një takim mes të dyve. Një parapërgatitje terreni për një ulje bashkë të krerëve te PD e PS, në fakt, Meta e ka bërë edhe gjate ditës së sotme, kur në një aktivitet të Lëvizjes së Gruas për Integrim ka folur për dobinë e takimit Berisha-Rama. Orët e ethshme të politikes vazhdojnë në kërkim të një emri, që do të bashkonte të gjitha palët dhe deri në raundin e dyte të votimit, situata mund të ndryshojë shumë herë.

 

Presidenti, propozohen 2 emra

Ndërsa raundi i parë për votimin e kreut të ri të shtetit është ezauruar dhe kur në 4 qershor është vendosur të zhvillohet raundi i dytë, shoqëria civile, u propozon partive politike dy emra të cilët mund të merren ne konsiderate, gjatë raundit të negociatave për Presidentin.

Vizion Plus ka siguruar letrën e cila mësohet se i është shpërndarë të gjithë deputeteve të kuvendit të Shqipërisë, me postë elektronike. Sokol Sadushi, ish-anëtar i gjykatës kushtetuese dhe Valdete Sala, veprimtare e shoqërisë civile, janë figurat që pretendohet se plotësojnë kriteret për të qenë në listën e përzgjedhjes për kreun e ri të vendit. Te kontaktuar me telefon një pjese e firmëtarëve thonë se emrat nuk janë për publikun e gjere, por për partitë politike të cilat duhet ti marrin ne konsiderate këto 2 propozime. Sokol Sadushi ka ushtruar profesionin fillimisht si jurist dhe me pas si avokat. Nga viti 91 deri me tani ushtron mësimdhënien si rektor i se drejtës administrative pranë Fakultetit te Drejtësisë dhe Shkollës se Magjistraturës. Prej 13 vitesh, Sadushi ka qene anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Valdete Sala, prej shumë vitesh drejton fondacionin “Soros” në Shqipëri.

17 komente në “Zaganjori, emër drejt rrëzimit”

  1. Logjika says:

    Ahahahah Valdete Sala. Shoqja Edit. Kjo eshte edhe me e “varfer” se Edi. Eh mor Edi mor Edi. Ngele duke i nxjerr bojen vetes. Ska gje se sa te kesh “wertat” ti ne terezi e ke ?

  2. Pavaresia says:

    Kur te plas cipa, nuk ka Zot ta ngjise. Keta jane te pa cipe!

  3. albani says:

    sokol sadushi eshte emer qe ploteson kushtet per president te republlikes dhe nuk ka synime politike

  4. Albann says:

    Po c rendesi ka eshte Mahmuti….opa Mahmudia…
    Rendesi ka qe palet arrije ne kompromis,Dmth mazhoranca i kerkon opozites te vije me nje liste propozimesh,dhe opozita nga ana e saj propozon persona te pranushem per mazhorancen(kuptohet Meta mund te jepte sinjale nese nje emer apo nje tjeter ishte i pranushem..gjersa te vihej ne kompromis) Rendesi ka fryma e leshimit dhe besimit

    Evropa u thote :Silluni si miq…
    Kryeministri shqipetar thote “jemi armiq”
    Evropa thote e dime qe jeni armiq “po beni sikur jeni miq,sa per sy e faqe qe tju pranojme”
    Kryeministri shqipetar”jo jemi armiq s ka”
    Evropa :Epo mire “Fuck ju-ve dhe armiqte tuaj.”

  5. shefqeti says:

    YYYsh ere, zhyteni turririn e derrit ke tasi me tagji, shtyni njeri tjetrin me nocka, uiii, hani mbushuni, ju degjohet si hungerini uiiii, uiiii. Zhgerryuni ne lluc, me i forti me i miri, me mashtrusi me i miri, me i keqi me i miri, me hajduti me i miri. Jeni bere per gjynaf sa te stresuar jeni o politikan. Hajt se do e zgjidhni te parin e kopese, qe kshu ka emrin, se ju e doni ta keni te fundin e kopese per ta terheq zvarr 5 vjet.

  6. Logjika e Carit says:

    Ehhh mor Sali Mor Sali, Sa te kesh ate popull Lesh Qushke jepppiiii be kerrdine, digje shkretoje edhe 3””4 here te tjera, beje Shqiperine Cflikun tend dhe Budallenjte aty qe te vine ty nga pas per te duartrokitur, e skan buk te han, beji SKLLEVRIT e tu. popull varu k…

  7. lipe says:

    Sokol Sadushi?
    E njoh mire !
    Nje gjyqtar mafioz dhe i korruptuar …i zoti te beje marifete dhe falsifikime nga me te peshtirat.
    Eshte i biri i ish zv. ministrit te mbrojtjes se Enver Hoxhes !

  8. kelmendasi says:

    Hajde lajm hajde.Tashti sa pd dhe lsi deklaruen se Zaganjori eshte kandidature qe nuk do te nderrohet .Ju i gostiteni militantet me lugen bosh.

  9. memaljoti says:

    as nuk behet fjal te dyja partit kan rren dakort per fatos nanon
    bejn gjoja si kur zihen

  10. tani says:

    Sokol Sadushi dhe Valdete Sala jane personat e duhur per zgjidhjen e ngercit politik dhe hedhjen e hapit te pare qe Shqiperia te pranohet ne BE.
    Shpresoj qe edhe Sali Berisha me Edi Ramen te bjen dakort per te dy.
    Te mos mendojm se presidenti do jete nje i “rene” nga qielli!!!

  11. valentin says:

    PRESIDENT DO TE HIN FATOS NANO KENI PER TA PARE SE VETEM AI E MERITON ATE POSTE KERKUSH TJETER QA JANE KETO EMRA QE NUK NJIFEN

  12. SKENDER BEU I VJETER says:

    TOPALLIESHTE TOPALL NGA MENDJA KURSE VALDETJA ESHTE TOPALLE NGA KEMBET.MUND TE JETE E MIRE SI NJERI.POR DUHET DHE PARAQITJA SE KUR TE PARAQESIN LETRAT KREDENCILE AMBASADORET DO DALE TI PRESE ME KAROCE DHE DO MENDOJNE QENKAN POPULL NOKSAN KETA,NUK KANE NJE ME DY KEMBE TAMAM QE KANE VENE PRESIDENTE KETE.ME MIRE TE VENE ZONJEN KATI OSE NDONJE ZONJE TE BUKUR QE TE MBUREMI DHE NE NJECIKE.KESHILLI PRESIDENCIAL NA I ZGJIDH NE PUNET.

  13. artan says:

    Z. Pandeli Majko eshte kandidatura me e mire, me e pelqyer, me e vleresuar, me bashkuese, me konsensuale per postin e larte te Presidentit te Republikes se Shqiperise. Te gjith ata qe duan ti bashkohen grupit tone, bejini ftese miqve tuaj dhe te ngreme zerin tone se Shqiperia sot nuk ka nevoje per nje President anonim, por per politikan te sprovuar dhe burra shteti te ndershem sic eshte Zt. Pandeli Majko.

    http://www.facebook.com/groups/349170868482373/

  14. Alkapone says:

    Dikush thote qe nuk ka synime politike dikush thote bejne nuk bejne.Tallin ca u do qejfi me me Rama me Ilirin e me Salen e ne o burra kush do zgjidhey president.Ne bote asnje se rruan se kush zgjidhet ne vendet e tyre,kurse keta tre trapat tane tallen me ne.Heqin mendjen e njerezve nga hallet e perditeshme

  15. aron says:

    E vuri saliu per tu tallur,ne fakt tallet me popullin e kazanit te plehrave ,qeni se gjithe sa jane barkfryre vetem fjale kazani degjojne.Te zgjidhet Krtetari i KLD po ai qe patem çberi,beri drejtesi,per 21 JANARIN,PER GERDECIN PER KE PER ZGJEDHJET E 8 MAJIT fiton humbesi ,o….populllllll ku po te çojne lakenjte.
    Ne fakt dhe populli sheh nga pak TV .Dje bleva ne rruge mall dhe e pagova,me thote leket? Po ti dhashe moj pyetdhe djalin tend ,jo…..per koke te femijeve … shiko moj xhepat i them(shtate xhepa)ja skam ,e pagova dy here dhe ika me inat …. duke menduar epo gjynah,fytyre djegur ishte.U BENE ME ZOR HAJDUT SHUMICA,po une qe sbehem dot me ze inati e hahem me veten.SAAAAALI KUSH TE POLLI E NA NGELE NE DERE!

  16. tironci says:

    Sokol Sadushi 13 vjet antar i Gjykates Kushtetuese. E papame!!!!!! simbas verejtjeve qe bani Xhezo Zaganjorit thuhet se ka qendru pa mandat, kurse Sadushi ka qenedru 4 vjet mo shume se sa thote Kushtetuta!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje