Një votim pa kandidat

31 Maj 2012, 20:09Politika TEMA

Nga Adelheid Woelfl

Der Standard

 

Fama e Xhezair Zaganjorit nuk zgjati shumë. Të martën në mbrëmje ish- gjykatësi u dërgua nga koalicioni qeveritar në garën për president, që u zhvillua të mërkurën. Pak më vonë askush nuk kujtohej më për Zaganjorin. Sepse për tu votuar në parlament, Partia Demokratike e dinte se ishin të nevojshme 84 vota ose tri të pestat e deputetëve. Kandidati as nuk u zyrtarizua, duke u djegur.

Kur zgjidhet presidenti në Shqipëri, duke pasur parasysh polarizimin politik, nuk ka gjasë që një kandidat të mbështetet nga kampi tjetër. Po ashtu nuk ka gjasë të ketë konsensus, edhe nëse kjo kërkohet nga BE. Pas një javë do ketë një votim tjetër. Në total janë pesë raunde votimi. Në dy raundet e fundit nuk ka nevojë të ketë kandidat konsensual sepse nuk nevojitet shumica absolute, por një shumicë e thjeshtë. Shefi aktual i shtetit, Bamir Topi, u zgjodh në raundin e katërt.

Por kësaj here nuk është e sigurt nëse partitë e mëdha- demokratët e socialistët- duan që të kenë zgjedhje presidenciale të suksesshme. Nëse votimi dështon, brenda gjashtëdhjetë ditësh ka zgjedhje të reja parlamentare. Socialistët në opozitë e kërkojnë prej kohësh diçka të tillë. Demokratët edhe njëherë i frikësohen formimit të një blloku të djathtë përtej partisë së tyre. Sa më shpejt të bëhen zgjedhje, aq më pak të përgatitur do të ishin.

Koalicioni rreth të fuqishmit kryeministër, Sali Berisha, ka 74 vota në parlament. Por nuk do jetë e lehtë që të sigurojë 71 vota për kandidatin e tij në votimin e katërt. Sepse ka të paktën tre qëndrime të deklaruara. Partneri i vogël në koalicion, LSI, nuk kërkon si kandidat një emër të njohur të PD, socialistët duan ta lidhin zgjedhjen e presidentit me reformën në ligjin zgjedhor, që kërkon tre të pestat e votave. Në lojë, pavarësisht këtyre lojërave për pushtet, është sërish afrimi me BE-në, që e dëshiron populli. Për të arritur diçka të tillë duhen miratuar me konsensus ligjet e rëndësishme.

3 komente në “Një votim pa kandidat”

  1. Shqipoja says:

    Amerika i ka keto lemshe ne percaktimin e Presidentit,ne pse i kemi?

  2. FEMIJET E LUMTUR TE SHQIPERISE BERISHJANE JU UROJNE :-) says:

    Te dashur deputete! Ju per ne dhe per te ardhen tone robtoheni e ziheni perdite. Ndaj ne ne festen tone Ju urojme Gezuar 1 Qershorin dhe suksese ne punen tuaj vetmohuese!
    FEMIJET E LUMTUR TE SHQIPERISE BERISHJANE ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/childrens-day-erishajt.html

  3. Berlin says:

    Sic duken bathet politikanet ne shqiperi nuk dine se si ta shtyne kohen … dhe me siguri gjithe qershorin dhe korrikun do ta shtyne me zgjedhjen e presidentit qe ta kene pastaj ndergjegjen e plote per te gjithe gushtin kur te shkojne me pushime ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje