Fryma e Re Demokratike, e njohur se partia e Topit, ka dorëzuar gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Tiranës, kërkesën për regjistrimin, që do ta zyrtarizonte atë si parti.
“Sot, Fryma e Re Demokratike depozitoi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e saj si person juridik.
Dokumentacioni përmban Kërkesën, Programin minimal dhe Statutin e Partisë, të miratuara nga Grupi Nismëtar i themelimit të Fryma e Re Demokratike.
Në kërkesën drejtuar Gjykatës FRD shprehet se “…themelohet me vullnetin e lirë të 11.432 (njëmbëdhjetëmijë e katërqind e tridhjetë e dy) shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, mbi bazën e bindjeve, ideve dhe interesave të përbashkëta””, thuhet në një njoftim të kësaj partie.
“Në preambulën e Programit të saj FRD angazhohet të jetë parti e lirisë dhe e barazisë, parti e mundësive dhe e shanceve të barabarta për të gjithë. FRD është parti e hapur për të gjithë shqiptarët, është parti e mendimit dhe veprimit progresiv. Ajo synon të përçojë këtë frymë jetëdhënëse për fatet e demokracisë në jetën e përditëshme dhe në institucionet e vendit. Fryma e Re Demokratike është parti e shpresës së të gjithë shqiptarëve.
Në Statut FRD sanksionon parimet themelore mbi të cilat do të organizohet dhe do të funksionojë. “Një anëtar një votë”, institucionalizimi i mendimit ndryshe dhe mandatet e kufizuara të drejtuesve partiakë në qendër e në bazë janë parimet të cilat FRD jo vetëm i sankisonon, por shpreh njëherësh vullnetin ti zbatojë në praktikë”, thuhet në kërkesën e FRD-së.
Me shume buje kjo parti, por mos na dale pordhe me rigon! Ishalla jo se kemi shume shpresa qe te bashkohet e te punoje vertet per rrezimin e bishes Sali!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html
O labo, kam frike se pordhe me rigon doli. Pse ?
Sepse..duhet qe ta them qysh ne fillim qe jam nje socialist dhe urryes fanatik i shpellarit.Peresonalisht nuk kisha besim ne fillim tek Bamir Topi. Tani jam nje simpatizues personal i Presidentit , Z. Bamir Topi.
Kisha shume shprese ne forcen e partise se tij per te nxjerre ne pension kryeministrin tone shpellar. Por nje deklarate e drejtuesit te kesaj partie se gjasme nuk do te bashkepunoje me opoziten per rrezimin e qeverise ..mu duk si muhabet kalamojsh..vetem sa per t’u mburrur..gjasme sikur je i forte.
Une mendoj se te gjithe forcat qe bashkohen ne rrezimin e qeverise..jane ne nje llogore persa i perket rrezimit te qeverise.
Urime FRD,kjo parti do te vendose nji here e mire fatin e kombit,do largoje perfundimishte komunistat e spiujte,nga pushteti i mbajtur me dhune,edhe nji here i urojme suksese,te punoje per te miren e SHqiperise e te shqiptarve.
Se pari ju uroj suksese, dhe shpresojme vertete per nje Fryme te re ne Politike. Do te doja qe gjithsecili te shprehe mendimin e tij , por duke ruajtur etiken e komunikimit !
Ehe ktyne ju kan lag puplat akoma po ju dale mire.
njerez dinjitoz te paperlyer ne plackitjen e shqiperise keto 22 vjet, dhe perfaqesues te vertet te mospajtimit me te keqen . FRD ka shansin historik te drejtoj shqiptaret ne rrugen e zhvillimit, dhe jo ne rrugen pa krye te korrupsionit shteteror te ketyre viteve.
Populli shqiptar ne se kjo Parti ben ate qe thote,ka per tu ndjekur dhe reshtohet me ju sepse gjithe partite e kane mashtruar.Ne se te tjera thoni te tjera beni,mos filloni kete pune do ta kini kot.
Ku I kini ata deputetet e gatshem qe do te vin me Ju ? Apo pa u krijuar mir filluar me genjeshtra.Shpresojme qe te jet genjeshtra e fundit se keto partit plaka kan ne cdo fjal nje genjeshter.Mos e specializing veten ne genjeshtra se na lodhet.
Suksese Fryme e Re Demokratike. E meritoni tju votojne gjithe Shqipetaret. Keni per te marre 35 deputete
kam pershtypjen se po mori dy ise tre mandate do ishin te kenaqur keta te frymes se re demokratike, se me shume nuk merr dot jo